Dashnia dhe Mortja një herë punën lanë
Te taverna 'Njerëzimi' bashkë u panë
Kërkoi verë secila dhe kukuren e hodhi
Pa e vënë re që shigjetat i derdhi.
Në fund të festës pinë nga një kafe
Dhe panë shigjetat përzier në dysheme.
Me nxitim i mblodhën të dyja atëherë
Jetët dhe dashnit' e njerzve të mjerë.
Oh, ai agim i muzgtë si mashtroi!
S'u mor vesh se ku, çdo shigjetë shkoi;
Armaturën Mortja tani plotësonte
Me shigjeta që në përjetësi i urrente;
Kukurja e Dashnisë me ankth rënkonte
Nga shigjetat majë-helmuara të Mortjes.
Kështu krijuan mjerimin bashkë
Në atë tavernë, në kohë të lashtë.
Më thuaj, e dinë këta padronë,
Tek gjuajnë nga qielli verbërisht
Që dashurojn' pleqt' e vdesin të rinjt'?