Re: "gezuar 7 prillin"
marre nga
www.korrieri.com
http://www.korrieri.com/arshive/20040413/lajmi09.asp
Greqia: Kemi hequr Ligjin e Luftes me Shqiperine
Athina zyrtare konfirmon edhe nje here, ne nje dokument te Ministrise se Jashtme te 19 mars 2004, se me Shqiperine nuk ekziston me "gjendja e luftes". Historia e ligjit qe ngriu pasurite e shqiptareve ne shtetin helen
"Gjendja e Luftes" mes Greqise dhe Shqiperise nuk ekziston. Ne nje material, qe mban daten 19 mars 2004 dhe eshte depozituar ne faqen zyrtare ne internet te Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise, Athina ka konfirmuar shfuqizimin e ligjit qe vendoste te dy vendet ne "gjendje lufte". "Republika Helene, me nje vendim te kabinetit qeveritar me 28 gusht 1987, vendosi per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine. Firmosja e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise, midis ministrave te Puneve te Jashtme te te dy vendeve me 21 mars 1996 ne Tirane, vleresohet se eshte nje baze e rendesishme, mbi te cilen Greqia dhe Shqiperia kane forcuar marredheniet e tyre dypaleshe dhe kane kthyer perfundimisht faqen e se kaluares. Traktati eshte ratifikuar nga te dy Parlamentet", thuhet ne kete dokument. Me tej, ai vijon se me 28 gusht 1987, qeveria helene votoi unanimisht per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine, ne baze te kerkeses se ministrit te Jashtem, Papulias, bere kabinetit.
Fillimisht ka qene deklarimi i ish-Kryeministri Andreas Papandreu, me 23 prill 1986, kur tha ne Parlament se "heqja e gjendjes anormale te luftes me Shqiperine eshte vendosur perfundimisht nga qeveria." Ajo u shpall zyrtarisht pas 16 muajsh, me 28 gusht 1987, kur sekretari i pergjithshem i shtypit dhe informacionit te Presidences qeveritare greke, njoftoi komunikaten e mbledhjes se Keshillit te Ministrave te asaj dite, ne te cilen thuhej nder te tjera: "Qeveria deklaron se karakterizimi i Shqiperise si shtet armik ka pushuar se ekzistuari...Tashme organet kompetente greke po studiojne me kujdes menyren me frytdhenese per rregullimin ligjor te ceshtjeve te mbetura pezull. Perfundimi i gjendjes se meparshme do te kontribuoje ne forcimin e metejshem te marredhenieve midis dy vendeve miq dhe ne zgjerimin e bashkepunimit midis tyre". Ne kete menyre, qeveria greke duket se ka bere nje ndarje formale midis ligjit te luftes, te cilin e abrogoi, dhe pronave shqiptare ne Greqi, te cilat, duke i klasifikuar ne kategorine e ceshtjeve te mbetura pezull, i la per zgjidhje dhe rregullim ligjor ne te ardhmen, "ne menyren me frytdhenese, pas nje studimi me kujdes", sic eshte shprehur zedhenesi i qeverise greke te asaj kohe. Nderkohe, me 21 mars 1996 u nenshkrua ne Tirane, "Traktati i Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe i Sigurise". Traktati eshte ratifikuar nga Kuvendi i Shqiperise me 22 korrik 1996 dhe eshte dekretuar nga Presidenti Berisha me 2 gusht 1996, kurse nga Parlamenti grek eshte ratifikuar me nje ligj te posacem, qe eshte botuar ne Gazeten Zyrtare greke Nr.8/A, date 13 janar 1998. Pas shkembimit te instrumenteve te ratifikimit midis te dyja paleve, Traktati ka hyre ne fuqi me 4 shkurt 1998.
Pasojat kryesore qe la Ligji i Luftes mes Tiranes dhe Athines ishin vendosja e pasurive shqiptare te gjendura ne Greqi, brenda 28 tetorit te vitit 1940, nen sekuestron konservative te shtetit helen, si dhe kontestimi i kufijve midis dy vendeve. Por ne nenin 15 te Traktatit thuhet se "secila nga palet kontraktuese duhet te perballoje mundesine, brenda kuadrit ligjor, te heqjes se pengesave per gezimin e pasurive te shtetasve te njeres pale ne territorin e pales tjeter".
Historia e "Gjendjes se Luftes"
Me 28 tetor 1940, kur Greqia u sulmua nga ushtrite fashiste italiane nepermjet territorit shqiptar, te pushtuar qysh me 7 prill 1939, ne Shqiperi nuk kishte asnje autoritet legjitim qe te merrte vendime sovrane per te shpallur luften, perfunduar paqen, lidhur aleanca apo per te hyre ne koalicione. Ne ditet qe pasuan agresionin fashist te 7 prillit 1939, u suprimuan plotesisht te gjitha institucionet qe ishin bartese te sovranitetit te shtetit shqiptar. Formalisht kishte nje qeveri kuislinge, te instaluar nga autoritetet e pushtuesit, por qe nuk identifikonte asnje vlere perfaqesuese, ne nje kohe kur populli shqiptar ishte rreshtuar perkrah Koalicionit Antifashist dhe po luftonte per clirimin e vendit. I ashtuquajturi "ligj i luftes", ne menyre te vecante u be pengese per realizimin e te drejtave pasurore e financiare te shqiptareve, te cilat ishin vendosur nen sekuestron konservative te autoriteteve te shtetit grek, qe nga 28 tetori i vitit 1940. Bashke me ligjin e luftes nr. 2636/40, te miratuar nga Parlamenti grek me 10 nentor 1940, "Mbi veprimet juridike te armiqve dhe konfiskimin konservativ te pasurive armike", ne Athine doli po ate dite edhe nje dekret mbreteror "Mbi caktimin shtete armike, sipas kuptimit te ligjit 2636/40, te Italise dhe Shqiperise". Pasurite shqiptare ne Greqi ne ate kohe llogariteshin ne disa qindra milione dollare dhe perbeheshin nga shtepi, hotele, restorante, biznese te ndryshme, troje, toka, pyje, livadhe, kullota, depozita bankare dhe pensione. Ne baze te disa akteve te vitit 1947 u zhbllokuan dhe u moren pasurite nga nje numer i kufizuar shtetasish shqiptare, me origjine greke. Ne vitin 1965, me ligjin 4506/1965, u ndalua te kryheshin veprime pa nje leje speciale per pasurite e shtetasve shqiptare me origjine greke, por me banim ne Shqiperi.
Pas 7 majit 1971, kur u rivendosen marredheniet diplomatike midis dy vendeve, filluan levizjet ne te dyja anet e kufirit, shkembimet tregtare dhe u nenshkruan marreveshje te ndryshme, nderkohe qe interesat pasurore e financiare te shqiptareve ne Greqi edhe pas kesaj, nuk gjeten dot nje zgjidhje ligjore institucionale. Motivi eshte dhene shprehimisht ne disa vendime te Gjykates se Larte te Greqise, te asaj kohe, qe percaktonin se realizimi i ketyre pasurive do te behej i mundur vetem pas nenshkrimit te Traktatit te Paqes midis Greqise e Shqiperise.
Me vendim te kabinetit qeveritar, me 28 gusht 1987, Greqia u shpreh per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine. Rreth nente vjet me pas, firmosja e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise, midis ministrave te Puneve te Jashtme te te dy vendeve me 21 mars 1996 ne Tirane, u vleresua si nje baze e rendesishme e marredhenieve Greqi dhe Shqiperi.