HI aop please :)

Samsungu

Primus registratum
Re: HI aop please :)

Po mer Kubanito Kerkesa juaj eshte mar parasysh nga stafi edhe prit nderkohe sillu mire edhe sbato rregulloren me respekt Stafi i arushes edhe nje gje kujdes se keto dite do te merresh ne test lool
 

Samsungu

Primus registratum
Re: HI aop please :)

Operatoret

1.Asnje ban me pretekst te dobet, BAN apo kick behen vetem kur jane te domosdoshem per kanalin!

2. Mos behet ne asnje menyre ban+kick per ata qe ofendojne ne privat.

3. Cdo kick ose ban duhet te shoqerohet patjeter me arsyen perkatese.

4. Preferohen vetem BAN ne kanal qe nuk do jene me shume se 5 min! Mund te vihet nen Ban nje person qe shihet qe kerkon acarim dhe mund te reagoje keq pas nje diskutimi 1-1

5. Banin e nje operatori nuk duhet ta heqe nje operator tjeter, vetem kur operatori ne fjale eshte larguar nga kanali!

6. Absolutisht te mos perdoren scripte lufte nese dikush i perdor ti mbaj ato ne "remote off". C’do Aop do te mbaje pergjegjesi individuale per problemet qe do te shkaktohen nga perdorimi i scriptit te tij.

7. Vendosja e BAN/KICK pa arsye, qofte nga pakujdesia e personit, qofte nga scripti qe ai perdor, e perseritur dy here, do te shoqerohet me paralajmerim te heqjes se accessit.

8. Operatoret qe perdorin nje gjuhe dhe fjalor ofendues ne main, nuk jane te denje te kene vendin qe ju eshte dhene. Automatikisht do tju hiqet accessi.

9. Eshte e ndaluar per nje Aop te jape apo heqe acess Vop , Hop . Acess vop do te marrin ata qe aspirojne per Aop , ndersa Hop nuk ekziston si liste keshtu qe nje dhenie e tille acessi do te pasohet me heqjen e acess AOP.

10. Nese nje Aop nuk vjen ne dhome per nje periudhe kohe mbi 3 jave , atehere do ti pezullohet acessi deri sa te sqarohet nese largimi i tij eshte i perkohshem apo permanent.
I-Per arsyet e mungeses mund te flase me Sop ose Founderin para se te largohet, ndryshe mund te dergoje nje memo. Kjo behet per te hapur vendet per ata qe kane deshire te rrine me gjate ne kanal edhe per te mos mbingarkuar listen e Aop.

11. Eshte kategorishisht e ndaluar te perdoret Boti i dhomes per te krijuar konfuzione ne main. (duke vepruar nepermjet botit)
I-Ketu perfshihen /msg bot ne kanal , vioce devoice etj.

12. Ndalohet reklamimi çfaredolloj forme i dhomes apo serverit ne servera te tjere.

13. Nuk eshte e lejuar te futni nje nick qe nuk e perdorni ju ne grupin tuaj.
I- Ndalohet dhenia e fjalekalimit te pseudonimit dikujt tjeter.


14. Nga Aop e #shqiperia pritet harmoni e plote midis tyre. Ne ç'do rast konflikti te mundshem ne main apo privat jane te lutur te mos e acarojne por te flasin me nje Sop edhe te presin pergjigje.
I- Nuk do te tolerohen ofendimet, kercenimet sherret midis anetareve te stafit.
II- Nuk tolerohen ofendimet apo ironite main, ne privat ne forum ndermjet Aop-VOP,Aop-Sop, Sop-Sop etj.
III- Cdo abuzim i operatorit per ceshtje personale eshte i ndaluar.


Keshilla

-Mos u nxehni kur ndonje operator tjeter ju kerkon sqarim mbi venien e nje bani.
-Kur jane ne #shqiperia te rrine edhe te #ndihme
-Jo me shume se 15 usera me voice ne kanal
-Kur jane "away" te bejne Deop.
-Mos te rrine me @ siper nese nuk e kane mendjen ne kanal.
-Mos perdorni shprehje apo fjali ofenduese gjate perdorimit te KICK me arsye.


-Indeks B

Si mund te behesh aop! Normat e pranimit.
1. Te jesh ne moshe te pjekur per te gjykuar dhe menduar, te jesh gjakftohte dhe serioz.

2. Te dish shume mire komandat e nickserv, chanserv dhe memoserv.

3. Qendrimi juaj ne chat te jete te pakten mbi 10 ore ne jave.

4. Te kesh te pakten nje periudhe 3 mujore qe chat-on, dhe te perdoresh nje "nofke" te vetme identifikuese gjate gjithe kesaj periudhe.


6. Perdorimi i nje fjalori ofendues e te qellimshem qofte kundrejt nje Operatori qofte dhe kundrejt nje useri te thjeshte ne main/privat do te eleminoje automatikisht kerkesen tuaj per tu bere AOP.

7. Personit qe ploteson standartet e mesiperme i jepet fillimisht nje "vop" ne te dy kanalet #shqiperia dhe #ndihme. Access ky qe e ve ate ne gjendje prove.


9. Nuk do shqyrtohen kerkesat per Aop nga ata Vop/Aop qe kane bere thyerje te vazhdueshme te rregullores ne kohen qe kane patur aces.

10. Nuk lejohet te kerkoni aop, sop ose çfaredolloj privilegji qe ju deshironi, pasi eshte ne doren e stafit domosdoshmeria juaj ne ndihmen per mbarevajtjen e ketij Networku.Nese kerkesa perseritet ne menyre te vazhdueshme e acaruese, kjo kerkese nuk do te merret parasysh nga Sop.


Sugjerime

Me poshte do te gjeni rregullat e ketij networku dhe kodin e sjelljes ne te.

Nuk lejohet flod i çfaredolloji, tekstual, klone, proxy, notice, etj.

Nuk lejohen proxy te pasigurta, dhe ne rast shkelje do te merren masa dhe per ato te sigurta.

Nuk lejohen war-scripts dhe per pasoja qe ato sjellin do merren masa te rrepta.


Fjalori i keq dhe ofendimet ne main do te ndeshkohen nga operatoret e kanalit. Nuk lejohen reklamat kanalet, serverat, website, etj.)


Kujdes
Mos jepni asnje informacion real mbi veten tuaj, derisa te njihni dhe te besoni ne personin me te cilin flisni, kjo eshte thjesht mbrojtje per ju, por sigurisht jeni te lire te veproni si te doni.

Mos nxirrni asnje informacion privat mbi userat e tjere. Cfaredo lloj informacioni qe do te kete te beje me privacy-n e userave te tjere, i thene pa miratimin e personit ne fjale, do ndeshkohet rende !

Ndalohet hyrja në dhomë me pseudonim ofendues apo ofensiv ndaj userave te tjere.

Ndalohet rreptësisht çdo lloj reklame në dhomën kryesore, qoftë adresë interneti apo dhome tjetër.

Ndalohet përdorimi i vazhdueshëm i shkronjave të mëdha (psh KESHTU), i shkronjave të trasha (psh keshtu) dhe përsëritja e shpeshtë e të njëjtës fjali.

Ndalohet përdorimi i gjuhëve të tjera përveç shqipes edhe perdorimi i anglishtes apo I ndonje gjuhe tjeter internacionale ne menyre shume te kufizuar.

Operatorët janë të detyruar t'ju japin ndihmën e tyre nëse e kërkoni. Për ndihmë të detajuar futuni tek dhoma #ndihme duke shtypur këtë komandë /join #ndihme


- Indeks C -

Rregullat per @SOP(super operator)


1. Super Operatoret duhet te zbatojne gjithe rregullat e vizitoreve, dhe te @AOP.

2. Nuk duhet te marrin neper kembe @AOP, ose Vizitoret e thjeshte, gjithashtu nje kolegun e tij kur ata kane te drejte.

3. Duhet te njoftojne SOP e tjere per c'do veprim ce marrin ne dhome, si vendosje-heqje, @AOP etj. me anen e memos ose te forumit.

4. Duhet te ndihmojne @AOP ne c'do rast me problemet qe kane rreth IRC.

5. Ndalohen ne menyre kategorike perdorimi i nje zhargoni banal e ofendues nga ana e Sop ndaj userave, Vop, Aop apo Sop. Pritet nga founderi te marre masat e duhura per mosperseritjen e ketyre rasteve .

6. Sop kane per detyre te votojne propozimet Aop brenda nje periudhe 2-javore nga dhenia e propozimit fillestar. Nuk do te pranohet vota nese kjo jepet pas kesaj periudhe.

7. Nje Aop do te shtohet vetem me votimin PRO tij te 70 % te votuesve Sop ( brenda harkut kohor te dy javeve ). Pritet qe votimet pro apo kunder te jene te bazuara ne pikat e rregullores edhe te jene pa baza emotive.
I- Nuk do te merret parasysh vota e nje Sop nese arsyetimi qe ai jep nuk eshte i bazuar ne ndonje pike te rregullores.

8. Nje Sop ka te drejte te heqe nje Vop/Aop nese ka shkelje te rregullave te mesiperm duke i sqaruar pike per pike ne forumin perkates. Nese Vop/Aop kalon ne ofendime apo degradime te metejshme ne fjalorin e tij ne main/privat /forum ndaj ketij Sop , çeshtja e rishqyrtimit te ketij Vop/Aop nuk do te merret me parasysh nga kolegji Sop.

9. Nje Sop nuk ka te drejte te shtoje Aop ne asnje fare menyre edhe nese i thote founderi. Nese founderi e mendon te llogjikshme kete shtim duhet ta beje personalisht edhe te shkruaje ne forumin perkates per kete shtim , duke vene ne dijeni kolegjin Sop.


Rregullorja e mesiperme eshte e vleshme per te gjithe perdoruesit ne chat duke perfshire user te thjeshte/Vop/Aop/Sop.
Kjo mund te permiresohet e te rinovohet sa here qe te ndodhe diçka qe nuk perfshihet ne te.
Modifikimi i saj behet me votimin PRO te founderit ose te 70% te Sop mbi pjesen qe do propozohet per shtim.

Respektimi i saj deri ne fund do minimizoje efektet negative te chatit edhe do i lere me shume hapesira respektimit te perdoruesve te tjere & argetimit te pergjithshem.

[ 20. Maj 2004, 19:18: Mesazhi u ndryshua nga FALKO ]

--------------------
Fati favorizon mendjet e parapregatitura !

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 1666 | Nga: Itali | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |
 
S

Scorpion

Guest
Re: HI aop please :)

Sa paske pi mer Cun_me_Droge . /pf/images/graemlins/tongue.gif
 
Top