Grusht shteti” familjar

Grusht shteti” familjar

“Grusht shteti” familjar
E Diele, 09 Shtator 2007
Pas vrasjes se Sabri Shurdhit, familjare dhe bashkefshatare te tij lazaratas dogjen makinat e policise se komisariatit te Gjirokastres. Per gati 1 ore qyteti ishte ne dore te “lazove”. Te gjitha detajet e ekzekutimi i te 27-vjecarit te kerkuar dhe rimarrja e qytetit te gurte nga forcat policore

Klodiana Kotorri

Bledar Shehu

Ajo cka dje u shfaq dendur ne plane televizive a foto e gjithckaje ndodhi ne Gjirokaster, fatkeqesisht nuk ishin pamje arkivi te ’97-s se mbrapshte. Nje dore e vogel lazaratasish, bene serish “sherrin e madh”. Dje, pas vrasjes se nje te kerkuari, ne rrethana ende jo shume te qarta, njerezit e fshatit rebel moren rrugen serish drejt qyteti, u mblodhen para zyrave te komisariatit te policise, e dogjen gjithcka metalike iu doli para, shane “mbare e mbrapsht me te madh e me te vogel”, e pasi shfryne dufin iken. Pame dhe policine... Ne fakt nuk e pame, deri kur ata iken te bindur nga fjalet e kryetarit te tyre te komunes. Moren trupin e te vrarit nga morgu dhe “u mbyllen” serish ne fshatin e tyre te vogel te pa shqetesuar nga askush.

Pas nje periudhe pauze ne fshatin e “incidenteve” Lazarat, serish forcave te RENEA-s iu desh te konfrontohet me arme. “Sepebi” i rradhes ishte aksioni per arrestimin e nje te shumekerkuari. Ky i fundit gjeti vdekjen pas rezistences me arme zjarri. Vdekja e tij shkaktoi revolten e lazaratasve te tjere, te cilet shkuan dhunshem ne Gjirokaster duke djegur dhe shkaterruar disa makina policie ne shenje hakmarrje. Gjithcka ndodhi paraditen e djeshme nisi me operacionin e RENEA-s per kapjen e te kerkuarit Sabri Shurdhi prane fshatit Lazarat dhe perfundoi me protesten e dhunshme te banoreve te ketij fshati para komisariatit te policise se Gjirokastres.

Si nisi

Rreth ores 10:00 te paradites se djeshme forcat e RENEA-s tentuan te conin ne qeli lazaratasin e shumekerkuar Sabri Shurdhi, 27-vjec, i akuzuar per nje sere veprash penale. I riu ishte duke udhetuar me automjetin e tij tip “Benz”ne drejtim te fshatit kur ka degjuar thirrjet e policise per te ndaluar. Sipas policise mesohet se thirrjeve te RENEA-s i kerkuari iu eshte pergjigjur me arme. Ai ka nxjerre nje automatik, te cilin e mbante ne makine dhe ka qelluar ne drejtim te makines se policise. Kur nje plumb depertoi ne jelekun antiplumb te nje prej forcave te RENEA-s, keta te fundit vendosen te pergjigjen me te njejten “monedhe”. Blute qelluan ne drejtim te makines se Shurdhit e cila brenda pak sekondave ndaloi. Nga makina e te kerkuarit nuk kishte me levizje, ndaj dhe forcat e policise iu afruan per te kapur 27-vjecarin, por e kane zene “rob” vetem te vdekur. Mesohet se i riu kishte marre dhe nje plumb ne koke, gje e cila i shkaktoi vdekjen e menjehershme. Forcat e repartit te RENEA-s te mberritura nga Tirana enkas per te kryer kapjen e Shurdhit, moren trupin e tij dhe e transportuan per ne morg. Brenda pak minutash lajmi per konfrontimin me arme mes policise dhe Sabri Shurdhit u perhap ne fshatin e Lazaratit. Rreth 70 persona te aferm te viktimes, u nisen me automjete ne drejtim te Gjirokastres, ku rruges konstatuan dhe makinen e 27-vjecarit te shoshuar nga plumbat.

Grusht shteti familjar

Sapo mberriten ne Gjirokaster, te aferm te Shurdhit mesuan per vdekjen e tij, gje e cila i irritoi ata duke i shtyre dhe drejt nje revolte. Banoret e Lazaratit i jane afruar komisariatit te policise se Gjirokastres ku u perballen me policet roje. Keta te fundit shfajesuan veten duke ia deleguar autoresine e vrasjes se Shurdhit homologeve nga Tepelena, Delvina, apo nga Tirana dhe ne fund kane treguar se nuk dinin se te kujt komisariati ishin forcat e policise qe vrane Shurdhin, por qe ishin te sigurt se vetem nga komisariati i Gjirokastres nuk ishin. Megjithese policia u vu ne dijeni per mberritjen e te afermve te viktimes, dhe kerkoi perforcime, gjate protestes se dhunshme para komisariatit nuk u duk asnje efektiv blu. Sipas zyrtareve te komisariatit te Gjirokastres mosnderhyrja per te neutralizuar turmen u justifikua me faktin se situata mund te merrte edhe trajta te tjera. Keshtu lazaratasit “shfryne dhimbjen” duke ofenduar policine dhe paralelisht hidhnin gure mbi makinat e saj te parkuara para komisariatit. Nje makine policie ata i hodhen benzine dhe me pas i vune flaken, ndersa kater te tjera i shkaterruan me mjete rrethanore. Ishte kryetari i komunes se Lazaratit, Dashamir Aliko i cili negocioi me banoret e fshatit qe te terhiqeshin nga protesta. “Une u sigurova banoreve te Lazaratit se shteti do te zbardhe te verteten e kesaj ngjarjeje, vrasjen e Shurdhit” - u shpreh mbreme per gazeten “Korrieri”, kreu i komunes se Lazaratit Dashamir Aliko. Pas rreth nje ore proteste para komisariatit, te afermit e Shurdhit u larguan ne drejtim te morgut per te marre trupin e 27-vjecarit. Per me shume se nje ore lazaratasit “pushtuan” Gjirokastren, megjithese mllefin e kishin me policine te gjithe gjirokastritet “u struken” ne banesat e tyre, ndersa lokalet dhe dyqanet u mbylle. Nderkohe qe pas nje ore policia rimori situaten ne dore dhe kjo pas negociates se kreut te komunes se Lazaratit me banoret e ketij fshati.


Po mire a ka shtet a nuk ka shtet, se mire korrupsionit i hongren m.... po ne te vijne 30 veta ne mes te dites me te sulmu policine /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_doh.gif
Ministri brendshem duhet te japi doreheqjen pas kesaj ngjarje, pasi kur policia nuk mbron dot makinen dhe godinen e saj, si mund te mbroje popullin ne rast problemesh!!
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Grusht shteti” familjar

ata kane mbeshtetje politike nga PD prandaj jane bere te forte pasi ka shume raste ku ata vrasin,rrahin,vjedhin thyejne cdo gje dhe nuk arrestohet askush dhe kjo nuk eshte rastesi,PD DUHET TE DALI HAPUR KUNDER KETYRE VEPRIMEVE!!!!!!!!
 
Top