Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite
E Shtune, 09 Dhjetor 2006
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike dje grafikun e nderprerjeve te energjise ne rang vendi. Oraret e reja do te variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Serish zonat me te penalizuara jane ato te veriut te vendit, ku kufizimet arrijne maksimumin

Fatjon Ferko

Kufizimet e energjise elektrike ne qytet dhe ne fshatra u rikthehen oreve te gjata. Dje, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike oraret e nderprerjes se energjise elektrike per te gjithe vendin, qe variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Tashme vendi i eshte rikthyer krizes energjetike, duke iu nenshtruar oreve te gjata te kufizimeve te energjise. Kryesisht qytetet do te vuajne 4 ore ne dite mungesen e energjise elektrike, ndersa fshatrat do te jene me te penalizuarit. Ashtu si edhe vitin e kaluar, zona e veriut te vendit do te kete kufizimet me te thella, qe arrijne ne 19 ore ne dite. Megjithese nuk eshte deklaruar, duket se edhe kete vit kriteri perzgjedhes eshte niveli i arketimeve. Ndryshe nga vitet e tjera, gjate ketij dimri, Tirana do te jete nje nder qytetet qe do te vuaje rreth 4 ore ne dite mungesen e energjise. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it, mesohet se keto kufizime do te jene provizore, pasi pritet te rritet sasia e energjise se importuar. Megjithate, oraret e kufizimeve kane pak gjasa te ndryshojne, duke pare situaten e prodhimit te energjise ne vend.

Qytetet qe jane permendur nga KESH-i, si qytetet me te rregullta te pagesave te energjise elektrike kane vetem 2 ore kufizime ne dite, ndersa rrethet e veriut arrijne ne rreth 19 ore. Gjithashtu, faktor tjeter qe ndikon ne percaktimin e orareve te kufizimeve eshte edhe niveli i humbjeve ne rrjet te energjise.

Rrethet e veriut te Shqiperise do te vuajne me teper mungesen e energjise elektrike. Sipas vendimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, rrethet veriore te vendit si Tropoje, Kukes, Has dhe Shkoder do te kene nga 6 deri ne 9 ore kufizime te energjise elektrike. Per te rritur oraret e furnizimit me energji, KESH-i vuri si kusht pagimin e faturave, por ne shume pak rrethe u vu re rritje e arketimeve, ndersa ne veri pagimi i faturave qendron ne nivelet me minimale.

Alternimi i orarit te kufizimit te energjise eshte bere nje pjese paradite dhe nje pjese pasdite, por ka edhe zona qe nuk do te kene fare energji gjate oreve te nates. Nuk dihet ende se sa do te ndryshojne keto orare gjate diteve te ardhshme, por gjithcka mbetet ne varesi te importeve, pasi prodhimi vendas varet vetem nga reshjet e shiut.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Prit dhe vetem 24 ore, se do ta moresh vesh /pf/images/graemlins/laugh.gif e gatit baca Sale at pune /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Specialistët, faktor nxitës në moskthimin e kredive, mbetet kriza energjetike



Shumë specialistë të kredisë, vlerësojnë krizën energjetike si kërcënuese për të ardhmen e aktivitetit ekonomik e financiar të bizneseve, dhe si rezultat edhe për kthimin e kredisë. Studimi është realizuar nga ana e Bankës së Shqipërisë, gjatë muajit janar 2007, ku si objektiv ka qenë vrojtimi mbi aktivitetin depozitues dhe atë kreditues pranë bankave tregtare, për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2006. Ky vrojtim, ka për qëllim të mbledhë opinionet e specialistëve, mbi zhvillimet më të fundit të aktivitetit kreditues dhe depozitues. Në vrojtimin e muajit janar 2007, janë përfshirë opinionet e rreth 86 specialistëve në fushën e depozitimit dhe 93 specialistëve në fushën e kreditimit. Sipas opinioneve të specialistëve të bankave, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2006, ka pasur një rritje në vlerësimin e rrezikut të kredisë.

Biznesi i vogël, kriza energjetike mbjell falimentin

Përshpejtimi i kredisë dhe në veçanti, angazhimi i bankave për plotësimin e kërkesave për fonde të biznesit të vogël dhe të individëve, i ka bërë ato të vetëdijshme për rritjen e rrezikut të kredisë. Krahas rritjes së nivelit të kreditimit, shumë specialistë të kredisë vlerësojnë krizën energjetike si kërcënuese për të ardhmen e aktivitetit ekonomik e financiar të bizneseve, dhe si rezultat edhe për kthimin e kredisë. Po kështu, acarimi i klimës politike, si dhe mungesa e regjistrit të kredive, gjykohen si faktorë që kanë ndikuar në rritjen e rrezikut të kredisë. Nga specialistët e kredisë, është pohuar se politikat agresive të bankave për të ruajtur dhe zgjeruar pjesën e tyre të tregut, mund të çojnë dhe në dhënien e kredive jo shumë mirë të studiuara.

Por, nga ana tjetër, është pikërisht tregu i kredive për biznesin e vogël dhe individët, që ka edhe rritjen më të madhe gjatë 6 muajve të fundit. Kjo, edhe për faktin e thjeshtë, se biznesi i madh e ka pasur më të lehtë që të marrë kredi në bankë, ndërsa tashmë rritja e konkurrencës ka bërë që energjitë të drejtohen si segmente të reja. Nga shpërndarja e opinioneve të analistëve të kredisë, vihet re se, më e dallueshme rritja e kërkesës për kredi gjatë 6 muajve të fundit, është nga biznesi i vogël dhe nga individët. Faktori kryesor që ka çuar në rritjen e kërkesës nga këto grupe, është lehtësimi i procedurave dhe i politikave për miratimin e kredisë.

Kushtet lehtësuese të kredisë bankare janë shoqëruar edhe nga një nevojë

në rritje e vetë bizneseve, për të financuar investimet fikse dhe ato për kapital qarkullues. Ndërkohë, numri i opinioneve për një rënie të kërkesës për kredi nga biznesi i madh, është i konsiderueshëm. Konsolidimi i biznesit të madh dhe statusi aktual i zhvillimit të tij, mendohet se ka ulur kërkesën për financim nga sistemi bankar.

Interesat e kredive, rritje në 2007

Përshpejtimi i mëtejshëm i kreditimit, pritet të shoqërohet me rritjen e normës së interesit të kredisë. Një opinion i tillë, i dhënë nga ana e 160 bankierëve të marrë ne testim, tregon se gjatë këtij viti, të gjithë duhet të paguajnë më shumë për koston e parasë, pra interesin. Rritja e normave të interesit të kredisë në përgjithësi, është në përgjigje të rrezikut më të madh që mbart kredia. Analistët e bankave shprehen më të bindur për rritjen e kredisë në lekë, krahasuar me atë në valutë. Kjo, sepse normat e interesit të kredisë në lekë, mendohet të hreflektojnë edhe politikën shtrënguese të Bankës së Shqipërisë. Kredia në valutë do të vazhdojë të hreflektojë ecurinë e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare, të cilat priten që kryesisht të ruajnë të njëjtat nivele.
 

elviskelmendi

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Taktika te sofistikuara te tilla te sofistikuara jane ndjekur nga pozita historikisht gjate gati 2 dekadave demokaraci qe gezon kombi jone.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Ritja e riskut ne treg per kredite e dhena nga bankat, drejton automatiksht gjithe ekonomine prane krizes. E nese sistemi bankar futet ne krize te thelle, gjithe ekonomia shqiptare rrezikon te shembet.
Kriza e 97-tes ishte krize ekonomike, kishte bazen ne zhdukjen e qindra milonave euro nga xhepat e shqiptareve e nuk kishte lidhje me politiken.
Uroj qe nje krize e tille mos te riperseritet.
Aktualisht qeveria shqiptare ka ne dore mekanizma teper relativisht te thjeshte qe ti japi nje shtytje tjeter ekonomise shqiptare.
Mjafton per kete qe te hapi bisedat per ndertimin me konçesion te dia HEC-ve si Kalivaçi, Bratila, Bushati apo dhe Banja, te cilet do te krijonin nje mundesi prodhimi energjitik prej 500MW per vendin tone.
Do ti jepnin nje oksigjen te domosdoshem dhjetra firmave te ndertimit ne vend te cilat aktualisht po merren vetem me ndertim pallatesh (aktiviteti ne ndertimet e pallateve po bije pasi lejet po behen me pikatore).
Vetem ato 4 HEC do te kishin nje investim direkt prej 650 milion euro, e gjysma e ketij investimi do te shkonte direkt te ne xhepat e kompanive shqiptare per krahun e punes e lendet e para.
Do te hapeshin rreth 6000-8000 vende te reja pune, nga te cilat, arka a sigurimeve shoqerore qe eshte ne prag te falimentimit do te merte nje oksigjen te domosdoshem.
Pra Sali Berisha ka ne dore qe ti japi oksigjenin e duhur ekonomise shqiptare, problemi eshte se asnje prej nesh nuk e di arsyen per te cilen ai nuk e ben kete pune, nga padituria, nga keqinformimi i keshilltareve apo ministrave te kabinetit te tij apo ka plane te tjera ne koke!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

MLK ti vete e ke thene qe BB ben presion per keto investime. Sala eshte burre /pf/images/graemlins/smash.gif po para te huajve dhitet ne breke. /pf/images/graemlins/laugh.gif

P.S: Sala nuk ka keshilltare, keshilltaret e tij i keshillon vete ai. /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Votuat per PS, rrini pa drita tani qafira.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Problemi eshte se populli nuk ka votuar per BB-ne, po per Salen! Keshtu qe BB-ja perveç rekuperimit te fitimeve mbi parate qe ka investuar nuk ka asnje qellim tjeter ne Shqiperi. Ai qe pergjigjet per gjendjen eshte Sala.
 

ados

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

me te vertete, a kane keta njerez ndonje plan per te zgjidhur problemin e energjise , vera po afron, dhe nuk mund te presin turizem nqs nuk ka energji..Sic duket njerezit votojne vetem ne baze te problemit te energjise.Kush u siguron drita qendron, nqs jo udha e mbare. Them se Berisha i humbi zgjedhjet vetem per kete gje.Keshtu besoj se Rama e ka kuptuar ku calon puna.JEPI DRITA ketij populi qe te jetosh ne fuqi..
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Problemi i dritave eshte ne dore te KESH-it, te strategjise per energjitiken qe varet nga Ministria e Ekonomise dhe Energjitikes dmth ne dore te qeverise.
Per strategjine e energjitikes, do tju kujtoja qe Berisha nuk ka, kjo per faktin se Berisha kur lexoi strategjine e "tij" sapo mori pushtetin, deklaroi se strategjia qe ai dhe qeveria e tij kishin hartuar per zgjidhjen e krizes, ishte komplet ndryshe nga ajo e qeverise se Nanos.
Te nesermen te Top Channel, u transmetua nje video e fjalimit te Nanos dhe e Berishes mbi strategjine per zgjidhjen e krizes dhe perveç fjaleve te fundit ku Berisha deklaroi se strategjia e tij ishte komlet e ndryshme nga ajo e Nanos dhe qeverise se tij, pjesa tjeter ishte identike /pf/images/graemlins/laugh.gif
Aty Berisha kuptoi se kishte lexuar para elektoratit shqiptar strategjine e perpiluar nga qeveria Nano /pf/images/graemlins/laugh.gif
Disa dite me vone u pushuan nga puna Gazmend Daci (keshilltari per energjine i Genc Ruli-t) i cili i kishte dhene Berishes nje kopje te strategjise qe kishte gjetur ne kompjuterat e Ministrise dhe ajo kopje ishte e mare nga Strategjia e Nanos /pf/images/graemlins/laugh.gif
Pra kjo tregon qarte, se as Berisha e as Ruli se kane idene se ç'fare po behet me energjitiken ne Shqiperi /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ky fakt te ben te qeshesh dhe te qash ne te njeten kohe, pasi tregon hapur se qeveria ne fuqi po tallet hapur me popullin dhe hallet e tij.
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Degjova dje qe shteti shqiptar, harxhon 400 mije euro cdo dite vetem per energjine elektrike. Gjate pushtetit te PS shteti fitonte nga energjia elektrike. Imagjinoni sa c'mund te behet me 400 mije euro cdo dite ne nje qytet, fshat apo metropol shqiptar... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

E paske degjuar mire Neritan Ceken dje ne Top Shoq /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Nderkohe dje Keshilli Mbikqyres i KESH shkarkoi Andi Belin nga posti i Drejtorit te Pergjithshem.
Ne vend te tij me shume mundesi do te caktohet zv. Ministri aktual i Ekonomise & Energjitikes, Gjergj Bojaxhi.
 

ados

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

do keni drita atje...
thats the question..?
kush iken dhe vjen nuk ka aspak rendesi.... /pf/images/graemlins/smash.gif
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

un mas zgjedhje ashtu si dhe para zgjedhjeve kam pas drita 24/24 ore...
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Me ne fund nje vendim i sakte i Berishes. Gjergj Bojaxhi eshte me i miri qe mund te gjente. Si duket, vetem tani po e merr seriozisht pushtetin Berisha
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Gjergji Bojaxhi eshte djale me integritet, punetor dhe nga te vetmit qe nuk eshte i perfolur per afere aktualisht.
Gjithesesi duke qene zv minister i ngarkuar per energjitiken gjate nje viti e gjysem, pasiviteti i tij ne negocjimin e kontratave per ndertimin e HEC-ve te reja me koncesion, i le ne kurriz nje pjese te pergjegjesise.
Ne pune nuk mjafton te jesh vetem i ndershem dhe puntor, por duhet te jesh dhe rrezultativ, e ne ketedrejtim Bojaxhi ka len per te deshiruar.
Per tu vleresuar eshte apo jo pozitive, do te ishte interesante te njihej silesia e strategjise qe ai do te prezantoje per te dale nga kriza ku ndodhet energjitika shqiptare, pasi ta lexojme atehere mund dhe te gjykojme.

Le te shpresojme qe ti sjelli diçka pozitive problematikes energjitike shqiptare.
 

ados

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Mlk...nje lule nuk sjell pranveren..
Vera po vjen, turistet priten te vijne.... A ke parasysh nese nuk ka energji si do funksionojne gjitha ato biznese....
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Fatkeqesisht, ne kete periudhe rezervoiret (liqenet) e hodrocentraleve te verout duhet te ishin ne kuotat maksimale, rrezervat e bores ne male jane teper te ulta nga rreshjet e pakta, keshtu qe nuk e di mbi ç'fare baze e ka mare KESH-in per siper Bojaxhi, po per 2 vjet gjendja do te jete teper e nderlikuar e nese vazhdohet me te njeten politike, kriza akoma me e thelle.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

Bojaxhi: dritat në dorë të zotit

As drejtori i ri i KESH nuk konfirmon dot dëshirën e Berishës për 24 orë drita

Altin Xhikneli

KESH nuk merr përsipër furnizimin me energji 24 orë. Këtë deklaratë Gjergj Bojaxhi e ka bërë gjatë prezantimit tij të parë në media si drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Eksperienca amerikane duket se ka lënë gjurmë në sjelljen në publik të menaxherit të Korporatës Elektroenegjetike, i cili dje ka qenë i shoqëruar nga dy vajzat dhe bashkëshortja përpara daljes para gazetarëve.

24 orë drita, mision i pamundur
Kreu i KESH u shpreh se ardhja e tij në KESH nuk është furnizimi me energji 24 orë, por mirëmenaxhimi i asaj që mund të menaxhohet. “Korporata nuk do të marrë përsipër do bjerë apo nuk do të bjerë shi, korporata merr përsipër që ato burime që ka ti përdor në mënyrën më efiçente dhe ti mirëmenaxhoj, kjo është përgjegjësia ime dhe e ekipit drejtues që unë do të kem”-tha Bojaxhi. Por në të njëjtë orë me deklaratën e drejtorit të ri të KESH, kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, bëri të ditur se misioni i drejtorit të ri të KESH-it është 24 orë drita brenda vitit 2007, një premtim i kahershëm i qeverisë. “Po, objektivi ynë sigurisht është i njëjtë me të qeverisë: të mundësojmë furnizimin pa ndërprerje me energji të konsumatorit shqiptar. Siç e thashë edhe më parë unë nuk e marr përsipër në do të ketë ujë në kaskadë apo jo dhe jam i qartë besoj”, u shpreh ai. Angazhimi i Bopjaxhiut është që të marrë përsipër që asetet ekzistuese të mirëmenaxhohen që të mund të japin maksimumin e tyre. “Unë mendoj që është akoma e mundur që në fund të 2007 ekonomia dhe konsumatorët shqiptarë të kenë energji pa ndërprerje por siç e thashë edhe më parë 70 ose 60 % varet nga ritmi i konsumit, konsumi varet nga prodhimi dhe ky varet nga reshjet. Kushdo që mund të pretendojë se mund ti kontrollojë dhe mund të japë siguri 100% se si do jenë reshjet mund ta bëjë, unë nuk e bëj dot”, theksoi drejtori i KESH-it.
Varësia nga rreshjet
Duke shpjeguar se sistemi ynë energjetik është tërësisht i varur nga reshjet, drejtori i KESH tha se nuk mund të japë garanci për periudhën në vazhdim nëse situata hidrike do të jetë kjo aktuale. “Sistemi ynë është një sistem i bazuar hidrik dhe si i tillë fatkeqësisht duam apo s’duam varet edhe nga reshjet apo prurjet në kaskadën e Drinit. Duke marrë parasysh që deri tani malet janë pa borë ose pothuaj pa borë nuk është një fillim i mbarë pranvere ose dalje nga dimri. Kjo do të thotë që do të jetë tepër e nevojshme që gjatë sezonit të verës të ketë reshje të vazhdueshme”. Bojaxhi shpjegoi se gjatë një viti mund të importohet vetëm, 2.4 miliardë kilovatorë energji dhe se pjesa tjetër duhet të kompensohet me prodhim të brendshëm i cili varet nga prurjet në kaskadën e Drinit. Por kjo sasi nuk është e mjaftueshme për furnizimin me energji elektrike 24 orë, pasi konsumi vjetor pa ndërprerje të energjisë elektrike është 9 miliardë kilovatorë në vit, nga 2.4 që mund të kompensohet me import. “Nga kjo përgjegjësi maksimumi që mund të importohet në Shqipëri gjatë një viti është 2.4 miliardë kWh dhe ajo që unë garantoj është që kjo sasi do të importohet dhe do të gjenden mënyrat për të impotuar. Pjesa tjetër e ekuacionit ka të bëjë me prurjet që nuk i kontrollon dot as qeveria, as koorporata as kusht tjetër”.


Linjat e reja
Drejtori i ri i KESH, është shprehur qartë se nuk do të marrë përsipër që rreth 60% e energjisë që duhet të prodhohet në vend nga burimet hidrike. Ai u shpreh se “deri sa ne të ndërtojmë lidhje të reja transmetimi me vendet fqinj- dhe këtu përfshihet edhe linja 400 MWh me Malin e Zi - të ndërtojmë burime të reja prodhuese ekuacioni do të jetë ky: sasia më e madhe që mund të importohet dhe ajo çka do të prodhohet nga kaskada e Drinit që ne e dimë se nga kush varet”.

E Enjte, 15 Mars 2007

Do te ishte interesante qe te krahasoheshin premtimet elektorale te Berishes, me gjendjen dhe mundesite e verteta te KESH-it. E nese benim diçka te tilla, Berisha duhet te dergohet perpara gjyqit per mashtrim ndaj popullit shqiptar.
 

ados

Primus registratum
Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

si ka mundesi ky idiot te dali dhe te premtoj 24 ore drita..hajde koke maloku hajde
 
Top