Gjuha dhe politika.
<font color="brown">
Gjuha është një nga elementet kryesore që vërtetojnë përsosmërinë e krijesës njerëzore, pavarësisht nga fakti nëse besohet si rrjedhë e evolucionit natyror apo dhuratë nga një forcë e mbinatyrshme. Në tërësinë e tij, ky element është po aq i thjeshtë në perceptim sa i vështirë në përkufizim e shpjegim.
Shpeshherë, ne e konsiderojmë gjuhën vetëm si shkëmbim tingujsh e fjalësh që mundësojnë komunikimin dhe harrojmë ndikimin dhe forcën që përmban në krijimin e historisë njerëzore.
"Gjuha është arsenali i mendjes njerëzore dhe përmban në të njëjtën kohë trofetë e së kaluarës së saj dhe armët e triumfeve të ardhshme". (Samuel Taylor Coleridge)
Përveç privilegjit unik të komunikimit dhe përcjelljes së mesazheve, çka e bën shoqërinë njerëzore atë që është sot, gjithëkush është i ndërgjegjshëm edhe për karakterin manipulues e negativ që mund të ketë gjuha, me interpretimin që gjithësecili prej nesh i bën asaj në momente e rrethana të ndryshme. Noam Chomsky, një prej njerëzve më të shquar, i cili ka kryer studime të thella në këtë lëmë, thotë: "Gjuha është një proces i lirë krijimtarie; ligjet dhe parimet e saj janë të përcaktuara, por mënyra sesi përdoren parimet e krijimit të saj është e lirë dhe me një larmi të pafund. Edhe interpretimi dhe përdorimi i fjalëve përfshin një proces krijimtarie të lirë".
E padiskutueshme për rolin që ka në të gjitha fushat e jetës, gjuha përbën një faktor edhe më kyç në lëmin e politikës, ndërkohë që kjo e fundit është "benzina që ushqen motorin e botës". Me miliona njerëz në botë ndikohen nga fjalët e deklaratat që bëhen prej udhëheqësve të tyre për një çështje apo një tjetër. Si rrjedhim, një pjesë e këtyre të fundit e kanë kuptuar më së miri se ç'rol luan gjuha në arritjen e qëllimeve të tyre, që jo gjithnjë mund të jenë pozitive (thënë në një mënyrë shumë të moderuar).
"Gjuha është gjaku që mban gjallë politikën. Betejat për pushtet politik dhe legjitimizimi i politikave dhe autoriteteve politike ndodh së pari përmes ligjërimit dhe përfaqësimit verbal.
Pushteti mund të ushtrohet ose nëpërmjet imponimit/ndëshkimit, ose nëpërmje asaj që një komentues amerikan, Walter Lippman, e përkufizoi në vitet '30 si fabrikimi i pranimit'.
"Kryesisht jo në gjendje dhe, me shpresën se nuk kanë vullnetin për të ndëshkuar, autoritetet politike në sisteme qeverisjeje të ashtuquajtura demokratike kanë shpesh nevojë për 'fabrikimi i miratimit', me qëllim për të zbatuar programet e tyre.
E thënë më thjesht, 'fabrikimi i miratimit' është një proces indoktrinimi ideologjik me bazë gjuhësore Edhe pse duket si jashtë mase gjithëpërfshirës, ky është një proces mjaft i hollë e i pakapshëm. Ligjërimi përmban vetë hipotezën sipas së cilës, elementet, të cilave u referohet, janë të ditura dhe të rregulluara në kontekstin ku përdoren. Në terma konkrete, kjo nënkupton se gjuha politike përmban bazën nëpërmjet së cilës konceptohet, përkufizohet, kuptohet e më pas, veprohet. veprimi. Zakonisht, kjo prodhon 'fabrikimin e miratimit". (teksti në thonjëza është marrë nga materiale në lidhje me gjuhën dhe politikën)
Të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm se çfarë mund të bëjë një politikan me fjalën e duhur në momentin e duhur. Ai mund t'u japë udhë edhe momenteve historike, si rrëzimit të një qeverie, një proteste apo mbështetjeje mbarëpopullore për çështje të ndryshme. Fjalët që zgjedh të thuash janë po aq të rëndësishme sa edhe vendimi për të folur.
Ekziston hipoteza kryesore se gjuha e politikës nuk mund të ndahet nga politika e gjuhës.
Në një përkufizim të mundshëm të atij që quhet ligjërim politik, studiues të kësaj fushe shpjegojnë se "kuptimi i "ligjërimit politik" nuk mbetet i kufizuar në fushën 'institucionale të politikës (p.sh., ligjërimi parlamentar, fushatat zgjedhore, programet e partive, fjalimet, etj.) por është i hapur ndaj të gjitha manifestimeve linguistike që mund të konsiderohen politike, me kusht që të ketë argumente bindëse mbi atë çka i bën ato 'politike'". (marrë nga "Journal of Language and Politics")
Megjithatë, ky togfjalësh mund të marrë kuptime nga më të ndryshmet, si edhe të shpjegohet nga këndvështrimet më të larmishme.
Në analizimin që i bën gjuhës në lidhje me politikën, George Lakoff thotë se gjuha vjen gjithnjë me atë që quhet "strukturim". Në vazhdim të kësaj, ai sqaron se "Çdo fjalë përkon me një kornizë konceptimi. Nëse kemi një fjalë si "revoltë", që nënkupton një popullësi që qeveriset në mënyrë të padrejtë dhe se ata po hedhin poshtë nga pushteti drejtuesit e tyre, çka do të konsiderohej diçka e mirë, kjo është një kornizë.
Nëse, më tej, shtoni fjalën "zgjedhës" përpara fjalës "revoltë", marrim një kuptim metaforik që nënkupton se zgjedhësit janë pjesa e shtypur e popullsisë, guvernatori është sundimtari shtypës, se ata e kanë rrëzuar nga pushteti dhe kjo është diçka e mire e gjithçka tani shkon si duhet. E gjithë kjo rrjedh kur lexon një titull të tillë, si 'revolta e zgjedhësve'. Në fakt, kjo është diçka që shumë njerëz e lexojnë, por nuk e vënë re. Por këto gjëra mund të ndërtohen kështu nga gazetarët dhe, shpesh, edhe nga njerëzit e përfshirë në një fushatë politike".
Pra, politika është shumë e lidhur me gjuhën dhe përdorimi i kësaj të fundit, qoftë pozitivisht apo negativisht, ndikon drejtpërdrejt në jetën e të gjithëve ne. Mua më duket një temë shumë interesante për t'u diskutuar. Ajo që kam shkruar më sipër m'u duk si diçka e përshtatshme për të filluar, por aspak kushtëzuese për rrjedhën që mund të marrë tema. Do të ishte shumë interesante që të thonit idetë tuaja në lidhje me këtë, qoftë edhe nga një kënd krejt i ndryshëm nga ai i shfaquri. Qëllimisht, unë nuk po drejtoj pyetje, sepse, kam përshtypjen, se shumë të tilla do të vijnë me zhvillimin e temës.
Diskutim të mbarë! /pf/images/graemlins/smile.gif
</font>