"gezuar 7 prillin"

komino

Valoris scriptorum
"gezuar 7 prillin"

Nje "urim nga zemra" te gjithe monarkisteve dhe pseudonacionalisteve te "pas pilafit"


Pasojat po i vuajne akoma sot camet me shfytezimin qe i ben greqia faktit qe shqiperia u dorezua pa kushte dhe u be nje shtet fashist.(bashkepunetor i atyre qe pushtuan greqine)

Dhe, po keta, pretendojne sot qe shqiperia te luaje me te ardhmen e saj europiane per te vazhduar korrigjimin e atij gabimi historik.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: "gezuar 7 prillin"

Sa aktuale e te domosdoshme i ke temat Gene.
lol.gif
Mgjth se kuptova idene dhe çfare mund te perfitojme nga kjo tema. Pastaj ksaj i thone s'ke çi ben gomarit e i bie samarit
lol.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: "gezuar 7 prillin"

Fillimisht postuar nga -gene-:


Pasojat po i vuajne akoma sot camet me shfytezimin qe i ben greqia faktit qe shqiperia u dorezua pa kushte dhe u be nje shtet fashist.(bashkepunetor i atyre qe pushtuan greqine)


Do te ha, i tha ujku qingjit, se ti bere shurren ne lume dhe keshtu qe me ndote ujin teksa une pija.

Po une isha poshte teje,u pergjigj qingji,keshtu qe shurren time e mori lumi me vete dhe si rrjedhoje nuk ta kam ndotur ujin.

Ohuhaaaaaaaaaaaaa paske llafe shum ti qingjo.

Nuk
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: "gezuar 7 prillin"

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] Nje "urim nga zemra" te gjithe monarkisteve dhe pseudonacionalisteve te "pas pilafit"


Pasojat po i vuajne akoma sot camet me shfytezimin qe i ben greqia faktit qe shqiperia u dorezua pa kushte dhe u be nje shtet fashist.(bashkepunetor i atyre qe pushtuan greqine)

Dhe, po keta, pretendojne sot qe shqiperia te luaje me te ardhmen e saj europiane per te vazhduar korrigjimin e atij gabimi historik. [/qb]
te lumte goja gene se u skandalizova sot kur lexova gazetat me kryeartikujt: FALLSIFIKIMI I HISTORISE MBI 7 PRILLIN.PSE GRUPI KOMUNIST I KORCES NUK LUAJTI NGA VENDI DITEN E PUSHTIMIT....merreni me mend vete sa posht kemi rene neve.e gjithe bota mbreterve te arratisur i jep statusin e te strehuarit politik ndersa Sulltanit Ahmet ZOG i dhane statusin e emigrantit.Dhe sot pas 60 vjetesh shkelin edhe mbi gjakun e deshmoreve duke hedhur poshte KOngresin e Permetit... <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "gezuar 7 prillin"

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] Sa aktuale e te domosdoshme i ke temat Gene.
lol.gif
Mgjth se kuptova idene dhe çfare mund te perfitojme nga kjo tema. Pastaj ksaj i thone s'ke çi ben gomarit e i bie samarit
lol.gif
[/qb]
Nuk eshte e detyrueshme te shkurash <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Po nuk arrite te kuptosh qellimin ta sqaroj une.

Cfare kisha per t'i bere GOMARIT ia bera ateher kur duhej (pata nderin te treheq litarin e bustit te enverit dhe ngrita zerin aq sa munda kunder pushtetit paradiktatorial dhe ekonomikisht te falimentuar te bajraktarit sale ) dhe ia bej sa here te jete nevoja.

tani te sqaroj temen (megjitehse nga ty prisja qe t'a kuptoje)

Problemi i pronave te cameve lind me pushtimin e greqise nga italia. Shqiperia ne ate kohe, si rrezualtat i tradhetise se mbretit, ishte dorezuar pa kushte dhe ishte formalisht shtet fashist aleat i italise se musolinit. Kur italia sulmoi pushtoi greqine, trupat e rregullta shqipetare ishin perkrah tyre dhe "ne"(persOnalisht do te kisha qene partizan ne ato kohe e jo oficer i zogut) i kishim shpallur lufte greqise. Rrjedhimisht greqia na shpalli lufte ne dhe perzuri te gjithe shtetasit shqipetare (camet ne kete rast)duke i sekuestruar dhe pronat (eshte krejtesisht normale ne gjendje lufte - amerika futi japonezet ne kampe perqendrimi).

Per merite te faktit qe ne shqiperi u realizua LANC dhe nazi fashistet u luftuan nga populli, ne arritem qe, pas lufte, te ishim nder shtetet fitues duke u mbrojtur keshtu nga synimet territoriale greke e serbe.

Greqia nuk hoqi dore nga synimet e saj dhe perdori gjeresisht ne arenen nderkombetare faktin se shqiperia kish qene formalisht nje shtet agresor (pavaresisht se ushtaret shqipetare morren vetem armet - sepse mbreti nuk i kish dhene- dhe i drejtuan kunder italianit)
Greqia vazhdon te perdore edhe sot kete fakt per te mohuar te drejten e popullsise came per te rimarre pronat e veta.
Per te perforcuar pozicionin ne kete drejtim, greqia perdor edhe pranine e emigranteve shqipetare ne token e vet edhe voten e influencen e saj ne NATO, BE, OKB etj etj (nuk eshte hera e pare).

Eshte sot, me shume se kurre, prioritare per interesat e gjithe kombit shqipetar qe shteti shqipetar te jete anetar i NATO dhe i BE.

Ceshtja e pronave te cameve ne greqi eshte nje ceshtje ekonomike dhe mund te vihet ne peshore me ceshtjen e emigranteve (kete argument e perdori edhe nano fatkeqesish dhe tani eshte normale qe te paragjykohet edhe kur e perdor une) nderkohe qe politikisht do te na sillte vetem HUMBJE TE MEDHA ne perpjekjet tona per integrimin ne europe (do i jepnim pretexte greqise per te kundershtuar)

Fakti me interesant eshte qe kete "konflikt" krejt te pavlere (per ne) e propozojne ato forca politike qe mbeshtesin veprimet e bera nga monarkia (qe krijuan kete situate - po te kishin luftuar nuk do quheshim pushtues)

Nano mund te kete te gjithe fajet e kesaj bote, mund edhe te jete antishqipetar edhe i korruptuar apo cfare tjeter (ka shume mundesi qe te jete) por nuk mund te kerkohen nga qeveria (nga cilado qeveri) qiqra ne hell - EDHE INTEGRIM TE SHPEJTE NE BASHKIMIN E UROPIAN E HEQJE TE KUFIJVE, EDHE KONFLIKT POLITIK ME NJE VEND ANETAR TE BE PER NJE CESHTJE QE EKONOMIKISHT ESHTE E BALANCAUR NGA PRANIA E EMIGRANTEVE.(Biles, do te ishte e balancaur nese vendimi i parlamentit do i kthente automatikisht pronat cameve-tani eshte i kote)

Per mua. ceshtja e cameve duhet shtyre (nuk them se duhet harruar) deri pas integrimint me te drejta te plota ne BE


Shpresoj qe tani te jete e qarte kjo teme edhe per ata qe nuk e kishin kuptuar
thumbsup.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: "gezuar 7 prillin"

<span style="font-weight: bold">Kundershtaret e Mbretit Zog I kane permendur vazhdimisht faktin se ai u largua nga Shqiperia ne vitin 1939, pas pushtimit italian. Sipas tyre, ai duhej te qendronte ne Shqiperi, te organizonte rezistencen packa se kjo mund t'i kushtonte jeten. Cili eshte komenti apo opinioni juaj per kete ceshtje?

&quot;Thjesht, eshte nje opinion qe duhet kuptuar, se ne kishim tre plane luftarake. Ne rast se do t'u bente nje sulm nga Italia, qendresa kunder Italise do te ishte ne Malsine e Veriut. Ne rast se sulmi do te vinte nga Greqia do te ishte nje plan tjeter, ne rast se sulmi do te vinte nga Jugosllavia do te ishte nje plan tjeter. Por, duke qene se planifikimi i mbrojtjes nga sulmi i Italise ishte i tille qe do t'u bente ne Malsine e Veriut, dhe duke qene se Mbreti Pjeter i Jugosllavise ka qene ne moshe shume te re, regjenca ishte ne doren e Princ Pavlit; Princ Pavli ishte shume progjerman, atehere Jugosllavia, bash ne minuten e fundit, dergoi nje telegram zyrtar babes, dhe qeverise shqiptare, ku thonte se po te behej nje rezistence ne Malsine e Veriut, Jugosllavia do te pushtonte pesedhjete kilometra nga kufiri shqiptar. Vetekuptohet atehere do te behej nje lufte ne dy fronte, dhe kjo nuk ishte e mundur. Atehere, duheshin shkrepur ato pushke qe u shkrepen kunder Italise, per te treguar vullnetin e popullit shqiptar kunder pushtimit, dhe pastaj me u terheke sepse ishte i bindun qe nje lufte botnore do te vinte. Me shprese se ajo lufte do te shkaktonte clirimin e Shqiperise u be largimi&quot;.
</span>Pasi ti po jep mendimin tend mendoj se eshte e drejte te citojme edhe Leka Zogun qe edhe pse i sapolindur ka arrit te kete te pakten aq informacione sa ti per ngjarjen.Tash te fillojme nga replika jote.Nje dukuri kronike e jotja asht se nga deshira e madhe per te shkru nuk thellohesh te shkrimet e te tjereve.Batuta jeme per Gomarin nuk ishte edhe aq e veshtire.Pra Gomari jane Greket me qendrimet patologjike te tyre antishqiptare dhe ne pamundesi per te shprehur nje gje te tille disa njerez mes tyre edhe ti preferoni te sulmoni monarkistat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; si objekt me i lehte sulmi.Edhe pyetja jeme ishte çfare mund te perfitojme nga kjo teme?Pra sulmi i monarkisteve shqiptare per krimet e shovinisteve greke çfare mesazhi jep te lexuesit te lutem...Nuk po hyj ne diskutim te shkrimit tend mgjth asht plot pasaktesi qofte edhe me historine e xhaxhit po me shqetsojne tentativat e pashpresa per ti heq vemendjen lexuesve me tema te panevojshme si:kamza shqetesohet nga derrat apo shqiperia zoteron arme te shkaterrimit ne mase e deri te kjo e fundit.
Flm tushi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "gezuar 7 prillin"

si te thashe edhe me pare

ne tema mund te shkruash nese desheron, dhe une hap aq sa desheroj per sa kohe nuk shkel rregullat e ketij forumi (apo edhe thjesht ndonje rregull etik)
Kjo teme trajton ne fakt ceshtjen e rezolutes mbi camerine por ne nje kendveshtrim tjeter, qe dikujt nuk i pelqen


Rendesine e temes t'a sqarova
Eshte ceshtje e rendesise kombetare dhe jo vetem e shoqates cameria
Fakti qe mbeshtetesit e monarkise bene propozimin per rezoluten ne parlament dhe qe kundershimi interpretohet si tradheti kombetare eshte natyrshem nje objekt diskutimi (dy objekte biles)

Ti ben mire qe citon ish &quot;mbretin&quot; por nga ky citim nuk kuptova aspak qe nuk ishte bere nje tradheti e madhe
Mbreti iku per te shpetuar koken e vet dhe i la shqipetaret pa udheheqje ne momentin kur kishin me teper nevoje dhe kur udheheqja (edhe nese negative dhe e kundershtuar ne kohe paqe) behet dicka thelbesore.
Shqiperia kapitulloi pa lufte te organizuar dhe pushimi nuk u interpretua aspak si i tille por vetem si anexim vullnetar i shqiperise.

Ti preferon ta identifikosh gomarin me greket
Une i dhashe shprehjes tende nje vlere te pergjithshme dhe, meqenese m'u drejtove dretperdrejt, preferova te te tregoja se si veproj une zakonisht me GOMERET ( ata qe UNE identifiokoj si gomere).

Greqia sheh interesat e veta e ne shohim tonat.
Per t'u rritur na duhet diell dhe jo stuhi

Ata qe bene ne paralment propozimin per rezoluten, po perdorin patriotizmin si nje vegel elektorale qe mund te kete efekt tek ata qe nuk duan te thellohen aspak
Perderia ata qe bene rezoluten vazhdojne te mbeshtesin veprime qe sollen kete gjendje te camerise (edhe pse mbase atehere nuk jetonin fare) nuk kane asnje te drejte morale t'i kerkojne shqipetareve te sakrifikojne rrugen per ne europe dhe mundesine e emigracionit ne vendet fqinje ne keto momente te veshtira (fajet e qeverise e diskutojme vecas)

Eshte ceshtje morali politik
Une e konsideroj te papranueshme kete kerkese te ardhur pikerisht nga keto forca poltike.
Une e konsideroj te papranueshem faktin qe kerkohet nga shqipetaret te paguajne sot cmimin e gabimeve te bera prej tyre (pikerisht prej atyre qe sot po na kerkojne te paguajme kete cmim)

7 prilli do te mbetet nje dite e zeze ne historine shqipetare dhe jo sepse arriten te na pushtonin (kete mund t'a bejne edhe sot) por sepse nuk rezistuam dhe simboli i unitetit te shqipesire (mbreti) iku te shpetoje koken e vet.
Eshte nje dite e zeze sepse mungesa e rezistences na identifikoi si aleate te nazifashizmit. Eshte nje dite e zeze sepse vazhdojme edhe sot te vaujme pasojat dhe pikerish fajtoret po hiqen si engjej dhe po perpiqen me kete rast te pastrojne historne tyre politike ne dem te popullit shqipetar (edhe njehere tjeter - populli e ha gjithmone)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "gezuar 7 prillin"

LEKA ZOGU, Pretendent i Fronit:

&quot;Oborri Mbreteror denoncon vendimin e Parlamentit shqiptar per rrezimin e projektrezolutes mbi ceshtjen e popullesise shqiptare te Camerise, duke e quajtur ate nje vendim te turpshem dhe antikombetar. Me kete vendim, kuptojme se Kuvendi i Shqiperise u gjunjezua perpara presioneve te Qeverise dhe te Parlamentit grek, duke treguar se politika shqiptare eshte e papergatitur te perballoje situata dhe sfida te rendesishme, ne interes te zgjidhjes se problemeve kombetare. Pavaresisht vendimit absurd dhe te papranueshem te Parlamentit shqiptar, ceshtja e popullesise shqiptare te Camerise, kerkon inisiativa te reja politike me alternativa te zgjidhshme&quot;.

-------------

ka humbur cipen andej nga afrika ky zoterushi
 

ilirjan

Primus registratum
Re: "gezuar 7 prillin"

sipas teje nuk duhet te kerkojme dhe KOSOVEN sepse edhe KOSOVARET u bene bashkpunetore te NAZIZMIT.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "gezuar 7 prillin"

Me cito nje shprehje timen nga ku mund te kalosh ne nje analogji te tille.
shrug.gif



Meqense kam pershtypjen se nuk do te arrish te kuptosh, po te sqaroj me pak fjale ate qe te thashe me lart

Mbeshtetesit e monarkise kane me pak nga te gjithe te drejten morale te kerkojne nga shqipetaret kete rezolute pasi politika e tyre coi drjetperdrejt ne kete gjendje
Sikur shqiperia te kish luftuar kunder fashizmit, nuk do te kish patur pretexte greku per te akuzuar camet si bashkepunetore te fashizmit ne pushtimin e greqise dhe per te seluestruar e mbajtuar akoma sot pronat e tyre.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "gezuar 7 prillin"

marre nga www.korrieri.com


http://www.korrieri.com/arshive/20040413/lajmi09.asp

Greqia: Kemi hequr Ligjin e Luftes me Shqiperine
Athina zyrtare konfirmon edhe nje here, ne nje dokument te Ministrise se Jashtme te 19 mars 2004, se me Shqiperine nuk ekziston me &quot;gjendja e luftes&quot;. Historia e ligjit qe ngriu pasurite e shqiptareve ne shtetin helen

&quot;Gjendja e Luftes&quot; mes Greqise dhe Shqiperise nuk ekziston. Ne nje material, qe mban daten 19 mars 2004 dhe eshte depozituar ne faqen zyrtare ne internet te Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise, Athina ka konfirmuar shfuqizimin e ligjit qe vendoste te dy vendet ne &quot;gjendje lufte&quot;. &quot;Republika Helene, me nje vendim te kabinetit qeveritar me 28 gusht 1987, vendosi per heqjen e &quot;Gjendjes se Luftes&quot; me Shqiperine. Firmosja e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise, midis ministrave te Puneve te Jashtme te te dy vendeve me 21 mars 1996 ne Tirane, vleresohet se eshte nje baze e rendesishme, mbi te cilen Greqia dhe Shqiperia kane forcuar marredheniet e tyre dypaleshe dhe kane kthyer perfundimisht faqen e se kaluares. Traktati eshte ratifikuar nga te dy Parlamentet&quot;, thuhet ne kete dokument. Me tej, ai vijon se me 28 gusht 1987, qeveria helene votoi unanimisht per heqjen e &quot;Gjendjes se Luftes&quot; me Shqiperine, ne baze te kerkeses se ministrit te Jashtem, Papulias, bere kabinetit.

Fillimisht ka qene deklarimi i ish-Kryeministri Andreas Papandreu, me 23 prill 1986, kur tha ne Parlament se &quot;heqja e gjendjes anormale te luftes me Shqiperine eshte vendosur perfundimisht nga qeveria.&quot; Ajo u shpall zyrtarisht pas 16 muajsh, me 28 gusht 1987, kur sekretari i pergjithshem i shtypit dhe informacionit te Presidences qeveritare greke, njoftoi komunikaten e mbledhjes se Keshillit te Ministrave te asaj dite, ne te cilen thuhej nder te tjera: &quot;Qeveria deklaron se karakterizimi i Shqiperise si shtet armik ka pushuar se ekzistuari...Tashme organet kompetente greke po studiojne me kujdes menyren me frytdhenese per rregullimin ligjor te ceshtjeve te mbetura pezull. Perfundimi i gjendjes se meparshme do te kontribuoje ne forcimin e metejshem te marredhenieve midis dy vendeve miq dhe ne zgjerimin e bashkepunimit midis tyre&quot;. Ne kete menyre, qeveria greke duket se ka bere nje ndarje formale midis ligjit te luftes, te cilin e abrogoi, dhe pronave shqiptare ne Greqi, te cilat, duke i klasifikuar ne kategorine e ceshtjeve te mbetura pezull, i la per zgjidhje dhe rregullim ligjor ne te ardhmen, &quot;ne menyren me frytdhenese, pas nje studimi me kujdes&quot;, sic eshte shprehur zedhenesi i qeverise greke te asaj kohe. Nderkohe, me 21 mars 1996 u nenshkrua ne Tirane, &quot;Traktati i Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe i Sigurise&quot;. Traktati eshte ratifikuar nga Kuvendi i Shqiperise me 22 korrik 1996 dhe eshte dekretuar nga Presidenti Berisha me 2 gusht 1996, kurse nga Parlamenti grek eshte ratifikuar me nje ligj te posacem, qe eshte botuar ne Gazeten Zyrtare greke Nr.8/A, date 13 janar 1998. Pas shkembimit te instrumenteve te ratifikimit midis te dyja paleve, Traktati ka hyre ne fuqi me 4 shkurt 1998.

Pasojat kryesore qe la Ligji i Luftes mes Tiranes dhe Athines ishin vendosja e pasurive shqiptare te gjendura ne Greqi, brenda 28 tetorit te vitit 1940, nen sekuestron konservative te shtetit helen, si dhe kontestimi i kufijve midis dy vendeve. Por ne nenin 15 te Traktatit thuhet se &quot;secila nga palet kontraktuese duhet te perballoje mundesine, brenda kuadrit ligjor, te heqjes se pengesave per gezimin e pasurive te shtetasve te njeres pale ne territorin e pales tjeter&quot;.

Historia e &quot;Gjendjes se Luftes&quot;

Me 28 tetor 1940, kur Greqia u sulmua nga ushtrite fashiste italiane nepermjet territorit shqiptar, te pushtuar qysh me 7 prill 1939, ne Shqiperi nuk kishte asnje autoritet legjitim qe te merrte vendime sovrane per te shpallur luften, perfunduar paqen, lidhur aleanca apo per te hyre ne koalicione. Ne ditet qe pasuan agresionin fashist te 7 prillit 1939, u suprimuan plotesisht te gjitha institucionet qe ishin bartese te sovranitetit te shtetit shqiptar. Formalisht kishte nje qeveri kuislinge, te instaluar nga autoritetet e pushtuesit, por qe nuk identifikonte asnje vlere perfaqesuese, ne nje kohe kur populli shqiptar ishte rreshtuar perkrah Koalicionit Antifashist dhe po luftonte per clirimin e vendit. I ashtuquajturi &quot;ligj i luftes&quot;, ne menyre te vecante u be pengese per realizimin e te drejtave pasurore e financiare te shqiptareve, te cilat ishin vendosur nen sekuestron konservative te autoriteteve te shtetit grek, qe nga 28 tetori i vitit 1940. Bashke me ligjin e luftes nr. 2636/40, te miratuar nga Parlamenti grek me 10 nentor 1940, &quot;Mbi veprimet juridike te armiqve dhe konfiskimin konservativ te pasurive armike&quot;, ne Athine doli po ate dite edhe nje dekret mbreteror &quot;Mbi caktimin shtete armike, sipas kuptimit te ligjit 2636/40, te Italise dhe Shqiperise&quot;. Pasurite shqiptare ne Greqi ne ate kohe llogariteshin ne disa qindra milione dollare dhe perbeheshin nga shtepi, hotele, restorante, biznese te ndryshme, troje, toka, pyje, livadhe, kullota, depozita bankare dhe pensione. Ne baze te disa akteve te vitit 1947 u zhbllokuan dhe u moren pasurite nga nje numer i kufizuar shtetasish shqiptare, me origjine greke. Ne vitin 1965, me ligjin 4506/1965, u ndalua te kryheshin veprime pa nje leje speciale per pasurite e shtetasve shqiptare me origjine greke, por me banim ne Shqiperi.

Pas 7 majit 1971, kur u rivendosen marredheniet diplomatike midis dy vendeve, filluan levizjet ne te dyja anet e kufirit, shkembimet tregtare dhe u nenshkruan marreveshje te ndryshme, nderkohe qe interesat pasurore e financiare te shqiptareve ne Greqi edhe pas kesaj, nuk gjeten dot nje zgjidhje ligjore institucionale. Motivi eshte dhene shprehimisht ne disa vendime te Gjykates se Larte te Greqise, te asaj kohe, qe percaktonin se realizimi i ketyre pasurive do te behej i mundur vetem pas nenshkrimit te Traktatit te Paqes midis Greqise e Shqiperise.

Me vendim te kabinetit qeveritar, me 28 gusht 1987, Greqia u shpreh per heqjen e &quot;Gjendjes se Luftes&quot; me Shqiperine. Rreth nente vjet me pas, firmosja e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise, midis ministrave te Puneve te Jashtme te te dy vendeve me 21 mars 1996 ne Tirane, u vleresua si nje baze e rendesishme e marredhenieve Greqi dhe Shqiperi.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: "gezuar 7 prillin"

gene LALI; Monarku ZOG beri shume mire qe iku. (perndryshe mund te vritej nga fashistet)

Monarkistet si aleate te Anglezeve ishin kundra fashizmit dhe kundra komunizmit.

A nuk e luftoi Anglia fashizmin???
(apo ben sikur se din)

Shqipnia si shtet shume i vogel nuk mund te bente lufte frontale me Italine , (largimi i Zogut nga Shqipnia u urdherua nga ambasadori i Anglise ne Athine), ku me vone Zogu pati nje takim me njerezit e tij ne LARISA te Greqise.
Situata ne Evrope ishte shume e nderlikume, kishim te benim me dy lloj armiqsh Fashizmin Nazizmin (qe linden ne evrope) dhe Komunizmin qe praktikohej ne Azi RUSI.

Dhe mos genje si dreq, Zogu dhe monarkistet nuk e perkrahen kurre fashizmin (Zogu ishte nje antiitalian i terbum)

Qeferite kuislinge (profashiste) nuk u vendosen vetem ne Shqipni, por edhe ne Greqi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Bullgari, Rumani, etj.
Pse ta quajme Shqipnine profashiste??


Kjo eshte e verteta, (megjithse une nuk jam Zogist)


Une per veten time kom qene me NAZIZMIN, dhe Xhaverr Deven. (ja lumsha doren qe pastroi ca hale komuniste)
 
Top