Gezuar diten e veres!

Sirena

Primus registratum
Gezuar diten e veres!

Me erdhi me email ky shkrim edhe thashe ta postoja edhe ketu duke ju uruar 2 dite perpara: Gezuar diten e veres! /pf/images/graemlins/smile.gif


DITA E VERËS, 14 MARSI, NJË ZAKON ARBËRESH

Dita e Verës quhet e tillë sepse më 14 Mars bimësia zgjohet nga gjumi
dimëror.
Në këtë ditë bimësia fillon të thithë lëngjet nga toka dhe kështu të rritet.
Ky zakon i lashtë është i vetëm në botë dhe ndonëse qendra e festimit të tij
është
qyteti Skampa (Elbasani), ai iu përket të gjithë arbëreshëve
(arbërësve-arbanasve).
Tani kjo festë është bërë festë kombëtare dhe dita 14 Mars është ditë
pushimi.
Shenjat e festimit të këtij zakoni arbëresh janë:

1) Marrja datën 13 Mars të një tufe të vogël bari të njomë bashkë me rrenjët
dhe dheun, me qëllim që të gjendet mëngjezin e datës 14 Mars në shtëpi.

2) Gatimi i ballakumeve, që gatuhen një ose dy ditë përpara datës 14 Mars,
me qëllim që mëngjezi i datës 14 Mars t'i gjejë ballakumet në shtëpi.


GATIMI I BALLAKUMEVE

MASAT
1 kg sheqer, 0.5 kg tëlyn (gjalp), 1 kg miell misri i situr, një dorë miell
gruri,
8 kokrra vezë, 1 filxhan qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur
ose përndryshe prej qelqi.

GATIMI
Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e
bardhë.
E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes
ndjehet
kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa vezët
përzihen me qumështin dhe shtohen dalëngadalë tek sheqeri i rrahur,
duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.

Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen
e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes.
Prandaj,
pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15
minuta
në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që
grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj
brumit mund
t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i
qullët.
Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes.

PJEKJA
Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë
e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 40 minuta në
170oC
deri sa të formojë pak kore (jo të skuqet). Nxirret tepsija dhe lihet të
ftohet
me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht.
 

Hellena

Primus registratum
Re: Gezuar diten e veres!

Gezuar , ju befshin mire ballakumet . /pf/images/graemlins/pickellonja.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Gezuar diten e veres!

Sirene pse e hape prap kete temen mi... edhe mbi te gjitha pse kaq shpejt... /pf/images/graemlins/tonguee.gif

Gezuar te gjitheve...
 

Sirena

Primus registratum
Re: Gezuar diten e veres!

Ne menyre qe te kene mundesi njerezit te bejne ballakumet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Gezuar diten e veres!

gezuar /pf/images/graemlins/rockband.gif

kam idene se besimtaret ortodokse e festojne diten e veres ne date 1 mars /pf/images/graemlins/idea.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gezuar diten e veres!

huh,
ime me ka qe te shtunen qe ben ballakume, vjen i gjithe pallati era gjalp te vjeter dhe ballakumeje...

Gjithesesi, si pa shpirt festiv po me duket vetja, nuk e di pse, vjet mora malet per ta festu!!!

Nejse, per ata qe jane ne mes te shkulmit: GEZUAR DITEN E VERES! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Sirena

Primus registratum
Re: Gezuar diten e veres!

Dua ballakumeeee /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gezuar diten e veres!

po qe se vjen ndonjeri nga shqiperia atje ku je ti keto dite, po t'i sjell une dy cope te bera ne shtepi! /pf/images/graemlins/smile.gif
Jam ne Tirane /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Sirena

Primus registratum
Re: Gezuar diten e veres!

Jam ne Itali /pf/images/graemlins/frown.gif ... faleminderit gjithsesi /pf/images/graemlins/smile.gif

Angelo, kam pershtypjen se eshte feste pagane kjo.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Gezuar diten e veres!

Linoso a pranon prenotim ti mi /pf/images/graemlins/tonguee.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Gjithsesi nuk besoj se do nisesh rracionin ne kohe /pf/images/graemlins/tonguee.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gezuar diten e veres!

vec po te vish ketu,se nuk do te vi kete vit, eshte shume e mundimshme, s'e perballoj dot fizikisht rrugen. Por do te vine ca rob te tjere, kshu qe beni qejf edhe per mua, dhe mos me sill hise te blere ne pazar. Thuaji sat'emeje e ka kerku Sonila hisen nga durt e tuja /pf/images/graemlins/pickellonja.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Gezuar diten e veres!

Nuk punon mo ajo fabrika qe thu ti mi /pf/images/graemlins/tonguee.gif

Po i deshe pazari, ose po ti coj leke te thata
pickellonja.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gezuar diten e veres!

pse ri cere i ke ba sat'emeje! E ke vu me punu ne metalurgjik? /pf/images/graemlins/tonguee.gif

S'rrehem me imitime un! I du shpije dhe te mira biles! Ti vec thuji se kush ia ka kerku, ene leji llafet!
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Gezuar diten e veres!

Mire teta edukatorja /pf/images/graemlins/tonguee.gif

Ke ndonje porosi tjeter per prindin tim /pf/images/graemlins/laugh.gif

P.S: Provoje me fol /pf/images/graemlins/smash.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Gezuar diten e veres!

po: Thuji se cuni duhet la sot me 13, qe te jete i paster per dite vere, perndryshe merr ere per gjithe vitin /pf/images/graemlins/tonguee.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Gezuar diten e veres!

Hahahahahahahahaha

Nigjo po i deshe pri asaj fabrike qe thu ti duhet me ardh e me dhone nje dore me i rraf vete /pf/images/graemlins/winkwink.gif Detajet ne msn /pf/images/graemlins/tonguee.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Gezuar diten e veres!

Kone i bane ballakumet mer... Po keshtu ate birren kur do e pime ne...apo si shprehja dhe ti... e ke ****** naiher per dite vere.... /pf/images/graemlins/laugh.gif


GEZUAR DITEN E VERES dhe nga une!

P.S Kone mos pi shume sonte, taksirat me te çu shoqnia ne shpi pastaj.... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

olololol

Primus registratum
Re: Gezuar diten e veres!

Eshte huazur pak kjo feste tradicionale e Elbasanit .
Politikanet e kane sjell ne Tirane "gjasme gjallerojne jeten e qyterareve".

E mira eshte te shkohet atje ne Elbasan ne origjinen e festes, aty eshte lezeti.

Do thush ti po ti ca sikleti ke ?

- Mushet liqeni e bulevardi me katunare mer robo si me qene parade 1 Maji ne kohen e Dulles. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Na sillni i foto me verore ne AF-te ju elbasonllinjt.
Gzuar te gjithee
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Gezuar diten e veres!

<u>Per inat te botes, me deshiren time dhe per qejfin tuaj JU ...

UROJ GEZUAR DITEN E VERES (Zyretarisht tani se ka nderru data /pf/images/graemlins/tonguee.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif)
</u>
/pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif
 
Top