Gorbaçov: Tani është Perëndimi ai që ka nevojë për Perestrojkën
Megjithatë, për miliona njerëz, bota nuk është shndërruar aspak në një vend më të sigurt dhe më të paqtë. Përkundrazi dhjetëra konflikte lokale, etnike dhe fetare kanë plasur dhe janë zhvilluar duke u shndërruar në një mallkim në hartën e re të politikës</p>
Për pak ditë mbushen 20 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, një prej simboleve më të turpshëm të Luftës së Ftohtë dhe një prej ndarjeve më të rrezikshme që pësoi Europa në shekullin e kaluar. Sot mund të kujtojmë ngjarjet e atyre kohëve dhe ti gjykojmë me një qëndrim më pak emocional e më shumë realist. Vëzhgimi i parë optimist që mund të bëjmë është se i shumëparalajmëruari “fundi i historisë” nuk ndodhi, edhe pse të shumtë janë ata që mendojnë të kundërtën. Por ndërkohë nuk erdhi as ajo botë në të cilën politikanë të brezit tim besuan me sinqeritet: një botë në të cilën me përfundimin e Luftës së Ftohtë, njerëzimi do të mundej, më në fund, të harronte e linte mënjanë absurditetin e garës së armatimeve, konfliktet e rrezikshme rajonale apo zënkat sterile ideologjike e do të hynte në shekullin e artë të sigurisë kolektive, përdorimit racional të burimeve materiale, të fundit të varfërisë dhe pabarazisë, duke vendosur njëherazi edhe harmoninë me natyrën. Një tjetër pasojë e rëndësishme e fundit të Luftës së Ftohtë është kuptimi i njërit prej postulateve kryesore të “Mendimit të Ri”: pavarësia e elementëve jashtëzakonisht të rëndësishëm që ndodhen në thelbin ekzistencës dhe zhvillimit njerëzor. Kjo përfshin jo vetëm procese dhe ngjarje që ndodhin në kontinente të ndryshme, por edhe lidhjen organike mes ndryshimeve në ekonomi, teknologji, demografi, shoqëri që përcaktojnë ekzistencën e përditshme të miliarda njerëzve në planet. Zhdukja e perdes së hekurt dhe ajo e kufijve dhe pengesave bëri lidhjen mes vendeve që deri pak kohë më parë kishin qenë të ndarë jo vetëm nga kufijtë, por edhe nga sistemet politike të ndryshme. Sigurisht, ne politikanët e shekullit të kaluar mund të jemi krenarë për faktin se arritëm që të shmangim rrezikun e një lufte termobërthamore. Megjithatë, për miliona njerëz, bota nuk është shndërruar aspak në një vend më të sigurt dhe më të paqtë. Përkundrazi dhjetëra konflikte lokale, etnike dhe fetare kanë plasur dhe janë zhvilluar duke u shndërruar në një mallkim në hartën e re të politikës botërore e mbi të gjitha duke shkaktuar një numër të madh viktimash. Një provë e qartë e sjelljes irracionale dhe e papërgjegjshmërisë të brezit të ri të politikanëve është fakti se shpenzimet për mbrojtjen në shumë vende të botës, të vogla apo të mëdha qofshin, janë më të mëdha se ato të Luftës së Ftohtë dhe se konfrontimi i armatosur është sërish standardi me të cilin përballohen të gjitha konfliktet dhe fatkeqësisht ky standard është një tipar i përbashkët i marrëdhënieve ndërkombëtare. Mjerisht gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, bota nuk është shndërruar aspak në një vend më të drejtë: pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve ose ka mbetur e njëjtë me më parë, ose përkundrazi është rritur dhe jo vetëm mes veriut dhe jugut, por edhe në vetë vendet e pasura brenda shtresave të shoqërisë. Problemet sociale në Rusi, si dhe në vendet e tjera postkomuniste, janë provë e faktit se thjesht braktisja e modelit të dështuar të ekonomisë së centralizuar dhe planifikimit burokratik nuk mjafton dhe nuk garanton as konkurrueshmërinë globale të një vendi, as respektin për parimet e drejtësisë sociale dhe, mbi të gjitha, as një standard dinjitoz jetese për njerëzit. Sfida të reja iu shtuan atyre të së shkuarës. Një prej tyre është terrorizmi. Në një kontekst në të cilin lufta botërore nuk është më një instrument konflikti mes vendeve më të fuqishme të botës, terrorizmi është shndërruar në “bombën atomike të të varfërve” dhe jo në mënyrë figurative, por në kuptimin e parë të kësaj shprehjeje. Mungesa e kontrollit ndaj armëve të dëmtimit në masë, konkurrenca mes kundërshtarëve të superarmatosur për arritjen e niveleve të larta të teknologjive në prodhimin e armëve dhe prania e pretenduesve të rinj për role me influencë në një botë shumëpolare, të gjitha së bashku rrisin ndjesinë e një kaosi në politikën globale. Kriza e ideologjive rrezikon që të shndërrohet në një krizë idealesh, vlerash dhe morale dhe rrit atmosferën e pesimizmit dhe nihilizmit politik. Arritja e vërtetë të cilën mund ta festojmë në këtë përvjetor është se shekulli i kaluar shënoi fundin e ideologjive totalitare, në veçanti të atyre që bazoheshin në besime utopike. Megjithatë ideologji të reja zëvendësuan me shumë shpejtësi ato të vjetrat si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim. Shumëkush harron tashmë se rrëzimi i Murit të Berlinit nuk ishte pasojë e ndryshimeve globale, por në pjesën më të madhe erdhi nga një lëvizje reformiste që nisi në Lindje dhe veçanërisht në Bashkimin Sovjetik. Pas dhjetëvjeçarësh të një eksperimenti bolshevik dhe të kuptuarit se ky eksperiment e kishte çuar gjithë shoqërinë sovjetike në një rrugë qorre. Një impuls i fuqishëm për demokraci doli së brendshmi në formën e Perestrojkës sovjetike dhe u shtri edhe në vendet e Europës Lindore. Por shumë shpejt u bë e qartë që kapitalizmi perëndimor, i mbetur tashmë pa kundërshtarin tradicional dhe duke e quajtur veten fitues të padiskutueshëm dhe mishërues të progresit botëror, po rrezikon që ta çojë shoqërinë perëndimore dhe mbarë botën në një tjetër rrugë qorre. Kriza ekonomike botërore që po përjetojmë ishte e domosdoshme për të kuptuar defektet organike të modelit aktual perëndimor. Kjo krizë nxori në pah faktin se jo vetëm socializmi burokratik, por edhe liberalizmi ultra-liberal kanë nevojë për një reformë demokratike të thellë, ose një lloj “perestrojke”. Sot, ndërsa qëndrojmë mbi gërmadhat e rendit të vjetër, mund ta konsiderojmë veten si pjesëmarrës aktivë në procesin e krijimit të një bote të re. Shumë të vërteta dhe postulate, që dikur konsideroheshin të padiskutueshme , si në Lindje, ashtu dhe në Perëndim, nuk janë më të tilla, përfshi besimin e verbër në të “plotfuqishmen” ekonomi të tregut dhe mbi të gjitha në natyrën e tij demokratike. Ka ekzistuar besimi që modeli i demokracisë perëndimore mund të përhapej mekanikisht edhe në shoqëri të tjera me përvoja të ndryshme historike dhe kulturore. Në situatën aktuale, edhe një koncept si progresi social, me të cilin të gjithë duket se janë dakord, duhet që të ripërcaktohet dhe shqyrtohet në mënyrë të hollësishme.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25457. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25457