Gjuha dhe politika.

atman

Forumium maestatis
Re: Gjuha dhe politika.

<font color="brown"> Jashte teme! Ju lutem, mos vazhdoni me fyerje personale. Nese keni dicka per te shkruar per temen, jeni te mirepritur.</font>
 

EvEr8

Primus registratum
Re: Gjuha dhe politika.

GJUHA ESHTE SHPIRTI I POLITIKES

Perveçse gjuha krijon vet fjalorin politik, diplomatik, kur flet per gjuhen ti flet per te gjitha!

Gjuha e njesuar nenshtron te gjithe popujt brenda atij komuniteti, shteti, apo po qe ai shtet superfuqi boterore, nenshtron nje pjese te botes. Nenshtrimi kryesor i nje populli, eshte nenshtrimi permes gjuhes. Kur dikush te dhunon ta ndryshosh edhe vet emrin e nene ne gjuhen tende amtare, atehere ke te bejsh me nenshtrimin ma te madh te njeriut!

Kur nje populli ia imponon nje gjuhe, ia ke imponuar roberine totale, qe mos jete ne gjendje te shprehet e shkruaj ne gjuhen amtare!

Me nenshtrimin permes gjuhes, jane nenshtruar popuj te ndryshem edhe gjenetikisht, rracisht e kulturalisht e historikisht, qe kane formuar nje komb miks, falls, qe veten e quajne - komb - nation!

Gjuha eshte fillesa e mbaresa e nenshtrimit politik!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gjuha dhe politika.

Gjuha letrare si mjet kontrolli

Njehsimi i gjuhes eshte konsideruar si nje nga arritjet e komb-shtetit ne shekullin e njezete. Te gjitha vendet sot kane nje gjuhe standarte, e cila njihet dhe perdoret nga te gjithe per te komunikuar midis shtetasve, qe perdorin dialekte apo te folura te ndryshme. Eshte folur shume per te mirat e ketij veprimi, eshte kritikuar forma se si eshte perzgjedhur gjuha letrare dhe jane bere sugjerime se si ajo mund te permiresohet qe te jete sa me perfaqesuese e te gjitha krahinave. Te gjitha keto jane bere duke paramenduar se perzgjedhja e gjuhes letrare eshte teresisht bazuar ne shkence, por eshte harruar dimensioni politik i perzgjedhjes se gjuhes letrare.

Keshtu, eshte harruar se gjuha letrare eshte nje forme e shtetit per te kontrolluar masat. Askush nuk lind duke folur e perdorur gjuhen letrare, por e meson ate gjate jetes, kryesisht ne shkolle. Me gjithe deshiren e mire, gjuhen letrare shume pak e flasin sakte, ndersa me shume e shkruajne sakte. Eshte pikerisht paaftesia e njerezve per ta zoteruar gjuhen letrare me lehtesi, qe e ben ate nje mjet nenshtrimi e kontrolli ne duart e atyre qe e vendosin.
Me poshte do te bej nje analize te arsyeve se si ndodh kjo duke perdorur shembuj konkrete.

Se pari, fakti qe zgjidhet nje forme qe nuk eshte shume e perdorur apo e perhapur, duke krijuar edhe forma te reja gjuhesore, te cilat nuk perdoren natyrshem. Per kete mund te permendim gjuhen letrare shqipe, e cila edhe pse thuhet se eshte bazuar kryesisht ne dialektin e jugut, ngjason me shume me te foluren e Permetit, duke menjanuar format e forta te shqiptimit, te cilat jane karakteristike e pjeses me te madhe te jugut te vendit. Me dialektin e veriut dallimi eshte edhe me i dukshem, jo vetem ne shqiptimin e gjuhes, por edhe ne trajtat dhe format gjuhesore e gramatikore qe perdoren.

Se dyti, vlen te permendet se leksiku i nje krahine mund te jete me i pasur se ai i nje krahine tjeter, gje qe duhet te kihet parasysh gjate procesit te njehsimit te gjuhes, ne menyre qe gjuha letrare te jete sa me e plote dhe sa me e zhvilluar. Rendesia e pasurise se leksikut te gjuhes lidhet drejtpersedrejti me pasurimin e mendimit. Sa me i afte te jete njeriu te shprehet ne forma komplekse, aq me i afte do te jete ai per ta zhvilluar dhe cuar me tej mendimin e tij, duke permiresuar edhe veprimin. Ne te kundert, nje fjalor i varfer, sjell edhe varferim te mendimit, qe nga ana e vet sjell padijen, e cila nenshtrohet me lehte se dija. Edhe ne kete rast shembull mund te marrim Shqiperine, dhe faktin se leksiku i pasur i veriut, apo dhe jugut te thelle, nuk eshte pjese e gjuhes letrare shqipe, gje qe ka bere qe shume njerez te mos i perdorin me fjale te ndryshme, duke arritur ne perfundimin se shqipja eshte nje gjuhe e varfer me fjale dhe qe ka nevoje te huazoje nga gjuhe te tjera. Nje shembull tjeter ehde me i forte eshte rasti i gjuhes letrare kineze, e cila eshte e unifikuar vetem ne te shkruar, nderkohe qe te folurat variojne sipas studiuesve nga 6 deri ne 12 lloje. Per nje popull te shumte ne numer si ai kinez, pamundesia per t'u shprehur e kuptuar gojarisht nga te gjithe, eshte nje forme per te ruajtur kontrollin bashke me format e tjera te perdorura nga sistemet autoritare.

vijon...
 
Top