Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite
E Shtune, 09 Dhjetor 2006
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike dje grafikun e nderprerjeve te energjise ne rang vendi. Oraret e reja do te variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Serish zonat me te penalizuara jane ato te veriut te vendit, ku kufizimet arrijne maksimumin

Fatjon Ferko

Kufizimet e energjise elektrike ne qytet dhe ne fshatra u rikthehen oreve te gjata. Dje, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike oraret e nderprerjes se energjise elektrike per te gjithe vendin, qe variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Tashme vendi i eshte rikthyer krizes energjetike, duke iu nenshtruar oreve te gjata te kufizimeve te energjise. Kryesisht qytetet do te vuajne 4 ore ne dite mungesen e energjise elektrike, ndersa fshatrat do te jene me te penalizuarit. Ashtu si edhe vitin e kaluar, zona e veriut te vendit do te kete kufizimet me te thella, qe arrijne ne 19 ore ne dite. Megjithese nuk eshte deklaruar, duket se edhe kete vit kriteri perzgjedhes eshte niveli i arketimeve. Ndryshe nga vitet e tjera, gjate ketij dimri, Tirana do te jete nje nder qytetet qe do te vuaje rreth 4 ore ne dite mungesen e energjise. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it, mesohet se keto kufizime do te jene provizore, pasi pritet te rritet sasia e energjise se importuar. Megjithate, oraret e kufizimeve kane pak gjasa te ndryshojne, duke pare situaten e prodhimit te energjise ne vend.

Qytetet qe jane permendur nga KESH-i, si qytetet me te rregullta te pagesave te energjise elektrike kane vetem 2 ore kufizime ne dite, ndersa rrethet e veriut arrijne ne rreth 19 ore. Gjithashtu, faktor tjeter qe ndikon ne percaktimin e orareve te kufizimeve eshte edhe niveli i humbjeve ne rrjet te energjise.

Rrethet e veriut te Shqiperise do te vuajne me teper mungesen e energjise elektrike. Sipas vendimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, rrethet veriore te vendit si Tropoje, Kukes, Has dhe Shkoder do te kene nga 6 deri ne 9 ore kufizime te energjise elektrike. Per te rritur oraret e furnizimit me energji, KESH-i vuri si kusht pagimin e faturave, por ne shume pak rrethe u vu re rritje e arketimeve, ndersa ne veri pagimi i faturave qendron ne nivelet me minimale.

Alternimi i orarit te kufizimit te energjise eshte bere nje pjese paradite dhe nje pjese pasdite, por ka edhe zona qe nuk do te kene fare energji gjate oreve te nates. Nuk dihet ende se sa do te ndryshojne keto orare gjate diteve te ardhshme, por gjithcka mbetet ne varesi te importeve, pasi prodhimi vendas varet vetem nga reshjet e shiut.
 

MLK

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Kondre llogarite ti kom bo me siper, mos na ngaterro kot tani me 5 leksha /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pzn

Forumium praecox
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
1-Nese çmimi i energjise elektrike varet nga çmimi i naftes ne bursen boterore, atehere mbi cilen baze, Berisha premton ne zgjedhje se do te uli çmimin?!
Ti e quan kete mashtrim apo jo?

2- Se dyti nese rrjeti ka 40 vjet si thua ti, kete fakt e dinte shume mire Berisha, pasi nga 1992 deri ne 97 ka qene president i vendit, dhe te pakten kete problem e ka njohur qe atehere, si ka mundesi qe premton 24 ore drita pa nderprerje ?!
Po ky a eshte nje mashtrim tjeter?!
3- Se treti, punen e perqindjeve po te kerkosh pak edhe ti mund ti gjesh, e prape si jurist qe je, ben gabimin me elemntar te gjykosh diçka qe nuk e njef ose je i pasigurte 'le benefice du doute" e njef se ke ber dhe shkolle per kete pune /pf/images/graemlins/wink.gif

[/ QUOTE ]

1- me te njejten baze me te cilen fatos nano me ps dogji vendin ne 97 duke premtuar kthimin e 100% te parave.....te vjedhura nga firmat piramidale te menaxhuara nga arben malaj me shoke
2-berisha e trashegoi ne 1992 nga regjimi tosko-komunist, dhe po ashtu ne 2005....tosket lane dame te priparueshme, premtoi me logjiken qe premtoi fatos nano me ps 8 vjet per 24 ore drita....me po ate logjike qe ps kritikon sot per dritat
3- ne fakt une kete problem nuk e shoh si jurist po si qytetar, sot kam drita paksa ma mire se para 3 korrikut...perjashto fushaten e 2005 ku ps me papergjegjshmeri shperdori rezervat.
 

MLK

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

1- Pyetja ishte: A quhet mashtrim apo jo per ty? /pf/images/graemlins/laugh.gif
2- Shiko 1
3- Ishte preçize perseri po kur nuk ke argumenta nderron dhe kasketen /pf/images/graemlins/laugh.gif Si qytetar, duke paguar çdo muaj 30 milion euro / muaj per import, (me nje buxhet i cili nuk u aprovua nga Parlamenti ne buxhetin e qeverise per 2006-2007, pra kemi te bejme me kushtetuten e Shqiperise) ty te bie qe te jesh futur ti dhe kalamojt e tu akoma me thell ne borxh prej manaxhimit katastrofik te energjise. Pra vendi jone (dmth une dhe ti e femijet tane ne te ardhmen) kane 150-200 milion euro me teper borxh per te lare /pf/images/graemlins/wink.gif

Eshte e pare si qytetat kjo apo si jurist? /pf/images/graemlins/wink.gif
 

pzn

Forumium praecox
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

asht diskutim i pafun dhe nuk po kuptohena. per mua ca thote nji politikan asht mashtrim dhe pike!!!! veni yt dhe imi, qe e duam shum, asht ne nji gjenje mjerane prej ktyne politileshave, kshtu qe nuk kam preference. pra quhet mashtrim. un nuk nrroj kaskete se hy ne ate pakicen qe ka derdhe gjak mos me u ba putan e bolshevikeve, dhe ate import qe sot e paguan 30 miljon, per te njajtten sasi neser paguen 50 miljon e ske ca ban. por di qe sot ka drita ma mire se deri me 3 korrik....e ky asht fakt jo teoria e pulave te pjekuna.
 

MLK

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Diskutimi m'duket se eshte i thjesht fare, s'ka pse me e kompliku.
Nese eshte dhen nje premtim dhe nuk eshte mbajtur, atehre quhet mashtrim.
Per pjesen tjeter nese ti je i kenaqur qe te blihet me dyfishin energjia ne nje kohe qe ne Shqiperi ka 75% te kapacitetit hidrik te pashfrytezuar, e ka 2 vite qe 5-6 projekte jane bllokuar pa asnje lloj preteksi nga kjo qeveri!!
Dmth po blihet energji me 80cents KWh ne nje kohe qe mund te prodhohet ne vend me 30 cents KWh, dhe me 200 milion euro te shpenzuara vetem keto gjashte muaj, mund te kishim ndertuar 2 hidrocentrale te medha, e vitin qe do vinte jo vetem qe do prodhonim kete sasi energjie ne vend, po do kishim hap dhe 4000 mije vende te reja pune....
Llogarite e tjera i ben vet ti, plus qe ke dhe shkrime te tjera sa te dush me siper te kjo teme me kuptu me mire per ato qe nuk i di.
 

MLK

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Austriaket , paralajmerojne per cmime te larta te shitjes se energjise
E Premte, 11 Maj 2007
Ngritja e impantit te madh te prodhimit te Energjise ne Kosove , nga ku do te blihet energji nga vendet e ballkanit duke perfshire ketu edhe Shqiperine pasi linjat e Trasmetimit me Kosoven jane me eficente do te sjelle 5 vjet dhimbje. Ka qene kjo situate e paralajmeruar dje nga Guenter Ofner presidenti I kompanise austriake te energjise “EVN” . Sipas kjo situate do te krijohet pasi cmime I energjise qe do te shitet nga ky impiant gjigant ij prodhimit te energjise do te jete me cmime te larta. Presidenti I kompanise austriake Ofner e ka cilesuar kete nje lajm te keq, por ai ka shtuar se vendetg e Ballkanit duhet te erballen me cmimet e tregut te cilat do te kene nje rritjed shume te shpejte. Me pas sipas kjo te sjelle qe pergjate 5 viteve per vendetg e Ballkanit kjo te shkaktoje dhimbje. Por per “tu lehtesuar “ kjo dhimbje sadopak gjate ketyre 5 viteve, Ofner ka rekomanduar qe qeverite te marrin vendimet e duhura duke normalizuar sistemet e trasmetimit dhe duke rritur kapacitetet e brendshme. Duke ju referuar Shqiperise, perfaqesuesi I “ENV” nenvizoi se ajo gezon potencialae te medha ujore per shfrytezimin e hidrocentraleve te vegjel , ku nderkohe nje nga strategjite kryesore te qeverise realizimi I projekteve koncesionare te HEC-ve. Aktualisht 15 vende evropjane jane duke kryer nje studim per Ballkanin Perendimor, studim ky I cili ka identifikaur nevojat e saj per energji. Sipas ketij studimi rajonit te Ballkanit I nevojiten 30 mije mega vat energji dhe 40 miliarde euro investime te cilat nuk mund te zgjidhen nga vendet ketij rajoni. Detyrimisht kjo situate do te sjelle nje kerkese te larte per blerje energjie ne nje kohe ku nga ana tjeterf mjaftg prodhues gjigande energjie si Bullgari nuk po arrijne te plotesojne nevojat do te cojne ne rritgjen e cmieve. Kjo situate do te thote qe edhe vendi yne te perballet akoma me cmime me te larte te energjise , ose me sakte me cmimet e tregut ne kohen e mungeses se rrjeshjeve ne rajon.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Ore, ku i gjeni kto çmimet e energjis juve me nga 80 ¢ kWh?

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Le véritable coût de l’électricité

Le véritable coût de l’électricité pour les Québécois n’est pas son coût de production, qui a été particulièrement faible dans le passé grâce à un patrimoine naturel exceptionnellement favorable. Le véritable coût, c’est le coût d’opportunité : que pourrait-on faire de mieux avec nos kilowattheures (kWh) si nous ne les consommions pas? À quoi renonçons-nous en les consommant à un prix aussi bas? Ce coût réel se situe autour de 0,10 $ par kWh, le revenu qu’on obtiendrait en les exportant. </div></div>

Source : http://www.iedm.org/main/show_mediareleases_fr.php?mediareleases_id=142

Pra un nuk e di se si ka mundsi që çmimet e elektricitetit në Shqipni jan aq të larta. Si ka mundsi që dikush, një ekonomist p.sh., mos ti bjerë lapsit e mos të kuptojë që çmimi i prodhimit të energjisë është rreth 4-5 ¢ dhe çmimi i shitjes është 30-50 ¢. Pra ekonomitë janë skandaloze në këtë rast. Shteti jon leckaman, nuk interesohet që të rrisë paksa buxhetin e vet?

Dhe MLK, të lutem mos më thuaj që kosto e një kWh në derë të shtëpisë është më e lartë se 7-8 ¢ (7-8 lek) pasi do më detyrosh të të sjell edhe përbërësin e kostos së një kWh të bërë nga HydroQuébec.
 

MLK

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Kondra, çmimet e mesiperme i kam ven une gabim, pasi i mungon nje presje, pra Kwh eshte blere me 3 cents, apo me 8 cents e jo me 30 cents apo 80 cents.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Cmimet e energjise ne shqiperi as koston nuk prekin,duhet besoj ngritje cmimi dhe kompensim nga shteti
 

MLK

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Problemi nuk eshte se nuk prekin koston, pasi normalisht kostot nuk duhet te jene te larta, pasi investimet jane amortizuar me kohe, problemi eshte se shiten nen çmimet e vleres reale te tregut, e kjo perben problem.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Dhe çdo shitje nën vlerën e tregut është humbje fitimi, gjë e keqe fort për shoqëri, qoftë edhe shtetërore. Pra mbetet që çmimi i shitjes të jetë ai i tregut të jashtëm dhe të kompensohen familjet të cilat janë nën një standart të caktuar. Pra energjinë elektrike do e paguajnë kryesisht kompanitë tregtare dhe klasa e pasur, ndofta dhe ajo e mesme (të cilat duhen përkufizuar më parë). Kjo hap edhe derën që në një të ardhme të mund të shesim energjinë e tepërt dhe të jemi konkurues.

Duhet veç ti japësh ca leksione ekonomie Gjergjit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Per cilin Gjergje behet fjale Kondra ?
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Blendi</div><div class="ubbcode-body">MLK mendon se KESH po sabotohet per t'i ulur vleren qe pastaj ta kapin me lire kur ta vete-privatizojne?

Nuk te duket kjo vjedhje tipike alla Genc Ruli? </div></div>
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

U bene plot 2 vjet qe u nderruan qeverite dhe qe atehere nuk ka asnje gje te re per zgjidhjen e krizes. C'fare u premtua per zgjidhjen e krizes ishte thjesht nje mashtrim i rradhes nga ana e Berishes dhe asgje me teper.
Me duket se kodi penal shqiptar parashikon burgim per mashtrimin....
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Nje sistem, periudhe, parti... ndertuar mbi mashtrimin nuk munde te denojne veten e tyre
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Kriza energjetike, Shqipëria harrohet në errësirë


Marrë nga “Financial Times”
18-08-2007

E-mail Print
+ -





“Financial Times”, në një artikull për Shqipërinë, shkruan se bizneset po shkatërrohen nga kriza energjetike
Situata e rëndë, për shkak të paaftësisë së realizmit në kohë të projekteve të ofruara nga donatorët

Bankierët në Tiranë kanë bërë të ditur se kriza energjetike është edhe faktori kryesor, që vendi ka mundur të tërheqë një nivel tepër të ulët të investimeve të huaja dhe turistëve, krahasuar me fqinjët.

E përditshmja e ekonomike e mirënjohur “Financial Times”, në një artikull të saj për Shqipërinë, përshkruan gjendjen tepër të vështirë ekonomike në të cilën po kalon vendi, si pasojë e krizës energjetike. Artikulli i kësaj gazete për Shqipërinë, fillon me përshkrimin e vështirësive të përditshme të një shitësi akulloresh. “Murat, një shitës akulloresh në qendër të Tiranës, është i pakënaqur me situatën e rëndë energjetike. Atij i duhet që të mbajë ndezur gjeneratorin për të furnizuar biznesin e tij me anergji, në një kohë që të ardhurat e tij ulen ndjeshëm”,- sqaron në artikullin e saj “FT”. Këtij shitësi të vogël, i kushton mbajtja e gjeneratorit ndezur në një ditë rreth 60 euro. Të gjitha bizneset në vend, sipas “FT”, janë duke u përballur me një situatë tepër të vështirë, ku energjia në vend mungon 6-8 orë në qytete dhe deri në 20 orë në fshatra.

Për shkak të një dimri të thatë, aktualisht prodhimi vendës i energjisë është ulur me rreth 30% gjatë një viti. Bankierët në Tiranë kanë bërë të ditur se kriza energjetike është edhe faktori kryesor, që vendi ka mundur të tërheqë një nivel tepër të ulët të investimeve të huaja dhe turistëve, krahasuar me fqinjët. Ndërsa, kryeministri i vendit, Sali Berisha ka bërë të ditur për “Financial Times” se, “ne po përballemi me një situatë emergjente. Por ne jemi duke marrë masat e duhura për një zgjidhje të shpejtë, ndërsa ka një interes në rritje për investime në sektorin e energjisë”.

Shqipëria importon rreth 6 milionë kWh në ditë energji, ndërsa në vend prodhohen edhe rreth 6 milionë kWh të tjera. Por çmimet e importit të energjisë janë rritur me rreth 50%, për shkak të ofertës të ulët të energjisë në Ballkan. Bullgaria, eksportuesi më i madh në Ballkan, ka ulur eksportin e energjisë me 2/3 gjatë vitit të fundit, për shkak të mbylljes së dy njësive të centralit bërthamor Kozlodoy, një detyrim ky i anëtarësimit në BE. Shqipëria, një eksportues i energjisë gjatë sistemit komunist, u përball me kufizime të energjisë për shkak të rritjes së kërkesës së popullsisë, që shkoi në rreth 3.5 milionë banorë.

Kritikat ndaj qeverisë thonë se situata është rënduar, për shkak të paaftësisë administrative për të shpejtuar projektet e financuara nga ana e donatorëve dhe Bashkimit Evropian në fushën e energjisë. Një nga shkaqet kryesore të kësaj situate është korrupsioni që ka përfshirë vendin. Mirëpo, kryeministri Berisha shpalos ofertat e tij për t’u treguar miqësor me investitorët, me nismën e qeverisë për një taksë korporative prej 10% dhe lehtësirave administrative. Projektet me një vlerë prej 3 miliardë eurosh mund të financohen vetëm nga kompanitë private, të ofruara për investitorët ndërkombëtarë me një afat koncesionar prej 25 vjetësh, për ndërtimin e hidrocentraleve të reja në vend. Gjithashtu muajin e kaluar, Shqipëria lidhi një marrëveshje prej 42 milionë eurosh me Malin e Zi, për të ndërtuar një linjë prej 400 KV, për të mundësuar rritjen e importeve. Një nga mundësitë e paraqitura nga KESH për furnizimin në këtë situatë krize, është që të instalohen disa dhjetëra gjeneratorë me një kapacitet prej 800 MË, në Tiranë dhe në qytete të tjera, për të siguruar energjinë gjatë verës së ardhshme. Por, kryeministri Berisha ka bërë të ditur se, “ne besojmë se, pas 4 viteve të ardhshëm do të jemi ndër vendet që do të eksportojnë energji dhe se ai beson në realizimin në kohë të projekteve të hidrocentraleve në vend”.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Ku osht ai pzn qe na thoshte na e rregullo Sala problemin e krizes /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smash.gif

Plani i ri i Rulit, 4 TEC-e të lëvizshme zgjidhin krizën


Isuf Kurtaj
28-08-2007


E-mail Print
Komentet Komenti juaj + -



Genc Ruli



Në kulmin e krizës energjetike, ministri i Energjetikës, i ekzaltuar për të kaluar krizën flet për TEC-e lëvizëse në Vlorë. Kështu qeveria në pamundësia për të rritur importin e energjisë në periudhë afatshkurtër është detyruar të kërkojë rrugë të tjera për zbutjen e situatës së rënduar energjetike. Sipas burimeve zyrtare, ministri i Energjetikës, Genc Ruli, i ka kërkuar disa kompanive të huaja dhe shqiptare që të paraqesin zyrtarisht ofertatpër të instaluar në vendin tonë grupe të lëvizshme diesel, të cilën prodhojnë duke përdorur si lëndë të parë naftën. Mësohet se së shpejti do të instalohen 4 termocentrale të lëvizshme në vende të ndryshme, që së bashku kanë një kapacitet të barabartë me atë të TEC-it të Vlorës, prej afro 100 megash. Në total prodhimi i tyre arrin në 2.4 milionë kilovat orë në ditë, çka do të ishte një ndihmë e madhe për KESH-in në përpjekjet e saj për të ruajtur rezervat vendëse të energjisë. Por problem mbetet kostoja e lartë e prodhimit të energjisë nga këto termocentrale. Ekspertët thonë se 1 kilovat orë energji e prodhuar nga TEC-et e lëvizshme ka një kosto më të madhe se 10 lekë. Aq më tepër edhe furnizimi me naftë i tyre është shumë i vështirë. Importuesit e mëdhenj të naftës në vend nuk mund të garantojnë furnizimin e tyre brenda një kohe të shkurtër për shkak të rezervave të pakta që kanë aktualisht. Duke u nisur nga kjo, sipas ekspertëve të energjetikës, qeveria u ka kërkuar kompanive të mëdha të naftës që të porosisin sa më shpejtë që të jetë e mundur sasi të mëdha karburantesh që do të përdoren si lëndë e parë për prodhimin e energjisë nga TEC-et e lëvizshme.
Me 4 termocentrale zgjidhet

Sipas burimeve zyrtare 4 termocentralet që do të ndërtohen në një distancë prej rreth 8 km larg qytetit të Vlorës, dhe për më tepër që do të jenë dhe lëvizës, kjo sado pak do i qetësoj qytetarët e Vlorës. Këto investime parashikohen të punojnë me naftë të distiluar dhe do të ketë një kapacitet prej 90 MW, me vlerë 100 milionë dollarë, në një zonë shumë herë më të vogël se ajo e TEC-it të madh, i cili zë një hapësirë prej 6 hektarësh, rreth 6 km në veri të Vlorës. Sipas burimeve zyrtare, zona ku do të ndërtohet është përdorur për shumë vite si një terminal nafte. Projekti mbështetet nga vetë qeveria shqiptare, duke u ndihmuar dhe nga kredit që pritet t'i japë IDA (Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim) e Bankës Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), dhe Banka Evropiane e Investimeve. Sipas burimeve këto TEC-e mendohen të plotësojnë mbi 30 % të nevojave të vendit. Sasia vjetore e energjisë që Shqipëria mund të prodhojë sot është 4,000 gwh, ndërsa kërkesa është 6,800 gwh. Me rregullimin e 4 TEC-e qeveria mendon të përmbushë në njëfarë mënyre nevojat emergjente. Referuar Bankës Botërore, kriza energjetike në Shqipëri është kryesisht rezultat i faktit që vendi siguron 95 për qind të energjisë nga hidrocentralet, e cila pakësohet në vite me thatësirë, kur rezervuarët pakësohen dhe turbinat s'mund të prodhojnë sasinë e duhur të energjisë. Para vitit 1997, Shqipëria prodhonte mjaftueshëm energji për të plotësuar nevojat e brendshme, si dhe të eksportonte në vendet fqinje. Por kërkesa për energji elektrike është rritur katër herë krahasuar me fillimin e viteve '90, ndërsa mirëmbajtja e keqe e pajisjeve dhe shirat e pakta e kanë përgjysmuar sasinë që prodhohet. Ndërsa ka shumë përfitime, hidrocentralet janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të motit dhe cikleve të thatësirës. Sipas BB, Shqipëria ka vendosur të diversifikojë burimet e prodhimit të energjisë. Termocentralet do të ndihmonin në furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike, që do të përmirësonte kërkesën në rritje për energji në Shqipëri. Megjithatë, sipas Bankës Botërore edhe sikur termocentralet të fillonin punë nesër, ata do te plotësonte vetëm 30 për qind të nevojave të paplotësuara të kërkesave për elektricitet në Shqipëri. Sipas specialistëve rregullimin i 4 termocentraleve lëvizëse, që janë vetëm një ide e Rulitdhe TEC-i i madh që tashmë ka filluar të ndërtohet, Shqipëria do të gjente rehati sa i përketkrizës së dritave
 

DriniS

Ecejak
Re: Shqipëria pranë errësirës

Jepini njehere e mire drejtim hidrocentraleve te vegjel, investoni ne importimin e paneleve solare dhe mullinjve te eres, dhe pastaj flasim per ato tecet e levizshem qe na qenka zgjidhja e vetme.
Po ky TECi i Vlores sikur do punonte me gaz, apo ka dale i shtrenjte gazi dhe e nderruan ne nafte?
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

I bashkohem drinit, gjithe keto pallate te reja, pse nuk i subvencjonuan investitoret per te montuar sisteme me panele diellore per drite dhe uje te ngrohte, por vazhdojne te propozojne "arrna" lart e poshte!
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Mos harrojme se ne dimer te 2005-ses, kur Shqiperia u fut ne krize te thelle energjitike Genc Ruli deklaroi ne media se pergjegjesia e plote per krizen binte mbi te. Sot pas dy vjet e gjysem, kemi po te njetin person qe eshte minister i energjitikes qe po na çon krize pas krize e as populli e as qeveria ne fuqi as nuk e permendin fare kete fakt e te kerkojne doreheqjen e ketij ministri te pa afte, po na duhet te degjojme dhe "strategjine" e tij per daljen nga kriza !!!

Qe nga marrja e pushtetit, nuk ka asnje lloj reforme, strategjie, vizioni per energjitiken shqiptare.
E vetmja gje qe degjojme jane tenderat per importin e enrgjise per nxjerrjen e vendit nga kriza.

E kam shkruar dhe me siper kete fakt, po qe nga viti 2005, ç'fare ka bere qeveria dhe Genc Ruli per projektin e 2 hidrocentraleve te Bratiles qe duhej te beheshin nga kompania shteterore islandeze me koncesion ?!

Kishte mbetur vetem per tu negocjuar kontrata ne ate kohe, dhe çdo gje ishte gati !!! Sot ky projekt eshte i bllokuar nga Genc Ruli pasi nuk i eshte ofruar kokerr leku si komision, e pa korrupsion nuk behen projekte as ne qeverine e Nanos e aste Sales, kjo eshte e verteta
 
Top