Gratë dhe politika

tirana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

Ashtu e sjellin Eni_883 sepse kto nuk jane ketu sepse ju hapet barku per grate ne politike por per tu kundervene meshkujve athua se nuk ka noi gjo tjeter me te bukur per t'ju bo...
Femra inatçije... papapappapapapapa larg o pereni!
 

tirana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

Dhe meqe e degjeneruat diskutimin deri ne shishe e kanoçe ja ku po jua them qe nese ndonjehere krijoj ndonje parti, elementet femra do i importoj nga Afganistani. Ato jane femra qe kane nevoje per meshtetje jo juve qe boni ka kater universitete dhe qaheni qe s'ju lejn burrat me ça perpara. Politika politika, menjen vetem me u duk e keni.. Pse nuk ju bo pershtypje qe nuk ka shume gra xhenerike.. Doemos xhenerike nuk te del emri askund perveçse ne familjen tate dhe te bohen duart pis...... me graso jo me pare.

Ju e motrani doni te gjitha te boheni Tope Manaxhere, Ministre, Ambasadore... enderoni te ndroni 6 aviona ne dite dhe te vraponi nga nje mbledhje ne tjetren... Ok, jepuni durve (dhe komve po qe nevoja) dhe bohuni, pa hum kohe me ankesa.
Un personalisht nuk kom gjo ne dore se vallaj do ja kisha heq Microsoftin pri duresh Billit dhe do ja u kisha dhon juve te lushit e tu kenoqshit..
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

Muno, pse me duket muve sikur je i cik xheloz ti?

/pf/images/graemlins/laugh.gif

Leni mer jahu gocat te bojn car te dun, pastaj ashtu sic e permeni dhe Kordelja me ate artikullin qe kopjoj ne gazet, gjonat jon fare te qarta, grat nuk meren me politik se nuk voto poplli per to /pf/images/graemlins/laugh.gif

Pastaj ne e kena pas tradit shume shekullore qe neper kuvende mernin pjes vetem burra. Ne qoft se e ma men ate kongen:

Burrat nen hije rrin e Kuvendojn
grat neper shpia bojn sikur punojn

etj etj
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Erulja':
[qb] Pff, c'shitmenc ky i funit! :wave: [/qb]
Pse mos deshe me ble gjo ti re? /pf/images/graemlins/laugh.gif ho se ne bashk rregullohemi kollaj per cmimin /pf/images/graemlins/wink.gif

:wave:
 

tirana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Erulja':
[qb] ...... c'shitmenc .... [/qb]
ç'fare - shitesi- mendsh
Dhe thojn masnej qe shqipja dhe gjermanishtja s'jane gjuhe te ngjashme /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Gratë dhe politika

Mos dilni nga tema, por po jua a mbajti flisni per grate dhe politikat e tyre afatgjata /pf/images/graemlins/wink.gif !!!
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
[qb] Kjo ka fol si ne kemb time.... :kiss:
[/qb]
Ca numri e ke sandalen /pf/images/graemlins/laugh.gif :wave: ?

Jo po me seriozitet... por po te jene burra me 'rr' duhet te vrasin mendjen se c'plane kane grate nder mendje qe te mos perfundojne si burrat dhe Sudja.

Nderkohe, po kerkoj tek Guglli Sude.com dhe leksione paraprake...

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

lir

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

per isabellen::
hehe, ta dish se mashkulli shpenzon nje te treten e dites duke menduar per sex, po ca me keq, 2/3 i harxhon duke u munduar te kuproje ca ka ne mendja femra e tij /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ...me beso , ska pune me te rende se ajo :smash:
 

tirana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga lir:
[qb] .... 2/3 i harxhon duke u munduar te kuptoje ca ka ne mendja femra e tij /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ...me beso , ska pune me te rende se ajo :smash: [/qb]
/pf/images/graemlins/laugh.gif Nuk osht pun e rond Like... osht thjesht spiacevole kur fillon e kupton noisen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Il Majmuno Hirko:
[qb] Nuk osht pun e rond Like... osht thjesht spiacevole kur fillon e kupton noisen /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Me kuptu femrat qeka spiacevole :mad: ????

:smash: :smash: :smash:

Ta kem parasysh se ca menoke sa here qe me tund koken dhe me thua " po shpirt te kuptova"...

Burri - shok i ngushte me qenin !!!!
 

tirana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

harrova me i shtu ati postimit te meparshem qe po boja shaka...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Isabelle:


Burri - shok i ngushte me qenin !!!!
Kush do na votoje neve tani :idea: ndaj kane dale votuesit 2.6 milion se kane numuruar edhe qente qe rrine ke Parlamenti, jana ata qe u kane ikur shoket refugjate /pf/images/graemlins/laugh.gif me siguri /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Gratë dhe politika

Vallaj Kordelina kshu si duken bathet, me mire voten e qenit se voten e Benit /pf/images/graemlins/laugh.gif !!! Qeni dhe Beni jane shoke po qeni te pakten eshte besnik dhe te puth/lepi ore pa ore e mjes per mjes mjafto vetem ta qisesh per xhiron e mjesit /pf/images/graemlins/laugh.gif !!!

oj ktooooooooooooooooooooooo...
 

Guest
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Il Majmuno Hirko:
[qb] /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

harrova me i shtu ati postimit te meparshem qe po boja shaka... [/qb]
:lol: per zotin ku i shkon menja ne ktij ne minutin e funit e ndrron llafen /pf/images/graemlins/tongue.gif


ala me ket temen ju re ?
me demek na cate ate gjone e bukur :lol:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

PS- PD u vendosin “perçe” grave, për në qeverisjen
vendore

Dy forcat e mëdha politike në vend, shkelin haptazi të
drejtat e grave për pjesëmarrje në qeverisjen lokale.
PD s’ka zgjedhur asnjë kandidate grua për bashkitë e
vendit, ndërsa PS vetëm 1. Injorohen rekomandimet e
OSBE/ODIHR. Pronjari: Të përcaktohen përqindjet e
përfaqësimit të grave në ligjin elektoral

Armando META

TIRANE – Përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë
bashkish, nga pothuajse të gjitha forcat politike në
vend, ka shënuar edhe një skandal të paprecedentë për
një vend që jo vetëm është në mes të Europës, por që
mëton të integrohet në Bashkimin Europian. Skandali
qëndron në faktin se në listat e publikuara mungojnë
thuajse plotësisht kandidaturat femra, jo vetëm për
bashkitë kryesore të vendit, por edhe për ato të
niveleve të dyta dhe të treta. Injorimi i plotë i
gruas nga ana e forcave kryesore politike në vend,
duke mos i krijuar asaj asnjë mundësi për të luajtur
një rol aktiv në jetën qeverisëse të vendit, si në
nivel vendor, parlamentarë dhe egzekutiv, është
shprehja më e qartë e diskriminimit që bashkësia
politike e burrave, që janë me shumicë në vendimarrje,
i bën gruas shqiptare. Këtë situatë diskriminuese ndaj
gruas në Shqipëri, mund ta gjeje vetëm në Afganistanin
e drejtuar nga talebanët. Drejtuesit më të lartë të
politikës shqiptare, të cilët të mbledhur me muaj me
rradhë përzgjidhnin kandidatët për kryetarë bashkish,
kanë shkelur haptazi dhe me të dyja këmbët edhe
rekomandimin e bërë nga OSBE/ODIHR, në raportin
përfundimtarë për zgjedhjet e përgjithshme të
qershorit 2001. Në këtë raport, OSBE/ODIHR, ju
kërkonin forcave politike që t’i jepnin gruas një rol
më të madhë në qeverisje dhe në vendimarrje. “Partitë
politike duhet të marrin parasysh masa për të nxitur
një pjesëmarrje më të madhe të grave në zgjedhje. Kjo
duhet të përfshijë një transparencë më të madhe në
përzgjedhjen e kandidatëve; masa të veçanta për të
rritur numrin e kandidatëve femra që janë pozicioinet
më të larta në lista; dhe duke rritur numrin e grave
në komisionet qendrore dhe vendore”, thuhet në raport.
Por këto rekomandime duket se “nuk kanë pirë ujë” për
bashkësinë politike të burrave shqiptarë.

PD- PS shkelin me të dy këmbët statutet
Për të prekur më afër këtë skandal me përmasa të
papara në historinë afro 75 vjeçare të shtetit modern
shqiptarë, mjafton t’u hedhësh një sy listave të
kandidatëve të publikuara nga dy forcat kryesore
politike në vend. PD, në 64 emrat e kandidatëve për
bashkit në të gjithë vendin, si dhe të 11 njësive
bashkiake për Kryeqytetin, nuk ka zgjedhur asnjë grua.
Megjithëse statuti i PD detyron strukturat drejtuese
të kësaj partie, që përfaqësimi i gruas nëpër forumet
drejtuese, në kandidim dhe në qeverisje duhet të jetë
jo më pak se 25%, kjo pikë e statutit është shkelur me
të dyja këmbët, duke provuar qartazi në këtë mënyrë
mungesën e thellë të kulturës dhe të emancipimit të
lidershipit demokrat. Nga ana tjetër, këto tregues
dëshmojnë edhe për formalizmin e plotë të Lidhjes së
Gruas Demokrate, organizatë partnere me PD, e cila nuk
arriti dot që t’i imponohej bashkësisë burrërore të
PD, për të respektuar së paku statutin e partisë.
Kryetarja e gruas demokrate Marjeta Pronjari, në një
prononcim për gazetën “Korrieri”, shpreh keqardhjen e
saj për këtë situatë të krijuar. Sipas saj, janë bërë
një sërë propozimesh nga baza për kandidatet gra, por
kryesia e PD nuk vendosi asnjë që të kandidonte për
ndonjë bashki të vendit. “Nga leximi që u kam bërë
listave të kandidatëve, jo vetëm për PD, por edhe për
PS e ndonjë forcë tjetër politike, kam vënë re se
mungojnë pothuajse plotësisht kandidaturat e grave.
Mendoj se kjo nuk është e mirë për shoqërinë
shqiptare. Ne jemi duke e analizuar këtë situatë.
Gjykoj se ka ardhur momenti që politika në përgjithësi
duhet të ndalet dhe të vlerësoj me seriozitetin më të
madhë këtë situatë të krijuar ndaj gruas”, nënvizon
Pronjari. Sipas saj, PD do të bëjë përpjekje që
prishjen e këtyre raporteve, përsa i përket
përfaqësimit të gruas, ta rregullojë në listat për
këshillat bashkiakë dhe komunalë. E njëjta situatë
mbizotëron edhe në kampin socialistë. Nga 64
kandidatët për kryetarë bashkie vetëm një është grua.
Ajo quhet Lindita Çobo, e cila kandidon për Bashkinë e
Rroskovecit. Çobo mund të quhet gruaja heroinë në këto
zgjedhje, për shkak se të gjithë kandidatët e tjerë
janë vetëm burra. Në dallim nga PD, e cila nuk ka
zgjedhur asnjë grua as për 11 njësitë bashkiake të
Tiranës, PS ka zgjedhur tre gra të cilat janë: Anita
Zaimi, Jeta Seitaj dhe Fatmira Veizi. Gjithsesi, janë
shumë pak po të kesh parasysh se statuti i PS
përcakton qartë se: “Lista e kandidatëve për anëtar
forumesh drejtuese të Partisë dhe për përfaqësues të
Partisë në organet e pushtetit legjislativ dhe
egzekutiv, për të gjitha nivelet, duhet të përmbajë jo
më pak se 20% shoqe”. Krahasuar me realitetin, shihet
qartazi se edhe burrëria e udhëheqjes së PS ka shkelur
statutin me të dyja këmbët. Për respektimin e
statutit, duket se nuk kanë arritur të ndikojnë as tre
gratë në kryesinë e PS, zv/kryeministrija Ermelinda
Meksi, nënkryetarja e Kuvendit Makbule Çeço dhe
ministrija e Kulturës Arta Dade, për të cilat, gjërat
duket se fillojnë e mbarojnë tek postet që ato mbajnë.
Situata është akoma më tragjike në këtë parti po të
kihet parasysh se as Forumi i Gruas Socialiste nuk ka
reaguar përballë këtij realiteti. Nga ana tjetër,
vetëm PD® duket se do të kandidojë një grua për një
nga bashkitë kryesore të vendit, siç është ajo e
Korçës, që është Pedagoge në Universitetin “Fan Noli”
dhe që quhet Irena Nika. Por ky rast ashtu edhe disa
raste të sipërpërmendura, janë “një kokrriz rëre”, në
shkretëtirën mashkullore të krijuar nga udhëheqjet
politike të partive. Kjo situatë provon se deklaratat
e politikanëve kryesorë të vendit për integrim në
Europë janë thjeshtë demagogjike, sepse në asnjë vend
të Europës nuk praktikohen metoda të tilla për
diskriminim e gruas, duke e përjashtuar atë plotësisht
nga vendimarrja. Nga ana tjetër, kandidimi vetëm i
burrave për bashkitë e vendit, është një tregues
tjetër i mëndësis së mbrapshtë të politikanëve tanë që
i konsiderojnë zgjedhjet si një shesh beteje, ku do të
ndeshen “kreshnikët” e vendit.

Zgjidhja
Mungesa e kulturës më të vogël qytetare që dëshmojnë
shumë prej politikanëve tanë, në raport me çështjen e
gruas, gjë që i ul shumë ata edhe në sytë e
Perëndimit, mund të zgjidhet vetëm me ligje të forta
dhe mjaft taksative. Kryetarja e LGD Marjeta Pronjari,
është e mendimit se në ligjin për zgjedhjet duhet të
përcaktohet qartë dhe pa asnjë mëdyshje një përqindje
e përfaqësimit të gruas në të gjitha nivelet
qeverisëse të vendit dhe në ato parlamentare. Sipas
saj, shumë vende të europës juglindore dhe së fundi
edhe në Kosovë, kanë përcaktuar përqindjet që duhet të
kenë gratë në vendimarrje. “Unë nuk mund të them se sa
duhet të jetë masa e përqindjes, por mendoj se kjo
është zgjidhja më e mirë. Politika duhet të
ndërgjegjësohet se gruaja shqiptare përbën afro 50% të
popullsis dhe ajo nuk mund të injorohet, por duhet të
ndjehet e përfaqësuar. Kjo i bën mirë edhe shoqërisë
shqiptare, por dëshmon edhe në Europë se ne jemi një
vend i qytetëruar dhe që dimë të respektojmë të
drejtat e gruas”, thekson Pronjari. Ndërkohë, duket se
këto këmbana alarmi ende nuk janë dëgjuar nga një mori
OJQ që veprojnë në vend dhe që marrin shuma të mëdha
parash me mëtimin se mbrojnë të drejtat e gruas. Për
fat të keq, këto OJQ deri më tani nuk kanë arritur të
kenë asnjë lloj ndikimi në vendimarrjen politike, duke
dëshmuar qartazi se ato janë të kënaqura thjeshtë me
të drejtat që gëzojnë vetë. Ndërsa seminaret e tyre
për të drejtat e grave janë aktivitete për të
justifikuar shumat e majme të parave që marrin pa
arritur asnjë rezultat konkret.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Gratë dhe politika

isha tu pa kalendarin qe ka bo Randi Ingerman nderkohe qe u futa te kjo teme.....seriozisht, per çin zej be....boni ça t'doni me gocat, vetem pa bo kalendare mos na i lini. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] isha tu pa kalendarin qe ka bo Randi Ingerman nderkohe qe u futa te kjo teme.....seriozisht, per çin zej be....boni ça t'doni me gocat, vetem pa bo kalendare mos na i lini. /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
llafi yt ne vesh te Zotit :thumbsup:
 
Top