Gezuar diten e veres!
Me erdhi me email ky shkrim edhe thashe ta postoja edhe ketu duke ju uruar 2 dite perpara: Gezuar diten e veres! /pf/images/graemlins/smile.gif
DITA E VERËS, 14 MARSI, NJË ZAKON ARBËRESH
Dita e Verës quhet e tillë sepse më 14 Mars bimësia zgjohet nga gjumi
dimëror.
Në këtë ditë bimësia fillon të thithë lëngjet nga toka dhe kështu të rritet.
Ky zakon i lashtë është i vetëm në botë dhe ndonëse qendra e festimit të tij
është
qyteti Skampa (Elbasani), ai iu përket të gjithë arbëreshëve
(arbërësve-arbanasve).
Tani kjo festë është bërë festë kombëtare dhe dita 14 Mars është ditë
pushimi.
Shenjat e festimit të këtij zakoni arbëresh janë:
1) Marrja datën 13 Mars të një tufe të vogël bari të njomë bashkë me rrenjët
dhe dheun, me qëllim që të gjendet mëngjezin e datës 14 Mars në shtëpi.
2) Gatimi i ballakumeve, që gatuhen një ose dy ditë përpara datës 14 Mars,
me qëllim që mëngjezi i datës 14 Mars t'i gjejë ballakumet në shtëpi.
GATIMI I BALLAKUMEVE
MASAT
1 kg sheqer, 0.5 kg tëlyn (gjalp), 1 kg miell misri i situr, një dorë miell
gruri,
8 kokrra vezë, 1 filxhan qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur
ose përndryshe prej qelqi.
GATIMI
Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e
bardhë.
E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes
ndjehet
kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa vezët
përzihen me qumështin dhe shtohen dalëngadalë tek sheqeri i rrahur,
duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.
Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen
e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes.
Prandaj,
pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15
minuta
në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që
grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj
brumit mund
t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i
qullët.
Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes.
PJEKJA
Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë
e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 40 minuta në
170oC
deri sa të formojë pak kore (jo të skuqet). Nxirret tepsija dhe lihet të
ftohet
me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht.