Gruaja që mund të nxisë eksperienca jashtë-trupore.

Seyfert

Valoris scriptorum
Screen-Shot-2015-05-03-at-17.37.27.jpg

Ndërsa shumica i shoqërizojnë eksperiencat jashtë trupit me telefonues të çmendur në emisionet e radios të natës vonë, shkencëtarët e Universitetit të Otavës e marrin çështjen pak më seriozisht. Në vitin 2012, një studente pa emër e psikologjisë, të cilën do ta quajmë Reese, u tha profesorëve Claude Messier dhe Andra Smith se ajo rregullisht i largohej trupit të saj, dhe se ajo mund t’i nxiste vetë këto ngjarje. Reese pretendonte se ajo filloi të ndërmerrte udhëtime enigmatike gjatë parashkollorit, kur supozohej se ishte duke fjetur gjumë. Ndërsa rritej, këto eksperienca jashtë trupit u bënë ndihmëse psiqike të gjumit, duke e ndihmuar atë “të lundronte” në Tokën e ëndrrave. Reese tha se ajo kishte patur disa lloje të ndryshme episodesh, si duke pluskuar sipër trupit të saj “të vërtetë”, ose duke u rrotulluar si një helikë. Ndërsa Reese e di se ajo në të vërtetë nuk është duke lëvizur – ajo mund ta shikojë formën e saj trupore shtrirë në krevat ose në dysheme – ajo ndihet shumë e trullosur më pas.

Natyrisht, Messier dhe Smith ishin skeptikë, por kur ata e vendosën Reese në një MRI (Imazheri me Rezonancë Manjetike), ata vunë re ca gjëra të çuditshme që ndodhnin në trurin e saj. Sa herë që nxiste një eksperiencë jashtë trupore, ata vunë re se korteksi pamor i Reese-it – pjesa përgjegjëse për pamjet që ne shohim në trurin tonë – ishte në mënyrë të çuditshme e aktivizuar. Në fakt e gjithë ana e djathtë e trurit të saj ishte në gjumë. Gjithsesi, kishte shumë aktivitet i cili ndodhte në anën e majtë. Kjo është e çuditshme për arsye se kur ne imagjinojmë gjëra, të dyja hemisferat janë të pëfshira. Duke thënë këtë, shumë zona në anën e majtë duke përfshirë “imazherinë kinesthetike” (pjesa që na ndihmon ne të kuptojmë se ku jemi në lidhje me gjërat që na rrethojnë) ndriçonte si normalisht.

Messier dhe Smith besojnë se Reese është duke provuar disa lloj haluçinacionesh, gjë që nuk e pengon atë të veprojë në mënyrë të gabuar. Është si një ëndërr, ku ti je jashtë vetes dhe mund të shohësh veten si një personazh. Kërkuesit kanadezë dyshojnë se ndofta këto eksperienca jashtëtrupore janë një pjesë normale e foshnjërisë dhe disa njerëz vazhdojnë t’i provojnë ato ndërsa rriten. Nëse ka njerëz të tillë, ata ndofta mendojnë se udhëtimet e tyre të vogla janë normale. Reese vetë nuk e kishte idenë se eksperiencat e saj zgjuar, ishin unike. “Unë mendoja se të gjithë mund ta bënin atë,” tha ajo.
 

joetisti_

Locus omnem
te besosh nuk varet nga askush prandaj eshte bukur. Por te jesh realist eshte me bukur dhe e shijon me shume endrren. Truri kur eshte i dehur te ben te besosh ne magji si te ishin te verteta 100%. Edhe ne keto raste mendoj se truri, nga ndonje substance qe e prodhon vete, eshte i dehur. Ajo perjeton dicka qe i duket si e vertete dhe deri sa truri i saj s'do i provoje te kunderten le te ndihet e lumtur :) [personal mendim]
 
Top