GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

<font color="red"> Gezuar festat e nentorit gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen!

RROFTE SHQIPERIA DHE SHQIPTARET! LAVDI E PERJETSHME ATDHEUT.
</font>
 

hells_kitchen

Forumium praecox
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

Gezuar Festat! Shpresoj të kaloni çaste sa më të këndshme pranë të dashurve dhe familjarëve tuaj.

gezuar2kt.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

O Sirjan, s'eshte viti i ri pako /pf/images/graemlins/smile.gif
Albania_flag.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
<font color="red"> Gezuar festat e nentorit gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen!

RROFTE SHQIPERIA DHE SHQIPTARET! LAVDI E PERJETSHME ATDHEUT.
</font>

[/ QUOTE ] /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mosto ma boj hallall po nuk e di pse m'boni me qesh gjith kjo thirrje patriotike /pf/images/graemlins/shrug.gif.

Gzuar festat e ishall kthejm rrug e fillojm e ecim nga e mbara /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

teab

Primus registratum
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

Fjala jote n'vesh te t'modhit, Kondre!

Hajt Gezuar pra! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Al-Punk

Still here
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

Pershendetje Shqiptareve ne Diten e Flamurit nga At Artur Liolin

Kancelar i Kishës Orthodokse Shqiptare ne Amerikë. Boston

Të dashur miq dhe bashkëatdhetarë, Shpallja e pavarësisë me 28 Nëntor 1912, e vuri popullin shqiptar përpara një prove të madhe. Nga vullkani Ballkanik i atyre kohëve, lindi një shtet i ri, i cili u përpoq të qeveriste një komb të lashtë, që fatkeqësisht ishte i brishtë në shume aspekte kryesore. Strukturat politike kombëtare ishin akoma të paformuara, arti i qeverisjes ishte i pazhvilluar, kufijtë ishin një burim grindjesh, njohja e kombit në arenën kombëtare debatohej me zjarr në kryeqytetet e huaja, nuk ekzistonte arkiv kombëtar, shkollimi në gjuhën amtare ishte mohuar prej shekujsh, burimet letrare dhe historike ishin të pakta, ndarjet fetare dhe ekzistenca e klaneve nxiste mbështetjen e traditave dhe aleancave lokale, e ardhmja ekonomike ishte e përcaktuar me modele arkaike dhe metoda të vjetruara. Kohët kërkonin nga të gjithë një aftësi krijuese dhe të shumëllojshme për të transformuar kushtet e trashëguara në virtyte të qytetëruara: qëllim për dje si edhe për sot.

Këto ishin problemet me të cilat u ndeshën udhëheqja e re dhe qytetaria shqiptare në përpjekjet e tyre për të farkëtuar një shtet të unifikuar. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto pengesa, njerëz të shquar dhe krijues u kalitën në vështirësitë historike ku mbijetuan për të ëndërruar,planifikuar dhe përgatitur një të ardhme më të mirë për veten e tyre, pasardhësit, dhe brezat që do te vinin.

Një botues i shquar, Qerim Panariti (te gazeta "Dielli" dikur shkroi një serë artikujsh që me të drejtë i titulloi: "Shqipëria: një komb në krizë te vazhdueshme". Në to, ai rrëfeu përpjekjet e pareshtura dhe fisnike të popullit tonë drejt pavarësisë, provat e mëdha që kaloi dhe mjerimet e shumta që ai hoqi gjatë kësaj sage.

Sic shihet, duke kapërcyer shumë vështirësi në atë rrugë të mundimshme - disa pengesa rridhnin nga faktorë të jashtëm, të tjerat nga faktorë të brendshëm - populli shqiptar dhe, veçanërisht rinia vazhduan të aspirojnë për një të ardhme të shëndetshme për veten e tyre dhe për atdheun e tyre. Edhe sot Shqipërisë vazhdojnë t'i dalin dhe të kapërcejë shumë sfida joshjeje në përpjekjet e saj për një qeveri te balancuar dhe të stabilizuar.

Të gjithë e dimë se pa një kushtetutë të mirëformuar nuk mund të përparojë një shtet. Nga arkivi te ShBA-së dimë se nismëtarët e kuvendit kushtetues amerikan kishin ndërmend jo të sotmen e tyre, por të ardhmen fare tutje. Duke mejtuar ashtu, ndihmuan edhe kohën e tyre. Ka një mësim në të: Ai që mbjell vetëm për nesër, nuk do korr asgjë; ai që përgatitet për të ardhmen do trashëgojë shumë. Kështu na duket edhe përshtatshme për shtetin Shqiptar edhe sot.

Në kisha dhe në xhami, lutjet e tyre janë të sinqerta. Nëpër klube dhe kafenera, seminare dhe fakultete universitare ata debatojnë me intensitet. Me gjithë atë, ky është një popull që vazhdon të luftojë dhe të shpresojë, të frymëzojë dhe të ëndërrojë. Në këtë jetë mbi tokë, ne lutemi që përpjekjet e së kaluarës dhe vështirësitë e sotme të kthehen ne mundësira për njohuri, reformim dhe rilindje në ditët që do të vijnë.

Historia na ka mësuar se është në dorën tonë që të ndërtojmë ose të shkatërrojmë. Le te zgjedhim të parën si rrugë për të ardhmen. Ne këto ditë, kur ne mblidhemi për të kujtuar atë kohë të shkuar lavdie, sakrifice dhe nderi, është e nevojshme që të vizitojmë ndërgjegjen tonë dhe të ringjallim në shpirtin tonë ndjenjat për një Shqipëri të përtëritur dhe më kreshnike, që të meritojë punën dhe djersen e atyre burrave e grave që besuan në gjeneratat e ardhshme. Lusim Zotit të jemi të gjithë të denjë për këto detyra të larta.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

albania_coa_n1517.gif


Gezuar Festat te gjitheve.Kalofshi gezuar.Ta ngreme nje dolli per Shqiperine tone /pf/images/graemlins/wub.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 

TjeTersiShT

Primus registratum
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

Jemi kaq pak patriotike dhe kete e kam zbuluar ketu...o njerez:Gezuar,por jo per te dashur me shume Atdheun,por per te dashur me shume njeri-tjetrin!Keshtu do e lartesojme emrin e nje Atdheu te vogel,por te pasur...dhe gjerat nisin nga ne:Ta lartesojme per ta pasur ne per vete e keshtu do te shohim driten jeshile per me gjere!Gezuar dhe me mend ne koke,Shqiperia ka nevoje per ne te gjithe.
 

olololol

Primus registratum
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

Gezuar festat te gjeithe Shqipetareve anembane botes.Do kish aqef qe ne ballkonet , dritaret e tyre sot te valvitej <font color="red">FLAMURI KUQ E </font> ZI /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

Me e majt ke makina a quhet? Po ke biblioteka?

Po qe se s'quhet, m'ço i flamur sa ai që u ngrit në Vlorë që ta ngrej edhe un ktu ke ballkoni im. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

Nuk quhet Kondre,duhet ne ball te vendit ndaj bej si bej e gjeje nje /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

Po ku ka ktu ku jom un mi? T'vetmit i kom un ktu ke shpia po jon t'vegjël fare /pf/images/graemlins/shrug.gif.

Na t'puth i her un ty pËr festën e flamurit /pf/images/graemlins/kiss.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

emilushi

Primus registratum
GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

Gezuar gjithve ne vecanti ata qe jetojne jashte Shqiperise se ata e ndjejne me shume mungesen e kesaj balte te embel e te pergjakur qe i ka mbijetur cdo lufte e cdo tiranie sado e pathyeshme te ket qene. RRoft Shqiperia e Bashke me te edhe Kosova Shqiperi Kosove 1.
 

Djep

Forumium maestatis
GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

Gezuar 28 Nentorin, diten e Pavaresise!
Gezuar 29 Nentorin, diten e clirimit te Atdheut nga nazi-fashistet!
Lavdi jeteve qe u sakrifikuan per keto data!

309334455_1234fa618d_b.jpg
 

popkin

Forumium praecox
Re: GEZUAR 28-29 NENTORIN !!!

gezuar festen e flamurit tegjithe SHQIPTARVE kudo qe ndollen
rofte shqipria dhe po pulli shiptare
lavdi shqiprive dhe kultures shiptare
 
Top