Gjenetika dhe Biologjia Molekulare

gurax

Pan ignoramus
hej po mire ky eshte bakteri me i vjeter ne bote apo jo?
Jo. Ky bakter i formuar eshte nje bakter hibrid, qe rrugen evolutive e filloi si nje E.Coli normal por me nje gjen te caktuar te ndryshuar. Ju hoq nje gjen i veti origjinal dhe iu zevendesua me nje gjen te nje bakteri tjeter 500 milion vjecar. Tashti ka mberritur ne fazen qe bakteri ne fjale eshte nje lloj i ri E.Coli qe eshte i ndryshem nga te tere llojet ekzistues te E.Coli. Ky ndryshim ka ardhur si rrjedhoje e prezences se gjenit antik ne organizem.
 
The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Jo. Ky bakter i formuar eshte nje bakter hibrid, qe rrugen evolutive e filloi si nje E.Coli normal por me nje gjen te caktuar te ndryshuar. I eshte hequr gjeni i vet origjinal dhe i eshte vene nje gjen i nje bakteri tjeter 500 milion vjecar. Ne momentin qe flasim, bakteri ne fjale eshte nje lloj i ri E.Coli qe eshte i ndryshem nga te tere llojet ekzistues te E.Coli. Ky ndryshim ka ardhur si rrjedhoje e prezences se gjenit antik ne organizem.
kuptova.
 
gurax

Pan ignoramus
Shpeshhere ndodh qe per te bere nje prove per ndonje medikament te ri, apo menyre te re diagnostikimi, eshte e nevojshme te eksperimentohet mbi inde te gjalla. Dhe kjo gje eshte problematike.

Por ne zhvillimet me te fundit teknologjike, eshte arritur qe te prodhohen sipas deshires inde te gjalla - ne rastin konkret indi i melcise - dhe me pas eksperimentet te behen mbi to.
Prodhimi behet me ane te nje "bioprinteri 3d", i jepet informacion se cfare forme, permasash dhe perberje do te kete objekti qe deshirojme dhe bioprinteri formon nje bio-skulpture indi te gjalle.

Tentativa te thjeshta qe nuk kane te bejne me inde te nderlikuara sic eshte melcia, jane perdorur disa here ne disa raste pilot, edhe duke pare rezultatin e deritanishem, dhe edhe duke bere permiresimet e duhura per te ardhmen.

BioPrinting-4_large.jpg

Vesh njerezor i bioprintuar

before-and-after-ear-reconstruction.jpg

Zevendesimi i nje veshi te demtuar me nje ekuivalent te bioprintuar.

Ne arritjet me te fundit, indi i melcise i perftuar me ane te bioprintimit tregon te njejtat karakteristika si dhe indi real i melcise.

Comparison-of-Normal-to-BP-Printed-Liver-APAP.png

Per me teper: http://www.organovo.com/tissues-ser...earch/3d-human-liver-tissue-testing-services/
 
gurax

Pan ignoramus
Babuine me dy zemra - njera eshte zemer derri

Ne Institutin Kombetar per Shendetin ne Maryland, ka dy vjet qe jetojne majmune babuine... me dy zemra. Pervec zemres normale, kane brenda vetes edhe nga nje zemer te dyte. Zemer derri.

w460.jpg

(Foto ilustrative publikuar kur per here te pare u sekuencua gjenomi i derrit)

"Njerezit mendojne se ky eshte vetem nje eksperiment i cmendur dhe nuk ka pasoja", shprehet Muhammad Mohiuddin qe eshte nje kirurg i transplanteve kardiake prane Institutit dhe drejtues i studimit. "Por te tere jemi duke u bindur se ksenotransplanti njerezor eshte e mundur qe te ndodhe."

Studimi eshte pjese e nje perpjekje shumeplaneshe per te mundesuar rritjen e organeve njerezore tek derrat, ne menyre qe me pas keto organe te transplantohen ne organizmat njerezore. Mesatarisht, vetem ne ShBA cdo dite vdesin 22 paciente gjate pritjes per nje organ per transplant qe ju nevojitet.

Per lajmin e plote: https://www.sciencemag.org/news/2016/04/researchers-keep-pig-hearts-alive-baboons-more-2-years
 
katsune

cherry blossom
Shpeshhere ndodh qe per te bere nje prove per ndonje medikament te ri, apo menyre te re diagnostikimi, eshte e nevojshme te eksperimentohet mbi inde te gjalla. Dhe kjo gje eshte problematike.

Por ne zhvillimet me te fundit teknologjike, eshte arritur qe te prodhohen sipas deshires inde te gjalla - ne rastin konkret indi i melcise - dhe me pas eksperimentet te behen mbi to.
Prodhimi behet me ane te nje "bioprinteri 3d", i jepet informacion se cfare forme, permasash dhe perberje do te kete objekti qe deshirojme dhe bioprinteri formon nje bio-skulpture indi te gjalle.

Tentativa te thjeshta qe nuk kane te bejne me inde te nderlikuara sic eshte melcia, jane perdorur disa here ne disa raste pilot, edhe duke pare rezultatin e deritanishem, dhe edhe duke bere permiresimet e duhura per te ardhmen.

BioPrinting-4_large.jpg

Vesh njerezor i bioprintuar

before-and-after-ear-reconstruction.jpg

Zevendesimi i nje veshi te demtuar me nje ekuivalent te bioprintuar.

Ne arritjet me te fundit, indi i melcise i perftuar me ane te bioprintimit tregon te njejtat karakteristika si dhe indi real i melcise.

Comparison-of-Normal-to-BP-Printed-Liver-APAP.png

Per me teper: http://www.organovo.com/tissues-ser...earch/3d-human-liver-tissue-testing-services/

ne 2008 publikohet ne revisten PNAS nje artikull mbi nje studim vertet revolucionar: shkencetaret kane arritur te formojne ne laborator nga fibroblastat, qeliza staminale pluripotente ne gjendje te kurojne semundjen e Parkinson tek minjte. qelizat staminale pluripotente jane shume te ngjashme me qelizat embrionale, pra teorikisht jane ne gjendje te riprodhojne cdo ind dhe rrjedhimisht cdo organ te trupit, si psh muskujt, melcine, pankreasin, shpretken, etj. ah sa probleme do zgjidheshin :) e gjitha kjo nga nje fibroblast i thjeshte, nje qelize jo "nobile", me bollek ne trup.

linku i artikullit: http://www.pnas.org/content/112/38/11953.full
 
gurax

Pan ignoramus
broken_smile, une mendoj se qe ne fillim kjo gje do te eliminoje nje grup te tere problemesh te cilet ne pricip lidhen me etiken e perdorimit te indit embrionale per te tera keto. Une kam pershtypjen se ekziston shume zhurme e fryre per kete gje.

Dhe nderkohe qe disa bejne fjale, disa te tjere bejne pune. Ne Kine, deri ne fund te vitit, do te perfundoje ndertimi i fabrikes se pare te klonimit ne bote.

http://www.telegraph.co.uk/news/wor...ry-to-produce-cattle-racehorses-and-pets.html
 
e vertete. natyra, nepermjet nderhyrjes se njeriut qe eshte pjese e saj, perparon dhe evoluon akoma me shume. ne fundit te fundit po e njejti proces natyror mbetet. :)
 
gurax

Pan ignoramus
Eshte perdorur me sukses nje metode e re per dhurimin mitokondrial te qelizave, e quajtur Transferimi ne Berthame me Gishtez (Spindle Nuclear Transfer) per te parandaluar qe nje femije ende i palindur te mos trashegonte nje semundje te crregullimit mitokondrial.

Kjo arritje teknologjike dhe shkencore pershkruhet ketu: http://www.fertstert.org/article/S0015-0282(16)62670-5/fulltext

Megjithate, nuk eshte hera e pare qe shkencetaret kane krijuar femije qe kane ADN nga tre prinder. Kjo gje eshte arritur te behet qe ne fund te viteve '90. Por kjo menyre e perdorur se fundi eshte nje metode e re dhe komplet e ndryshme nga me perpara.

Crregullimi mitokondrial i ADN eshte pergjegjes per mutacionin qe sjell Sindromen Leigh.

Go biorobots, go! :p
 
Top