Re: Grande Fratello (Big Brother) ne Shqiperi
Vellai i Madh ne Shqiperi, per mendimin tim eshte gati i pamundur per tu realizuar per momentin. Kam pare spektaklet live qe japin cdo vere Klani apo te Topi qe te te hapin barkun fare.
E para sepse mendoj se mungojne sponsoret, pasi do te ishte me e ndershme te investonin atje ku ka probleme me serioze sesa per realizimin e nje live-show televiziv. Plus qe do te kishte abuzime katastrofike ne menaxhim(pa kaluar ne politike).
E dyta pamundesia teknike per te vene ne pune gjithe mekannizmin dhe regjine e Bigut, te gjithe e dime se sa e veshtire eshte ne Shqiperi te transmetosh drejtperdrejt nje spektakel 1 ore e gjysme, ku edhe ne ato 1 ore e gjysme do te kete nderprerje te energjise, jo me te flasesh per transmetim 24 mbi 7 direkt live.
Mungon pastaj ai kanali privat me pagese qe duhet te vjeli frutin e Bigut dmth abonimet per te pare spektaklin, (jo vetem se do kete abuzime, por edhe per faktin tjeter se do abonoheshin pak veta, kujtoj qe ne akoma nuk paguajme gaz-uje-drita, jo me te paguajme edhe televizorin).
Nje arsye tjeter eshte ajo morale, imagjinoni pak ju cunat, jo ju tiransat por ju te tjeret si une, ju te rretheve sidomos, te atyre qyteteve te vogla psh. sikur te dashurat tuaja, kusherirat, motrat etj.etj. te ishin te filmuara gjithe diten e gjithe naten, kur hane, flene, pine, dhe ashtusin..... me te tjere se si do ndiheshit. E di shume mire qe jemi te emancipuar, por andej nga anet e mia vriten akoma me kallash per nje te share nga mamaja, jo me..nejse tjeter muhabet ky.
Une mendoj se Big Brother ne Shqiperi tani per tani eshte shume shpejt per ta pare ne TV. Kenaquni me ate italian, amerikan, suedez, dhe sidomos me ate gjerman, se te BB tedesk, kamerat nuk mungojne as te dushi as te dhomat e zhveshjeve /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif