Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

Sipas gazetes <span style="font-weight: bold">Shekulli</span>:

Oferta, Hajdaraga guvernator i Basrës

SHBA dhe Britania e Madhe propozojnë si guvernator të Basras zv/ministrin e Jashtëm shqiptar

TIRANE- Karriera e zv/ministrit të Jashtëm, Luan Hajdaraga mund të kapë një kulminacion këto ditë. Një ofertë nga Departamenti i Shtetit për të marrë postin e Guvernatorit të qytetit jugor irakian Basra për 6 muajt e ardhshëm, e ka trazuar shumë numrin dy të diplomacisë shqiptare i cili mes dilemave është nisur dje në drejtim të Kuvajtit për t&amp;#8217;u zhvendosur më pas në Bagdad. I ftuar në një takim të nëntë shteteve kryesore të koalicionit botëror për &amp;#8220;Çlirimin e Irakut nga armët e shkatërrimit në masë&amp;#8221; me opozitën irakiane në aeroportin e Bagdadit në datën 29 prill, Hajdaraga nuk ka vendosur ende se si t&amp;#8217;i përgjigjet ofertës &amp;#8220;bombë&amp;#8221; të amerikanëve, që pritet të zyrtarizohet gjatë këtij takimi. Agim Neza, zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, konfirmoi dje se &amp;#8220;zv/ministri është nisur në drejtim të Irakut për të marrë pjesë në takimin e nëntë vendeve të koalicionit ndërkombëtar. &amp;#8220;Ky është një vlerësim shumë i madh për Shqipërinë pasi në këtë takim me opozitën irakiane nuk janë ftuar të gjitha vendet&amp;#8221;,-tha Neza për &amp;#8220;Shekullin&amp;#8221;. Lista e nëntë vendeve që do të bisedojnë për të ardhmen e vendit arab nis me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Shqipërinë, Australinë, Spanjën, Poloninë, Estoninë, Lituaninë, Korenë e Jugut dhe përfundon me Çekinë. Bie në sy se nga 45 vendet që u deklaruan pro luftës në Irak vetëm nëntë janë ftuar që të japin mendimin e tyre për pasluftën. Nga burime diplomatike mësohet se paga mujore e postit të guvernatorit të Basras është 15 mijë dollarë në muaj dhe mandati zgjat gjashtë muaj. Hajdaraga ka lënë dje Tiranën duke mos e bërë shumë publike vizitën e tij, siç duket edhe i porositur nga amerikanët. Nga Kuvajti që ka qenë dje stacioni i parë, zv/ministri i Jashtëm do të udhëtojë me një avion ushtrak amerikan në drejtim të Bagdadit nën masa të forta sigurie. Forcat ushtarake amerikane dhe ato britanike po marrin masa të rrepta për të parandaluar ndonjë reagim të mbështetësve të ish-presidentit Sadam Husein në lidhje me zhvillimin e takimit të datës 29 prill. Në këtë takim pritet dhe që oferta për Hajdaragën të marrë formën zyrtare, ndërsa në rrugë diplomatike, ajo ka kohë që i është komunikuar atij. Po kështu, në datën 29 prill do të mësojmë edhe një përgjigje përfundimtare prej tij, megjithëse zërat jozyrtarë flasin se refuzimi është më i mundshëm.
Arsyet që mund të kenë çuar amerikanët të bëjnë këtë propozim për diplomatin shqiptar duket se lidhen me karrierën e tij të mëparshme si Ministër i Mbrojtjes. Gjatë luftës së Kosovës, Hajdaraga ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë me forcat e NATO-s veçanërisht ato amerikane. Nga ana tjetër, Hajdaraga ka zhvilluar muajt e fundit disa vizita në vendet arabe duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet e Shqipërisë me to. Hajdaraga shoqëroi së fundi princin miliarder arab që vizitoi së fundi Shqipërinë.


Nëntë vendet që janë ftuar në takim me opozitën irakiane

1-Shtetet e Bashkuara të Amerikës
2-Britania e Madhe
3-Shqipëri
4-Australi
5-Spanjë
6-Poloni
7-Estoni
8-Lituani
9- Koreja e Jugut
10-Çeki
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb]
Fillimisht postuar nga Boby:
[qb] Ore me shpjegoni nje cik ju mua.Kjo miqesi kaq e thelle me Ameriken nuk na e krijon probleme per hyrjen ne Evrope???Se me sa po shoh keto kohet e fundit sikur s'me duket qe evropa ti kete shume qef kto vende qe mbajne anen e Amerikes. [/qb]
pse ka qene e dashuruar me Shqiptaret ndonjehere Europa? [/qb]
Po mbi te gjitha kaq e domosdoshme qeka te hyjme ne EU kur aty e kemi pasur per mijra vjet dhe aty do ta kemi per ne perjetsi. Ka edhe shtete qe nuk jane ne EU dhe nuk jane keq.
 

jula

Primus registratum
Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

Kush ia la administrimin e Basres Hajdarages dhe atyre qe e dergojne duhet ta kete vertet per zemer rimekembjen e Irakut!

O Zot, jemi nje fuqi kolonialiste! Urraaaaa!
 
Top