scadarsko
Locus omnem
Gjergj Fishta (†1871 - 1940) lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871 i biri i Ndokë Simon Ndocit dhe i Prendes të Lazer Kacit prej Kotrri me emrin Zekë/Zef Ndoci mbas tre vëllezërve dhe një motre. Familja e tij u shpërngul nga Domgjoni i Mirditës. Teolog, shkrimtar (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor (jo profesionist[1], mendohet të ketë mbi 20 piktura[2]), deputet[3] dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Është shqiptari i parë i kandiduar për çmimin Nobel.






