Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite
E Shtune, 09 Dhjetor 2006
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike dje grafikun e nderprerjeve te energjise ne rang vendi. Oraret e reja do te variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Serish zonat me te penalizuara jane ato te veriut te vendit, ku kufizimet arrijne maksimumin

Fatjon Ferko

Kufizimet e energjise elektrike ne qytet dhe ne fshatra u rikthehen oreve te gjata. Dje, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike oraret e nderprerjes se energjise elektrike per te gjithe vendin, qe variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Tashme vendi i eshte rikthyer krizes energjetike, duke iu nenshtruar oreve te gjata te kufizimeve te energjise. Kryesisht qytetet do te vuajne 4 ore ne dite mungesen e energjise elektrike, ndersa fshatrat do te jene me te penalizuarit. Ashtu si edhe vitin e kaluar, zona e veriut te vendit do te kete kufizimet me te thella, qe arrijne ne 19 ore ne dite. Megjithese nuk eshte deklaruar, duket se edhe kete vit kriteri perzgjedhes eshte niveli i arketimeve. Ndryshe nga vitet e tjera, gjate ketij dimri, Tirana do te jete nje nder qytetet qe do te vuaje rreth 4 ore ne dite mungesen e energjise. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it, mesohet se keto kufizime do te jene provizore, pasi pritet te rritet sasia e energjise se importuar. Megjithate, oraret e kufizimeve kane pak gjasa te ndryshojne, duke pare situaten e prodhimit te energjise ne vend.

Qytetet qe jane permendur nga KESH-i, si qytetet me te rregullta te pagesave te energjise elektrike kane vetem 2 ore kufizime ne dite, ndersa rrethet e veriut arrijne ne rreth 19 ore. Gjithashtu, faktor tjeter qe ndikon ne percaktimin e orareve te kufizimeve eshte edhe niveli i humbjeve ne rrjet te energjise.

Rrethet e veriut te Shqiperise do te vuajne me teper mungesen e energjise elektrike. Sipas vendimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, rrethet veriore te vendit si Tropoje, Kukes, Has dhe Shkoder do te kene nga 6 deri ne 9 ore kufizime te energjise elektrike. Per te rritur oraret e furnizimit me energji, KESH-i vuri si kusht pagimin e faturave, por ne shume pak rrethe u vu re rritje e arketimeve, ndersa ne veri pagimi i faturave qendron ne nivelet me minimale.

Alternimi i orarit te kufizimit te energjise eshte bere nje pjese paradite dhe nje pjese pasdite, por ka edhe zona qe nuk do te kene fare energji gjate oreve te nates. Nuk dihet ende se sa do te ndryshojne keto orare gjate diteve te ardhshme, por gjithcka mbetet ne varesi te importeve, pasi prodhimi vendas varet vetem nga reshjet e shiut.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Qe kjo qeveri ka me mijera idiotesira eshte e dukshme, por problemi i energjise nuk eshte kaq i thjeshte. Nuk zgjidhet problemi me dy heve te vogla lart e poshte. Duhen investime serioze dhe ato nuk behen me nje apo dy vjet. Investimet ne energji behen me plane afatgjata. Qeveria sot ka nje strategji, ku veprimi me serioz eshte privatizimi i KESH-it, si dhe disa investime lidhur me rritjen e kapacitetit transmetues apo edhe me dhenien me koncension te disa hidrocentraleve. Por, megjithe premtimet idiote te Berishes, ky muhabet nuk mund te zgjidhet kaq kollaj.
Ne kete menyre, une nuk do ta shihja problemin as tek Ruli dhe as tek Sala. Problemi i shoqerise shqiptare eshte se nuk funksionon arsyeja, dhe interesohen per problemet vetem kur ato behen te prekshme, vetem kur nuk kemi drita ne shtepi. Kjo pastaj i detyron qeveritaret te mbajne me rrena dhe premtime boshe popullin.

Konkretisht, jo me larg se dje, Berisha u shpreh se nuk do te rrise cmimin e energjise per familjaret. Kjo eshte nje idiotesi, te cilen Berisha, natyrisht e ben pasi opinioni publik i hidhet ne fyt, duke mos dashur rritjen e cmimit. Por rezultati cili eshte? Kriza financiare e KESH-it.
Per mua, me teper se tek politikanet, problemi eshte tek shoqeria mendjengushte ne te cilen jetojme.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Mund te na sjellesh ketu Gysi "Strategjine" e kesaj qeverie per zgjidhjen e krizes?
I vetmi person kredibel qe kam degjuar deri me sot, qe nga fillimi i punes se qeverise Berisha per problemin e energjise, eshte drejtori aktual i KESH-it, Gjergji Bojaxhi.
Para dy vitesh Ruli deklaron se mban pergjesi te plote per krizen energjitike, pas dy vjetesh vendi eshte ne te njeten krize, dhe Genc Ruli perseri Minister!!
C'fare pergjegjesie mban ne kete rast, ku as nuk kerkon demision, as Berisha nuk e shkarkon!?

Se dyti, ti flet per projekte dhenie me koncesione te hidrocentraleve ne Shqiperi, dhe kjo ben pjese ne strategjine e qeverise.

Vet a e ke lexuar ndonjehere ligjin e ri, apo ke degjuar per te per kushtet e dhensjes me koncesion te nje hidrocentrali?

Shtroj kete pyetje, pasi e di mire qe nuk e ke lexuar, perndryshe nuk do ta quaje kete strategji.

Ligji i ri shqiptar i dhenjses me koncesion te nje hidrocentrali, se pari nuk garanton çmim blerjeje te energjise nga pala shqiptare, i vetmi kriter qe permendet eshte çmimi i tregut!! Dmth ne Shqiperi, çmimi i tregut eshte monopol i KESH-it, i shtetit shqiptar, pra çmim i subvencionuar e jo çmim i lire.
Se dyti, shteti shqiptar, jep me koncesion shfrytezimin e ujrave e ne te njeten kohe nuk jep dot asnje lloj garancie nese nje i trete nderhyn ne shtratin e lumenjeve per devijimin e ujrave. Kjo duhet te zgjidhet ndermjet kompanise koncesionare dhe atij qe shkakton demin.
E thene ndryshe, shteti shqiptar i kerkon dosje voluminoze e angazhime financiare kompanise qe shrytezon ujin me koncesion, dhe ne te njeten kohe nuk e garanton dot per ujin qe i jep ne shfrytezim!

Ne te njeten kohe, nese nje nga aksionert e koncesionit, deshiron ti shesi pjeses tjeter te aksionereve, aksionet e veta qe zoteron ne shoqerine koncesionare, duhet te mare pelqimin e Ministrise se Energjitikes, dhe ky pelqim, nuk preçizohet mbi çfare baze jepet!
Dmth nese neser, dikush qe ka mare riskun e ka investuar miliona dhe deshiron qe te shesi aksionet e veta ne baze te vleres se tregut, nese Ministri i Energjitikes nuk i pelqen fytyra e aksionereve e ndalon kete shitje, pas patur asnje lloj detyrimi ligjor e kriteri objektiv.

Solla vetem disa pika te ligjit, te shtjelluara ne gjuhe popullore qe te jene sa me te kuptushme per pjesen tjeter, problemi eshte se ligji i koncesioneve eshte i mbushur me absurditete te tilla.

Kisha dy kompani serioze qe ishin te interesuara per te investuar ne Shqiperi, kur pane ligjin, filluan te qeshin.
Ligje te tilla me thane, as ne Afrike nuk ndeshim me.
Me nje ligj te tille, duhet parashikuar qe ne fillim te investimit, qe aksioner te behet dhe Ministri i Energjitikes, perndryshe e pamundur qe dikush te investoje.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Nuk e kuptoj se ku po me kundershton MLK?
Natyrisht, nuk jam as jurist dhe as ekspert i energjitikes. Ato qe kam thene pak me lart vijne nga aq sa une di lidhur me problemin e energjise ne kete vend dhe me aq sa marr vesh une per kete pune. Sigurisht une nuk marr peresiper te vleresoj ligjin per koncensionet, dhe nuk kam thene askund qe ky ligj eshte i mire apo i keq. Une thjesht kam theksuar se problemi i zgjidhjes se energjiese eshte afatgjate dhe rregullohet me investime. Nese ligji ka vertete nevoje te ndryshohet, sigurisht qe le te behet sa me pare. Por ajo qe une po thoja eshte se fajtoret per problemin aktual te energjise, nuk jane as Berisha dhe as Ruli, pasi problemi eshte im mbartur qe prej 17 vitesh, qe kur konsumi i energjise ne vend filloi te rritej ne permasa shume me te medha sesa konsumi i 3 milion llambave elektrike, te nje ekonomie qe e shfrytezonte energjine vetem per ndricim dhe per te pare televizor sic ishte ajo e kohes se diktatures (hiq ketu vetem shfrytezimin e energjise per industrine e rende dhe te deshtuar po kaq rende te ekonomise se centralizuar te asaj kohe).
Persa i perket ligjit te koncensioneve, megjithese e pranoj qe nuk jam ekspert ne kete drejtim, nga nje veshtrim nga jashte, kam pershtypjen se nuk eshte kaq e nxire situata. Deri tani ka pasur jo pak kerkesa dhe interesim nga investitore ne huaj per te ndertuar HEC-e. Konkretisht jane lidhur nje sere marreveshjesh per ndertimin e disa hidrocentraleve te vegjel si dhe jo te vegjel. Kontrata per ndertimin e tre hidrocentraleve mbi lumin Devoll, ishte kontrata me e fundit, e cila do te beje te mundur qe te ndertohet perfundimisht hidrocentrali i Banjes. Pastaj, lidhur me hollesite e kontratave, lidhur me cmimin e energjise apo me hapesirat per pengimin e shfrytezimit te ujerave jane gjera teknike te cilat une nuk mund ti di, por gjithsesi fakti qe kompani serioze kane lidhur kontrata per ndertime HEC-esh, me ben te besoj se nuk ka edhe aq shume probleme. Nuk besoj se vjen njeri dhe derdh leket kot. E pranoj qe mund te kete edhe pazare te tjera ne kete mes, megjithate, e rendesishme eshte qe keto vepra te fillojne te ndertohen.

Fakti qe Ruli merr mbi vete pergjegjesira eshtepune tjeter, por me sa e kam ndjekur une, Ruli nuk ka marre pergjegjesi per mungesen e investimeve ne energjitike. Ruli ka marre pergjegjesi per mosmenaxhimin e duhur te rezerves hidrike, dhe pergjegjesia ketu ra mbi Andi Belin, i cili leshonte ujin e Fierzes te shkonte dem, per te fituar para nga tenderat e blerjes se energjise. Por ky nuk eshte thelbi i problemit te energjise. Thelbi eshte tek mungesa e investimeve, dhe natyrisht, ketu zgjidhja qendron tek fillimi sa me pare i tyre. Pro kjo, kerkon domosdoshmerisht edhe kohe, sepse nje linje transmetimi kerkon dy vjet per tu bere, nje TEC, po kaq, nje HEC akoma edhe me shume. Ne kete menyre, ajo qe une kam theksuar eshte se zgjidhja do te duhet te vonoje ca, natyrisht nese punohet sic duhet. Nese nuk punohet sic duhet, ajo patjeter qe do te vonoje shume me teper, e ndoshta edhe mund te mos vije hic.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Ajo qe une te kundershtoj Gysi, eshte fakti se ti permend strategji, e une po te provoj se nuk ka nje te tille.

Se dyti, ti thua se Berisha e Ruli nuk jane fajtore per krizen, perseri te kundershtoj pasi si Berisha, ashtu dhe Ruli te dy gjate 16 viteve te tranzicionit kane nga 7-8 vjet ne qe jane ne qeveri.
Te dy kane premtuar kur moren votat se do te rregullojne problemin e krizes dhe drita per 24 ore brenda nje viti, sot kane 2 vjet e gjysem dhe asgje nuk eshte bere, ASGJE.

Nuk them se Berisha e Ruli jane 100% fajtore per krizen shqiptare, pasi ne 16 vjet ka nje numer te konsiderueshem qe jane fajtore, por ne te njeten kohe, te dy mbajne nje pergjegjesi te madhe per krizen aktuale.

Per sa i perket ligjit te koncesioneve, ai sapo eshte miratuar ne kuvend (rreth 6-7 muaj mos gaboj) keshtu qe do te ishte qesharake qe te modifokohej perseri per qeverine aktuale.

Per sa i perket investimeve linja e interkonjeksionit Tirane-Podgorice ka filluar ne 2004 dhe financohet nga KFW, keshtu qe Berisha e Ruli nuk kane asnje merite.
Hidrocentralet Bratila 1 e 2 kane qene pjese e nje marveshje me kompanine shteterore Islandeze te energjitikes qe ne 2004 e normalisht duhej te ishte nenshkruar kontrata qe ne 2005 pasi ishte gati per te dale ne parlament, Jemi ne 2008 nuk kane filluar akoma punimet.
C'fare eshte bere me Kalivacin, Bushatin, Skavicen, pra veprat me potencialin me te madh hidrik ne vend!? ASGJE.

Sa per Andi Belin mos u tregoni naiv, pasi ishte nje i afert i Jozefina Topallit qe jetonte prej vitesh ne Itali, pra erdhi me mik si drejtor i KESH-it (si shume te tjere kur Berisha mori pushtetin), po nuk kishte fuqine te hapte e mbyllte portat e kaskades se Drinit kur donte. Vendimet merreshin nga Kryeministria, tenderat per blerjen e energjise u realizuan njesoj si perpara me EFT, (kompani prone e ish drejtorit te pergjithem te "KESH-it" serb) pra u vodh si ne kohen e Nanos, Metes...

Mendoni vertet se 250 milion euro blerje energjie gjate 2 viteve te fundit ju besuan Andi Belit!?

Pa hyre ne th&th (qe nje pjese e mire jane fatkeqesisht te verteta) e te rime brenda temes, pytja qe duhet te shtroje çdo shqiptar qe ka dhene sot voten eshte:

C'fare eshte bere qe prej ardhjes se qeverise Berisha ne fuqi per te zgjidhur krizen?

Cilat jane investimet e kryera?

Sa eshte rritur prodhimi?

Sa perqind jane ulur humbjet ne rrjet?

Sa perqind jane ulur mospagesat e faturave?

Cila eshte strategjia per te zgjidhur krizen?
Sa para duhen investuar?

Cili eshte burimi i financimit te ketyre parave?

Ne sa kohe do zgjidhet kriza?

Nuk mund te zgjidhet problemi energjitik shqiptar duke emeruar vetem nje profesionist ne krye te KESH-it si Gjergji Bojaxhi duke e rrethuar me çakenj dhe hjiena rreth e qark.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

O MLK, natyrisht, une nuk kam ndermet te shfajsoj aspak njeri. Patjeter qe Andi Beli erdhi si pjese e klanit te Jozefines ne krye te KESH-it, dhe shiu sallate si i desh qejfi (atij apo te tjereve pas tij, kjo nuk ka shume rendesi). As nuk kam kurrfare simpatie as per Zhozi e as per Rulin (sigurisht as per Berishen, ndonese kam ca me pak antipati se sa per dy te paret).
Megjithate, duhet thene se Beli, gjithsesi nuk vodhi me shume se Harasani, i cili ka bere monstruozitete brenda KESH-it, por ndryshimi eshte qe, te parin e hoqen brenda vitit, ndersa Harasani u la te vidhte si ti donte qejfi deri ne fund te mandatit, dhe si per te mos mjaftuar kjo, tani vjen e na jep mend per krizen energjitike, se si duhet te dalim nga ajo.
Tani, fakti qe jane vonuar kontratat, kjo eshte e kuptueshme ne nje shtet i cili eshte me vonese kudo. Por gjithsesi, fakti qe u be nje ligj, fakti qe si pasoje e atij ligji po lidhen disa kontrata, eshte dicka me e mire se c'ka qene me pare. Kete e them thjeshte per te qene realist, pasi nuk me pelqen qe ti shoh gjerat bardhe e zi, jo se me intereson te lavderoj ndokend.
Nga ana tjeter, eshte e vertete qe Bojaxhiu eshte nga te paktet, per te mos thene i vetmi, zyrtar i hajrit qe ka ky shtet sot, ashtu sic eshte gjithashtu e vertete qe gjithmone njerezve te afte tentohet t'u kufizohet pushteti mbi institucionet qe drejtojne. Por gjithsesi, Bojaxhiu ka arritur te ngreje nivelin e arketimeve si dhe te ule nivelin e humbjeve ne rrjet. Aktualisht, sipas te dhenave te KESH-it, niveli i humbjeve ne rrjet eshte ulur nga 41 % ne vitin 2006 ne 36 per qind ne vitin 2007. Nderkohe qe arketimet jane rritur nga 76.3 per qind ne vitin 2005 ne 85.4 per qind ne vitin 2007. Ne kete menyre kemi nje rritje prej 9 per qind te arketimeve dhe nje ulje prej 5 per qind te humbjeve ne rrjet. Sidoqofte, te gjitha keto ende nuk eshte se do te sjellin ndonje permiresim te madh, gjithsesi, ne realitetin shqiptar, ku e ke jo pak te veshtire ti detyrosh njerezit te paguajne energjine, nuk jane pak.

Persa i perket strategjise, qeveria e ka nje te tille, dhe kjo nuk do ndonje veshtiresi per tu bere. Pune tjeter pastajse me cfare ritmesh eshte duke e zbatuar qeveria ate. Kjo eshte e kuptueshme.
Po keshtu edhe investimet, jane duke u bere ne disa drejtime, ne koncensionet qe po lidhen, ne ndertimin e TEC-it te Fierit, ne drejtim te TEC-it te Vlores.
Gjithashtu linja Tirane-Podgorice mund te kete filluar ne 2004 te miratohet, por ndertimi ka filluar pas 2005-es (me sa mbaj mend une). Gjithsesi, vazhdimi i punimeve, si dhe perfundimi i tyre (nese do te respektohet afati) eshte njefare vlere qe nuk duhet mohuar. Pastaj, fakti qe financon KFW-ja nuk do te thote se leket i kemi qyl per ndertimin e saj. Une nuk di te jete grant, fondi per ndertimin e linjes, dhe ne kete menyre borxhi perseri mbetet per tu lare nga shteti. Sigurisht jo nga paret e xhepit te Berishes dhe Rulit, pro nga buxheti.

Puna eshte qe, gjithsesi une mendoj se te gjitha keto jane te pamjaftueshme. Investimet ne energjitike duhet te jene shume me te medha, pasi energjia eshte gjeja me elementare qe kerkon nje investitor i huaj nese deshiron te vije per te investuar ne Shqiperi. Ne kete menyre, se pari duhet te rritet cmimi, pasi nuk ka kuptim ky qe eshte, se dyti duhet te behen investime sa me shpejt dhe sa me shume. Problemi eshte se, me keta pushtetare qe kemi, qe kemi pasur dhe qe do te kemi, gjerat do te vazhdojne te zvarriten. Do te vazhdojne te zvarriten edhe per nje arsye tjeter. Sepse, per sa kohe qe ndertimi i HEC-eve TEC-eve dhe linjave te transmetimit nuk perben efekt shume te madh elektroal (nderkohe qe investimet jane shume te medha), qeverite do te vazhdojne ti kursejne shpenzimet per energjine dhe do te mjaftohen duke garantu sa me pak kufizime per popullin dhe cmime sa me te uleta. Pikerisht kjo na nxjerr nga tregu dhe na demton ekonomikisht. Pra, nese nje shoqeri ndergjegjesohet per nje problem dhe e kupton se cfare eshte me e rendesishme per te, kjo do te beje qe edhe politikani te mos tallet dot me fondet e buxhetit apo me voten e elektoratit, por ti shperndaje fondet dhe investimet aty ku eshte nevoja me e madhe, duke e ditur se edhe elektorati kete do te vleresoje.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Me siper shtrova disa pyetje konkrete, te qarta, pyetje te cilat dhe nje gazetar debutant mundet apo duhet te shtroje kur merr mundimin te bej nje artikull per problemin energjitik.

Gysi ti vazhdon te pohosh se ka nje strategji qeveria per zgjidhjen e problemit, ne te njeten kohe nuk sjell asnje elemet te kesaj strategjie ketu qe te kemi mundesi te diskutojme!

Strategjia eshte si nje plan biznesi, i cili artikulohet ne projekte konkrete, ne kosto financiare, menyren dhe formen e financimit si dhe kohen qe duhet per tu realizuar.
Une personalisht nuk ka degjuar te kete diçka te tille, nese ti je ne dijeni, mund ta sjellesh ketu e ta diskutojme.

Energjia eshte oksigjeni i ekonomise, pa energji, nuk ka ekonomi, keshtu qe deri sa te mos kuptohet kjo gje, Shqiperia nuk mund te pretendoje te kete nje ekonomi normale.
 
J

juljan

Guest
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne di

Problemi i energjise eshte me i mprehte se kaq.
Problemi i energjise eshte jo vetem ne shqiperi por gjithkund dhe eshte nje prej problemeve kryesore sot ne bote.
Sigurisht qe ne Shqiperi eshte me i mprehte per vete faktin se ketu diskutohet per energjine thjesht per banoret, nderkohe qe bota e ka problemin per industrine.
Megjithate, te pakten per kete vit ka patur probleme serioze per energjine ne te gjithe rajonin.

Problemi i shqiperise eshte disi i vecante per disa arsye.
Se pari rreth gjysma e energjise se prodhuar humb rruges ne rrjet si pasoje e amortizimit te rrjetit, por edhe si pasoje e faktit qe hidrocentralet kryesore ndodhen ne veri dhe energjise i duhet te pershkoje gjithe ate rruge per te zbritur ne jug, ku normalisht nje pjese e mire konsumohet ne tela, te cilet luajne rolin e rezistences.
Se dyti eshte problemi me energjine e papaguar dhe sidomos me energjine e vjedhur
Se treti eshte problemi me mungesen e prodhimit te energjise me mjete te tjera pervec atyre hidrike, gje qe na le ne meshire te shiut dhe te importit.
Se katerti vete fakti qe Shqiperia ka perqindjen me te larte te perdorimit te energjise elektrike per ngrohje dhe gatim ne te gjithe Evropen. Franca e cila mban vendin e dyte ne Evrope (pas nesh) dhe qe per me teper prodhon energji nga burime berthamore, e ka shume me te ulet perqindjen e perdorimit te energjise elektrike per ngrohje dhe gatim sesa shqiperia. Pra perdorimi i mjeteve te tjera si gazi eshte thuajse minimal ne Shqiperi.

Si konkluzion per zgjidhje nevojiten disa gjera:
Se pari ndertimi i nje TEC-i te madhe dhe i disa te tjereve te vegjel.
Se dyti ndertimi i disa HEC-eve te vegjel, sidomos ne jug te vendit.
Se treti zhfrytezimi i burimeve te tjera energjitike nga popullisia si p.sh. gazi.
Se katerti, permiresimi i rrjetit te shperndarjes.
Se pesti, rritja e eficences ne faturimin e energjise si dhe ne pengimin e vjedhjes.
Ka edhe disa masa te tjera qe jane duke u shqyrtuar si shfrytezimi i burimeve alternative energjitike si era, dielli etj., por keto me duken enderra te largeta.

Mjetet.
Mjetet per arritjen e ketyre zgjidhjeve jane disa por po permend shkurtimisht ato qe me vijne ne mendje tani:
se pari privatizimi i KESH-it
Se dyti dhenia me koncension e HEC-eve te vegjel si dhe tec-eve.
etj..
 
Top