Re: Hija e Kines!
LIR111, sado qe nuk jam shume dakord me ate qe thua ti, do e filloj thjesht me pyetjen: Ku ndyshon Kina e sotme sipas idese qe sjell ti ketu nga Amerika e fundit te viteve 1800 dhe fillimit te 1900? Nese eshte e vertete kjo rruga me efikase per t'u bere superfuqi, atehere kinezet kane treguar dhe nje here se jane "studentet" me perparim me te shpejte nga "eksperienca" e atyre qe paraprijne.
Ndersa per sa i perket zhvillimit te Kines, fallco apo jo, me apo pa te drejta, nese lexon disa postime me lart do te shohesh qe rreth 80% e mallrave qe qarkullojne NE BOTE jane prodhime kineze, dhe gjithashtu taivaneze, malajzjane, etj.
Nese keto mallra do te ishin kaq jocilesore, mendon vertet qe pavaresisht nga politikat tregtare per prodhimin sa me lire, komsumatoret do te ishin te kenaqur me mallra surrogato?
Ti thua qe ke shkuar per tregti. Cfare mund te shohesh ti kur iken per tregti nese je duke kerkuar mallin relativisht lire me te cilin me te drejte do te nxjerresh fitimin tend? Malli i mire, si ne cdo vend te botes, edhe ne Kine kushton. Kushton vertet me pak se ne vende te tjera per te njejten cilesi, por me sa duket jo aq sa ne rastin konkret te te mbushte mendjen qe ti ta besh tere ate rruge per aq fitim. E pse ne fund te fundit, kur tregu shqiptar kenaqet dhe me funderrinat qe ofron tregu kinez?!
Kina vete eshte me nje popullate marramendese, si rrjedhim dhe tregun e ka te nje diapazoni nga mallrat surrogato dhe tmerresisht me cilesi te dobet, e deri tek produkte qe jane ne disa raste me te mirat per punen qe duhet te kryejne. Nga te dyja anet mund te permend corapet e shemtuara prej nejloni qe grisen qe sapo i vesh per here te pare, e deri tek komponente elektronike te cilat faktikisht kane gjetur aplikim ne misionet e ESA ose NASA, aparatura te precizionit te larte si dhe aparatura mjekesore, me keto te fundit zor se ben njeri shaka kur flitet per jete njerezish.
Eshte e vertete qe ka nje ndarje te pasurise... por ne fund te fundit Kina ESHTE nje shtet ku SHTETI ka pjesen me te madhe te pasurise. Nese ti hap nje dyqan tendin ne Kine, asnje here nuk je vetem, perhere eshte shteti ortaku yt i domosdoshem. Gjera te tilla jane perhere "ti (ose ne) + shteti". Ky eshte nje fakt qe dihet dhe asnje here s'eshte mbajtur i fshehur.
Tregu i gjere me grupet e tij shkencore... ka dhe grupe te mirefillta shkencore. Ajo qe ke pare ti si pseudo grupe shkencore jane perpjekjet ne menyrat nga me te larmishmet te nje miliard e gjysem njerezve te fitojne buken e gojes. Ka qe c'ke me te funderrina, por nese ka bleres te produkteve te tyre, te jesh i sigurt qe do te kete dhe shites. Oferta kerkesa apo anasjelltas, ti shpjegojne ekonomistet e tregut me mire keto gjera. Hate the game, not the player!
Ka nga ato fabrika qe thua ti e vertete, te lena shkrete dhe si mall pa zot. Por nese kujton qe si ajo fabrike ka jo me dhjetra por me mijera, te jesh i sigurte qe ka dhe te nivelit me te larte teknologjik. Ti ke pare ato fabrika te braktisura qe thua, por une nga ana ime kam pare me syte e mi laboratore fizike, kimie dhe projekte per linja prodhimi te jashtezakonshme.
Epidemite dhe semundjet te marrin mendjen vertet, por nese ne Shqiperi semuren 3 veta nga X semundje, sipas te njejtit raport i bie qe ne Kine te semuren 1500 po nga e njejta semundje.
Halli kryesor i Kines, si dhe strumbullari i perhershem historik i problemeve te saj ka qene popullata e larte. Kontrolli dhe mbajtja rregull e nje miliard e gjysem njerezve eshte shume me e veshtire sesa mund te imagjinohet dhe ne menyre te pashmangshme do te sjelle domosdoshmerine e censures dhe konceptit Big-Brother.
E megjithate, jane popull shume punetor, mikprites dhe me dashamiresi. Edhe neper bote komunitetet kineze nuk jane shquar per problematike. Para komuniteteve kineze ka shume e shume komunitete te tjera ne gare per medaljen e arte ne rremuja.
Barriera kulturore midis qyteterimeve eshte shkaku i vertete i veshtiresise se kuptimit te natyres se tyre te vertete. Dhe kjo vlen per te tere.
-----------------------
I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined? -- Marcus, Babylon 5