Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter
Nje dite ne mol...
Ka ne bote, qytete qe lidhin shtete, ka dhe qytete qe lidhin njerezit
me popullin e tyre, ndarja e detyruar e te cileve, e ben dhe me te
afert bashkimin.
E tille eshte Triestja.
Pas lodhjes se nje dite mundimesh pa fund, pas nje ndrydhje te
brendeshme, qe s'te ndahet per asnje cast, mund te kenaqesh dhe te
shplodhesh vetem ne se takon ndonje bashkatdhetar, qe vjen nga
Shqiperia.Qyteti i Triestes, ne kete pike eshte me i
privilegjuari, se dy here ne jave, trageti qe vjen nga Durresi, ta
shuan sado pak mallin per Atdheun. Ne Trieste ka shume shqiptare,
madje dhe moli aty afer, quhet "Moli i shqiptareve nga vet Triestinet. Aty vishen hallet e perditeshme te jetes larg vendit.
Aty vijne lajmet, gazetat, aty degjon se c'thone te ardhurit apo shikon
gezimin dhe lotin e atyre qe presin. Por aty perjeton edhe momentet e
dhimbshme, kur sheh djem te aksidentuar, tek i percjellim per ne Atdhe.. Ne
lapidarin qe kam bere si shenje simboli per keta te rinj, kam
shkruar:
"Duart e njoma te kallove, qe i nderuan faqen Atdheut..."
Pra moli eshte bere si pike referimi, ku mblidhen te gjithe, pa pasur nevoje per
telefon, apo lenie takimi. Jemi ne, qe fati na rrokullisi larg vendit tone,
ashtu sic thote Remarku: "si guri ne mes gureve"...
Ja, aty takova dhe mom Bijen, biseda me te cilen me shtyu te shkruaj.
Ishte nje nga ditet e fundit te vjeshtes. Nje nga ato dite ku dielli
ta ben me sy, deti perkedhelet me valet lozanjare dhe natyra ka
akoma gjelberim.Eshte nje dite me gjithe mend joshese. E zhytur ne kete
dehje, duke ecur neper mol, befas ne nje stol, me terheq vemendjen
nje grua e beshme, me fytyre tipike te katundareve tona, qe nuk i
percaktohet dot mosha. Dielli, shiu dhe era e kane bere te veten, me
keto femra, qe kane punuar gjithe diten ne are. Po edhe Evropa e
kishte pjesen e saj ne paraqitjen e jashtme te nene Bijes, me veshjen
e ketushme.
Menyra si ishte ulur, kthimi i kokes here majtas dhe here djethtas si dhe
buka me djathe, kastraveca e domate qe po hante per shtate pale
qejfe vene ne preher siper nje pecete, me beri te mendoja dhe ashtu
doli vertet, qe ishte e aneve tona.
- Tu befte mire neno! - Se si me doli ashtu vete, kur i kalova prane.
- Bujrem, oj nane! Po t'pati morr malli per djath shqipnie, hajde t'hame
bashke!
- Per te ulur do ulem, po per te ngrene skam uri, faleminderit!
- Mos ki turp, se buka s'ka turp! Apo je msu e ha alla taljance ene
ti, me buket cip mbi cip dhe gjella mren. Mu s'me nnjit ashtu, le
qe s'ngopesh njehere...
Qesha dhe i dhashe te drejte. Ashtu ka qene edhe per mua ne fillim.
- Po nga te kemi oj nane?
- Jom prej Qereti, po m'ka bo cuni sot e dy vjet bashkim familjesh
ene banojme n'Pordenone. Cuni asht refugjat prej 10 vjetesh bashke
me nusen, tani me murren ne mu, se isha vetem.
I kom te gjitha: me honger, me pi..., cfar te du un, vec me hap gojen
aty dhe me gjezdis me makine se dhe makin kena, une qi s'pata as nji
gamor, po e kam bo vet punen e gamorit tuj majt hujt ne kurriz gjith
veren. Ehh...
Dhe pas nje heshtje vazhdoi me gojen plot buke:
- Ke pa tina? Ti kesh t'gjitha e mos me t'hy as i gjo ne sy? Jom tuj plas nga malli
per i cik Shqipni. Aty ene per eren e baglave m'ka morr malli. Mezi po pres
t'i hyp vaporit, se s'te thash une ty: Jena tuj shku per Shqipni. Nusja
me gocen ka shku ka i jave e ne do nisna sot. Fatmiri ka shku
me pre biletat ne une me plackat po e pres ktu.
Me hyri menjehere ne zemer, sidomos nga origjinaliteti i te thenit
te gjerave, i te ndenjurit dhe i te ngrenes. Harronte qe aty ishte
dhe nje i dyte dhe pa pritur ndonje nderhyrje nga une vazhdoi:
- Ktu nigjon vetem talisht. Si me s'me tha njeri xhonem: "si u gdhine o Bije?"
Se ne keto te mijte jan kthy e jan bo si kta ktu me
zakone e me terbjete. Goces i vuna emnin e ijes sime, qi na
rriti me pesqind halle, si motra pa vella, qe ishim, e s'pa i dit
t'bardhe e shkreta! Ashtu si une xhanem, kooperative hesapi...
rrit me grosh e me speca! Speca s'mush dot barkn e vet, do mushi
tonin... Po hajt mo, si t'gjith edhe ne, n'at kohe.. .Tani jam bejleresh e
shku bejlereshes! Gjezdis me makine e beu kish vetem i kal me
karroc. Ku e kisha llafin une, oj nane? Se kur du me tregu nonji
gjo, i boj lamsh, i them t'gjitha me i her...
- Po tregoje per mbesen tende qe i ke vene emrin e nene tende.
E pra mo, ja vuna emrin Selvije e keta te mit e kan kthy Silvana .
Bereqaversen prej kesaj goce, se kam msu ene une dy llafe talisht
sa mos me u ngaterru, kur shkoj t'blej nonji gjo, apo kur shkoj ne i
blej xhilato Selvis.
Prej meses kam njel ne pa shku n'Shqipni. Le qi shpin e kena
myll . Burri m'ka vdek. Dy gocat qi kom, jan martu me rifugjat ne
Greqi. Ato si keta ketu, kalamojve ju kan vu emna t'jashtem, le qi
kan kthy ene emrat e veta sic shkrunte Meremja, se nuk u jipshin
dakumentat. Meremes ja kishin vu Marije ne Kadries Kaliroje.
- Ciao Vittoria! Me pershendeti nje e njohur italiane tek me kaloi prane.
- Qyqa mi none? Ene ti e paske kthy emrin?
Dhe pa prit pergjigje vazhdoi:
- Hajt mo, se kshtu e pat kjo puna jone, se ene
Salushja, komshija jone ne Qeret, qi osht bashku me djalin ne Franc
nipve emna franceze u kishte vu.. S'o per tu cudit shume xhanem, se
me emna te jashtem jena mesu qysh ne Shqipni. Kur na pushtoi turku u
kthyn ene vune gjithe emnat tyrq, po Tyrqia e mbajti gjat keshtu qe
ne morrem emnat e Tyrqve, qe ja vum ne kalamajve tane. Kur na
pushtoi Italia u kthyn emnat ne taljonce, e kur na pushtoi Rusia u
kthyn emnat me Natasha dhe Aljosha, si ai filmi, qe prun njehere ne
fshat. Vec kur u pushtum nga kinezat u ngatrru i cik puna se s'ja
gadisnim dot emnat me u thir. Vec Aliu i Kumes, qi punonte hamall ke
vaporrat n'Durres e pat mire se i thojshin Liu .
E shef oj nane se kur filloj s'maroj un? T'merzita tuj fol. Ene
Fatmiri prandaj s'm'la ke sheshi i dragetit. Care me bo, ene mu
m'u ka myll goja tuj nejt vetem n'shpi. Du ne une me fol...
Ne Shqipeni oj nane, ishim msu, po ktu n'dhe te huj, qeka shume e vshtire.
Ne mire emnat i ndrrun, po jane tuj harru ene gjuhen e nanes, s'osht
pune e mire kjo. Mir per t'tjerat, na murr lumi e s'po bohena dot
rob, po mos me i fol shqip fmijve? Jo vallahi, kjo sdurohet!
-Se qi thu ti oj nane, une s'jom kunder gjuhnave t'huaja, se kulture
osht, si thot Fatmiri jem, po e para duhet t'jet shqipja, apo e kam
kabim? Si thu ti? Ene Xhevahiri i Detes, qe punon ketu n'fambrike, e
kishte kthy emrin e kish bo Xhovani. Biir Detja shkret, se dhe
ajo me pesqind halle i ka rrit. Dy cunat i morren rruget e
botes .Xhevua ktu ne Hasoni qe e ka kthy ene ai emnin Hans, ne
Gjermani. Sabriu ju myt n'det, kur po vinte me skaf . Me qe ra llafi
i skafnave, kur t'shkoj ne Shqipni, do i boj nje leterqeverise...
Kur i them Fatmirit ai qesh, si po qesh ne tina, po
vallahi e kam da dysh mendjen! Mjaft i mushen xhepat me gjak ne lek
gjaku, se Zoti osht i modh, i shef te gjitha. Vonon po s'harron. Gjak
kane per ti vjell e do e pagujne te fmit e tyne, ata qi jane
perzi ne i lejojne kto gjona. Ju osht bo mendja vec me vjedh ne me
ndrru karegllat, hyp i pal e zbrit i pal, e te shkretet rrob
s'kan buke me hanger e kan marr dalldine. O burraaa naper bote!
Tuj ble vdekjen naper detna, me pare! Si boni mileti n'90 qi muren detin
me fucia. Pse mi none, kalohet deti me fucija? E keqa car s'te boka!
Vine me shpres me rregullu nonji pune, me majt ata t'tjert gjalle.
Me c'po shihen bathet, as ka per tu ndreq nonji here aqe,
me jetu si rrobt e Zotit, se s'po len laro t'haje balo.
Guri osht i ron n'tok t'vet, jena shpernda si zoqt e korbit
ene po harrojm me fol shqip.
Ta thot Bija ty, se per dhet vjet, s'ka me u fol shqip, s'do merret
vesh ç'u bo Shqipnija ! Kta breza qe do vine e qe kane lind naper
bote, do flasin e do bojne zakonet e venit ku jane.
Mase jam kabim xhonem, po kjo kaplloqa ime keshtu
mendon e thot : nji me shifi Kosovaret, kudo qi jane, e kane hap i
shkoll ene e rujne aq bukur zakonin.
E lan djersen e munin e gyrbetit, ene u kthyn aqe, n'tokn e tyne,
jo tu vritshin me njoni- tjetnin siç u bo te ne n'97-ten
Tybestafkurullah ! U prish dynjoja vallahi! Po ti fol i llafe ! S'paske
muhabet fare.... Cere boni ju ketu ne Trieste? Munebares keni
detin ,qe ju kujton Shqipnin, se ne emnin e kan isoj.
- Ti me kenaqe me keto qe the dhe vertet, me vure ne mendime.
Ke shume te drejte per gjuhen. Ja une mbeses sime i flas shqip, po ashtu
edhe ca familje te tjera qe i njoh, shqip flasin...
- Qyqa mi none, per me i fol shqip, ne Selvijes shqip i folim, po
o puna me e mesu me shkoll, me e shkrujt.
Ene Honia qi osht n'Trevizo, ashtu thote: "Ka morr fund Shqipnija
Bije, s'bohet mo, pisllik i modh, s'merr vesh i pari t'dytin, pa uj e pa drita
Njerzit e kon menjen ke paraja. Vec me vjedh. Honia osht gru e qut,
se ka punu ke muzeu i Apollonis ne di shum gjona. Kur kena qen n'Rome
me bo pashaportat n'ambasade, qyqa c'i ka thone atij Visarit t'zyres s'kultures.
I thoshte pse s'shkruni per Apollonine qi flet sa t'lashte jena. Per princeshen Dea
qi runte Butrintin. Ne asaj thon ia vodhen koken i her po ia sollen prap.
I vjedhin ene i shesin mo... E mi Hone, sa men ke ti, po kush t'i nigjon se...
Per nje cast ra ne mendime nene Bija dhe pastaj e revoltuar vazhdoi:
- Jo vallahi, une do t'i shkruj nji leter qeverise Tirones per te
gjitha. Se vallahi po vazhdoi kshu, s 'osht hiç mire kjo pune.
Po hikim prej Shqipnis ene s'po ia gjejm kararin ksaj jete.
Jo vallahi une do t'i boj nji leter t'forte, le t'thot Fatmiri: "Rri
o Bije, haje at' buke rehat, se ta ka bo Zoti risk. C'duhet ty mi ije?
Leni ti zgjidhin vet, ata qi ja pane k'tyre puneve."
Bija me kapi per krahu e m'u drejtua:
- Si thu ti mi none a kam t'drejte una?
E c'ti thoja nene Bijes, te gjithe neper keto rruge mendimi kalojme perdite
pa ia gjetur kurre daljen. Por mprehtesia dhe shqetesimi i nene Bijes, i kesaj
nene te thjeshte, me shoqeruan e nuk m'u ndane. Figura e saj m'u skalit ne mendje
e mendova t'jua sjell edhe ju. Bashke me pyetjen:
"Cfare duhet te bejme ne te gjithe si bashkatdhetare, per problemet qe kemi?"
VitoreStefaLeka
P.s.No Comment