Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite
E Shtune, 09 Dhjetor 2006
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike dje grafikun e nderprerjeve te energjise ne rang vendi. Oraret e reja do te variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Serish zonat me te penalizuara jane ato te veriut te vendit, ku kufizimet arrijne maksimumin

Fatjon Ferko

Kufizimet e energjise elektrike ne qytet dhe ne fshatra u rikthehen oreve te gjata. Dje, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike oraret e nderprerjes se energjise elektrike per te gjithe vendin, qe variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Tashme vendi i eshte rikthyer krizes energjetike, duke iu nenshtruar oreve te gjata te kufizimeve te energjise. Kryesisht qytetet do te vuajne 4 ore ne dite mungesen e energjise elektrike, ndersa fshatrat do te jene me te penalizuarit. Ashtu si edhe vitin e kaluar, zona e veriut te vendit do te kete kufizimet me te thella, qe arrijne ne 19 ore ne dite. Megjithese nuk eshte deklaruar, duket se edhe kete vit kriteri perzgjedhes eshte niveli i arketimeve. Ndryshe nga vitet e tjera, gjate ketij dimri, Tirana do te jete nje nder qytetet qe do te vuaje rreth 4 ore ne dite mungesen e energjise. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it, mesohet se keto kufizime do te jene provizore, pasi pritet te rritet sasia e energjise se importuar. Megjithate, oraret e kufizimeve kane pak gjasa te ndryshojne, duke pare situaten e prodhimit te energjise ne vend.

Qytetet qe jane permendur nga KESH-i, si qytetet me te rregullta te pagesave te energjise elektrike kane vetem 2 ore kufizime ne dite, ndersa rrethet e veriut arrijne ne rreth 19 ore. Gjithashtu, faktor tjeter qe ndikon ne percaktimin e orareve te kufizimeve eshte edhe niveli i humbjeve ne rrjet te energjise.

Rrethet e veriut te Shqiperise do te vuajne me teper mungesen e energjise elektrike. Sipas vendimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, rrethet veriore te vendit si Tropoje, Kukes, Has dhe Shkoder do te kene nga 6 deri ne 9 ore kufizime te energjise elektrike. Per te rritur oraret e furnizimit me energji, KESH-i vuri si kusht pagimin e faturave, por ne shume pak rrethe u vu re rritje e arketimeve, ndersa ne veri pagimi i faturave qendron ne nivelet me minimale.

Alternimi i orarit te kufizimit te energjise eshte bere nje pjese paradite dhe nje pjese pasdite, por ka edhe zona qe nuk do te kene fare energji gjate oreve te nates. Nuk dihet ende se sa do te ndryshojne keto orare gjate diteve te ardhshme, por gjithcka mbetet ne varesi te importeve, pasi prodhimi vendas varet vetem nga reshjet e shiut.
 

olololol

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Mua me habit fakti se gjirokastra ka 24/24 !!
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

pse te habit ky fakt ty? nese shteti yt nuk eshte i zoti te te furnizoje me energji...shtetet kufitare mund ta bejne shume mire...edhe Tropojen le ta marr ne dore Kosova a Mali i Zi...ose ose le te shkojne gjithe popullsia e vendit ne Gjirokaster...per te kaluar dimrin me drita dhe ngrohje...
 

MLK

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Ajo qe me habit mua eshte fakti se kur ne qeveri ishte e majta, veriu ngrihej e thoshte qe po na presin dritat e persekutojne se jemi demokrate /pf/images/graemlins/laugh.gif Po tani qe e ka PD-ja si do thone, kush u a ka fajin! /pf/images/graemlins/angel.gif

Qe nga koha qe PD-ja ka mare pushtetin, gjeja e pare qe beri ishte nderrimi i drejtorit te pergjithshem te KESH-it, te stafit te tij, te drejtorave....ne nje kohe qe Kesh kishte arritur sadopak stabilitet.
C'fare po ndodh sot pas nje viti nga emerimi i njerezve te PD-se?!
Gjendja eshte me te vertete katastrofike, pasi nuk eshte ber asgje, perveç vjedhjeve disa milioneshe per blerjen e energjise e cila u denoncua hapur dhe ne media (ne veçanti nje emision te Vizion Plus nga Artur Cani).

Perse Berisha pengon te ndertohen Hidrocentrale me koncesion, ne nje kohe qe vendi eshte ne krize te plote energjitike?!
Perse ministria e Ekonomise dhe Energjitikes ka bllokuar prej me shume se nje vit negociatat per fillimin e punumeve per Kalivaçin, Bratilen, Skavicen?!
Si do ti pergjigjet biznesit shqiptar per demet qe do ti shkaktoje Berisha dhe qeveria e tij, po te semureve neper spitale, po femijeve qe duhet te mesojne ne shpi e sdo kene drita e sdo ngrohen dot ne mes te dimrit?
Si do ti pergjigjet investitoreve te huaj qe u shiti moton "Shqiperia 1 euro" qe u a shita kaq lire pasi nuk ka drita? /pf/images/graemlins/angel.gif
 

mostro

Putraku
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

O zot sa turp kur nigjo gjona te tilla....hajt mesjet hajde..akoma diskutohen dritat..gjeja me elementare.....ene ju rrota ankoheni pse greqia na jep nenshtetesine..
 

MLK

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Kesh bleu energji dje me prokurim te drejtperdjrjte /pf/images/graemlins/angel.gif
Per te njetin veprim, vete Berisha nje vit me pare, ngrinte parlamentin shqiptar ne kembe duke akuzuar per korrupsion, mafje, pastrim parashe....
Ka disa pjesemarres ketu ne forum qe i dalin ne krah per çdo gje Berishes /pf/images/graemlins/booki.gif te cilet do te na mund te shpjegojne se ç'fare po ndodh me te vertete aktualisht ne Shqiperi /pf/images/graemlins/angel.gif Ku shkuan premtimet qe sdo te kete me prokurime publike pa tender? Ku shkoi premtimi drita 24 ore /pf/images/graemlins/angel.gif
 

llapaqeni

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne di

mlk une se mor vesh vallai si pretendon ti 24 ore energji nga cdo lloj qeverie kur ne jemi kafshet e vetes son..

e shperderojm energjin.e vjedhim.pastaj cdo qeveri te vij..Berisha.Rama.ose edhe skendergjinushi po ato punonjes kemi dhe po ato probleme do kemi..kshu qe kemi 18 vjet qe jetojm me kete gjendje pse habiteni akoma
 

MLK

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne di

Lllapaqeni, me vjen keq po une per vete se fus veten te "ne" qe sjell ti si shembull!
Nuk njof ndonji ka fisi im, nga te afremit e mij te mos paguaj energji, as te vjedhi energji, por e paguajne prej dhjetra vjeçaresh /pf/images/graemlins/wink.gif
Keshtu qe pretendoj qe çke me te te kem energji, dhe ai qe genjen ne mes te dites duke premtuar se do te kete drita 24 ore, duhet te mbaj pergjegjesi per kete, pasi nuk e detyroi njeri te genjete, e mashtrimi ka dhe pasoja me duket /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne di

Problemi i energjise eshte me i mprehte se kaq.
Problemi i energjise eshte jo vetem ne shqiperi por gjithkund dhe eshte nje prej problemeve kryesore sot ne bote.
Sigurisht qe ne Shqiperi eshte me i mprehte per vete faktin se ketu diskutohet per energjine thjesht per banoret, nderkohe qe bota e ka problemin per industrine.
Megjithate, te pakten per kete vit ka patur probleme serioze per energjine ne te gjithe rajonin.

Problemi i shqiperise eshte disi i vecante per disa arsye.
Se pari rreth gjysma e energjise se prodhuar humb rruges ne rrjet si pasoje e amortizimit te rrjetit, por edhe si pasoje e faktit qe hidrocentralet kryesore ndodhen ne veri dhe energjise i duhet te pershkoje gjithe ate rruge per te zbritur ne jug, ku normalisht nje pjese e mire konsumohet ne tela, te cilet luajne rolin e rezistences.
Se dyti eshte problemi me energjine e papaguar dhe sidomos me energjine e vjedhur
Se treti eshte problemi me mungesen e prodhimit te energjise me mjete te tjera pervec atyre hidrike, gje qe na le ne meshire te shiut dhe te importit.
Se katerti vete fakti qe Shqiperia ka perqindjen me te larte te perdorimit te energjise elektrike per ngrohje dhe gatim ne te gjithe Evropen. Franca e cila mban vendin e dyte ne Evrope (pas nesh) dhe qe per me teper prodhon energji nga burime berthamore, e ka shume me te ulet perqindjen e perdorimit te energjise elektrike per ngrohje dhe gatim sesa shqiperia. Pra perdorimi i mjeteve te tjera si gazi eshte thuajse minimal ne Shqiperi.

Si konkluzion per zgjidhje nevojiten disa gjera:
Se pari ndertimi i nje TEC-i te madhe dhe i disa te tjereve te vegjel.
Se dyti ndertimi i disa HEC-eve te vegjel, sidomos ne jug te vendit.
Se treti zhfrytezimi i burimeve te tjera energjitike nga popullisia si p.sh. gazi.
Se katerti, permiresimi i rrjetit te shperndarjes.
Se pesti, rritja e eficences ne faturimin e energjise si dhe ne pengimin e vjedhjes.
Ka edhe disa masa te tjera qe jane duke u shqyrtuar si shfrytezimi i burimeve alternative energjitike si era, dielli etj., por keto me duken enderra te largeta.

Mjetet.
Mjetet per arritjen e ketyre zgjidhjeve jane disa por po permend shkurtimisht ato qe me vijne ne mendje tani:
se pari privatizimi i KESH-it
Se dyti dhenia me koncension e HEC-eve te vegjel si dhe tec-eve.
etj..
 

Daniel H

Primus registratum
Shqipëria pranë errësirës

Nderkohe qe kriza e zgjedhjeve po arrin kulmin duket se kriza energjetike ka ngel disi me ne hije. Se behet kjo lufte politike me qellim per te harruar kete qe po na pret nuk e di, por faktet tregojne qe jemi ne prag te nje krize qe vetem Zoti i bie te jete shpetimi yne.
Me poshte eshte nje artikull i Gazetes Shqip i cili paraqet situaten ne te cilen ndodhemi.

Shqipëria pranë errësirës

<font color="red"> Nuk ka më energji nga importi. KESH harxhoi të gjithë 17 milionë eurot </font>


Vendi po përjeton metastazat e para të një kolapsi të pritshëm energjetik, i cili duket se do të zgjasë të paktën për tre muajt e parë të këtij viti. Edhe pse po mbyllet java e parë e janarit, Korporata Elektroenergjetike ka nënshkruar vetëm një prej pesë kontratave të importit, në bazë të tenderit të hapur të zhvilluar në muajin dhjetor. Kontrata është nënshkruar vetëm me kompaninë ATEL, e cila ka ofruar për tre muajt e parë të vitit 2007 një sasi prej 21,6 milionë kW/h ose afërsisht 240 mijë kilovat orë në ditë, me një çmim mesatar prej 73 euro për mW/h. Kjo sasi energjie është pothuaj e papërfillshme në krahasim me nevojat e konsumit ditor të energjisë, të cilat kanë arritur në 21 milionë kW/h në ditë, nga të cilat vetëm 8,2 milionë sigurohen nga prodhimi i brendshëm. Ajo që ka arritur të shpëtojë vendin deri më tani nga errësira e plotë është importi i siguruar nga prokurimi i drejtpërdrejtë, sasi e cila është e kushtëzuar në kohë dhe në çmim. Nga të dhënat zyrtare të KESH-it, në vend aktualisht prodhohet 12,9 milionë kW/h në ditë, nga të cilat 37 për qind humbasin gjatë shpërndarjes në rrjet, duke u katandisur në 8,2 milionë kW/h, ndërkohë që importi është në limitet e 6.507 milionë kW/h në ditë. Kjo sasi energjie e importuar është siguruar nga prokurimi i drejtpërdrejtë, e cila në total ka kapur vlerën e 278 milionë kW/h. KESH-i ka shpenzuar pothuaj të gjitha paratë e dhëna nga qeveria për blerjen e energjisë me prokurim të drejtpërdrejtë, duke arritur në shifrat e 17 milionë eurove, energji e cila mjafton vetëm për muajin janar. Kjo do të thotë se shpresa e vetme për ruajtjen e importit në nivelet 6-7 milionë kW/h është nënshkrimi i kontratave të tenderit të dhjetorit, ku janë përzgjedhur pesë kompani fituese, si dhe rënia dakord me Greqinë për lejimin e linjave të transitimit.


Importi i energjisë


Tabela e fituesve për tenderin e energjisë të shpallur nga Korporata Elektroenergjetikë Shqiptare tregoi se për tremujorin e parë të vitit që vjen, vendi i kishte të gjitha shanset për të ripërsëritur kriza e rëndë të dimrit të kaluar. KESH-i arriti që në fillim të dimrit të kishte në tavolinë një sasi energjie të pagarantuar prej rreth 1,4 milionë mW/h energji, afro 800 milionë kW/h më pak nga çfarë kishte kërkuar. Nga kjo sasi energjie që parashikohet të vinte nga importi, vetëm 270 milionë kW/h (sasi e pagarantuar) ishte për tre muajt e parë të vitit, të cilët konsiderohen edhe më kritikët për shkak të temperaturave të ulëta dhe konsumit maksimal. Vlen të theksohet se nga kjo sasi KESH-i ka arritur të garantojë vetëm 21,6 milionë kW/h nëpërmjet nënshkrimit të kontratës me kompaninë ATEL, ndërkohë që janë në pikëpyetje kontratat me katër firmat e tjera. Kështu, në muajin e parë të vitit ose në janar të 2007-ës, KESH-i duhet të sigurojë nga importi rreth 90 milionë kW/h, (sasi e pagarantuar sipas kushteve të kontratës), ndërkohë që nga prodhimi vendas do të ketë në dispozicion afro 8 milionë kW/h në ditë që së bashkë bëjnë një sasi energjie prej 11 milionë kW/h për një ditë konsum. Nëse do të kemi parasysh se konsumi ditor në vend është afërsisht 22 milion kW/h atëherë llogaritet që për 12 orë të mos kemi furnizim me energji elektrike. Këtë orar mund ta zbusë, garantimi i energjisë nga shkëmbimi me fqinjët, që në rastin më të mirë mund të shkojë në 2 milionë kW/h energji në ditë. Kjo do të reduktonte kohën e kufizimeve nga 12 orë në 9 deri 10 orë në ditë, gjë që duket se do të jetë e pamundur për shkak të situatës së pritshme nga mbyllja e dy reaktorëve bërthamorë në Kozloudi të Bullgarisë. Të gjithë skenarët e mundshëm të çojnë drejt përfundimit se në tre muajt e parë të vitit nuk do të mund të shmangim të paktën gjatë ditës kufizime mesatarisht 8-9 orë në ditë.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

Shume ironike hapja e postimit tend : Nderkohe qe kriza e zgjedhjeve po arrin kulmin duket se kriza energjetike ka ngel disi me ne hije


/pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Po c'mos te besh ironi. Tek Politika robt po shahen me nene dhe moter, nderkohe qe per kete teme qe eshte jetike nuk e çan njeri koken te shkruaj.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Nje grafike bluze nga peshkupauje.com

xhiro.JPG
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Kjo gjendje ishte mese e parashikueshme (fatkeqesisht per popullin) qe do te vinte .
Kur nderron stafin e kompanise me te madhe e strategjike ne vend, duke filluar nga drejtori i pergjithshem e kabineti i tij, dhe kete kompani ja le ne dore dikujt qe ska drejtuar ne jeten e tij nje mikrobiznes e jo me nje korporate prej 10 mije vetesh, nuk ke si pret çudira e te rregullohet gjendja!

Cilat jane reformat qe jane ndermare ne KESH qe prej ardhjes ne drejtim te Abdi Beli-t?!
Ku jane projektet e ndertimit me koncesion te hidorcentraleve te reja qe Ministria e Energjitikes dhe Ekonomise ka ne tryezen e saj qe kur ka filluar punen?!
Pse bllokohen keto projekte te cilat presin vetem negocimin e kontratave?
Per kete gjendje te shkaktuar, duhet te dale vete Kryeministri te shpjegohet perpara popullit qe e zgjodhi me premtimin per zgjidhjen e ketij problemi.
Fajet e gjithe krizes nuk duhet ti hidhen qeverise aktuale, pasi ajo trashegoi nje gjendje kritike energjitike, por ajo duhet te pergjigjet per pjesen e gabimeve te veta.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

Edhe pse komunistet po na lene pa drita, ne do te votojme me qirinj /pf/images/graemlins/smile.gif

Kush e mban mend kete parrulle te 1991-it?
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

Se harrova: Ai Tec-i gjigand qe do perfundonte per nej vit te Fier, nuk ka mbaruar akoma, apo as ai nuk po i ben balle gjendjes!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Projekti i TEC-it mor te keqen vellai po endet dyerve te ministrive dhe ende s'eshte marre vendimi per fillimin e punimeve. Shteti yne eshte i cofur me kohe e me vakt, leviz si breshke ne procedura. Le pastaj qe kane rene ne vorbullen e lobeve te ndryshme.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Deri sa Moni te mos ket shkuar te dera ku duhetn ne Shqiperi s'ka per te fillu asnji projekt per energjine /pf/images/graemlins/wink.gif
Pse si kujtoni se nga momenti qe je i djathte (apo i PD-se me mire te themi se s'ka politika te djathta apo te majta ne Shqiperi) nuk ke shance me qen i korruptuar!!

Vetem te ne egziston kjo teori, ça ishin ne qeveri, iishin te korruptuar, keta qe erdhenjane kundra korrupsionit /pf/images/graemlins/laugh.gif
Edhe ne kopesht te kallzosh keshtu gjonash fillojne qeshin kalamojt e jo me ti japesh neper lajme /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

E kam parasysh! Kur u hap kjo tema tek ekonomia dhe u perpoqa te shpjegoja realitetin e nje teci te tille, ca specialiste qeshen! Nejse, ne dhe me qirinj do votojme /pf/images/graemlins/smile.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

Nje memec i vetekenaqur pohoi ne lajme : Une votoj me [ndaluar]... me [ndaluar] ... me [ndaluar] ...meqi ri m'shpi se le... se leket mi jep e dashura Parti.
 
Top