Ja dhe nje shkrim per popullin e thjeshte
E para punes, pse une s'hy dot me fjalekalimin tim por hapa nji tjeter. Nuk e di ndoshta kam harru passwordin po s'besoj nejse. Meqe po flitej per dixhitalbin ket shkrimin e gjeta tek nje forum tjeter
www.peshkupauje.com edhe qeka interesant. Eshte dhe tek numri i sotem i Panorames po ka lidhje dhe me digitalbin, piramiden, etj etj. hajt pra.
E verteta mbi konkurrencen mediatike
Me ne fund dikush foli qarte. E kam fjalen per nje shkrim te botuar sot (4 shtator 2006) ne gazeten Panorama, nje shkrim-replike, por qe nxjerr disa te verteta mbi te cilat ne kemi diskutuar ne forume, por deri me tash askush nuk ka guxuar ti bej publike ne Tirane. Andi Bejtja I ben nje replike gazetares Mimoza Dervishi, e cila tek gazeta Shqip e dates 3 shtator 2006, ne nje shkrim me titull “Kur Piramides ti vihet flaka” nder te tjera akuzon edhe televizionin Vizion Plus se nuk ka mbeshtetur Top Channel ne ceshtjen e fundit te Piramides. Andi Bejtja i cili eshte aktualisht drejtor informacioni ne V+, ka qene ish-drejtor i informacionit ne Top Channel 2001-2005. Nuk eshte nje debat i thjeshte midis dy perfaqesuesve te dy mediave konkurrente (Dervishi ne Top Media dhe Bejtja ne Vizion Plus) sesa te vertetat qe Bejtja zbardh ne shkrimin e tij mbi Top Channel, Dixhitalb dhe ajo cfare eshte me kryesorja, mbi konkurrencen mediatike ne Shqiperi.
Akuza: Mimoza Dervishi, Kur Piramides ti vihet flaka
Gazeta Shqip, paragrafi 5, 3 Shtator 2006:
“…Shtypi gjithmonë e më shumë po merr nga politika dhe po bëhet cinik për hir të konkurrencës. Ashtu sikur dëgjon në një televizion prestigjioz si “Vizion Plus” lajmin për Piramidën dhe si nëpër dhëmbë thuhet se aty zhvillohen disa aktivitete të ndryshme. “Vizion +”, jo vetëm do t‘i shtonte një plus tjetër vetes po të përmendte emrin dhe mbiemrin e Top Channel, por ja ka borxh shikuesve të përbashkët që ndan me këtë kanal, ta trajtojë si një shqetësim edhe të vetin, atë që parashikohet të ndodhë te Piramida. Xhelozitë e vogla profesionale le të shërbejnë si motivim për kualitet nëpër ekrane, por jo si cinizëm i llojit “sa mirë që Berisha e ka me konkurrentin tonë”. Kështu media shqiptare nuk do rritet kurrë dhe mosndryshimi i Berishës duket lule para mosndryshimit tonë.”
Replika: Andi Bejtja, Midis dy “Berisheve”
Panorama, 4 Shtator 2006
Po i pergjigjem shkrimit tend te djeshem ne gazeten “Shqip”, ku kerkoje solidarizimin e televizonit “Vizion Plus” kundra levizjes se kompanise “Top Media” nga ambientet e Piramides, jo per te njejten aresye qe tu pergjigj kryetari i Bashkise se Tiranes pak kohe me pare, ne po te njejten gazete, po per shkak te nje respekti te hershem per punen tende si kolege, per shkak te largesise ne te cilen jeton (Amerike), si dhe ne shenje respekti ndaj kesaj gazete me disa pronare dhe nje kryedaktori relativisht te hapur, i cili nuk e kishte redaktuar epitetin “prestigjioz” qe ti i kishe ngjitur televizionit ku une aktualisht punoj. Te jesh e sigurt e dashur Moza, se neqoftese do te kishe tentuar po kete artikull ta transkriptoje televizisht ne ekranin e “Top Channel”, ky epitet do te ishte censuruar e do te kishte mbetur vetem thirrja per solidaritet. Te jemi te qarte qe ne krye te heres: Nuk po i pergjigjem shkrimit tend ne pozicionin e drejtorit te lajmeve ne Vizion Plus, po thjesht si gazetari Andi Bejtja dhe te jesh e sigurt qe po te njejtin qendrim qytetar do te mbaja dhe nje vit me pare kur drejtoja lajmet e Top Channel. Sinqerisht, nuk e di c’qendrim do te mbajne pronaret dhe bordi I televizionit tim ne rast se na kerkohet zyrtarisht solidariteti i “Top Channel”.
Ne fakt, u habita disi e dashur Moza, se si kete solidaritet nuk ja kerkove po nje televizioni tjeter prestigjioz si TV Klan, ose me konkretisht, drejtorit te saj Aleksander Frangaj, bashkepronar i paketes “Super Sport”, bashkepronar me pronarin e “Top Channel”. Ose per te qene me i drejteprdrejte, nuk e di pse nuk u solidarizove ate bote me mijera abonentet e Dixhitalb qe dilnin cdo mengjes per te protestuar per prishjen flagrante te kontrates. Ata i kishin paguar leket per ta pare sportin ne kete platforme duke sigluar me firma respektive dhe tashme per shkak te nje aleance te re politiko-mediatike do t’iu duhet te paguajne dhe njehere po aq per 5 kanale qe iu mbyllen ne menyre arbitrare. Ti, ashtu sikurse une, e di shume mire cfare do te kishte ndodhur ne Amerike apo gjetke po te kishte ndodhur ky fenomen. Me siguri bashke me bashkeshortin tend, femijet dhe komshinjte, tani do te ishe ne demonstrata apo ne dyert e gjykatave. Madje do te kerkoje dhe solidaritetin e shtypit perendimor. Me kete rast, po iu kerkoj falje ne menyre publike te gjithe ketyre abonenteve te kesaj platforme qe une si gazetar, nuk bera nje kronike ne solidaritet te tyre e nuk e denoncova kete fenomen, vetem e vetem thjesht per hir te nje nostalgjie te punes time ne “Top Channel” dhe ndoshta per shkak te nje solidariteti te heshtur miqesor me shume kolege te kesaj platforme.
Nuk e di e dashur Mimoza, a te ka bere pershtypje p.sh. qe “Vizion Plus” nuk eshte me ne paketen e Dixhitalbit? Eshte pak a shume e njejta situate qe po i ndodh Topit me pushtetin, nese ti vertet beson se Berisha po e ben kete per hakmarrje politike dhe jo thjesht per t’ia kthyer Piramiden kultures. Vizion Plus kishte nje kontrate me platformen Dixhitalb dhe nje dite, papritur e pakujtuar, jo me vendim qeverie, por thjesht nga nje teke, pronari i Dixhitalbit, duke e hedhur poshte kontraten e nenshkruar, e heq sa hap e mbyll Vizionin nga kjo platforme krejtesisht ne menyre arbitrare. A nuk te duket kjo nje lloj Berishizmi sipas konceptit tend? Pse nuk bere thirrje per solidaritet dhe ate bote? A nuk ishte e pahijshme nga cdo aspekt prishja e kesaj kontrate, qofte per palet qofte edhe per ata teleshikues, sidomos nga Europa, qe telekomanden e Dixhitalb e kalonin shpesh tek Vizion Plus? E qe fundja fundit sado pak, kur kishin paguar per kete platforme kishin pasur ne mendje dhe Vizion Plusin. Ah se harrova dhe nje qelqurine, serish ne kete kontekst: Ate kohe kur u hoq Vizioni nga Dixhitalbi, telefononin shume abonente tek emisioni i mengjesit i Aldo Lipes per te pyetur si e qysh e tek. Dhe djaloshi kurioz qe kryesisht i pyet grate e deshperuara qe rrine ne shtepi “keni a s’keni dashnor?” dhe “sa here e beni ne jave?” iu pergjigjej: “Kush Vizion Plus, ai televizioni qe bie midis Fushekrujes dhe Tiranes?” Nejse ky eshte nje fragment i arrogances qe vjen nga lart kompanise dhe mu kujtua thjesht per faktin se une po ndermjetesoj me pronaret e mi qe godinat te cilat kane ne keto zona “rurale” t’jua japin me qera Top Channel-it nje euro metri, ne rast se zbohen nga Piramida. Te them te drejten pavaresisht ketyre qe te thashe e te permenda, me shpirt e zemer uroj qe kompania per te cilen kam punuar dikur, te qendroje aty, ose ne rastin me te keq, ti lihet nje kohe e pershtatshme per zhvendosje. Do ta gjejne zgjidhjen ata Moza, mos ki merak. Por thene troc dhe shqip: Ti pse irritohesh kaq shume me Berishen politik i cili ka kontrate kater- vjecare me ne dhe nuk irritohesh me “Berishen” mediatik i cili ka kontrate 20- vjecare me Piramiden dhe kontrate te perjetshme me publikun shqiptar? A e ke pare ndonjehere pasqyren e shtypit ne mengjes tek Top Channel? Kuptohet, lexohet e para gazeta e kompanise, pastaj gazetat e ortakeve te tjere apo te pronareve miq me te cilet eshte ngrene darka e fundit. Pra, nuk respektohet hierarkia e tirazhit. Thjesht, dhe kjo pasqyre shtypi flet shume. A e mendon se cfare mund te ndodhe ta kesh kete lloj “Berishe” ne pushtet? Une mendoj se duhet te jemi pak me syhapur dhe te veme ne peshore Bang Bangun fantastik apo dopjo audion e Dixhitalbit me kete mentalitet. Nejse, emigracioni i sheh gjerat me lupe tjeter, ndaj duhen dhe te tilla pergjigje.
Per ta mbyllur e dashur Moza dhe ne rast se do te kete protesta gazeteresh apo banoresh ne solidaritet te Top Channel-it, te garantoj qe do te marr pjese dhe une, por kjo do te jete protesta e dyte brenda dites, pasi perpara se te shkoj tek kjo proteste, do te marr pjese tek protesta tjeter, prane zyrave te Dixhitalbit, ku me dhjetera kliente po mundohen te zgjidhin me kot vjedhjen me te madhe te dekades qe quhet Super Sport. No more bets, please, e dashur Moza!