Gratë saudite dhe hapat e vegjal drej lirisë
Ashtu sikundër konkurrentët e tyre në Nju Jork dhe në Londër zyrat me xhama të mëdha të kompanisë mediatike “Rotana” janë mbushur me njerëz që dinë të sillen këndshëm e miqësisht të veshur sipas modës dhe elegantë, madje me veshje që mund tu kenë kushtuar një pjesë të mirë të të ardhurave mujore. Nëpër korridoret e zyrave dalin e hyjnë drejtues me kostume të shtrenjta e këpucë lëkure origjinale. E megjithatë, “Rotana” nuk ndodhet aspak në Nju Jork, apo Londër, por në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, një vend në të cilin gratë, normalisht u nënshtrohen rregullave shumë strikte të veshjes në publik. Zakonisht, veshja e një gruaje saudite është një shall i zi që mbulon gjithçka nga trupi e fytyra me përjashtim të syve. Por veç paradave të njerëzve me veshje të shtrenjta e shik ka edhe një arsye tjetër pse për shumë sauditë këto zyra do të përbënin një përjashtim nga rregulli. Aty burrat dhe gratë punojnë pranë njëri-tjetrit, me njëri-tjetrin pa dasitë dhe distancat tradicionale mes tyre. Shumë burra vijnë për të kërkuar punë te një femër, që është edhe shefja e burimeve njerëzore e kompanisë mediatike. Gjëja e parë për të cilën ajo i vë meshkujt në provë është aftësia e tyre për të punuar në një ambient të mbushur me femra dhe mbi të gjitha mënyra e bashkëpunimit të tyre. Ka raste që shumë meshkuj reagojnë negativisht kur mësojnë se njeriu që do ti intervistojë është një femër, por ka edhe të tjerë që e pranojnë me kënaqësi një ambient femëror, që është diçka shumë e rrallë në Arabinë Saudite. “Ata janë shumë të tronditur të shohin një femër në një pozicion drejtues dhe për më tepër një femër që ka në dorë fatin e punësimit të tyre e para së cilës ata duhet që të përpiqen që të lënë përshtypje sa më të mirë”, thotë shefja e burimeve njerëzore. Burrat sauditë duhet të fillojnë të mësohen me situata të tilla. Është e vërtetë që kjo kompani mediatike është një rast ende i veçuar dhe i rrallë, sepse mbrohet dhe financohet nga një pronar shumë i pasur dhe me ide përparimtare Princi Aluleed bin Talal bin Abdulaziz al-Saud. Në një vend si Arabia Saudite, gratë janë të privuara edhe nga të drejtat fare elementare dhe qesharake si ajo e të drejtuarit të makinës, pamundësia e daljes vetëm nga shtëpia, qoftë edhe për të bërë pazarin, pa bërë fjalë këtu për të shkuar në punë pa lejen e një anëtari mashkull të familjes. Megjithatë, nën drejtimin e disa anëtarëve të familjes mbretërore saudite, veçanërisht të Mbretit aktual, Abdullah, mbretëria ka nisur pak nga pak tu hapet ndryshimeve. Vendet e punës ku meshkujt punojnë së bashku me femrat kanë nisur të bëhen më të shpeshta, veçanërisht për sa u përket bankave dhe spitaleve, ku gratë mjeke nuk janë më një rastësi, apo diçka e rrallë. “Njerëzit ishin mësuar të thoshin: Përse punon kjo grua, ndërsa tani gjithnjë e më shpesh thonë: për të zgjidhur këtë problem duhet një grua”, thotë Nora al-Malhoq, një administratore në spitalin/////////////// Mbreti Faisal të Riadit.
Qeveria është duke i përhapur e shtrirë gjithnjë e më tepër mundësitë e shkollimit dhe edukimit për femrat që nga ndërtimi i universiteteve femërore që “u kundërvihen” universiteteve e qytezave studentore tërësisht mashkullore. Një muaj më parë u promovua edhe universiteti i parë në vend ku mund të studiojnë meshkujt dhe femrat së bashku. Shteti po përpiqet që të inkurajojë përfshirjen e femrës në forcën e punës dhe për këtë qëllim po mbështet financiarisht iniciativa që mbrojnë femrat dhe fëmijët nga dhuna në familje. “mesazhi i gjithë këtyre ndryshimeve është se koha e ringjalljes së femrave po afron”, thotë doktoresha Maha Almuneef, një nga 6 gratë e caktuara për të marrë pjesë në këshillin e Shunës, një organizëm këshillimor prej 156 anëtarësh të caktuar nga vetë Mbreti. “Është një hap i mirë. Mbreti dhe sistemi politik po e shprehin përditë e më shumë idenë se tashmë koha e grave ka ardhur. Por një pjesë e madhe e sauditëve vazhdojnë që të mbeten shumë tradicionalë dhe e pranojnë ndryshimin me shumë vështirësi. Rendi shoqëror i vendosur prej qindra vitesh nuk mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Për feministet e vendit dhe aktivistet e të drejtave të njeriut dhe shumë të tjerë që do të dëshironin një vend me më shumë liri jo vetëm për femrat, por për të gjithë popullsinë, shpejtësia e ndryshimit është e ngadaltë. Përse, sipas tyre, Mbreti nuk heq disa nga pengesat më të mëdha të pabarazisë mes gjinive? Me gjithë publicitetin që mori emërimi i 6 grave në këshillin e Shuras, ato nuk kanë të drejtat e votës që i kanë kolegët e tyre meshkuj. “Kjo është fyese”, thotë një ///////////////columnist gazete dhe asistent profesor i historisë së grave në Universitetin King Sauid. “Ne na duhet një pjesëmarrje e plotë. Grave duhet tu hapen të gjitha dyert që i kanë pasur deri më tani të mbyllura”. Sipas tij, është shumë vështirë që të kihet një ide e përgjithshme në lidhje me numrin e atyre grave që duan që kjo situatë të ndryshojë. Kjo, sipas tij, për shkak të ndalimit që kanë gratë për tu shprehur për të drejtat e tyre, si dhe për çështjet politike si brenda dhe jashtë shtëpisë. Por për sa i përket asaj që po ndodh në drejtim të emancipimit dhe çlirimit të grave mund të thuhet se të paktën aktualisht në Arabinë Saudite gjërat kanë nisur të ndryshojnë, edhe pse shumë ngadalë. Por ky është një hap dhe një fillim i mirë. Aleatët perëndimorë të Arabisë Saudite e kanë nxitur këtë vend që hershëm për të ndërmarrë reforma, madje që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001. Një pjesë e madhe e grabitësve të avionëve që kryen këto sulme ishin sauditë. Radikalizmi mes meshkujve të rinj nxitet së tepërmi nga një version shumë konservator i islamit, papunësia e madhe, kufizimi i lirive dhe të drejtave demokratiken dhe mbi të gjitha mënyra arkaike e sjelljes ndaj femrës. Shkurtin e kaluar, Mbreti Abdullah lajmëroi një ribërje të kabinetit qeveritar dhe largim të disa ministrave të stilit të vjetër, përfshi një gjyqtar shumë të rëndësishëm e të pushtetshëm të vendit që dikur vendosi legjitimitetin e vrasjes pa gjykim të atyre pronarëve të televizioneve që transmetonin skena “imorale”. Abdullah vendosi një ministër të Shkollimit, i cili do të merrej veç të tjerash edhe me futjen në shkolla të mësimit të tolerancës së fesë islame. Për herë të parë një grua, Norah Faiz, u bë zëvendësministre e Arsimit për çështjet e shkollimit. Kjo ishte hera e parë që një grua kishte një post në një kabinet qeveritar. Edhe pse kjo grua është e njohur në vend dhe e admiruar, caktimi i saj në një post qeveritar tregon edhe kufizimin e ndryshimeve në Arabinë Saudite. Tregues i kësaj është edhe mënyra se si zëvendësministrja kontakton dhe bisedon me kolegët për çështjet e punës. Ajo flet me ta vetëm përmes videofonit dhe gjithmonë i merr leje ministrit të saj për tu shfaqur në televizion dhe nuk jep kurrë intervista në revista e gazeta. Për foto as që bëhet fjalë. Kujdesi i saj është shumë i kuptueshëm për kë i njeh dhe i di mirë rregullat e Arabisë Saudite. Ajo është e vetmja femër në qeveri dhe ndodhet për këtë arsye në sytë dhe vëmendjen e gjithë vendit të saj. “Ky është një presion i madh dhe ajo nuk dëshiron që të bëjë asnjë lloj hapi fals”, thotë duke komentuar sjelljen e zëvendësministres, një mikesha e saj, mjeke. “Asaj i duhet që të provojë para kombit që nuk ka hequr dorë nga parimet e saj fetare, se pjesëmarrja në jetën publike dhe marrja e pozicioneve drejtues nuk vë aspak në rrezik islamin dhe identitetin saudit”. Në njëfarë mënyre, nxitja zyrtare për të drejtat e grave duket si një ushtrim trajnimi, njëlloj fushate për ti përgatitur gratë saudite për një situatë të re. “Nëse ne duam që të zbatojmë një ide të re, së pari na duhet që ta diskutojmë atë”, thotë zëvendësministrja. Sipas saj, është më mirë ky diskutim para ndërmarrjes së veprimeve të tjera. “Diskutimet si mënyra për të çuar përpara politika të reja mund të shihen edhe në zhvillimet e Programit të Sigurisë së Familjes Vendase, që nisi në vitin 1999 nga një grup i vogël grash pr
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24246. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24246