Gratë dhe politika

luljeta hato

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

:smash: megjithese jam vete grua,nuk e kuptoj se cfare kenaqesie mund te kete nje femer duke u marre me politike.Mua me duket nje profesion i shpifur edhe per burrat,pale per grate.Politika duan a s'duan,te tjeterson,te ndryshon karakterin(per ata qe e kane),te detyron te genjesh,te jesh hipokrit,te lepish ate qe ke peshtyre,etj,etj.Mendoni tani nje grua ne keto pozita.Une as qe do ta coja neper mend.Ne vend qe ta kaloja jeten me njerezit e mi me te dashur,me miq e me shoke,ta kaloj ne parlament???!!!E tmerrshme!
 

Anana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

C'thua moj Lule

Mua me pelqen politika. Cdo gje e ka nje te keqe nga prapa po nuk eshte vetem aq sa thua ti. Eshte strategji dhe menyre interesante te menduari. Shume interesante. Politike me vete eshte. Ato te tjerat qe thua ti mund te merren edhe si sfida, jo vetem te keqija. S'vijne gjerat rehat rehat...

C'ti bej qe s'i futem dot...po une vdes per icik politike.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

Disa reflektime ne teme:

- Natyra

Cila natyre? Kur i cakton keto profesione burrash natyra? Masi ju shef allatet? Po ato qe i kane te vogla? M`qafshi mu, harroni se ne kohen e matriarkatit ishin femnat qe i kishin keto detyra prej "natyre"...

-Detyrat e grave po aq te rendesishme e te respektueshme sa te burrave

Harron mik (Hirko) se detyrat e grave sic thu dhe vete, jane te padukshme, dhe kur ksaj i hypen "qefi" me u marre me nje "detyre/profesion qe natyra ja ka caktu burrave", asnji nuk i kujton detyrat e padukshme, sepse ato s`duken. Ndoshta kjo sepse meshkujt "pa dashje" vejne pengesa?!

-Feminizmi

Rrymat ekstreme s`u pelqejne as femrave!!! Nje levizje e tille (kendeveshtrimi qe po shfaq une pra) ka si qellim mbrojtjen nga padrejtesite, jo mposhtjen e meshkujve dhe venien e tyre ne rolin e sherbyesit apo skllavit koke-ulur. Jo mor mik, se e dum veten ne dhe na pelqejne ata me karakter te forte, kembet mbi dhe e me koke mbi shpatulla /pf/images/graemlins/wink.gif

-Politika shqiptare dhe Grate

Ka tre gra sepse duhen tre gra dhe atyre ju jane hapur rruget per nje gje te tille, por nuk ka qene iniciative e tyre, ka qene rekrutim per ceshtje numri. Prandaj thash se jane te mira per t`u pa, po jo si politikane. Ne ne Shqiperi na duhen grate politikane, tip M. Thatcher apo Hilary Clinton, apo Indira Ghandi, jo manekine!!!
Per kete jane grate qe duhet ta mbledhin menien ne rradhe te pare duke kuptuar se nuk asht territor meshkujsh dhe se po te perpiqen kane po aq mundesi sa ata per te pasur sukses!

-E fundit (per Hirkon): Ti "taten" nuk do ta votoje sepse ajo konkretja mendon nuk ka aftesi dhe interes per t`u marre me politike, apo sepse "tatja" si koncept nuk duhet te merret me politike se kush do zjeje biberonin?!

vazhdojme...
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga *alinos*:
[qb] -E fundit (per Hirkon): Ti "taten" nuk do ta votoje sepse ajo konkretja mendon nuk ka aftesi dhe interes per t`u marre me politike, apo sepse "tatja" si koncept nuk duhet te merret me politike se kush do zjeje biberonin?!

vazhdojme...
/pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
... vazhdim ideje /pf/images/graemlins/smile.gif

Kam pershtypjen se pjesa e pare e pyetjes nuk duhet shtruar hic ne kete lloj diskutimi sepse padashur biem pre te idese se duket se femra ka nevoje per perkrahje ideologjike nga mashkullat /pf/images/graemlins/laugh.gif per te vendosur per aspiratat e saj. Dhe kthehemi ne 'ground 0' duke dhene te kuptojme qe femres i intereson se cka mendon 'ai' per mbi të dhe objektivat e saj individuale...

:wave:
 

Guest
Re: Gratë dhe politika

grate per politike ???
jo hahahah
te merresh em politike do te thote te jesh gjithmone i varur po te fillosh karjeren aty dhe te behesh privat lawyer eshte me mire se svaresh nga askush
nejse ju vazhdoni se ju ben mire per shendetin dh nervat /pf/images/graemlins/laugh.gif
si i thone asaj bjeri bjeri se i bike bukur :devil:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Isabelle:
....Dhe kthehemi ne 'ground 0' duke dhene te kuptojme qe femres i intereson se cka mendon 'ai' per mbi të dhe objektivat e saj individuale...

:wave:
...dhe nese objektivat perputhen me te sajat dhe "meet the standarts" jemi ne vije te mire sa per fillim, ne te kundert te duhet te perdoresh dipllomacine (femerore /pf/images/graemlins/wink.gif ) per te arritur ate qe eshte edhe optimale.Nuk duket dhe aq e veshtire jo...
 

Belinea

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

Cfare jane keto budalliqe? :eek: yyyyyyyyy mi njerez levisni prej veni /pf/images/graemlins/laugh.gif ..
Ne jemi shqiptare edhe eshte ne traditen tone qe gruaja(NENA) duhet me la, me shpla, me pjelle edhe me la, me shpla ( e thash njeher me duket) /pf/images/graemlins/tongue.gif edhe me gatue me prit e percjell miq ... me respektu burr, kuneter e kunat , vjerren , vjerrin po te jen gjalle
!!!

Jam shume e zgjenjyer nga femat forumike shqiptare.. Gruaja eshte nderi i shtepise thoshte ime gjyshe (shpirti i saj u mbreht ne paqe) /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Anana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Luciferia:
[qb] grate per politike ???
jo hahahah
te merresh em politike do te thote te jesh gjithmone i varur po te fillosh karjeren aty dhe te behesh privat lawyer eshte me mire se svaresh nga askush
nejse ju vazhdoni se ju ben mire per shendetin dh nervat /pf/images/graemlins/laugh.gif
si i thone asaj bjeri bjeri se i bike bukur :devil: [/qb]
Avokatet jane ata qe kane me teper shanse per ti hyre politikes me sukses. Biles njerezit behen avokate qe ne te ardhmen te kene mundesi ti hyjne politikes.
 

Guest
Re: Gratë dhe politika

po kur punon e pavarur esh me mire apo jo :thumbsup:
 

Anana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Luciferia:
[qb] po kur punon e pavarur esh me mire apo jo :thumbsup: [/qb]
Ashtu eshte. Po varet se cfare do te besh. Qe ti futesh politikes duhet shume kohe. Nje avokat privat psh qe punon per vite me rradhe e krijon kontakte etj. me siguri do qe ta trashegoje biznesin te femijet e tij. Futja ne politike eshte nje vazhdimesi me teper e aktivitetit te tij dhe u hap rrugen trashegimtareve.

Te punosh ne menyre te pavarur ne ditet e sotme eshte me e veshtire se te punosh per nje kompani se kompanite te vene orar pune dhe te paguajne overtime. Kur je vetem, i ke te gjitha hallet vete dhe si perfundim punon me shume dhe lodhesh me teper.

Nejse, u zgjata ca...
 

Anana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga sailor:
[qb] Tani te them dhe une nje gje serioze:

Eeeeeeeeeeeeeee... c´desha te them... he se u kujtova. Neper kete bote ka lloje lloje meshkujsh e femrash. Dhe shyqyr qe ka kaq shume lloje. Ka meshkuj psh. qe i respektojne, nderojne dhe dashurojne femrat thjesht per qenien e tyre, per egzistencen e tyre, per thjeshtesine, zgjuarsine, naivitetin, bukurine, ndienjen, embelsine, ciltersine e tyre te paarritshme etj etj etj per t´i rene shkurt: sepse ndihen te lumtur ne pranine e tyre. E pranoj qe meshkuj te tille jane te rralle ashtu sic jane te rralla femrat me dhuntite e mesiperme por te tille meshkuj egzistojne. Por ka edhe femra qe respektojne, nderojne e dashurojne meshkujt thjesht per qenien e tyre, per egzistencen e tyre, per budallallekun, forcen, kalamanllekun, intelektin, zgjuarsine, xhentilesen, aftesine per te drejtuar nje gozhde etj etj etj per t´i rene shkurt: sepse ndihen te lumtura ne krahet e tyre. E pranoj qe femra te tilla jane te rralla ashtu sic jane te rralle burrat me dhuntite e mesiperme por femra te tilla egzistojne. Per kete te jeni te bindur. Ashtu sic egzistojne lumturia, paqja e miresia ne vetvete...

Pastaj vjen politika dhe ketu hyjne te tere femrat e meshkujt e tjere. [/qb]
Jo more...Pse politikanet s'paskan shpirt e? Ja ke fut kot...
 

Anana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

Aq e kishte serioziteti jot. Rrofsh qe na shkrove /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Yllka shembullore:
[qb]
Fillimisht postuar nga Luciferia:
[qb] po kur punon e pavarur esh me mire apo jo :thumbsup: [/qb]
Ashtu eshte. Po varet se cfare do te besh. Qe ti futesh politikes duhet shume kohe. Nje avokat privat psh qe punon per vite me rradhe e krijon kontakte etj. me siguri do qe ta trashegoje biznesin te femijet e tij. Futja ne politike eshte nje vazhdimesi me teper e aktivitetit te tij dhe u hap rrugen trashegimtareve.

Te punosh ne menyre te pavarur ne ditet e sotme eshte me e veshtire se te punosh per nje kompani se kompanite te vene orar pune dhe te paguajne overtime. Kur je vetem, i ke te gjitha hallet vete dhe si perfundim punon me shume dhe lodhesh me teper.

Nejse, u zgjata ca... [/qb]
yllka qellimi im nuk eshte politika po pushteti /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Guest
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Yllka shembullore:
[qb] Aq e kishte serioziteti jot. Rrofsh qe na shkrove /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
yllka mos ca ben keshtu e preke thelle cunin /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

Per Izy-in:

Nuk thash se i duhet "tates se Hirkos" aprovimi i tij, por desha me dit pse nuk do votonte per te, per te drejtu nje vend, ose ma mire me than per te marre pjese ne drejtim...

Per Salon:

Jam dakort per ekzistencen e ktyre qenieve te rralla dhe te adhurueshme, por s`jam dakort me indiferencen e tyre per t`u marre me politike, pasi keta njerez duhen ne drejtimin e nje vendi, sidomos tonit qe na dhemb ne shpirt, qofshin gra, qofshin burra!!!

Ne fakt perceptimi i politikes si dicka te ndyre eshte gjeja e pare te cilen duhet te ndryshojme.

...me dore ne zemer!

alinos
 

tirana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

Shyqyr qe mrrite gonxhe se un prej postimit tat u frymezova me mor pjese ne kete teme.

Ti mor me rradhe si Mehmet Shehu vaktit... ops.... me mire te them Lenka Cuko per te t'ju pershtatur me mire frymes se diskutimit /pf/images/graemlins/laugh.gif

Cila natyre? Kur i cakton keto profesione burrash natyra? Masi ju shef allatet? Po ato qe i kane te vogla? M`qafshi mu, harroni se ne kohen e matriarkatit ishin femnat qe i kishin keto detyra prej "natyre"...


Zakonisht ne kohera te keqia degjojme... "Siguroni grate dhe femijet kurse burrat te rrembejne nje pushke dhe te dalin malit. Kjo ne Shqiperine luftetare por dhe ne Gjermanine lufetare apo Japonine luftetare e kudo tjeter qe ka fryre apo do fryje ere lufte.." Nga ka lindur kjo ndjenje protetive kundrejt gruas kur natyra e ka bere kaq te forte? Apo njeriu i lashte, ose majmuni-njeri (jo fisi im) e ka bere me qellim qe e ka lene femren e tij ne shtepi sepse behej xheloz se mos i mbillte grurin pa leje.
Qe Xaresha e Rusise ka luajtur rol te rendesishem ne politiken e Rusise dhe Evropit eshte e vertete por ishte Xareshe dhe ishte stervitur per ta bere. Natyra ose Zoti beri dy krijesa dhe u dha forma fizike dhe funksione te ndryshme per te kompletuar njeri tjetrin. Kjo nuk do te thote qe duhet te kthehemi ne lashtesi por besoj nje fare shpjegimi mund ta jape per ate qe konsiderojme mashkull-kafshe dhe femer-lule (gjithmone nese e pranoni si krahasim)

Harron mik (Hirko) se detyrat e grave sic thu dhe vete, jane te padukshme, dhe kur ksaj i hypen "qefi" me u marre me nje "detyre/profesion qe natyra ja ka caktu burrave", asnji nuk i kujton detyrat e padukshme, sepse ato s`duken. Ndoshta kjo sepse meshkujt "pa dashje" vejne pengesa?!

Hirko nuk sjell ketu zerin e mases. Spara i kam qejf levizjet e masave dhe jam individualist i bindur. Nese askush nuk kujtohet per detyrat e padukshme te grave le te shkoje tek veterineri. Un persa i kam permendur disa here me larte dmth qe i shof dhe mire. Te times sigurisht me mire se te tjerave por dhe te tjerat i konsideroj dhe i rrespektoj per rolin qe kane.

Ka tre gra sepse duhen tre gra dhe atyre ju jane hapur rruget per nje gje te tille, por nuk ka qene iniciative e tyre, ka qene rekrutim per ceshtje numri. Prandaj thash se jane te mira per t`u pa, po jo si politikane. Ne ne Shqiperi na duhen grate politikane, tip M. Thatcher apo Hilary Clinton, apo Indira Ghandi, jo manekine!!!
Per kete jane grate qe duhet ta mbledhin menien ne rradhe te pare duke kuptuar se nuk asht territor meshkujsh dhe se po te perpiqen kane po aq mundesi sa ata per te pasur sukses!


.. ne Shqiperi na duhet edhe nji sistem socialdemokrat i tipit Suedez po ja qe nuk kemi shume suedeze qe ta bejme te mundur aplikimin. Nga aspekti profesional padyshim vleresoj Thatcher por nuk pres ti shof te gjitha grate (ose nje pjese te mire te tyre) ne te njejtin pozicion per te merituar rrespekt apo per tu ndjere ne faj pse ka pak gra ne politiken Shqiptare. Hillary & kush tjeter si ajo kane nje background tjeter ne jeten politike qe nuk mund ta nenvleftesojme.. Kjo vlen dhe per Klinton & CO ne krahasim me politikanet shqiptare meshkuj. Ndoshta vertete roli i grave ne politiken shqipatare eshte i nenvleftesuar por ki parasysh nga cilet udhehiqemi. Fatos Nano dhe lukunia e vet nuk jane perfaqsues te opinionit mashkullor mbi rolin e grave.

E fundit (per Hirkon): Ti "taten" nuk do ta votoje sepse ajo konkretja mendon nuk ka aftesi dhe interes per t`u marre me politike, apo sepse "tatja" si koncept nuk duhet te merret me politike se kush do zjeje biberonin?!

Ajo e imja nese ka b*ythe (credimi che ce l'ha)te merret me politike. Boll te merret per pasion por jo per ti mbush menjen vetes se vlen apo qe fitoi 5 pike me shume ne kete kompeticionin debil mashkull-femer. Edhe biberonat le ti zjeje nese ka b*ythe (dhe per kete credimi che cè l'ha) sepse edhe per kete do te kete stimen dhe rrespektin tim te pakondicionuar. Per fat nuk e limitoj rrezen e veshtrimit tek karriera apo tek biberoni per ti perkushtuar vemendjen time.

Po e perseris dhe nje here (dhe nuk e them me) qe nuk jam kunder prezences se grave ne cilindo e çdo ku aspekt te jetes e profesion. Jam kundra ndjenjes se nenvleresimit qe keni ne te tilla probleme. Loja eshte e hapur per te gjithe prandaj behuni ç'fare te doni. Tani, se emancipimi i shoqerise shqiptare dhe mbi te gjitha e kalses se saja politike nuk eshte ne nivelet e Anglise Suedise Zvicres etj etj...... e dashur Blossom, kjo akoma nuk varet nga Hirko.. /pf/images/graemlins/laugh.gif

M'shkruj prap se neser kom pak pune dhe ktu me ke /pf/images/graemlins/smile.gif :wave:

ps. * = me ja fut çensures /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

Salo,

/pf/images/graemlins/frown.gif

Hirko,

ca te baj se je i zanem po do te kisha cu para priftit qe neser!!!
:cool:

p.s. Seriozisht neser! Sot po futem i cik ke th&th se si gra qe jemi s`na rrihet!
:devil:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

i pytje kot, sa per te hap oreksin:

Nje si puna ime do e votonit? Pse?

(pyes ata qe me njofin ose mendojne se me njofin!)

(nuk vura emrat e ndonje femre tjeter qe e vleresoj ne forum sepse nuk e di sa do te donin te perfshiheshin ne nje diskutim te tille, kurse vetes i mora leje /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif )
 

Guest
Re: Gratë dhe politika

what ?
ahahahahahahahaha
ca spo na ngjojne veshet /pf/images/graemlins/laugh.gif
qe te behesh politikan duhen b... te forta /pf/images/graemlins/wink.gif jo kot me u tall kshu si bani ju
 
Top