Hagë, Prokurori: Karaxhiç orkestroi masakrën e Srebrenicës

Hagë, Prokurori: Karaxhiç orkestroi masakrën e Srebrenicës

Prokurori i Tribunalit të Hagës e akuzoi sot ish liderin e serbëve të Bosnjes. Radovan Karaxhiç për orkestrimin e masakrës së 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në korrik, 1995.

Duke folur në gjykimin e Karaxhiçit, prokurori Alen Tieger tha se Karaxhiçi e mohon përgjegjësinë për gjenocid “sepse ai e di se e vërteta e akuzon atë”.

Karaxhiç refuzoi të paraqitet në gjykatë, duke thënë se i duhen më shumë muaj që ta përgatitë mbrojtjen e tij. Por ai u zotua në një letër se do të marrë pjesë në seancën dëgjimore për mbrojtjen e tij të martën në 3 nëntor.

Kryesuesi i trupit gjykues O-Gon Kvon sot tërhoqi vërejtjen se bojkoti i Karaxhiçit përbën përpjekje për ta penguar gjykimin.

Hagë, vendoset nesër fati i procesit gjyqësor ndaj Karaxhiç

UPDATE – Avokatët për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, thonë se ai do të paraqitet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të martën.
Shpresohet se paraqitja e tij do të qartësojë njëfarësoj mënyrën se si do të procedohet në procesin gjyqësor ndaj tij.

Z. Karaxhiç akuzohet nga gjykata për krime lufte dhe genocid gjatë luftës në Bosnjës në vitet 1992-1995.

Radovan Karaxhiç e bojkotoi nisjen e procesit gjyqësor javën e kaluar.

Ai thotë se i duhen disa muaj të tjerë për të përgatitur mbrojtjen.

Por drejtuesi i ekipit të avokatëve të tij thotë se z. Karaxhiç do të dalë para gjykatës nesër për t’u përpjekur që ta zgjidhë këtë problem.

Një prej sugjerimeve të prokurorëve ka qenë që të emërohet një avokat për ta përfaqësuar z. Karaxhiç në gjyq.

Por këshilltarët e tij thonë se një gjë e tillë nuk ka kuptim, pasi dhe atij do t’i duhet po aq kohë për t’u përgatitur për gjyqin.

Ndërkohë në mungesë të Radovan Karaxhiçit, prokurorët do të vazhdojë me paraqitjen e akuzës të hënën pasdite.

SKEDA E KARAXHIC

Emri i plote:
Radovan Karaxhic

Ditelindja
19.6.1945

Vendlindja
Mali i Zi

Kombesia
Serbe

Profesioni
Politikan

Diplomimi
Psikiatri / Universiteti i Sarajeves

Dy ngjarje të fundit ngjallën reagime të ashpra të viktimave të luftës në Bosnjë- Hercegovinë: lojërat e këqia të Karaxhicit, i cili as ditën e dytë të procesit nuk u shfaq në sallën e gjyqit dhe lirimi i Plavshiçit.

Kada Hotic ka humbur në Srebrenicë të shoqin dhe djalin atëherë 29 vjeç si dhe dy vëllezër. Ata i vranë në korrik 1995 së bashku me rreth 8.300 djem dhe burra boshnjakë myslimanë ushtarët dhe trupat paraushtarake të serbëve të Bosnjës. Që udhëheqësi absolut i atëhershëm i serbëve të Bosnjës dhe komanduesi i këtyre trupave ka mundësi të luajë tani lojërat e tij taktike me Tribunalin e Hagës, për shumë boshnjake kjo nuk është gjë tjetër veçse një tallje tjetër e viktimave: “Edhe po të kishte qenë i sëmurë, duhet ta kishin sjellë në barrelë në sallën e gjyqit, për atë që ka bërë. Është e padëgjuar që Karaxhiçi ka mundësi ta ndikojë tani në këtë mënyrë gjyqin.”

Të afërmit e viktimave nuk janë të vetmit në Bosnjë-Hercegovinë, të cilët e konsiderojnë mënyrën e veprimit të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë të gabuar dhe me shumë lëshime. Eksperti boshnjak për të drejtën ndërkombëtare, Sakib Softic beson se ka zbuluar disa gabime në përgatitjet për procesin e Karaxhiçit. Sepse Tribunali i Hagës i ka përcaktuar vetë rregullat dhe janë ato që mundësojnë zvarritjen e vërejtur të procesit, thotë Sakib Softic: “Në mbrojtjen e tij, Karaxhiçi do të shfrytëzojë të gjithë hapësirën e tij të lirë juridike, që i ofron Tribunali i Hagës. Kam përshtypjen se Tribunali është përgatitur keq dhe se nuk dinë me të vërtetë si të vazhdojnë.”

Radovan Karaxhiçi duhet të ketë të drejtën për një proces gjyqësor korrekt dhe sipas rregullave të shtetit juridik, mendojnë vëzhgues të procesit në Bosnjë- Hercegovinë. Por shumë druhen se njësoj si Slobodan Miloshevici para tij, Karaxhici mund të shfrytëzojë dobësitë e drejtësisë ndërkombëtare për ta zvarritur procesin e tij, dhe para së gjithash për të luajtur herë pas here me dinjitetin e viktimave të luftës. Për këtë nuk kanë mirëkuptim nënat e Srebrenicës ose gratë e përdhunuara boshnjake. Shumë prej tyre vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e bijve dhe të bashkëshortëve të tyre dhe shpresojnë çdo herë për ndonjë telefonatë çliruese, kur hapen varre të reja masive.

Edhe pamjet televizive të Biljana Plavshiçit janë për këto gra një shuplakë në fytyrë. Duke buzëqeshur e kënaqur me peliçen e saj pritet nacionalistja e flaktë dhe kriminelja e dënuar e luftës në Beograd, futet në banesën e saj të madhe dhe do të shkruajë në të ardhmen një libër. Që në burgun suedez ajo i ka tërhequr deklaratat e saj të pendimit, duke i quajtur nevoja taktike. Të dyja rastet e shtojnë zhgënjimin gjithsesi ekzistues dhe zemërimin e myslimanëve në Bosnjë- Hercegovinë dhe minojnë besimin e tyre te bashkësia ndërkombëtare.

Qytetarët e Sarajevës e mbajnë mend mirë terrorin e rrethuesve boshnjako-serbë të Beogradit dhe janë të zhgënjyer që Biljana Plavshiçin e liruan para kohe, pas një dënimi, për mendimin e tyre gjithsesi të butë.(Shekulli)

ShrL2og7LO8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/rajoni-dhe-bota/hage-prokurori-karaxhic-orkestroi-masakren-e-srebrenices.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/rajoni-d...araxhic-orkestroi-masakren-e-srebrenices.html

Top