Re: gjuha po ndryshon !!!
Ne kohen e gjimnazit e me pas,fillova te angazhohem (2 here ne Jave) ne korigjimin ("korrekturen") e Gazetes "Intervsta",ku shpesh kam botuar,disa nga shkrimet e mia..
Niveli i shkrimeve,sa vjen e bie..
Nese lexon nje shkrim ne gazetat shqipe,eshte e pamundur,te mos gjesh ne to,huazime te fjaleve te huaja..
Nen "dogmen e lirise te shtypit",mjerisht po ndodh ajo qe fare mire mund ta quajme..
"Bastardimi i gjuhes shqipe"..
Shqiptaret qe deri dje,luftuan kunder huazimeve nga turqishtja apo dialektizmave,gjate viteve te demokracise i duhej te perballej,me nje fenomen te ri,me vershimin e fjaleve te huazuara nga Italishtja apo Anglishtja..
Ishin pikerisht Rilindesit,qe luftuan aq shume,per gjuhen shqipe..
Jetuan,madje dhe vdiqen ne dhe te huaj,me pene ne dore..
Ndersa sot??
Jane pikerisht shqiptaret,ata qe po i japin fund,zhvillimit te gjuhes shqipe,duke perqafuar me dashuri vetem gjuhen e huaj..
C´mund te presesh nga popullsia e thjeshte,nese jane pikerisht,shtypi apo gazetaret,ata qe i kane "perqafuar" vete te paret,keto huazime..
Te tilla mund te permendim,termat.. Maxhoranca apo Minoranca,fjale qe fare mire mund ti perdorim ne gjuhen tone.. Shumica apo Pakica ..
Jane huazuar aq shume fjale,te cilat nga perdorimi i tepert,nuk na vritet me veshi dhe ngjajne tashme,si pjese e shqipes..
Shpesh,ndeshesh ne fjali me gershetim,shqip me te huaj..
Pershembull..."Gjerat me Importante...
Shpesh,perzierja e shqipes me gjuhet e tjera,sidomos,anglishten apo italishten,vjen nen te ashtuquajturen e te qenit,"Cool"
Megjithate per mua dhe per ate,qe e do gjuhen e vet me fanatizem,s´eshte gje tjeter vecse,qesharake..
Nje shembull humori mund te jete,e folura e Kinezeve ne Amerike,qe flasin Chenglish..
Eshte mese e vertete qe njeriu lind,rritet,plaket dhe vdes me kalimin e viteve..
Por,s´duhet te ndodhe e njejta gje dhe me gjuhen shqipe,pasi ate do t´jua leme trashegimi, femijeve tane...
Edhe pse jashte Shqiperise,gjuha Shqipe,s´duhet te vdese...
Eshte per te ardhur keq fakti,qe qindra femije shqiptaresh,nuk dine te flasin shqip..
Kush jane pergjegjes per kete..?
Vetem shqiptaret..
Mbase eshte koha,qe ne Shqiperi te mblidhet perseri nje "Kongres drejteshkrimi"..
Por kush do te mendoje per kete problem ne ate vend,nese vete qeveritaret,nuk dine te flasin paster,kur vete intervistuesi gazetar,ne fund te intervistes thote "Ciao"...
Faleminderit,per leximin.. /pf/images/graemlins/wink.gif