Greqia denohet ne Strasbourg per keqtrajtimin e nje shqiptari

Greqia denohet ne Strasbourg per keqtrajtimin e nje shqiptari

Gjykata e Strasburgut ka dënuar shtetin grek për shkelje ndaj emigrantit Agim Aliaj. Gjyqtari grek voton për emigratin

Strasburg, emigranti mund Greqinë

Vendimi: Greqia të dëmshpërblejë, brenda tre muajsh, me 10 mijë euro emigrantin shqiptar

Ervin Baku

STRASBURG –Një emigrant shqiptar mund Greqinë në gjykatën e Strasburgut. Seksioni i parë i Gjykatës, i përbërë nga 7 gjyqtarë ka pranuar unanimisht si të drejtë ankesën e emigrantit Agim Aliaj, përfshirë edhe vetë gjyqtarin grek Rozakis. Me anën e këtij vendimi, Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka dënuar shtetin grek për dhunim të nenit 6 paragrafi 1, të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, që ka të bëjë me procesin e rregullt gjyqësor. Pas vendimit të djeshëm, Greqia duhet t’i paguajë brenda tre muajsh 10 mijë euro emigrantit shqiptar Agim Aliaj, si dëmshpërblim material dhe moral për burgim të padrejtë. Gjykata e Strasburgut ka ftuar edhe qeverinë shqiptare, si palë të interesuar për të dhënë opinionet e saj në lidhje me çështjen “Aliaj”.
Procesi në Greqi
Agim Aliaj kishte emigruar në Greqi që prej vitit 1990. Ai banonte në Monolophos-Selanik, ku edhe punonte. Sipas të dhënave nga Gjykata e Strasburgut, më 9 janar 1997 Aliaj u arrestua nga policia, pasi dyshohej nga autoritetet greke se kishte kryer dy vjedhje me armë në bashkëpunim. Policia vendase nuk kishte identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë, ndërkohë që vjedhjet ishin kryer në korrik dhe gusht të vitit 1996. Pas arrestimit, Aliaj është identifikuar nga njëri prej viktimave. Emigranti shqiptar u arrestua me burgim të përkohshëm, ndërkohë që mandat-arresti mbante numrin 2/97. Qëndrimi në burg i Aliajt është shtyrë fillimisht deri më 16 qershor 1997 e më pas është bërë një tjetër shtyrje, deri më 22 dhjetor 1997. Akuza në Gjykatën e Apelit, ku u zhvillua procesi kundër Aliajt theksoi se kishte mundësi që emigranti të arratisej, pasi nuk ishte rezident i rregullt në Greqi. Ndërkaq, më 29 dhjetor të vitit 1997 prokuroria greke hodhi poshtë kërkesën e Aliajt për t’u liruar nga qelia. Ky i fundit është deklaruar i pafajshëm gjatë gjithë kohës së gjykimit në Greqi.
Emigranti shqiptar
Agim Aliaj ka mohuar të ketë kryer dy vjedhjet me armë në Greqi. Ai ka pretenduar se kur kanë ndodhur dy grabitjet me armë ishte në Shqipëri. Emigranti shqiptar ka pohuar në gjyq se policia greke e kishte dëbuar gjatë kësaj periudhe, pasi ai nuk ishte i pajisur me vizë. Pretendimet e emigrantit shqiptar u verifikuan në Gjykatën e shkallës së parë në Greqi, ku Agim Aliaj u shpall i pafajshëm. Më 11 shkurt të vitit 1998, Gjykata e Apelit të Selanikut miratoi pafajësinë që gjykata e shkallës së parë i kishte dhënë emigrantit shqiptar. Pasi fitoi pafajësinë, Agim Aliaj ka paraqitur para gjykatës greke kërkesën e tij për dëmshpërblim, për gjithë kohën që kishte qëndruar në qeli. Pretendimi për dëmshpërblim është dorëzuar në Gjykatën e Apelit të Selanikut më 7 shtator të vitit 2000. Edhe pse kishte fituar pafajësinë, kërkesa e Aliajt për dëmshpërblim nuk u mor asnjëherë seriozisht. Emigranti shqiptar kërkoi të dëmshpërblehej për 13 muajt që kaloi në qeli, ndërkohë që kjo kërkesë nuk iu miratua asnjëherë. Më 8 nëntor të vitit 2000, Gjykata e Apelit të Selanikut refuzoi kërkesën, duke u justifikuar me faktin se kishte të dhëna që Aliaj kishte shkelur ligjin në Greqi. Pas shumë orvatjesh në gjykatat greke, Agim Aliaj fiton çështjen në Strasburg, duke i marrë shtetit grek shumën prej 10 mijë eurosh dëmshpërblim për burgun e padrejtë.


08/04/2005
 

MLK

Primus registratum
Re: Greqia denohet ne Strasbourg per keqtrajtimin e nje shqiptari

Mu duk interesant si lajm pasi ne pergjithesi pjesa me e madhe e shqiptareve vuan pasi nuk njeh mire anen administrative e ligjore te proçedurave apo te drejtave qe ka. Ky shembull tregon se nese insistojme kur kemi te drejte mundesia egziston qe te na e njohin te drejten qe na eshte shkelur. Pra nuk mjafton vetem te qahesh e te ankohesh apo te shash ate qe te ka shkelur te drejten, por duhet dhe perdorur gjithe menyrat qe lejon ligji ne menyre qe e drejta te vihet ne vend.
 

ados

Primus registratum
Re: Greqia denohet ne Strasbourg per keqtrajtimin e nje shqiptari

Mlk , besoj se kjo do tu a hapi rrugen edhe personave te tjere qe kane vuajtur nga rracizmi grek.Mire e the, me sharje apo duke i rene gjoksit nuk arrihet asgje.Bravo atij shqiptarit qe guxoj dhe e kerkoj te drejten e tij deri ne strasburg!!I goditi greket atu ku nuk e prisnin!!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Greqia denohet ne Strasbourg per keqtrajtimin e nje shqiptari

1 vit e ca ne qeli 10 mije dollare
Hajde demshperblim hajde, gjykata e strasb e paska godit me keq kete shqiptar.Atij i takojne te pakten 100 mije dollare.
 

MLK

Primus registratum
Re: Greqia denohet ne Strasbourg per keqtrajtimin e nje shqiptari

Eshte e vertete Yllis qe shuma 10 mije euro eshte pak qesharake por kete nuk kemi vendimin e gjykates qe te japim nje mendim te sakte! Varet se sa ka kerkuar avokati i shqiptarit, varet se çfare perfaqesojne 10 eurot pasi jane dhe shpenzimet e gjyqit qe nuk flitet fare e si gjithmone lajmet ne gazetat tona jane qesharake per sa i perket gazetarise se vertete! Megjithate thelbi i temes ishte me teper te proçedura qe duhet ndjekur per te kerkuar te drejten, e nese disa proçese prononcohen kundra shtetit apo drejtesise greke dhe sanksionet do te jene me te renda ne te ardhmen. Gje pozitive eshte fakti se dhe vete perfaqesuesi grek ka denuar proçedurat dhe drejtesine e shtetit qe ai perfaqeson.
 

balforum

Primus registratum
Re: Greqia denohet ne Strasbourg per keqtrajtimin e nje shqiptari

Shpenzimet e gjyqit me ligj i paguan ai qe humb gjyqin.Por gjithashtu ai qe fiton gjyqin ka te drejte qe te kerkoje edhe demshperblim per demtim psihik qe nga casti qe ai u akuzua pa te drejte dhe deri sa qendroi ne burge e me tej po pa te drejte.
Atij i takonin te pakten 20 mij euro.
 

MLK

Primus registratum
Re: Greqia denohet ne Strasbourg per keqtrajtimin e nje shqiptari

Chaon, shuma eshte subjektive keshtu qe asnje nuk mund ta percaktoje tamam sa i takon! Ne Amerike ka nje kulture tjeter per gjykimin e demi moral konvertohet me shuma me te medha e sidomos kur avokatet mbrojtes jane te zotet. Ne Evrope demi moral lahet me gjykimin moral te pales qe ka gabuar e nganjehere me 1 euro simbolike e kjo nuk ndodh vetem kur paditesit jane shqiptare po me çdo lloj shtetasi evropian. Pra e perseris dhe nje here nuk eshte thelbi shuma, po proçedura e ndjekur qe duhet pergezuar.
 
Top