Halloween

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Jo nuk u ankova por meqe ekzistojne tradita zakone e festa paganesh prandaj e them , nuk eshte se jemi vend i humbur , por qe ka ca kohe qe po asimilojme shume gjera nga perendimi dhe po veniten ato tonat. Keshtu humbasim identitetin dhe historine.
 

h3o

Papirus rex
I meshoj fort bindjes se çdo njeri ka diçka te mire brenda vetes se tij , diçka qe nuk na diferencon por perkundrazi na ofron mundesine qe te jemi me bashkepunues tolerante me te afrueshem me njeri tjetrin , por ah e rendesishme eshte te perpiqesh ta shikosh ate tek te tjeret ...

:)
 

Monroe

Valoris scriptorum
Hallouini - nga vjen dhe cfare eshte kjo feste?
b2ap3_thumbnail_halloween-pumpkin.png

Festa e Hallouinit po bëhet akoma më shumë popullore në vendin tonë. Çdo tetor vitrinat e dyqaneve mbushen me kungujt dhe shtriga, kurse në datën 31 shumë veta vishen me maska të frikshme dhe fëmijëve shpërndajnë karamela dhe çokollata. Por çfarë festohet në fakt? Dhe pse? Mamaja ime më mësoi të mos përdorja fjalët nëse nuk e di domëthënien e tyre. A nuk duhet të praktikohet i njëjti parim duke mos marrë pjesë në veprime pa ditur arsyen e tyre? Në këtë artikull po ju ofroj origjinën dhe nënkuptimin e kësaj feste perëndimore. Lexoni dhe vendosni vet – a ia vlen të merrni pjesë në të.




Nga vjen Hallouini?


Tradita e Hallouinit vjen nga tradita pagane e fisëve kelte që 2000 vjet përpara banonin në territorin e Irlandës dhe Britanisë.[1] Kjo ishte festa e tyre dimrore, viti i ri keltik i quajtur Samhain në të cilin nderohej zoti i të vdekurve.
[2]
Kjo festë kërkonte sakrifica njerëzore. Druidët – priftërinjtë paganë ose magjistarë kelte – pa asnjë dyshim janë mbretërit e okultizmit. Magjia, satanizmi, paganizmi dhe thuajse çdo aspekt tjetër okult kanë marrë udhëzimet e tyre nga druidët.


Gjatë Hallouinit që ishte mbrëmja e Samhain-it . . . sakrifikuan fëmijët të paralindur. ... Samhaini ishte nata e tmerrit dhe e rrezikut.
Sakrificat e fëmijëve të paralindur në çdo vit gjatë festës Samhain janë të përmendur madje në poezitë e lashta irlandezë që përmbajnë legjendët dhe traditat kelte
[4]


Druidët sakrifikuan viktimat e tyre duke qëlluar ata me shigjetë, duke i shpuar me shtiza, duke therrur me thikë ose duke prerë fytet e tyre sipër kazanit për të pirë gjakun e njerëzve të flijuar më pas.
[5] Druidët gjatë ritualëve të tyre gjithashtu praktikonin kanibalizëm.


Kur katolikët i kthyen keltët në krishtërim, ata e kthyen këtë festë të shpifur në një festë të krishterë, duke përzier traditat pagane me tradita katolike.
[6] Irlanda është i vetmi shtet ku kjo festë është kombëtare me fishëkzjarre dhe për shkakun e së cilës fëmijët kanë pushime për një javë. Hallouini nuk ishte i përhapur në Amerikë deri në shekullin 20 në sajë të rrenjëve të forta të krishterë-protestantë. Traditat e Hallouinit u paraqitën nga emigrantët irlandezë dhe, mjaft interesante, filloi të përhapet në të njëjtin kohë kur u rrit interesi i popullit amerikan ndaj spiritizmit/okultizmit rreth vitit 1848.
[7]
Çfarë do të thotë emri Hallouin?

Festa në fakt ka disa emra në anglisht - „Halloween” vjen nga „Allhalloween” ose „All Hallow’s Eve” – Mbremja para e ditës së të gjithë shenjtorëve. Dita e të gjithë shenjtorëve është një festë katolike që festohet në 1 Nëntor për të kujtuar të vdekurit, duke përfshirë edhe shenjtorët (hallows), martiret dhe besimtarët të shuar.


Fjala ‘hallow’ në anglisht do të thotë "i shenjtë, të shenjtërosh”. Lutja e Zotit që na mësoi Krishti fillon me fjalët: ‘Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroft emri yt...” Është një blasfemi e pafytyrë që fjala që i përket vetëm Zotit tonë të dashur, është vjedhur nga këtë festë pagane gjatë së cilës nderohet vdekja dhe fuqitë e errësirës.
[8]


Ka njerëzit që festojnë Hallouinin duke pohuar që me këto maska të shpifura ata përqeshin vdekjen. Është për ju të vendosni sa e mençur është kjo.


Nga vijnë kostumet dhe maskat e Hallouinit?


Njerëzit nëpër shekujt vazhdonin tu besonin mësimeve e druidëve që gjatë natës e Hallouinit të gjitha shpirtrat e lig dhe fantazmat shëtisnin lirisht nëpër tokë duke bërë shaka me njerëzit e gjallë. Prandaj njerëzit ndiznin qirinjtë dhe fenerët për të mbajtur shpirtra larg shtëpive të tyre. Dhe nëse dikush u detyrua të dali nga shtëpia, ai/ajo u vesh me maskë me qëllim të mashtrojë shpirtra.
[9]
Pyetje – a mendonin ata seriozisht që një demon do të ishte aq budalla sa nuk dallonte dot një person prej mishi dhe gjaku?


Nga vjen tradita "trick-or-treat” dhe e kungujve?


Gjatë festës së Hallouinit fëmijët shkojnë derë në derë për të lypur ëmbëlsira. Ata thonë „trick or treat” që do të thotë – Na qerasni ndryshe do të bëjmë shaka me ju. Kërnacët shpesh herë pesojnë hakmarrjen e tyre që vjen me anë të shakave praktike. Nga vjen kjo traditë?


Pikë së pari le të sqarojmë pjesën e qerasjes. Siç përmenda më lartë, Hallouini është një përzierje e traditave pagane dhe katolike. Rrënjat e tyre vijnë nga druidët e Britanisë, ndërsa traditat e tyre sipas urdhërit e Papas Gregori ‘u pagëzua’, dmth., u përshtat me besimet e kishës katolike.
[10]


Tradita e lashtë dhe origjinale ishte kjo: Me muzgun e 31 Tetorit klani i druidëve (magjistarëve kelt) u veshën me rroba të bardha dhe kapuçë për të nisur një procesion. Në fillimin e procesionit një skllav u vra duke u tërhequr zvarr me një litar të lidhur tek kyçi i këmbës së tij të majtë. Druidët ndalonin tek ndonjë shtëpi ose një fshat ku ata thërrisnin diçka që kishte të njëjtë kuptim si ‘trick or treat’. E vetmja qërasje që kërkuan ata ishte një vajzë. Nëse njerëzit refuzuan të japnin një vajzë druidëve ata me gjakun e marrë nga skllavi i vrarë vizatuan një yll gjashtë këndësh te dera ose te muri i fshatit. Me këtë ritual ata dërguan fryma të liga të vrasin që atë natë me anë të tmerrit dikë që jetonte në atë shtëpi ose fshat. [11]


Irlandezët kanë perrallën e tyre për të shpjeguar origjinën e Jack-O’lantern. Thuhet – ka qënë një pijanec me emrin Xhek që e mashtroi djallin dhe e mori nga ai premtim që ai nuk do të merrte shpirtin e tij në ferr. Kur Xheku vdiq ai nuk u pranua në Parajsë për shkakun e abuzimit të alkoolit, kështu ai shkoi në ferr, por atje djalli e mbajti premtimin e e dëboi duke hedhur pas tij qymur të flaktë. Xheku e mori këtë qymyr në një rrepë për të ndriçuar rrugën e tij, ndërsa ai akoma po kërkon vendprehje. Morali i kësaj historisë është – mos ofendo djallin. [12] Por e vërteta është shumë herë më e zymtë sesa kjo përrallë.


Nëse shtëpia ose fshati i dhuruan një vajzë si “qërasje”, druidët vëndosën një kungull me një fytyrë të gdhëndur në atë para derës ose portës së atij vendi. Brenda kungullit u vendos një qiri prej dhjam njerëzor për të mbajtur larg fryma të liga. Kështu është qartë që ky feneri i Xhekut në fakt është një shenjë që keni bërë bashkpunim me djallin.

Viktimat femërore u dërguan në Stounhenxh (Stonehenge) ku ata u përdhunuan dhe u vranë, pastaj u sakrifikuan te zjarri i shenjtë të druidëve. Nga fshatarët pritën që të përdorëshin thëngjijtë e këtij zjarrit për të ndezur zjarr në stufat e tyre, në këtë mënyrë duke siguruar vetes fatin e mbijetesës së dimrit. [13]

Në vitin 601 sipas urdhërave të Papas Gregori, misionarët katolik i kthyen traditat pagane në tradita të reja e krishterë. [14] Ata inkurajuan njerëzit, sidomos fëmijët, të varfër të shkojnë derë në derë duke kënduar dhe recituar lutjet për të marrë „kekët e shpirtrave” (soul cakes). Kekët e shpirtrave ishin biskota që dhuroheshin për lutjen ndaj shpirtit të një person të vdekur. Kjo vjen nga besim jobiblik rreth purgatorit – një vend midis Parajsës dhe ferit, ku, sipas traditave katolike, shkojnë shpirtra që nuk janë mjaft të mirë për të hyrë në parajsë, as aq të këqinj për t’u dënuar në ferr. Kështu këto shprirtra torturohen në purgator deri sa mblidhen një sasi e caktuar e lutjeve ose mbaron koha e pastrimit të tyre me zjarr. Çdo kek simbolizonte një shpirt të çuar në parajsë. [15] Por kjo traditë nuk ka asnjë bazë tek Shkrimet e Shenjta që na mësojnë që të gjithë të vdekurit janë në gjendjen e ngjajshme me gjumin dhe presin ardhjen e Krishtit dhe ringjalljen. Pastaj do të gjykohen se kush do të marri jetën e përjetshme dhe kush do të denohet me një vdekje.


Njerëzit e mesjetës që nuk kishin aq shumë besim te Zoti, vazhdonin të bënin fenerë prej kungujsh për të siguruar paqen me frymët e liga. Ata akoma kishin shumë frikë nga ato sepse nuk besonin që Zoti do t’i mbronte. Duke parë këto frikacakët, disa vetëfilluan të kënaqëshin duke bërë shaka me komshinjt e tyre dhe duke hedhur fajin shpirtrave.





A ia vlen të përvetësojmë këtë festë?


Pikë së pari dua t’ju pyes – si e konsideroni veten – kush jeni ju? A jeni pagan – person që adhuroni perënditë e rremë dhe shpirtrave të liga? A jeni Mysliman? Ose a jeni të Krishterë? Nëse nuk jeni pagan por besoni dhe adhuroni një Zot të Plotëfuqishëm – Krijuesin e Qiejve dhe Tokës – Zotit që do të gjykoj një ditë çdo njeri, besoj që është e rëndësishme të sqarojmë nëse Ai miraton atë çfarë bëjmë.


Druidët besonin që Hallouini ishte një ditë shumë e rëndësishme për shtrigat. Shtrigat moderne akoma e mbajnë këtë ditë me rëndësi.
Mijëra e shtrigave dhe shtriganëve modernë të cilët e quajnë veten Wiccans, dhe të cilët ndjekin ritualet e lashta keltike akoma e quajnë Hallouinin me emrin e tij të lashtë – Samhain. Është nata më të shenjtë e vitit për ata.


Anton LaVey, themeluesi e Kishës së Satanit dhe autori i Biblës Satanike shkruan: :


‘Direkt pas ditëlindjes e vet, dy festa kryesore e satanistëve është festa Walpurgisnacht (1 Maj) dhe Hallouin. [16]


“Të krishterët nuk e kuptojnë që ata janë duke festuar festën tonë së bashku me ne. ... Neve na pëlqen kjo,” tha një shtrigë në intervistë për gazetën ‘USA Today’. [17]


Çfarë thotë Zoti rreth shtrigave, magjisë dhe pjesëmarrjen në ritualet të tyre?


"Nuk do të zbatoni asnjë lloj shortarie ose magjie.” [18]


"Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit, sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti.” [19]

"Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.” [20]


Zoti bën të qartë që Ai nuk do që njerëzit të marrin pjesë në veprime magjike. Ai është shumë serioz ndaj kësaj gjëje. Duke u veshur si krijesat e errësirës ne deklarojmë që nuk jemi në anën e Zotit. Ne hapim portat për forcat e liga të hyjnë lirisht në jetët tona. Me këto veprime ne sjellim një mallkim mbi kokat tona nga këto frymat e liga.


Tani, nëse keni marrë pjesë në këtë festë dhe tani ju vjen keq, mos kini frikë. Ju mund t’i kërkoni Zotit falje dhe Ai do t’ju fal me siguri. Kërkoni Zotit t’ju udhëheq në rrugën e drejtë që të ecni drejtë jetës dhe jo shkatërrimit.


Nëse e shikoni vetën si besimtar, përqafoni identitetin tuaj të pastër dhe mos u ngatërroni me errësirën.
"Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.”[21]

 

Monroe

Valoris scriptorum
7 mëkatet e Halloween-it
Koloreto Cukali







Fakti që Halloween – festa e të vdekurve – u festua në Tiranë 2 ditë para krejt botës që e ka shpikur e festuar prej shekujsh kaloi si një gjë normale. Mua, nuk më duket as gjë normale e as për tu kaluar. Në koren e këtij fakti në dukje qesharak – tërë bota feston më 31, ne e festojmë kur të na vijë, më saktë, kurdo që të bjerë e shtunë, qoftë më 29 apo me dt 1 – shpërfaqen problemet tona kombëtare.



Keeper of the 7 keys I

Çfarë është një halloweeen shqiptar?

Për aq sa kam mundur të konstatoj në këto vite, është një pasqyrë e shëmtuar ku kultura jonë popullore – thelbësisht televizive – shkërben modelet botërorë.

Pasi kemi parë shumë filma me halloween, e çka është për të qeshur shumica kanë qenë filma komikë – kemi vendosur të festojmë edhe ne.

Njësoj siç adoleshentët tanë me një zell prej majmuni kopjojnë festën “The Prom” amerikane, popullsia metropolitane që do të argëtohet kopjon “Scary Movie”, veçse, seriozisht.

Nga halloweeen-i i vërtetë ne humbasim gjithçka.
Ajo festë që në botë është skalitur si ndërthurje e besimit me traditat e vjetra, e ku ka plot elementë argëtimi që e bëjnë të veçantë – kostume, ‘trick or treat’, përrallat e horrorit, rrengjet, vizitat në vende të magjepsura, etj. – tek ne është përkthyer si: eja veshim ca maska seksi e të bëhemi tapë në bare e pabe.

Edhe këtë vit, halloween u festua në Tiranë 2 ditë para pjesës tjetër të botës.

Nuk na ra shumë në sy, se ne këtë marrëdhënie kemi me perëndimin në të tëra fushat: ata thonë duhet bërë kështu, ne bëjmë ashtu si na leverdis ne. Prandaj në sytë e perëndimit jemi akoma majmunë me bisht.





Master of the rings

Arsyeja pse ne nuk e festojmë më dt 31 Tetor, siç festohet prej shekujsh është arsye në thelb, ekonomike. Kapitalistët e rinj e të shkathët shqiptarë, kanë kuptuar që për të nxjerrë makismumin nga një festë, është mirë të ndodhë të shtunën. Nga ana tjetër, ata janë të ndërgjegjshëm që festaxhinjve metropolitanë mund tu shesësh çdo gjë, mjafton ti bësh të ndjehen që po ‘gëzojnë’. Konsumatorët prej kohësh pranojnë të pinë pije të dyshimta, të dëgjojnë muzikë të dyshimtë, veç për tu dukur se po bëjnë qejf. Atëherë, pse të mos u japësh edhe festa në data të dyshimta?

Sigurisht, jo të gjithë. Disa biznese pritën datën 31 Tetor për të organizuar një festë, e ca të tjerë, më të zgjuar, e nisën festën me 29 (të shtunën) për ta përfunduar më 31.

Por në thelb biznesi shqiptar (në një pjesë të konsiderueshme) është ngritur mbi disa principe të dyshimta, por të suksesëshme: anashkalimi i vlerave morale e kulturore – askush nuk të ndëshkon, dhe mbi të gjitha, abuzimi mbi lakminë dhe mendjelehtësinë e konsumatorit. Unë nuk do habitesha nëse edhe festën e Flamurit apo Krishtlindjen ta sillnin nja 2 ditë para, në rast nevoje.
Ky lloj biznesi që nuk përfill realitetet historike, morale e kulturore, nuk na jep shumë shpresë për të ardhmen. Lehtësia për të ndryshuar datat e festave në varësi të fitimit, në koncept, më bën të besoj se nesër mund të ndryshojnë dhe kufinjtë pa qeder, nëse do fitojnë ca më shumë. Në fakt, kjo po ndodh realisht. Që nga plehrat e jashtme e deri tek ujërat e jugut u kaluan si pa të keq, përderisa ka njerëz që kanë biznese aty.

Edhe Yakuza japoneze apo mafia ruse ka shtylla nacionalizmi. Tek ne biznesmenët-nacionalistë mungojnë. Por kjo është një temë tjetër.

Lehtësia me të cilën ndryshohet në pak vjet një datë e sanksionuar nga bota që e feston prej shekujsh, tregon që biznesi ynë operon në klimën e mos-ndëshkimit.

Kush mund ta ndëshkojë, shteti? Ky shtet?? Apo konsumatori? Cili konsumator? Ata që bridhnin me maska të mjera në datë 29, të lumtur që do ‘festonin’?

Biznesi sillet kështu kur ka përballë vetëm kunguj halloweeen-i: konsumatorë pa tru.


Rabbit Don’t Come Easy



Në një vend ku ndodh Gërdeci e prapë, zyrtarisht asgjë nuk ka ngjarë, s’mund të jetë data e Halloweeen-it krimi më i madh. Por, nëse biznesin do ta justifikoja deri diku, asgjë nuk mund të justifikojë kungujt.

Kungujt e Halloweenit janë pjesa e festës që më shijon shumë. Kunguj bosh – të zgavruar, por që për një natë, të trembin.

Më shqetëson shumë lehtësia me të cilën ne e lemë veten të gënjehemi. Të gjithë jemi të informuar që data e saktë është 31-shi, por, sa shumë vrapuan për të festuar më 29. Më shqetëson fakti që nga këta, që nuk pyetën se sa qesharakë duken me maska në datë 29, ne presim ndryshime. Këta, na u dashka të jenë “të indinjuarit”. Këta, do kuptokan të vërtetën sociale e do mbushin sheshet për të bërtitur. Këta, do e bëjnë këtë vend një vend më të jetueshëm.

Në fakt, këta janë e kundërta. Këta, kushdo mund ti nxjerrë në shesh me një datë false a me një maskë. Janë gati të vrapojnë kudo ku u premtohet pak argëtim i vobektë e i lirë.



Better Than Raw

Nga qyteti Studenti më 29 zbrisnin konviktorët, ata që e dinë më mirë se ne se ç’ndodh në provinca. Ata që duhej të zbusin arrogancën e Tiranës me butësinë e vuajtjes së periferive. Ata që mund të organizohen në protesta, si në ‘90-n.

Vrapuan për tu ndjerë si gjithë të tjerët.

Pjesë e trishtimit është dhe fakti që shumica e atyre që rendën të festojnë, ka shumë mundësi që të mos ia kenë idenë se çfarë është halloween-i. E as kanë vrapuar për ta gërmuar në Wikipedia.

Po të kishin këtë lloj kurioziteti për të vërtetën, ky vend nuk do të ishte kështu. Shqipëria, nuk do të qeverisej kështu siç qeveriset.
The dark ride

Problemi i madh që kemi si komb është marrëdhënia me të vërtetën.

Në datë 29 tetor ishte kaq e lehtë të gjeje një festë të rreme, në një datë të rreme, për një traditë të rreme, me gëzim të rremë, me maska borxh. Askush nuk u ndje keq nga ata që festuan.

Shohim përditë në TV njerëz që gënjejnë pa cipë, për gjëra që i kemi parë të tërë ashiqare e ca i kanë provuar në kurriz, e askush nuk ndjehet keq. As ata që dalin, as ne që konsumojmë TV.

Ne jemi masa e kungujve që nuk ka më ndjeshmëri ndaj së vërtetës. Jetojmë një gënjeshtër të madhe, për të cilën s’na e ndjen më. Prandaj, se 29, se 31, ç’rëndësi ka?



The Time of the Oath

Në zemër e në shpirt/vërtet e urrej ta paguaj këtë haraç/duhej të isha i fortë, i ri dhe qëndrestar/por e vetmja gjë që ndjej është dhimbja.

Në një përkthim të lirë, kështu do të mund të sillej një strofë nga “A tale that wasn’t right” e grupit gjerman të rrokut Helloween. Titulli (“7 sinners”) dhe mestitujt, janë albume të këtij grupi që si simbol ka kungujt e halloweenit.

Kam vetëm një shpresë të vogël, që njerëzit që nuk pranojnë të jenë masë kungujsh të mos ikin jashtë e as të konformohen, e që bashkë me ta të mos zhduken të vërtetat tona sociale. Kemi arritur në një pikë të vështirë si komb. Po luftojmë për të ruajtur të vërtetën. Jo për barazi, as për drejtësi, as për njerëzillëk. Jo. Po përpiqemi vetëm që e vërteta të mos vdesë nën ngërdheshjet televizive e turmat e kungujve.

Prandaj, pavarësisht se halloween-i është në thelb festë e huaj e pa pikë lidhje me ne, për mua, 29 apo 31 ka shumë rëndësi. Shumë. Vërtet shumë. Një betejë e vockël, për të vërtetën.
29 a 31, është kufiri ku ne kuptojmë sa kunguj të zgavruar ka në qarkullim e sa jo.
 
Top