Greqi, emigrantët shqiptarë, miting për Kosovën

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi do të organizojnë një protestë për pavarësinë e Kosovës. Lajmi bëhet publik nëpërmjet një deklarate të kryetarit të shoqatave të shqiptarëve të Greqisë, Hidër Buci. Deklarata e shoqatave të shqiptarëve të Greqisë u është shpërndarë të gjitha mediave në Shqipëri dhe Greqi. Nëpërmjet kësaj thirrjeje synohet një pjesëmarrje sa më e gjerë e shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Ftesa iu drejtohet edhe emigrantëve që jetojnë në zona të tjera të Greqisë, përveç Athinës, për t‘iu bashkuar kësaj proteste. Nëpërmjet "Top Channel", Buci u bën apel të gjithë shqiptarëve të protestojnë paqësisht në sheshin "Omonia" të kryeqytetit helen, të dielën, më 27 janar, ora 11:00 paradite. Me këtë rast do të organizohet edhe një koncert festiv me këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Shoqatat e shqiptarëve të Greqisë, bëjnë thirrje për manifestim paqësor dhe krijimin e një situate festive, pasi pavarësia e Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve.
Ndërkaq, edhe Athina zyrtare po mban gjithnjë e më shumë një qëndrim konstruktiv sa i përket Kosovës, duke u afruar me partnerët e tjerë evropianë. Greqia e vlerëson legjitim misionin civil evropian në Kosovë, pa një vendim të ri të Këshillit të Sigurimit. Në këtë mënyrë, Greqia i bashkohet aleatëve të saj evropianë për legjitimitetin e dërgimit të misionit civil evropian në Kosovë, që do të zëvendësojë UNMIK-un, në konjukturën më të vështirë të vendosjes së statusit dhe do të mishërojë në praktikë atë që thuhet se "Kosova është në radhë të parë çështje evropiane". "Në qarqet juridike dhe politike evropiane, ku aktualisht bëhen shumë diskutime për menaxhimin e situatës në Kosovë, gjykohet se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit është e mjaftueshme për ndërmarrjen e një misioni të tillë", citohet të ketë thënë një burim i lartë i Ministrisë së Jashtme greke, duke e konsideruar të vetëkuptueshme gatishmërinë e Greqisë për t‘u përfshirë në të.
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=35080