Re: Gjysma tjeter
Fillimisht postuar nga Ela_001:
[qb]...preferoj termin partner, to my beliefs it sounds better than other half. ...
Sido qofte me pelqejne mendimet e tua apo qofte edhe si i shpreh. [/qb]
Nuk po flisja aq nga ana gjuhësore, sa nga ana e realitetit shpirtëror. Në shprehjen gjysma tjetër (other half) nuk më pëlqen as fjala gjysëm - me idenë që i mungon diçka - as fjala tjetër - me idenë "jo-unë, tjetër". Po është një nga shprehjet që përpiqet të nxjerri në dukje atë që përjeton njeriu kur është në marrëdhënie ku mendon se është bërë një me personin tjetër.
Fjala partner nënkupton një farë kontrate. Pa u hyrë atyre argumentave se sa zgjat dashuria (sepse kontratat anullohen), mendoj se shpjegimi më poshtë mund të qartësojë pse nuk më pëlqen si fjalë.
Në disa studime të binjakëve identikë, doktorët që po kryenin studimin vunë re një dukuri që nuk e shpjegonin dot. Në një rast, kur një prej binjakëve 3-4 vjeçarë u vra gjatë lojës sipër gjurit, iu bë mishi mavi atij vetë edhe të vëllait. Studime të tjera vënë në dukje lidhje të pashpjegueshme midis binjakëve të ndarë në lindje dhe të adoptuar në familje të ndryshme, pa kontakt me njëra tjetrën.
Me pak fjalë, këto studime të bëjnë të mendosh që në botë ka diçka të rëndësishme të cilën nuk na e zë syri; pikërisht atë që e quajmë shpirt, ose dimensioni shpirtëror i botës.
Tani kur dy njerëz, kanë për njëri tjetrin një ndjenjë që i lidh në mënyrë të pashpjegueshme, na duhet poet që ta përshkruajë, dhe unë s'jam poet.
[më kujtohet këtu ajo kënga e Bee Gees, "Words"]
You think
That I don't even mean
A single word I say
It's only words
And words are all I have
To take your heart away
Pyetja e temës ishte a ekziston gjysma tjetër. Unë them Po sepse me ato fjalë kuptoj këtë marrëdhënie që nuk mund ta përshkruaj me fjalë, "bur words are all I have"  Fatkeqësisht nuk e arrijnë aq shumë njerëz, dhe për ca nga ata që e arrijnë është e përkohshme.
Në konceptimin tim të botës [in my worldview, filozofët preferojnë të përdorin fjalën gjermanisht - Welt...], kjo mungesë vjen si arsye e egoizmit, që nuk është veçse një fjalë tjetër për krenarinë, e cila quhet si rrënja e të gjithë mëkateve. (Po të dojë njeri të diskutojë këtë fjalinë e fundit, hidhuni nga filozofia se s'besoj t'ju përgjigjen këtu.) Përkushtimi i plotë kërkon një vetëmohim që kthehet në vetëplotësim - këto dy të kundërta bëhen të pandashme (dola dhe marksist më duket me këtë dialektikë!  )
P.S. flm për komplimentin