Re: "hapin e pare" e bera une...
Degjo, une flas si per vete ketu. Nuk do dashurohesha asnjehere me nje tip (sepse i urrej) qe nuk ka respektin minimal per femren kshuqe as qe behet fjale ti shpreh dashurine nje tipi te tille. Une po flas per nje rast optimal (as ideal e as negativ), dmth s'po flas per ekstremet.
Nese mua me pelqen njeri (dhe si rrjedhoje kam respekt per te , ndryshe as qe do i afrohesha nje tipi te tille), s'ka asnje gje te keqe t'ia thuash. Mbase nuk do ia thuash troç, sepse kane ike ato kohrat "Dua te pi nje kafe me ty", po do e lija ta kuptoja haptazi me shpresen qe me pas te ndodhe dicka mes te dyve. Dmth, nuk eshte se do shkoj ti them "Ti me pelqen, lidhemi bashke", por do e shprehja qarte ate qe ndjej. Sepse tashi as djali s'te vjen e te thote: "Pime nje kafe bashke", ta le edhe ai ta kuptosh pastaj te takon ty te vendosesh.
Gjithsesi, hapi i pare nga ana ime do ishte vetem ne rast kur shof se ai person ka pak bonsens, qe kupton se tani ndodh edhe keshtu dhe jo me nje person qe e di qe do te qeshe ne fytyre si reagim i sjelljes time "te hapur".