Grushti i rënde i prozes se shkurter

Blendi

Primus registratum
Grushti i rënde i prozes se shkurter

E di qe duhet te letersia, po nuk dua ta vendos aty kete teme. Preferoj ta ndaj me ju ne vend te ca kalemxhinjve dhe vajzash qe i shkruajne dashurise pa e provuar, dhe dhimbjes... /pf/images/graemlins/wink.gif

TAKIM I HUMBUR

Korridori i lagesht e i zymte i shtepise nr. 8 pergjate shetitores, me shkallinen prej mermeri te kuq te erret dhe dy amure te bronxte permbi parmake, nga nje ne cdo ane.
Ndoshta dikur kishte qene pallat zoterinjsh (trokellime takash te holla shkalleve, ne hije fytyra te zbehta grash te reja me vel ngjyrevjollce, ndersa jashte, pas oresh e oresh, ne pasqyrimin e lepire ne te gjelbert te gazit, kuajt e humbisnin durimin duke perplasur thundrat mbi gure). Pastaj kishte filluar pak nga pak te merrte te tatepjeten, perhere e me pak njerez elegante e me shume shites ambulantë, dhe karrocat e shkaperdara, tani vec ndonje kamionçine, a makine private, por rralle e me rralle, ama; dhe dielli nuk hynte kurre, sepse paradhoma binte nga veriu, as hena kurre; dhe ne henezen prej qelqi te mesakut portjera flokeshprishur e shtepise, duke kapsallitur syte.

Po ti a ishe ate dite? Me ke pritur? E nese po, sa me ke pritur? Une rendja per te mberritur ne kohe, duke dihatur, duke u penguar, mund te me merrnin per te marrë. Por do ish dashur te fluturoja. Isha larg, i flakur tej nga jeta krejt papritmas, ne nje distance te frikshme nga ti, qe s'mund ta dije.
Keshtu, kur ora eci aq shume, sa ishte e pamundur te mendohej qe ti ndodheshe ende aty, une reshta se vrapuari dhe, dalengadale, sot kam arritur por ti s'je me.
Nuk je me, sepse kane kaluar shume vite, dymbedhjete vjet rruge te panderprere ne drejtim te kthimit, dhe amuret e bronxta jane zhdukur, ne fyturat e vajzave prej allçiu nen qemer, pluhuri ka krijuar rrathe te neveritshem te syte, dhe suvate e rena, dhe ne henezen e qelqte te mesakut portjerja flokeshprishur qe kapsallit syte, perhere. Dhe aneve tabeleza njera mbi tjetren "Dentist ne katin e III - Sittam, perfaqesi reklamash - Farera vajore - Vinci-Guerra ne te IV - Noteria Rossi-Schaffera" Dhe nje tablo e madhe e fotografise artistike Lebois me fatalen me syte nga qielli, burrin mondan me monokel dhe buzeqeshje trashanike, vajza e vogel e maskuar si dame e viteve shtateqind, gjenerali me uniforme parade, mbushur me stringla, borgjez i rende e i flashket, ne syte e kermillte barra te tmerrshme familjare. Kurre, pra, dielli s'ka hyre ne kete korridor te mallkuar; as cicerima zogjsh, as hije resh ne arrati. Por vajtje-ardhje pa hare, peshtyma ne pluhurin e vjeter, lart e poshte njerzit per te noteri e dentisti.
Une pyes:
"Me falni, valle mos keni pare gje "filankën"?"
"Kur?" pyesin.
"U bene fiks dymbedhjete vjet."
"Po" pergjigjet njeri, "me kujtohet. Po rrinte ne kembe e po priste. Kishte nje pallto blu e nje kapele me lule. Ishte e hirshme, shume e hirshme"
"Seriozisht ju kujtohet? Pas dymbedhjete vjeteve dhe ju kujtohet?"
"Edhe sikur pesedhjete te kishin kaluar, prape pse prape do te me kujtohej shume mire, perhere do ta kujtoj... E njoha pikerisht atehere, ate dite, tek po priste para portes se madhe. Binte shi. Priti rreth nje ore. Pastaj une e shoqerova me cader ne shtepi...Është ime shoqe, zoteri, me ndjeni."

Dino Buzzati
 

Blendi

Primus registratum
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

DOKUMENTET QE DUHEN ZHDUKUR

jane letra dashurie? Fotografi te ndyra? Eshte pako e madhe. Ti hedhe ne plehra? Ti djege, po ku?
Ai i hedh ne banje, duke i bere cope e cike. kalon kohe. te nesermen, e shoqja hyn ne studion e tij duke gulcuar: "Je ti qe ke hedhur...je ti, apo jo?" Ai zverdhet dhe hesht. Me ze te shuar: "Cfare?". Ajo: "Kane ardhur ketu punetoret, duhet te shembin murin, tubi eshte bllokuar, thone se..." Ai: "Cfare? Cfare? Cfare?"
"Ca copa mishi, thone, te perbrendeshmet. Nje vajze e therur, e bere copa-copa..."

Dino Buzzati
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

Blendi, po me vika keq qe s'e ke hapur tek Letersia.... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Ema

Goddes
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

Do doja te gjeja "Urim per vitin 1933" te Migjenit!
 
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

Sikur te perktheheshin edhe ca copa nga Moravia do isha ne qiell te shtate. /pf/images/graemlins/wink.gif

My favorite

Magnetofoni
D.Buzzati


Ai i pat thene asaj (me ze fare te ulet), i qe
pergjeruar, mos bej zhurme, te lutem, magnetofoni po
rregjistron nga radioja, mos qit ze, ti e di qe une
kam merak, po rregjistroj "Mbretin Artur" te Parseli,
nje gje e mrekullueshme, nje kryeveper. Po ajo kerma,
si per inat, sillu lart e poshte, ec e perpiq takat,
vetem e vetem qe atij t'i hipnin xhindet, pastaj
kollitej (enkas) dhe me pas ia shkrepte gazit me vete
dhe ndizte shkrepsen paf-puf, per te bere sa me shume
zhurme. E nderkaq Parseli, Moxarti, Bahu, Palestrina,
mjeshtrit e muzikes se perkryer, qiellore shkonin dem.
Ajo maskaresha, grereza, tartabiqja, brenga e
vazhdueshme e jetes... Keshtu nuk shtyhej me.
Tani, pas kaq vitesh, ai ka vene e po degjon ate te
shrete shirit, ka vene bobinen me mjeshtrit, me majat,
me Parselin, Moxartin, Bahun, Palestrinen.
Ajo nuk eshte me aty, ka ikur. Ajo e ka braktisur. Ajo
e gjeti zgjidhjen, e la. Ai nuk e ka idene se ku ka
perfunduar ajo.
Ja, tani, Parseli, Moxarti, Bahu, Palestrina
tingellojne si pa shije, te vjen per te vjelle,
katrahure, te mallkuarit...
Ja, ja ai ttrokthi lart e poshte, ja trokitja e
takave, ja te qeshurat (e dyta sidomos), ja kruajtja e
fytit, kolla. Kjo po, kjo eshte muzike qiellore.
Ai ka vene veshin e degjon. Nen driten e abazhurit
eshte ulur e degjon. Si i ngurosur ne kolltuk,
katandisur keq e me keq, ai degjon. Pa levizur as edhe
muskujt me te vegjel te gjymtyreve, ai rri me veshin
nga magnetofoni: ja zhurmat, ja peshpeshet, ja kolla!
Keta tinguj te adhuruar, madheshtore. Qe nuk i ka me,
qe nuk do t'i kete kurre me.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] E di qe duhet te letersia, po nuk dua ta vendos aty kete teme. Preferoj ta ndaj me ju ne vend te ca kalemxhinjve dhe vajzash qe i shkruajne dashurise pa e provuar, dhe dhimbjes... /pf/images/graemlins/wink.gif

[/qb]
Me c'shof nuk ja arrite qellimit, apo ishte nje lapsus scriptum /pf/images/graemlins/wink.gif
 

shpresa

Primus registratum
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

Dhe nese i leshoj kater rrjeshta qe rimojne merzitet Blendi qe nuk eshte ne proze? Grushtin te forte e kane...

Pesha e Lotit

Dhe dhimbjes une ia njoh te gjitha shkallet
U njoh dhe peshat arit apo hekurit...
Ju them: me i rende eshte lot i ndarjes me te gjallet
Se lot i ndarjes me te vdekurit

D.Agolli
 

Ema

Goddes
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

/pf/images/graemlins/frown.gif O sa e trishtuar Lara!

Une po hedh dicka qe e ka postu Kordelka tek letersia:

Idete e cmendura jane krijesat normale te nje trikoje qe ia vlen te diskutohet

Te diskutosh dike apo dicka, per mua do te thote te privilegjosh.Une privilegjoj pak njerez, ndersa sende, me shume.
S'ka disa ore qe bleva nje unaze.Nuk kam asnje sensasion rreth kuptimit qe manifeston ky send, ndersa forma, argjendi dhe guret e imet me te cilet eshte plumbuar, me shkaktojne nje kenaqesi te vecante gjate percepsionit.
Nuk eshte puna se kjo kenaqesi eshte e madhe, kenaqesia e ketij tipi nuk ka as pasion dhe as emocion nga ai qe te dritheron.Eshte nje kenaqesi e vaket, e embel, por e cuditshme: nje kenaqesi qe vetem te kenaq.Nuk te provokon as te nxit, sic mund te te provokoje apo te nxite fakti qe nje djalosh te hedh nje shikim kuptimplote ndersa ecen perkrahu me te fejuaren ne bulevard.
Keshtu, pra, mos kujtoni se une po cmendem nga gezimi qe bleva unazen.Asfare.Madje kam ne duar edhe dy unaza te tjera argjendi te blera qe me pare, por nuk me shkaktojne gezim provokues.
Njehere kam pasur nje triko.Ajo ishte e bute dhe ngjyre gruri.Te berrylat kishte copa meshine.Kjo rrobe i perputhej trupit tim per mrekulli, dhe ka qene e rende per mua, kur nga perdorimi i tepert, u detyrova nje dite te ndahem prej saj.
Jam ndare nga shume njerez me lehtesine me menefregiste qe mund te mendohet, pse jo, nga disa, edhe me ndjenje te hidhur.Po sa do te doja te ndahem nga nje njeri ashtu sic jam ndare me ate triko te dashur.
Nuk eshte puna te nostalgjia.Ketu ajo nuk hyn fare.Puna eshte tek ajo shije e embel qe te krijon kujtimi i kujtimit, tek ajo shije qe te shijon edhe sot.E pra, nuk e mbaj mend mire ngjyren: ndoshta thashe ngjyre gruri sepse i grunjte eshte perfytyrimi qe me krijohet, i vendosa meshinat, jo sepse ato me kujtohen saktesisht, por sepse ato ashtu u vendosen....eshte embelsia e kujtimit, kuptoni?
Babai im thosh se njeriu jeton per pak njerezi.megjithate une e gjej ate te nje triko.Ndoshta vete njeriu e ka shume te veshtire te jete i njerezishem, megjithese kuptimi i njerezise buron prej tij.
Duket sikur po le mendjen pas asaj trikoje qe as me kujtohet fare.Kujtese e cuditshme kjo e imja.Kujton gjera qe as me kujtohen, marrezira problemesh qe mund te quhen po aq te marrezishme.
Per dike mund te shfaqem pa vlere, qenie qe merret me cikerrime.
E drejte.Nuk di si perfundova keshtu.Me vjen per te qare.Syte e mi jane te mbushur me lote, ndersa truri me shijen e embel te asaj trikoje qe nuk e mbaj mend fare.
Te gjeja nje dashuri te tille! Fshihem.
U be e treta here qe fshihem gjate kesaj kohe dhe ju nuk e kuptuat.Heren e pare dhe te dyte s'e di as vete kur u fsheha, por i numerova.Heren e trete ua tregova. Dhe meqe ndihem inferiore (ngaqe merrem me gjera te parendesishme) tani do t'jua tregoj nga se u fsheha.
M'u shfaq kujtimi i nje njeriu te cilin (vetem kujtimit tim i kujtohet, jo mua), te cilin e kam dashur.E theksoj kllapen e mesiperme (kujtimi i kujtimit).Une jo.
Kam tmerr nga kjo qe po them.Madje cfare nuk do te jepja per te nderprere rrefimin tim ne keto caste, sikur ju te mos me quanit te pafytyre per kuriozitetin e qe ju ngrita.
E gjeta!Kurioziteti juaj me tmerroi.Me nderpreu, me kalli friken.Ju beheni kurioze vetem per njerezit.Ju pelqejne thashethemet per ta ne menyre te hatashme.Ju mbushin, ju ngopin, ju zbrazin.Dhe ju, me sy te skuqur nga zvordhaj betoheni se kurre s'do te merreni me to.Por ja, nderkaq, me trikon time vetem sa u zbavitet, ndersa kur nisa intrigen, desha te them kur nisa te kujtoj kujtimin e kujtimi, syte tuaj u hapen, shqisat u ngriten.
Tani ju pritet me se fundi te hyni ne pjesen ordinere te shpirtit.Kujtuat se trikoja eshte preteksi.
Jo miqte e mi, jo shpirterat e mi te dashur....(Cudi si me njomen syte sa here lumturohem hidhur.C'shije!)
Nuk ben t'ju fus ne hoje ordinere.Te gjithe shkrimtaret e bejne kete gje, prandaj raca e tyre eshte e perbuzur.Dhe ju vete papushim germoni, raportoni, riprodhoni dhe vleresoni ordinerine e jetes.
Do te ndalem dhe konsistoj perseri.
Do te thoni, e gjora, qenka psikopate, i eshte bere fiksim.
Aq me ben!
Ajo ishte nje triko ngjyre gruri, me dy mengeza meshine.I pershtatej trupit tim dhe trupi im gjithashtu.Jetuan bashke pa u kundershtuar.Kur u ndame...Sa do doja te ndahesha nga nje njeri ne ate menyre.Lotet jane mjalte per ate triko qe nuk me kujtohet.

......marre nga ABSUURDI KOORDINATIV i Mimoza Ahmetit..........
 

Ema

Goddes
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

PJESA II

Pse nuk me le?
Pse s'me braktis?Pse s'me shporr tutje prej limaneve te tua,pse nuk e shkaterron nje here e pergjithmone kete yll te bindur se ndricon drite prej tendes?
Pse s'me le te cororditem preej dhimbjes,te tentoj edhe nje here,te guxoj,ti afrohem dickaje qe s'mban era jete.
Te ndjej ate trishtim te madh,nje arome te qelbur ditesh pa frymen tende?
Pse?
Kujt fati i kam vrare veshtrimin qe mbetem gjithmone keshtu?
Oh,te te humb !
Te te qaj,te kercenoj me gisht egon time si femijet,te mbys ditet e bukura,te puthurat...
Te hedh vallle me zemren time ne duar,t'i gdhij netet me doren e tij mbi nje koke te rende.
Si qente,te lepij kockat e kujtimeve te fundme.
Dhe diku,pas ca kohesh...te te harroj!
Sa veshtire do e kem per te te ahrruar,pas shatte jetesh.
Do doja te vdisja,serish... !

Te perplasesha pas nje shkembi,te pergjakesha,te perzihesha me te bardhen e valeve te detit.E lumtur,ende pa te humbur...

Kjo dashuri.Cudie!
Ky glob kaq i vogel,kaq i etur ,ky kerkim i vazhdueshem,ky labirinth trunor ku te humb...

Xhelozia,
per gjithe te vdekshmit,per tere rruget...dhe lotet.
Kam filluar ti kursej.
Muzika e Bjork qe hapet ne dhomen time si marsh funeber.Monologu i nje vetvrasje...
Oh,une qe vetes i premtova se do ndryshoja boten.Premtimet ndaj vetes!Ato me te pikelluarat.
Kepuca ime e majte me kundron nga maja e karrikes dhe qesh me gojen e shqyer.Do doja te futesha brenda hasires se zeze,te ngaterrohesha me lidheset,te zhdukeshe...

Deshira per tu ringjallur,per te pare fytyren e Zotit tim !varret e rreshtuara njeri pas tjetrit ne shpirtin tim,me nga nje pllake te bardhe lart,nje emer.
Harresat!
Sa i dua harresat...
Dhe muret e shtepive te fqinjeve qe anohen,rrezohen,bien mbi rrgice me zhurme...
E ne fund endrrat,
qoshet e ngushellimeve te mia,oxhaket e shuar,mbuluar nga hiri.
Nje tjeter puthje.
Ky delir kaq i trishtuar! /pf/images/graemlins/frown.gif
Me jep nje puthje te trishtuar!
Krahet e merzise perqafojne qenien time e une...vdes...

P.s:Liria eshte ulur mbi tavoline,lyhet me te kuqin tim,merr nje liber...shhtttt!!!

Jeta
 

Ema

Goddes
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

Kujtimet I

"Quando avro finito io perche non tu!?(J.F.K)"

Shkoni te gjithe!
Me lini vetem me mallin,me naten dhe argjendin e henes qe ndricon floke grash te huaja.Me lini te kap me shkelma te gjitha endrrat dhe krahet t’ja kepus fatit.Gabime,mekate,faje....
Te humbesh dashurine!Kur te shtohet nje rrudhe poshte syve,kur arsyet nuk sherbejne me per asgje.Kur do doja te mbysja qiellin dhe frymen ta mbaja ne jastekun ku ai ka vene koken.Grimcat e nje jete imagjinare.Stuhite qe shtrihen ne dhomen time te vogel,veshtrimet e permalluara te kujtimeve te tua.
Desha te te shkruaja nje kenge(si ajo e Vascos).nje kenge te madhe,te palindur,te pafjale,nje kenge te pabesueshme,me drita qe ndizen ne genjeshtra qe ja mbathin prej shpirtrave.Carçafe te bardhe,dyer te bardha ,fytyra...sa e urrej te bardhen.
(S’po ta them kengen).

Ne fund te fundit syte e qyetit u perloten se vazhdoja ti flisja per ty.S’di me prej gezimit,dhimbjes apo merzise se te degjuarit serishmi,per te njemilionten here te njejten histori idiote se ciles une i vura emrin Dashuri.Dhe prape te ndjej me mua kur me prek shiu,kur me ngroh aroma e nje vjeshte te budallepsur me nostalgji.Neper korridore levizin xheloze peshperimat,fushat e erreta te dashurive te mia te braktisura.Kraherori i madherishem i pikellimit,mrekullite e kuptimeve te pasherueshme,kushtet e rrepta te nje ikjeje.Te gjitha tek ti...Sikur fryme te kisha e te mos mbetesha si lot ne tryezen e prillit.
S’te kam me...ose mbase s’te kam patur kurre.S’kam me iluzionet,altaret e premtimeve,fjalet e nje qetesie te pafundme.
Kam mbetur pa ty,pa asgje tenden pa asgje qe kisha,pa asgje qe desha.Dhe koka ime perplaset pas tingujve.Nje valle e leqendisur çerdhesh te rena prej eres me shkelmon udhet qe te sjellin drejt teje.Jam e brishte si duart e nje femije,si e tejdukshmja e nje te mos pasure te perjetshme,si erresira e nje nate me hene te plote.

Tani jeta ime e trembur eshte kapur me thonj pas kujtimeve te asaj,te paemertes,vendimet e mia te pafuqishme permblidhen ne te shkruarit e letrave,gjer ne nje ylber qe s’del kurre mbi nje shkretetire.
Rrezikova.U hodha.Rashe.Trupi mu be copash,syte-gropa varresh,rete e mia mu bene shtrate ku dergjem e pakallur.Vaje me dalin prej karherorit,sy te cuditshem me ofrojne melodi engjesh.Po pres qe te bie ne dashuri me nje dashuri tjeter qe te me shqitesh prej buzeqeshjeve me çipin e buzeve.S’ka dashuri te rreme.S’ka dashuri te verteta.Ka nje kerkim te gjate ne nje kohe qe s’ka limite,ne nje bashkim fjalesh qe kuptim s’kane aspak,po qe me duken mrekullisht te bukura.

Me gishtat e casteve lemoj hapsirat qe mbeten pas teje hapesirat qe mbeten pas teje,pas asaj qe s’di pse i vura ate emer te cuditshem.Asaj qe s’i mjafton emri dashuri,asaj qe s’e nxinin hapsirat,asja qe mbyste qiellin me kaltersi.Asaj te habishmes,te qenurit prane teje qe s’duhej te mbaronte kurre.Te madherishmit ves ...Rruga ime,fjalet e mia,tingellimat e nje fluturimi te panisur.Gjithçka ti!Nuk ekziston as perfektja,as harmonia,ashtu sic nuk ekzistojne humbjet e lumtura.
Pa asgje,vec me engjejt dhe boten tjeter.Pa asgje,me lamtumirat e pathena prej frikes se per tu urryer do kishim.Te urresh eshte me mire se dashuria!
Flasim me zilet e telefonit qe s’di se si i njoh se jane te tuat(edhe pse bien njelloj).Nuk di sa here jam vdekur prej atyre qe ti je,prej pershtypjeve qe le pas te thenit "te dua".Te dalurat ne mesin e nje nate si kjo,me shi.Me duket sikur te kam ketu,pas nje besimi te keputur ne mes.Mua qe bej vec c’do ti,qe s’di me ne ben mire a keq.Por di qe kur te kujtoj buzeqeshjen bota me duket kaq e vogel.Di qe kur zeri yt me pushton llogjiken cdo gje humb arsyet dhe nocionet praktike te mospranimeve kthehen ne puthje.
Desha te te them se s’ka rendesi se s’ka rendesi c’me jep,se c’dashuri mban brenda.Di qe ndjehem keq pas shpines tende te kerrusur nen nje koke te anuar qe e desha kaq shume.
Kurre e vetme,kurre e sigurt,rigjendem brenda teje,i bukur gjer ne vdekje,i dashur pertej humbjeve...
Me ka marre malli...


Kujtimet II

"O i humbur,o i humbur njeheresh!E shkurter eshte puthja e perendive,tjetersuar eshte koha dhe afti i rritur per nje ball qe te qan e ngushellon."
Rainer Maria Rilke
...Pastaj shikoje vetem ata portike te mallkuar,te çoroditur prej loteve te mi te felliqur dhe hapat e veshura me pantallona te zeza e nje koke te levizshme qe me jepte "kurajo".Oh,sa shume qe qesha...Une s’e njoh kurajon,dhe aq me teper atehere,kur me godisje atje ku me dhimbte me dhimbshem,te verdhat e mureve qe ishin bere mallkime,mallkime,mallkime!!!(Si shkalla siperore e nje epiteiti hebraik).Shikoja veten,hijen time,sikur te isha jashte,sikur te isha e vdekur.Shihja veten time qe leshonte duhma te çmendura,shikoja syte e mi te çakerritur prej asaj qe quhet Ndarje.
Rruga ecte perpara meje dhe dyert hapeshin me dhimbje te peròudnuara prej levizjeve te vrullshme te dorezave te shtypura nen pellembet e mia.Klithma ime,çirrjet,perplasjet pas fjaleve te thena prej nje dashurie,perçudnimet e nje fytyre me te shemtuar se kurre,si kujtimet e nje te çmendure...
Dridhjet ne sirtaret te tejmbushur me qetesues,ere ilacesh dhe veshtrime te shqyera prej nje vire ne mur,te kembes se thyer te nje elefanti fatndjelles.
Pastaj erdhi ...rileximi i mijera fleteve,kolona zanore e nje radjoje te injektuar me muzike te sheqerosur prej dashurish te shpikura.Gishtat e mi te keputur nen nje enderr te lene kaq keq ne gjysem,te nje shpirti te vrare,te dhunuar,te krisur.Pafundesisht ti,ne biseda,ne filxhane te pafund kafesh,ne ore te sterzgjatura te nje gjumi te humbur.
Sa me shume nuk je,aq me shumete ndjej.Sa do me duhej nje perjetesi tjeter per te te ridashur atehere kur e dija se do me mungoje.Dhe une te humbja!Cdo dite binte nje cope prej diellit tend te skalitur ne zemren time,çuditerisht fort.Fshehja e telefonit nen batanije,fshirja e deshperuar e emrit tend prej fleteve,djegia e premtimeve.Zhdukja jote!
Edhe s’di si u gdhi,si u be dite,si ra shi;diell,hene,mengjese...S’di as si folem serish,si te shtypa,putha,peshtyva.Me mungonte fryma,shtirja e diteve te ngrohta,deshira per te te pasur prane.
Tradhetia e gjate e neteve qe s’i fjeta kurre,paradokset e fjalimeve qe i rilexoja gjersa vdisja ne buze,buze,buze...
Mora flake,u dogja,u shtriva mbi nje dashuri te madhe mbi largesa.Ika...detyrat e atyre qe quhen krahe ledhash u bene te padetyrueshme.

Tani qe humba gjithcka,tani qe hodha tutje qindra gjysma zemrash bota me sheh si foshnje.Ti e di sa t’i doja buzeqeshjet,dashurite qe s’dije me i kishe;ata qe s’te donin dhe i deshe.Shen Meria nen nje kryq te madh ku i kryqezonin te vetmin bir,kemba e thyer e karikes ku uleshe,mbulesat e ndotura te nje shtrati te veshur me dashurite me te cilat te desha.
Ato per te cilat qendrova,dhimbjet per te cilat te humba...Dhe sot...Te rigjej,ngre krye ti sot,pas nje kenge te dehur prej mallit.
Shkaterrimi im,Troja ime e rigjetur.Tere jeten do rrija mes gishtave te tu,tere zgjimet e mia do vdisja duke te te perkedhelur.
Edhe tani qe humbur te kisha ende pa te gjetur,kaq prane parajses sime,kaq prane nje deti ku per nje jete do rroj pa ty....

...

Po e le me kaq,se modestia ime s'mund te mbushe me shume se 3 post-s /pf/images/graemlins/laugh.gif !
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif

Ah ti.......... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif

Boll......... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Ema

Goddes
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

Blendo na fal e por:

"And I took your love for granted
and all the thing you said to me
I need your arms to welcome me
but cold stone is all I see"
 

shpresa

Primus registratum
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

Per kenaqsine e admiruesve te tij...

...Kishin kaluar njezet e dy muaj, pa sjelle asgje te re dhe ai kishte ndenjur ne vend duke pritur, a thua se jeta duhej te kishte per te nje butesi te vecante. Megjithate, njezet e dy muaj jane te gjate dhe, ne rrjedhe te tyre, mund te ndodhin plote gjera: del koha qe te krijohen familje te reja, te lindin femije dhe te fillojne edhe te flasin, qe nje shtepi e madhe te ngrihet aty, ku me pare kishte vec livadhe, qe nje grua e bukur te plaket dhe askush te mos ta deshiroje me, qe nje semundje, edhe nga ato me te gjatat, te pergatitet (e nderkohe njeriu vazhdon te jetoje i shkujdesur), ta trese ngadale trupin, te terhiqet perkohesisht per te lene pershtypjen e sherimit, te turret serish me me vrull, duke gllaberuar shpresen e fundit, mbetet ende kohe qe i vdekuri te varroset e te harroet, qe i biri te jete serish ne gjendje te qeshe e qe ne mbremje, pa vetedije, ti coje mikeshat ne shetitore, pergjate kangjellave te varrezave...

Buzzati, fragment nga "Shkretetira e Tartareve"
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

KEPUCET E TURPIT


Kqyr majtas. Kqyr edhe djathtas. I duket se ai që po vjen përballë e njeh. Përderisa e sheh si me vëmendje, me siguri që e njeh. Duhet ta ketë patur nxënës. Vërtetë ishte ashtu. Ai e përshëndeti. I tha mirëmëngjezi profesor.
Profesor zeza ecën edhe pak. Mandej një prapa ktheu. Tash duhet të jetë më i vëmendshëm. Po edhe më i shpejtë.
I afrohet magjypit që shet këpucë të përdorura dhe prap, sapo ishte bërë gati të vendoste të ndalej e t'i drejtohej që ta pyeste për këpucët me qafa e me pushin përbrenda, një tjetër përshëndetje. Dreq o punë ! Po aniçka. Do të bëjë edhe një xhiro të vogël deri tek kthesa e radios lokale e mandej patjetër që do të pyes magjypin për ato këpucë. I ka parë që dje dhe po që dje i kanë pëlqyer. "Firma Gaba, firma Gaba po gjithë qyteti po vishet me mallrat e tyre" - i kish thënë e shoqja dhe ai e dinte se nuk ishte taman-taman kështu. Kishte plot njerëz që preferonin rroba e këpucë të kushtueshme, tepër të kushtueshme, aq sa rroga mujore e tij.
Teksa po mirrte kthesen tek radioja ndeu që dikush e thirri. Njohu zërin e redaktorit të radios. E thërriste që nga dritarja. Ndjeu një si turbullirë. Dreq o punë, edhe ky na duhej tani.
Polici i shërbimit e lejoi që të afrohej e të komunikonte tek dritarja. U kujtua që kishte bërë një shkrim dhe me siguri që redaktori i radios t'i thoshte diçka për të. Po jo. Shkrimi ishte transmetuar dhe ai nuk e kishte dëgjuar nga që kishin plot një javë që dritat herë vinin e herë shkonin. E thërriti që të mirrte honorarin.
Hyri në radio me shpresën se së paku diçka do të përballonte me atë honorar.
- Pak, janë, profesor - i tha redaktori, - po më mirë se aspak. Sa për të blerë diçka tek Gaba.
Tek Gaba...Po ec e afrohu tek Gaba, që shet këpucë përballë radios...Se të ishte ndryshe, për një fanellë apo një triko, do të vinte e shoqja...Po këpucët duhen provuar aty, se ndryshe magjypi nuk të njeh si ka futur të hollat në xhep...
Bën sikur e ka kuptuar humorin e redaktorit, hedh firmën pa e parë mirë se sa lekë ishin dhe si i ka futur ato në xhep mendon të shkojë diku në ndonjë si rrugë qorre e t'i numrojë. Po, jo, s'do ta bëjë një budallallëk të tillë e të tërheqë vëmendjen e ndonjë hajduti...

Më e mirë do të jetë të presë sa të dalin ata të redaksisë për të pirë kafenë dhe ai t'u afrohet këpucëve. Në fund të fundit le ta shohin, po të mos e shohin ata që e njohin...
Kështu bën. Rri si në skaj të rrugës, medemek se po lexon një artikull gazete. Dy-tre të rinj qeshen me të...
"Ej, xhaxho, je duke e lexuar për së mbrapshti...!".O Zot! Ku të futej nga turpi...Ata ikën me mendimin se ai nuk dinte të lexonte...Djersë i kullonin tek sheh me vërejte sa majtas-djathtas se mos e njohu kush...Por jo...Askush nuk e ka parë as e ka njohur...E ndofta të rinjtë që qeshën me të këtë vit shkollor do t'i ketë studentë...
Ja, vjen edhe çasti i shumëpritur...redaktorët dalin duke u fjalosur e futen me disa bashkëpunëtorë në kafenë përballë...E si për fat të tij, një "Benz" frenon me të shpejtë, përplaset me një tjetër, po pa ndonjë dëm të madh, veçse gjithë ç'qenë erdhën e u mblodhën tej mizë lisi...Kaq desh...Mori zemër dhe iu afrua togut të këpucëve...
Magjypi e sheh...Është bërë edhe ai profesor në punën e tij...Prandaj dhe rrogën ia ka rritur pronari me dy mijë të reja në muaj...E kupton se karremi është hedhur...
"Hë, zotni profesor!".
Atij i ther fort në zemër! E din fort mirë se përderisa është këtu, nuk është zotni. Se zotnitë nuk blejnë këtu. Për zotnitë është një dyqan përballë universitetit, edhe një në pijacë, edhe tek firma "Fishta"...
Po ky kodosh magjypi ku e njohu që është profesor?
"Sa kushtojnë, këto këpucët, zo..."
Nuk ia qet goja fjalën zotni, për magjypin...Po pa e nxjerrë mirë as fjalën e parë, magjypi e ka kuptuar mirë thelbin e gjithçkaje dhe si një artist ia ka sjellë sa çel e mbyll sytë këpucët e lakmuara...
"Merri, profesor, se i ke lirë falë, vetëm pesëqind lekë...".
Magjypi nis të flasë me të madhe dhe ai e ndjen peshën e turpit. Është hera e parë që ble tek firma "Gaba", kur e dinte fort mirë se ç'ishin ato rroba. Po s'kishte rrugë tjetër...E bija do të shkonte në gjimnaz dhe donte një palë këpucë...Po ato bënin sa gjysma e rrogës së tij...Pra ai dhe e shoqja do të vishen nga "Gabi"...E di fort mirë se ato këpucë i ka veshur disa herë një kolegu i tij në Vjenë, në Stokholm, pastaj i ka hedhur se ka dalë një model më i mirë...
"Më lirë, pak më lirë..." - sikur i mirret goja, si rëndom nxënësit në provim, duke iu lutur magjypit që t'ia ulë pak çmimin.
Magjypi e lot pjesën që i ka mbetur. Bën sikur i thotë se kaq dhe janë falas, mandej sikur don t'ia tërheqë, po profesori...Jo, duhet t'i marrë, se ndofta nesër vjen dhe i merr dikush tjetër...Tek e fundit këtë dimër e shtyn me ta...Mandej sikur i sillet rruga...Përballë shefi i katedrës...Ai dhe e shoqja mbaheshin aman o zot...Shpesh ai vishte rroba të jashtme, sidomos nga Italia ku kishte një baxhanakun e tij...S'dinte ku ta fuste vehten...Do ta gënjente...Do t'i thoshte se po blinte një palë këpucë për të punuar në kopësht...
Shefi i afrohet togut të këpucëve të firmës "Gabi" pa shikuar as majtas e as djathtas. Është i sigurt në çdo lëvizje, si çdo shef...Profesorit i kanë mbetur në duart që i dridheshin këpucët...Është i bindur se shefi nuk do ia hajë gënjeshtrën...
"More, po kam parë dje një palë këpucë me qafa, me push" - thotë sakaq shefi dhe magjypi pa një e pa dy ia merr profesorit dhe ia vë në duar shefit.
"Sapo i la ky zotniiiaaa - sikur u tall magjypi. Urdhëro e merri."
Shefi, s'kishte si ta shihte profesorin. Ai si çdo shef shihte mallin që do blinte, këpucët.
"Aq sa më the dje?!".
"Aq. 500 lekë".
"Epo, mirë!"
Shefi paguan, i merr këpucët dhe niset në punë të tij.
Nesër ai do të tregojë se i kishin ardhur nga baxhanaku i tij në Itali.



Skender Temali
 

Ema

Goddes
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

Korde per kuriozitet ku e ke gjet ket prozen se cunin e ketij shkrimtarit e kam shok! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Grushti i rënde i prozes se shkurter

Fillimisht postuar nga Blendi:
[QB] Preferoj ta ndaj me ju ne vend te ca kalemxhinjve dhe vajzash qe i shkruajne dashurise pa e provuar, dhe dhimbjes... /pf/images/graemlins/wink.gif
ky me ngjan me pirovokim mua /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif .
nejse se po ia filluam,une e para dal pa zemer fare,ose me mire zemergur.
 
Top