Gjeje titullin dhe autorin

Eni_883

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

E di une kete. "A Hitchiker's Guide to Galaxy" nga Douglas Adams. Sa pike marr une per kete?? Si eshte renditja /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

2 pikë patjetër

Hitchhiker's Guide to Galaxy, në botimin e fundit kishte gjashtë pjesë:
<ul type="square">
[*]The Hitchhiker's Guide to the Galaxy
[*]The Restaurant at the End of the Universe
[*]Life, the Universe and Everything
[*]So Long, and thanks for All the Fish
[*]Mostly Harmless
[*]Young Zaphod Plays It Safe
[/list]

Nëntitulli është, the increasingly misnamed trilogy, prandaj e vura në thonjëza fjalën "trilogji" më lart.

Fragmenti i parë ishte nga The Restaurant at the End of the Universe, kurse i dyti nga Life, the Universe and Everything.

Dy pikë për ty Eni. Tani, me 9 pikë, e ke vetëm vendin e katërt që më parë e kishe bashkë me LoVeLy.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Aty, në gjol, ish mirë, se uji përzjehet me ujin e s'të pyet cili je ti e cili ka qënë yt atë a yt gjysh. Demokraci kjo, or tunjatjeta: ujë ti, ujë unë e së bashku gjol i madh!
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

welcome back, DD
/pf/images/graemlins/smile.gif

unë s'e kam idenë nga janë këto fjalitë; shprehuni o njerëz, gjejeni
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Lumi i madh Mitrush Kuteli

tjetër:
Këndoi D'Artanjani me vashën "dorë-ergjëndë", si thosha unë me vete.
Dhe u pat zgjatur gjer vonë muzika edhe gazi.
Jashtë kish zbritur nata. Që nga ballkoni dëgjohej kënga e pyllit të çelur.
Ish parverë.
Ish qetësi.
Dhe molla kishte çelur...
Zbritëm në kopsht, ecëm nëpër vraga, mengadal. E kisha shpirtin të turbulluar fort megjithatë ish parverë.
- D'Artanjan - i thashë - hyrë shpejt në shtëpi se nata është e ftohët dhe ti je veshur hollë e digjesh si zjarr.
Nuk desh po prapë ma dëgjoi fjalën.
Më zgjati dorën, me gjithë llërën e bardhë.
I putha dorën.
Dhe shpirti m'u mbush me parverat e saja.
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Diabolis vetem tipo e mbaqn gjalle temen me duket:gjeje kete.... "Dhe vajzat me te bukura i moren komisaret"
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

pjesa me D'Artajan ishte nga Parvera në Transilvani e Mitrush Kutelit.
Këtë me komisarë nuk e gjej dot, e meqë jemi shmangur pak nga rregulli i parë po postoj një tjetër:
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja fora!
 

ala

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

U po kjo eshte e lehte fare,Filmi Balle per Balle
/pf/images/graemlins/wink.gif Po kete se shyqyr qe u zgjuat se me kish marre malli per temen

Vorrei baciarti lungamente negli occhi
e brevemente sulla bocca per non morire dalla sensazione d'amore che ho per te...

Kush e gjen ka 1 qerasje-Figurative kuptohet
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Titulli është Vlora, Vlora! shkruar më 1919 nga Ali Asllani kompozuar më pas nga Thoma Nashi për tu kënduar në ato kohëra nga banda muzikore e Vatrës.
Ballë për ballë është më shumë se gjysëm shekulli e gabuar.
 

ala

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

MIRE MO DD PO ATE TITULLIN E DIJA UNE PO NEJSE,PO ATO VARGJET I GJETE SE TE KUJT JANE?
 

ala

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

pak vemendje ju lutem!Vargjet e meposhtme jane te...

Lamtumire mik pa fjale e lot,
vetullat ti ngrysesh s'ka perse
vdekja s'eshte gje e re ne kete bote
as te rrosh nuk eshte gje e re...

Duhet ti gjeni jane te thjeshta fare.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

unë nuk i kam dëgjuar më parë këto vargje, po më pëlqejnë

na e thuaj meri popins, se nuk po e gjen njeri
ose na thuaj ndonjë gjë më tepër që të na ndihmosh ta gjejmë
 

Anana

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga meri popins:
[qb] pak vemendje ju lutem!Vargjet e meposhtme jane te...

Lamtumire mik pa fjale e lot,
vetullat ti ngrysesh s'ka perse
vdekja s'eshte gje e re ne kete bote
as te rrosh nuk eshte gje e re...

Duhet ti gjeni jane te thjeshta fare. [/qb]
Se di kush eshte po sec me tingellon nje cike me Dritero Agollin
 

ala

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Me vjen keq qe nuk i gjetet,dhe me behet qejfi qeDarien u kthye ne kete faqe,sidoqofte jane vargje te poetit rus Sergej Esenin

/pf/images/graemlins/wink.gif :book:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

mendoj se ky paragraf nuk do gjehet kollaj, megjithatë më pëlqen shumë, prandaj po e shkruaj një herë

jam krejtësisht i sigurtë që libri nuk është përkthyer në shqip

Po që t'i kuptosh ato të vërteta të mëdha, duhet të pranosh një herë të vërtetat e vogla për veten. Kjo kërkon sakrificë. Ne jetojmë duke u fshehur prej gjërave që na prishin kënaqësinë dhe rehatin. Ne rindërtojmë veten dhe historinë personale duke i nxjerrë vazhdimisht ngjarjet në dritën më të favorshme për ne. Është në natyrën njerëzore që e bëjmë këtë. Në përgjithësi, mashtrimet tona janë të vogla. Por ato mbledhin peshë nga numri i shumtë, dhe zbulimi i të gjithave njëherësh mund të të shkatërrojë. Gjithashtu, ka të vërteta më të mëdha, të cilat duken të padurueshme e mbytëse kur na zbulohen plotësisht, prandaj i fshehim me shumë kujdes.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

e dija që do ishte ca e vështirë se s'lexoni shumë fantazi juve

një paragraf në vazhdim
Pasi të vihesh ballë për ballë me këto të vërteta personale, do ballafaqohesh me të vërtetën për ata që do, pastaj për botën që njeh nga përvoja jote, dhe së fundi për mashtrimin që po mundohesh t'i çjerrësh maskën. Kjo nuk do të jetë e lehtë apo e këndshme. E vërteta do të të sulmojë si të ishte shpate e çeliktë. Do të ketë peshë të rëndë dhe tehe të mprehta. Mund të të vrasë në qoftë se nuk i ruhesh.
jo, DD, nuk është Hillary
 
Top