Greket ne greve, rikthehen radhet e gjata ne Kapsh
Greket ne greve, rikthehen radhet e gjata ne Kapshtice
E Merkure, 12 Korrik 2006
Kufiri me Greqine ne Kapshtice eshte bllokuar per ore te tera, nderkohe qe radhet e pafundme ishin serish pjese e atmosferes ne kete pike kalimi kufitar. Mbi 1200 udhetare me rreth 300 automjete per me shume se 12 ore jane kthyer ne banoret me te rinj te Kapshtices, ndonese jo me deshiren e tyre. Policia shqiptare nga ana e saj ne kete vendkalim eshte ndier papritur nen trysni te forte nga kjo situate qe dukej se ishte arkivuar ne kujtesen e bluve, ndersa nje pjese e tyre jane efektiv i ri ne kete pike kalimi, pas ndryshimeve te shumta te bera nga Drejtoria e Policise ne Korce. Gjithcka ka nisur gjate te henes, kur dhe policet greke ne anen e tyre te kufirit kane nisur nje greve. Situata menjehere eshte percjelle dhe ne Shqiperi, ku dhe eshte rritur numri i udhetareve qe leviznin ne te dy anet e kufirit.
Nderkaq burimet e policise shqiptare ne Kapshtice bejne te ditur per gazeten se e marta duket se ka qene dhe dita “ters” per me shume se nje mije emigrante shqiptare qe vetem per te marre nje vule hyrese ne shtetin fqinj grek, u eshte dashur te konsumojne nen diellin pervelues te korrikut me shume se 12 ore pritje. Radha e gjate, sipas komandantit te pikes shqiptare te kalimit, Ilia Havale ka qene shqetesuese, duke arritur deri tej ish-posta e vjeter kufitare, pra shume larg territorit te doganes. Radha me shume se 2 kilometra ka vazhduar e pandryshuar per gjate gjithe paradites te se martes, nderkohe qe e njejta situate ka qene edhe ne oret e pasdites. Puna e pales greke eshte pezulluar plotesisht ne oren 14.00 me oren shqiptare, atehere kur nderrohet edhe turni, nderkohe qe puna ka rifilluar pas me shume se dy oresh. Vec radhes se gjate ritmi i ngadalte i punes se policeve greke gjate perpunimit te te dheneve per cdo shtetas shqiptar ka qene nje tjeter shqetesim qe ka ngarkuar me teper situaten e re.
Duke iu referuar komandantit te kesaj pike kalimi mesohet se ai ka marre kontaktin e pare me palen greke vetem gjate ores 14.00, nderkohe qe edhe shpjegimi i policeve greke per te, ka qene i paket, pa i dhene asnje sqarim per oret e gjata te qendrimit te shtetasve shqiptare ne te dy anet e kufirit, ne pritje te hyrjes ne territorin grek. Policia shqiptare beri te ditur me ane te shifrave zyrtare te saj se gjate paradites nga ora 08.00 e mengjesit te te martes deri ne oren 15.00 numri i shtetasve qe kane lene Kapshticen ka qene i vogel me rreth 200 persona dhe rreth 50 automjete. I. Vreto