Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

S

Scorpion

Guest
Re: Te semuret ....

Nuk mendoj se eshte feja Islami apo Kristianizmi etj apo Kurani,Bibla apo etj etj... por aplikimi i ketyre librave fetare. Nese popullesia ne te cilen aplikohen keto libra e ide fetare eshte e zhytur ne nje injorance e prapambetje te thelle, atehere aplikimi i ketyre feve eshte automatikisht i gabuar, flas per masen dmth per shumicen. Asnje fe, me sa di une, nuk thote eshte mire te vrasesh, pra nese dikush mendon se Allahu apo Zoti i ka thene qe te beje kete gje, ai eshte jo vetem psikopat por edhe injorant ne kulm.
 
OROSHI

Primus registratum
Re: Te semuret ....

Jam shum i bindur qe radicalet islamiste nuk veprojne sipas Kuranit,e interpretojne ate sipas injorances se tyre,ose sipas konjukturave politiko-sociale.

Ajo cka mu me shqetson eshte se:popujt e besimit islam po largohen gjithnje e me shume nga 1) e njerzishmja/humania 2)ditunija/zhvillimi 3)mireqenia/progresi.....!

Si rrjedhoje lind xhelozia/urrejtja..shpirtngurtesia/katilia....vetsakrifikimi/vetzhdukja!!
 
Anana

Primus registratum
Re: Te semuret ....

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Odea</div><div class="ubbcode-body">Shiko, asnjeri nuk ka te drejte te beje gjyqtarin dhe ti marri jeten tjetrit, vetem ZOti e ka kete te drejte. Nqs ne i vrasim ata qe bene krimin, atehere edhe ne ulim veten ne nivelin e tyre. Per me teper, videoja e vendosur nuk i perket aspak Islamit (</div></div>

Edhe te arsyetosh me njerez qe jane te trashe si derra nuk ia vlen, eshte budallallek me i madh prandaj duhen vrare pa u menduar fare ashtu sic vriten derrat sepse jane te tepert ne toke. Waste of space and air. Te vriten dhe leket qe do shpenzoheshin per te mbajtur te tille derra t'u jepen pensionistave qe kane ngel pa lek se ankohen qe ska fonde per pensione. Nuk ka rendesi nese vepruan per besime fetare, personale apo ku e di une se cfare.
 
cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Te semuret ....

Qe ta sqarojm pak muhabetin e videos.
Nga ana politike eshte ajo qe thot notorious. Qe aty ka futur percarje Cifuti mes shiiteve dhe sunnive. tema eshte shume e gjere un do mundohem ti bi sa me shkurt.
Sa per informacion Vajza ka lindur ne lagje shiitesh. Dhe ishte konvertuar ne sunnite dhe donte nje djale sunni. Por aty aq shume jan acaruar mardheniet midis sunnive she shiiteve saqe shiitet as nuk pranojne qe bijat e tyre te martohen me sunni. Dhe si rrjedhoje vajza 1 dite me perpara kishte shkuar vet ne rajonin e policise pasi kishte mare kercenime nga familja dhe lagja e saj se do e vrisnin. Qendroi 1 dite ne polici dhe ata ja dorezuan lagjes. dhe lagja beri ate qe u dha ne video. Kjo qe thash ishte sa per tu dhen djeni per ngjarjen.

Shiitet jan ata muslimanet qe perfolen gjithmon per budallalliqe te tyre, te cilet presin edhe vetet e tyre me shpata e plot gjera te tilla. Dhe po keta e perdorin kete lloj denimi per vajzat e tyre. Gje qe ne te vertet ne islam nuk eshte e lejuar, por keta nuk jan gje tjeter vecse nje shtremberim i Islamit. Nga veprimtaria e tyre gjithmon vjen neper duart tona dhe ne gjithmon e bejm ate gabim dhe kete gje ja mveshim Islamit.
NE shkrimet e mia 1 viti me perpara gjithmon kam dashur tu sqaroj se jo cdo Arab eshte musliman, dhe jo cdo musliman duhet patjeter te jet arab. Dhe jo cdo veper e nje muslimani eshte prej islami, dhe jo cdo gje qe e thot islami e vepron muslimani.
Sepse sipas mendjes se disave ketu i bie qe edhe ne shqiptaret te jemi te gjith hajduta, meqenese ne greqi apo ne itali adoleshentet shqiptar vjedhin kasetofona, dhe meqe e bejn keta ne te gjith jemi hajduta, madje e kemi edhe ne kushtetute qe duhet te vjedhim kasetofona. Tamam keshtu i bie, ne qoft se ne per cdo gje qe ben nje arab tja hedhim fajin Islamit.

Per kryezitet po u jap nje video se ca mendojne greket per ne. Jam dakort me greket vetem per pjesen e fundit fare.
( qe ka per kuptim qe shqiptari i hipen siper cdo gjeje mjafton te ket vrime)
 
dedegjonluli

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Mendoj qe titulli me adekvat kishte qene
Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshemeshe
Kete rrol e ka gruaja ne shume shoqri muslimane(jo te shqiptaret).
 
cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Eagle ky ishte qellimi i shkrimit tim me siper. qe te mos i ngatroni arabet me islamin. Dhe gjerat qe i kan arabet per tradite nuk do te thot qe eshte prej islamit. Islami nuk eshte i Arabeve.
 
OROSHI

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Salvatore,po i kujt asht Islami??

islamiste te te gjitha shpellave bashkohuni!!!
 
cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Orosh. Profetet me perpara kan qen per popuj te caktuar dhe kohe te caktuara.
Profeti Muhamed eshte per te gjith popujt dhe per te gjitha kohet ne vazhdim.
Nuk ke pse u ben thirje islamisteve qe rrine neper shpella per bashkim, sepse un nuk di ndonje vend ku shkruhet ne islam qe duhet me nejt neper shpella. Nqse di ndonje vend ti ku thuhet kjo ne Islam na e trego.
Te fala patrioteve. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Ne lidhje me vargjet:

... E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi. ...[Kur'ani, Suretu Nisa (4):34]

Fjala ne arabisht qe ka rrenjet 'daraba' qe eshte perkthyer "te rrahesh" ka shume kuptime te tjera midis te cilave eshte, "te udhetosh", "te shmangesh", "te ndash", "te japesh shembuj". Kuptime te tilla te kesaj fjale gjenden ne Kur'an.

Persa i perket kuptimit "te rrahesh", kuptimi me i sakte eshte sipas profetit Muhamed, pra autoritet, dijetaret kane vetem nje mendim se Profeti Muhamed e ka qortuar rrahjen e grave ashper, burrave.

Ndermjet haditheve qe konsiderohen me autentike, gjendet ne Sahih Bukhari, Libri "Sjelljet" (73), Nr. 68:

... "Si mund nje person ta rrahi gruan e tij sikur rreh nje deve dhe pastaj te perqafoj (flej) me te?" ...

Pra ky hadith qorton ashper rrahjen e grave nga burrat. Ne nje hadith tjeter, rrahja e dikujt ne faqe, qofte burre apo grua konsiderohet e ndaluar, Sahih Bukhari, Libri "Lirimi i skllereve" (46), Nr. 734:

... "Nqs dikush ngrindet (ose rreh dike) duhet te shmangi fytyren" ...

Pra rrahja ne fytyre ne rast ngrindjeje me dike eshte e ndaluar, qofte burre apo grua.

Personalisht, profeti Muhamed (paqja qofte me te) nuk ka rrahur dike ne jeten e tij, Sahih Muslim, Libri i Cilesive te Profetit (30), Nr. 5756:

... I derguari i Zotit (Muhamedi) kurre nuk ka rrahur dike me dore qofte grua apo sherbetor ...

Pra shembulli me i mire eshte i profetit Muhamed (paqja qofte me te). Duke konsideruar qortimin dhe shembullin e te profetit Muhamed, "rrahja" nuk mund te kuptohet si "rrahje ne kuptimin e rendomte te fjales".

Pra edhe shoket e profetit Muhamed, Ibn Abas thote se kjo nuk ka kuptim rrahje te rende. Hasan Al-Basri thote se nuk eshte kuptimi per rrahje e rende. (Tefsir Ibn Kethir) Pra disa jane te opinionit si "dicka simbolike" si rrenia ne pjese jo-sensitive lehte me "furce dhembesh" ose "shami" duke mos shkatuar shenja ne trup dhe rrjedhimisht duke perjashtuar efektin e dhimbjes. Kuptime te kufizimit te kesaj shprehje ne mos lenje shenjash ne trup transmetohet nga Ibn Mexheh ne Sunen (1841).

Pra kjo "rrahje" eshte me shume psikologjike se sa mund te mendohet fizike. Pra nuk eshte ndeshkim fizik sic mendojne disa, por dicka psikologjike ne permisimin e vese te keqe apo imorale te nje femre.

Ne fund te fundit, nqs keto falimetojne, secili nga bashkeshortet, qofte gruaja apo burri, mund te divorcoje tjetrin.

... E nëse keni frikë se ata të dy nuk do të mund t’i ruajnë dispozitat e All-llahut, atëherë për atë, me çka ajo (gruaja) bën kompensim për shkurorëzim (hule) , për ata të dy nuk ka mëkate. ...[Kur'an, Suretu Bakare(2):229]

Shembuj te divorcit nga ana e gruas ka plot dhe mendoj se i kam dhene ne faqet e para te kesaj teme.

P.S.: Nuk duhet ngaterruar dhuna familjare ku rrahja shkon ne demtime fizikore te ndonje pjesetari, derdhje gjaku nga fytyra, apo lenja e shume shenjave ne trup me fjalen "rrahjen" qe mund te konsiderohet si perkthim i fjales me rrenjet 'daraba' ne varg. Sic e permenda fjala 'daraba' ka shume kuptime te tjera, por dhe ne rastin se kuptimi i saj qofte 'rrahje' nuk mund te kuptohet me dhunen familjare qe eshte e denueshme nga feja islame. Jane dy gjera krejtesisht te kunderta.
 
ezhderha

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

ulet temptacioni ne minimum ne islam...po ti permbahesh rregullave ajo eshte
 
TheWanderer

Primus registratum
Re: Të vrasësh në emër të "nderit"

Gjenocidi i fundit ndaj grave dhe vajzave që nuk kanë asnjë të drejtë në Irak

Në vështrim të parë, Shawbo Ali Rauf duket sikur po dremit në barin e gjelbër. Kaçurrelat e saj të errëta i krijojnë një kornizë të bukur fytyrës së zbehtë. Fundi veror që ka veshur është paksa i hallakatur mbi trup. Gjithçka deri në këtë pikë duket normale, veç pozicionit të çuditshëm të gjymtyrëve të saja në të cilat vihen re shenjat e gjakut. Në fakt bëhet fjalë për një skenë të tmerrshme krimi. Irakiania 19-vjeçare, sipas fjalëve të të atit, u vra nga njerëzit e të fejuarit e saj. Ata e ftuan për një piknik në një zonë piktoreske të qytetit dhe kur u gjendën në mes të pyllit e qëlluan shtatë herë rresht në kokë. "Krimi" i saj i vetëm ishte se në celular kishte pasur një numër telefoni të panjohur. "Vrasja e nderit" e kësaj vajze të re irakiane është vetëm një nga historitë e dhimbshme që dëgjon në Irakun e sotëm, ku sipas disa aktivistëve po ndodh një gjenocid i vërtetë dhe i dhunshëm e për më tepër masiv ndaj grave dhe vajzave. Kryesisht vrasjet në emër të vendosjes së nderit në vend vihen re në zonat rurale të vendit, aty ku edhe fanatizmi është në ekstrem. Të gjitha krimet e kësaj natyre bëhen në emër të fesë dhe të nderit që predikon ajo. Në një nga rastet e fundit të kësaj natyre, një tjetër vajzë, këtë herë në moshën 17-vjeçare ishte mbytur për vdekje nga i ati. Shkaku: Sipas disa dëshmitarëve meshkuj ajo na ishte ngatërruar me një ushtar britanik të trupave që shërbejnë në Irak. Vetëm në Basra, policia ka të dhëna që brenda muajit prill janë vrarë 20 femra për thyerje të kodeve të islamizmit, kryesisht të kodeve të veshjes. Por ndërkohë shifrat, sipas disa organizatave ndërkombëtare në vend, janë shumë më të mëdha e si pasojë shumë shqetësuese. Dhuna kundër grave është në shpërthim e sipër. Numri i këtyre vrasjeve po shtohet paralelisht me shtimin e vrasjeve e akteve terroriste nga ana e militantëve të ndryshëm të sekteve fetare. Prerje kokësh, përdhunime, rrahje për vdekje, vetëvrasje për shkak të moralizimit të ashpër që i bëhet në familje dhe në shoqëri, dëmtimeve të organeve gjenitale, trafikim, abuzim me të miturit dhe martesa shumë të hershme të vajzave thuajse të mitura me meshkuj shumë më të mëdhenj në moshë. Të gjitha këto dukuri janë në shtim e sipër dhe me përmasa të frikshme. Du‘a Khali Asëard, 17 vjeç nga Nineveh, u ekzekutua pas qëllimeve të egra me gurë në të gjithë trupin, kryesisht në kokë nga një turmë e përbërë prej rreth 2000 meshkujsh. Shkaku është si gjithmonë dashuria. Vajza ra në dashuri me një djalë të një sekti tjetër fetar, ndaj dënimi për të nuk mund të ishte veçse ai kapital. Fotot e trupit të saj të shkatërruar fizikisht janë transmetuar në internet dhe kjo ka bërë që të nisë një lloj ndërgjegjësimi për mobilizim të ndërkombëtarëve dhe për reforma në vend. Babai i vajzës që vdiq nga goditjet me gurë, duke folur një vit pas ngjarjes tragjike që ndodhi prillin e kaluar, deklaroi se asnjë nga përgjegjësit për krimin makabër nuk është vënë para drejtësisë. Dhe familja e tij, përveç fatkeqësisë që pësoi, mbetet e mënjanuar edhe nga i gjithë fisi. "Ime bijë nuk bëri asgjë të gabuar. Ajo u dashurua me një mysliman dhe për këtë nuk mund të jetë fajtore, pasi nuk ka asgjë të keqe të biesh në dashuri, pavarësisht nëse personi nuk është i besimit tënd fetar. Unë ndihem keq, sepse nuk mund ta mbroja. Im vëlla më kërcënoi se nëse do ta bëja një gjë të tillë atëherë fatin e sime bije do ta pësonte e gjithë familja ime. Pasi e masakruan sikur të ishte një kafshë, pjesët e trupit të saj u hodhën në plehra". Babai i kësaj vajze kërkon vendosjen e drejtësisë në vend, kërkon shpagim për këtë veprim të paprecedentë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj dënimi të fajtorëve, apo qoftë edhe ndërmarrjen e ndonjë akti të ligjshëm kundër tyre. Pavarësisht këtyre tmerreve, thirrjet e fundit nga ana e parlamentarit kurd Narmin Osman për të nxjerrë të jashtëligjshme vrasjet në emër të nderit e fesë, që i pësojnë gjithnjë gratë dhe vajzat, janë bllokuar nga fondamentalistët. "Vrasjet e nderit nuk përbëjnë krim në sytë e qeverisë", deklaron një vajzë, e cila rrezikoi të vritej për një rast të ngjashëm me atë të shoqeve të saj fatkeqe, por që arriti gjithsesi të shpëtonte për mrekulli. Që nga ajo kohë, ajo ka bërë një peticion kundër ligjeve të sheriatit në Kurdistan. Sipas saj, nëse në rastin e Sadamit vendi kishte një diktator të vetëm që i persekutonte njerëzit, aktualisht thuajse të gjithë meshkujt janë shndërruar në persekutues të femrave. "Gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur krimet më makabre të imagjinueshme dhe e keqja më e madhe është se ato nuk ka shans që të bëhen publike. Është e tmerrshme që të përshkruash se sa e vështirë është që të jetosh nën kushte të tilla, kur për një gjë fare të vogël mund të ekzekutohesh pa mëdyshje", thotë një tjetër irakiane. Edhe për shumë të tjera, gjërat në vend që të ndreqeshin kanë shkuar më për ters, dhe e gjithë shoqëria, veçanërisht gratë, janë futur në një epokë të errët të denjë për periudhën më gjakatare të mesjetës. Grave u pritet koka në rast se heqin shaminë nga koka, apo fytyra. Vetëvrasjet janë gjithnjë e në rritje nga femrat të cilat e ndjejnë veten në kurth dhe nuk gjejnë rrugë tjetër shpëtimi. Nuk ekziston asnjë lloj organizmi qeveritar apo institucion që t‘u dalë në mbrojtje grave të pafajshme. Ligji i Sherihatit po i dhunon gratë, duke u mohuar atyre të drejtat më themelore dhe të drejtat bazë. Në gushtin e vitit të kaluar, trupi i një 11-vjeçareje u gjet diku në Kurdistan, pasi vajza kishte vdekur nga goditjet me gurë. Në fillim të këtij muaji, dy vëllezër dhe një motër u grabitën nga shtëpitë e tyre në Kirkuk nga disa persona të armatosur me veshje si të trupave të policisë. Vëllezërit u rrahën për vdekje, ndërsa gruaja u la në kushte shumë të rënda shëndetësore pas disa goditjesh në organet jetësore. Një javë më parë, një gazetare irakiane u vra në shtëpinë e saj në Abril të Kurdistanit. Vrasja u krye nga i shoqi, sipas të cilit, gruaja e tij nuk kishte më të drejtë të jetonte duke qenë se kishte rënë në dashuri me një person tjetër. Kushtetuta e re e Irakut është një masë konfuze nenesh dhe ligjesh, në të cilën nuk thuhet asnjë fjalë për të drejtat e grave. Edhe pse në të theksohet që burrat dhe gratë janë të barabartë njëherazi, i jepet legjitimitet edhe ligjit të Sheriatit, sipas të cilit femra është qenia më e persekutuar.
 
sara 2

Primus registratum
Re: Të vrasësh në emër të "nderit"

Aty ku nuk rrespektohet ligji nuk rrespektohet as ligji i sheriatit.
 
boss

Primus registratum
Re: Të vrasësh në emër të "nderit"

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: TheWanderer</div><div class="ubbcode-body">

Gjenocidi i fundit ndaj grave dhe vajzave që nuk kanë asnjë të drejtë në Irak

Edhe pse në të theksohet që burrat dhe gratë janë të barabartë njëherazi, i jepet legjitimitet edhe ligjit të Sheriatit, sipas të cilit femra është qenia më e persekutuar.

</div></div>

mund te shikosh kete video !!!!!!!

http://www.youtube.com/watch?v=BfFN6aMZTr4

fjalet qe do te degjosh mbas filmimit jane pjese ligjerate.

shikoje edhe kete tjetren.

http://www.youtube.com/watch?v=5i271x1CLcU&feature=related

e Ajo qe ndodh atje eshte me e idhet se kaq.
nuk e ka pas te gjate tirani. çdo gje shume shpejt do te shkoje ne vend te vet.
 
Singapuras

Perpjekje e mire. Vazhdo kshtu.
 
A

arabesque

Guest
Re: Të vrasësh në emër të "nderit"

Po citoj fjalet e Eagle-II ku ka shkruar:

Mendoj qe titulli me adekvat kishte qene
Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshemeshe
Kete rrol e ka gruaja ne shume shoqri muslimane(jo te shqiptaret).

Aiiiiiiiii shoku duket qe injoranca te ka verberuar,po pse shkruan budallalleqe kur nuk e di se si jeton nje femer muslimane.
Hajde qendro nje jave ne nje vend arab dhe do e kuptosh qe injoranca te ka ps verbuar
 
Ergler

Primus registratum
Re: Të vrasësh në emër të "nderit"

Gra vrasin vetem injorantet e askush tjeter.Bota arabe eshte e mbushur me kesi injorantesh.U shofte kjo fare budallenjsh e te shemtuarish!
 
gurax

Pan ignoramus
Re: Të vrasësh në emër të "nderit"

Nese dikush vret ne emer te fese, pavaresisht kesaj feje: musliman, i krishtere, hindu, etj, eshte jo vetem budalla dhe i shemtuar por edhe kriminel dhe meriton litarin, apo vdekjen nen filizat e bambuse. Por kjo gje s'ka te beje me asnje nga fete ne vecanti dhe do te doja nga te tere te qetesoni tonin e diskutimit.

Gjithashtu, nje ateist ju uron Gezuar Vitin e Ri 2009.
 
A

arabesque

Guest
Re: Të vrasësh në emër të "nderit"

Elektricisti nuk duhet ta shprehesh terbimin tend kundrejt arabeve ketu ne nje forum shqiptar se eshte mungese edukate,dhe mos shkruaj gjera pa baze se je komplet jashte teme zotnia jote.
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Të vrasësh në emër të "nderit"

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Acer</div><div class="ubbcode-body">
Aiiiiiiiii shoku duket qe injoranca te ka verberuar,po pse shkruan budallalleqe kur nuk e di se si jeton nje femer muslimane.
Hajde qendro nje jave ne nje vend arab dhe do e kuptosh qe injoranca te ka ps verbuar </div></div>

A mund të na e shpjegosh ti se si jeton një femër myslymane në vendet arabe si dhe të drejtat e saj në këto vende?

Verbëria ka shumë shkaqe "shoku".
 
Top