Me se fundi dhe Greqia po ftillohet.
Athinë – Qeveria greke ka vendosur që të heqë pensionet për minoritarët grekë në Shqipëri.
Vendimi është marrë më datë 13 Tetor të këtij viti nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Greqi, i cili ka vendosur kushte të rrepta për të përfituar pension dhe kjo e bën pothuajse të pa mundur marrjen e pensionit nga minoritarët në vendin tonë.
Ata marrin prej vitesh pension nga 250 deri në 480 euro, por tanimë kur shteti helen ndodhet në krizë të thellë financiare, çka e ka detyruar qeverinë të marrë masa drastike.
Sipas vendimit të ri, nuk mund të merret më pensioni me prokurorë dhe nëse pensionisti nuk paraqitet brenda 10 ditësh të muajit kur merret pensioni, atëherë ai humbet të drejtën e tërheqjes së shumës në fjalë.
Kjo e bën të pa mundur tërheqjen e pensionit nga minoritarët e Shqipërisë, pasi ju duhet të udhëtojnë çdo fillim muaji në Greqi. Urdhri nga Instituti i Sigurimeve greke është dërguar në të gjitha pikat e shpërndarjes së pensioneve në të gjithë Greqinë.