Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Leopardii

Primus registratum
Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

leconi kete shkrim te biznesi nga gazetarja
Aida Korkuti e biznesit


Kreditë dhe depozitat në dollarë tani më joshëse :eek:

Pas rritjes së normës së interesit nga FED në 2,25 për qind, pritet që normat e interesit të depozitave dhe kredive në dollarë të jenë më të larta se sa ato në euro :thumbsup: , duke i bërë më të favorshme :tipsy: :smash:


Kreditë dhe depozitat në dollarë pritet të bëhen më joshëse :smash: . Pas rritjes së normës së interesit nga ana e FED-it (Federal Reserve, bannka qendrore amerikane), normat e interesit të depozitave dhe kredive në dollarë do të jenë më të favorshme se sa ato në euro. :tipsy: Para një jave FED rriti normat e interesit nga 2 për qind në 2,25 për qind, në një kohë që normat bazë të interesit janë 2 për qind. Nga viti 2001 e deri më sot normat e interesit të depozitave dhe kredive në euro kanë qenë më të mëdha se normat e interesit të depozitave dhe kredive në dollarë, që do të thotë se kanë qenë më të preferuara nga ana e klientëve të bankave, pasi normat e interesit të depozitave dhe kredive në dollarë kanë qenë deri tani më të ulëta.

---------------

gazetare AIDA kur rritet norma interessit behen me te favorshme interesat e depozitave sepse per te gjithe ata qe kane kursimet ne kete monedhe do te marrin me shume interes.
deri ketu gjithcka ne rregull.
por si mund te behen me te favorshme edhe kredite kur rritet interessi i tyre.
kur paguan me shume interess per kredine qe ke marre ne banke qenka dicka e favorshme ???????
pastaj shqiptaret nuk kane preferuar dollarin ne kredi pasi ky paska interesa te ulta (do ta kuptoja per depozitat por jo per kredite)


hajdeni kuptojeni kete gazetare ekonomiste
se cfare ka patur ne mendje kur shkruante kete artikull.

lecojeni te gjithe artikullin edhe po nuk kuptuat ne fund qe :
1- te depozitosh dollar ne banke eshte shume e favorshme meqe FED ka rritur interesat
2-te marresh kredi qenka edhe kjo e "favorshme" meqe FED ka rritur interesat


http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=28047
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

do kete marre ndonje vize kokaine
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

ekonomistja Aida Korkuti shkruan prap ne gazeten biznesi sot diten e hene 17/01/2005 per kursin e lekut me valutat euro-dollar ne javen e kaluar .
sigurisht qe edhe kete here nen efektin e ......... :shrug:

lecojeni:
---------------------------
Financat

Aida Korkuti - 17/01/2005

Leku zhvlerësohet kundrejt të gjitha monedhave :eek:

Fundjava e kaluar ka qenë në disfavor të monedhës shqiptare, e cila ka humbur pikë kundrejt pothuajse të gjitha monedhave më kryesore të tregut të këmbimit valutor :shrug:


Fundjava duket se ka qenë periudha më e vështirë për monedhën shqiptare në dy muajt e fundit. :confused:
Gjatë ditëve të fundit ajo është zhvlerësuar kundrejt të gjitha monedhave të tregut të brendshëm valutor. Nëse në mesin e javës së kaluar një dollar këmbehej me 97.9 lekë, në fundjavë një dollar kushtonte 96.3 lekë :lol: . Leku është zhvlerësuar edhe kundrejt euros kur në mesin e javës një euro kushtonte 128.9 lekë, ndërkohë që në fundjavë një euro u këmbye me 126.3 lekë. :lol:
http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=28531

------------------

sipas Korkutit leku u ZHVLERSOKA kur kalon nga 97.9 ne 96.3 per nje dollar , apo nga 128.9 ne 126.3 per nje euro ne fundjave.

mua me duket e kunderta.
cfare pi kjo dreq kur shkruan artikujt , ....... paska gjet nje shperndares te ndershem qe i jepka gjera te mira.

nejse........ futeni edhe kete ne listen e atyre ekonmisteve shqiptar me "emer " qe shkruajne neper gazeta.
mjere ky popull ........cpaska pjelle.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

:lol: kjo qenka kaqole fare.ne vend te informoje drejte ata qe kane nevoje per informazione biznesi,ia ben koken lemsh.
 

MLK

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Plotesisht dakort me ça shkruhet me siper, e ajo qe eshte me e renda per mendimin tim ka lidhje me kryeredaktorin e gazetes qe le te shkruhen budallalliqe te tilla ne nje gazete qe pretendon te jete ekonomike flet per biznesin! Ky nuk eshte problem kualifikumi apo jo i gazetareve pasi kjo nuk ka lidhje fare me dipllomen apo kualifikimin e gaetareve pasi keto gjera mos gaboj i kemi mesuar qe ne fillore. Problemi eshte qe gazeta nuk ka asnje lloj rrespekti per lexuesin e vet perderisa lejon shkrime absurde te botohen ne faqen e saj.
Mendoj qe te gjithe mund te gjejme gabimet ne mediat shqiptare e ti publikojme ketu pasi perndryshe asnje (perveç fiks fare) media nuk shef se çfare po behet me mediat ne shiperi e me gafat monumentale qe behen.
Per info ne numrin e djeshem te gazeta Biznesi i kushtohej nje faqe e tere padise qe ka ngritur pronari i saj Koço Kokedhima per nje tender qe e kane perjashtuar te mari pjese per ndertimin e nje rruge e kjo i ka shkaktuar shume humbje. Do te ishte interesante qe gazeta e vetshpallur Biznesi te fliste dhe per gjithe tenderat qe ka fituar pronari i saj me korrupsion e qe e perflet gjysma e Tiranes, te fliste per silesite skandaloze te pallateve qe ka bere po ajo kompani, per shkeljen e kontratave dhe vonesat e shumta ne realizimin e kontaratave te shoqerise 2k te Koço Kokedhimes etj etj. Shtypi e media qe te jete kredibel e i besueshem duhet te jete objektiv e jo ti sherbeje interesave vetem te nje individi pasi lexuesi nuk eshte hajvan te bleje genjeshtrat e budalliqet qe do te shese Koço Kokedhima ne treg.
 

Irri

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Artiola Alimadhi - 25/01/2005

Opsionet për "mosshlyerjen" e kredive

Përveç alternativës tradicionale të shlyerjes së kredisë në momentin e maturimit të saj, kredimarrësit i paraqiten edhe mundësi të tjera, si shlyerja e kredisë para kohe apo shtyrja e saj. Megjithatë, alternativat e mundshme janë të ndryshme për lloje të ndryshme kredish

A është e leverdisshme shlyerja e parakohëshme e kredisë?
Mbyllja e kredisë para kohe nuk është gjithmonë e leverdisshme. Shumë njerëz pëlqejnë ta shlyejnë kredinë para kohe, me shpresë se me këtë mënyrë ulen interesat. Por ekspertët thonë se pas kalimit të gjysmës së kohës të shlyerjes së kredisë nuk ka leverdi për shlyerjen para kohe, sepse interesat e fituara, nëse e njëjta shumë mbahet si depozitë, janë shpesh më të larta se interesat e mbetura të kredisë. Kështu, në përgjithësi në rastin e marrjes së një kredie për një periudhë 12-mujore, rezulton se deri në fund të gjashtëmujorit të parë klienti ka paguar rreth 50 për qind të principalit dhe pothuasje 72 për qind të interesave. Siç shihet, në gjysmën e parë të periudhës së shlyerjes së kredisë klienti e ka paguar pjesën më madhe të interesave dhe i mbetet të paguajë vetëm 47 për qind e principalit. Me një llogaritje të thjeshtë, shpesh rezulton se interesat që arrihen “të shpëtohen” pa u paguar nga mbyllja e kredisë janë më të vogla sesa interesat që merren nga paratë e futura në një depozitë tremujore. Pra, më e leverdisshme është marrja e interesave nga një depozitë tremujore.


KONSULENCE FINANCIARE GRATIS NGA GAZETA BIZNESI.......PALE TE LEXOSH KONSULENCAT QE JAPIN TAK FAK PER INVESTIMET NE VALUTE OSE NE LEKE
 

Irri

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Eltion Hoxha - 25/01/2005

Rritet parapagimi i tatim-fitimit

Edhe pse në projektbuxhetin e vitit 2005 u parashikua një ulje me 2 për qind e tatim-fitimit për biznesin e madh, formularët e rinj për parapagimin e tatimit mbi fitimin të muajit janar rezultojnë me tatim të zmadhuar. Rritja llogaritet nga 15-25 për qind

Artikulli i plote
http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=28702

Lexojeni, dhe po moret vesh gje arsyen pse eshte rritur tatimi i parapaguar ma thoni edhe mua.........kesaj po qe i thone gazetari investigative.....Leopardo po me pelqeka kjo tema, qeka shume qejf kur shan te tjeret /pf/images/graemlins/smile.gif )
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

tani tregu i valutes duan ta bejne si treg domatesh. ne vere ta zhvlersojne , ne dimer ta ngrejne monedhen tone.

biznesi , biznesi ........ po u jep ze njerezve te tipit ....... :smash:
lecojeni vete mendimin e ketij personi.


http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=29951


Stimulimi i valutës




Rënia e stimuluar (artificiale) e valutës është një fenomen që praktikohet shpesh nga qeveri të ndryshme që e kanë të palidhur kursin e këmbimit (në financë ne e quajmë "floating exchange rate"). Thuhet nga analiza jozyrtare që gjatë vitit që shkoi, si dhe për muajt e parë të këtij viti, qeveria amerikane e ka ulur vlerën e dollarit për t'i bërë eksportet e saj më të lira dhe ta ngrejë sadopak ekonominë e dobësuar.
Ndonëse është taktikë që do llogaritur mirë, edhe Shqipëria mund të manovrojë në mënyrë të tillë. P.sh., mund të bëjë një stimulim sezonal rënieje të vlerës së lekut. D.m.th ajo mund ta ulë vlerën e lekut në sezon eksportimi (prodhime bujqësore) dhe sezon turizmi dhe më tej të ringrejë vlerën edhe në momentet kur këmbimi tregtar me jashtë minimizohet. Kjo ndoshta mund të japë edhe efekte pozitive në shpërndarjen në mënyrë më uniforme gjatë vitit të marrëdhënieve tregtare.


erdinguma@yahoo.com
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Fillimisht postuar nga Irri:
[qb] Eltion Hoxha - 25/01/2005

Rritet parapagimi i tatim-fitimit

Edhe pse në projektbuxhetin e vitit 2005 u parashikua një ulje me 2 për qind e tatim-fitimit për biznesin e madh, formularët e rinj për parapagimin e tatimit mbi fitimin të muajit janar rezultojnë me tatim të zmadhuar. Rritja llogaritet nga 15-25 për qind

Artikulli i plote
http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=28702

Lexojeni, dhe po moret vesh gje arsyen pse eshte rritur tatimi i parapaguar ma thoni edhe mua.........kesaj po qe i thone gazetari investigative.....Leopardo po me pelqeka kjo tema, qeka shume qejf kur shan te tjeret /pf/images/graemlins/smile.gif ) [/qb]
O Irri
Nese e ke kuptuiar, artikulli thote qe eshte rritur ne menyre arbitrare parapagimi i tatimit cka do te thote qe nuk ka shkak per kete rritje. Pra qe te jem me i qarte artikulli pikerisht kete thote.
Edhe une mendoj se Leopardi ka bere mire qe ka hapur kete teme por kjo nuk do te thote qe tia mbysni kot edhe juve tani. Pastaj edhe Leopardi di vetem te thote se si nuk duhen bere gjerat se per ti bere vete sigurisht qe nuk e di.
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] tani tregu i valutes duan ta bejne si treg domatesh. ne vere ta zhvlersojne , ne dimer ta ngrejne monedhen tone.

biznesi , biznesi ........ po u jep ze njerezve te tipit ....... :smash:
lecojeni vete mendimin e ketij personi.


http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=29951


Stimulimi i valutës




Rënia e stimuluar (artificiale) e valutës është një fenomen që praktikohet shpesh nga qeveri të ndryshme që e kanë të palidhur kursin e këmbimit (në financë ne e quajmë "floating exchange rate"). Thuhet nga analiza jozyrtare që gjatë vitit që shkoi, si dhe për muajt e parë të këtij viti, qeveria amerikane e ka ulur vlerën e dollarit për t'i bërë eksportet e saj më të lira dhe ta ngrejë sadopak ekonominë e dobësuar.
Ndonëse është taktikë që do llogaritur mirë, edhe Shqipëria mund të manovrojë në mënyrë të tillë. P.sh., mund të bëjë një stimulim sezonal rënieje të vlerës së lekut. D.m.th ajo mund ta ulë vlerën e lekut në sezon eksportimi (prodhime bujqësore) dhe sezon turizmi dhe më tej të ringrejë vlerën edhe në momentet kur këmbimi tregtar me jashtë minimizohet. Kjo ndoshta mund të japë edhe efekte pozitive në shpërndarjen në mënyrë më uniforme gjatë vitit të marrëdhënieve tregtare.


erdinguma@yahoo.com [/qb]
O Leopard nese pervec gjykimit te mendimeve te tjereve ke dicka per te thene vete kete mund edhe ta shkruash ne gazete. Mesazhi qe keni cituar nuk eshte artikull por opinion i dikujt qe ka mendimin e vet per dicka, mendim te cilin gazeta nuk ka se si ta komentoje.
 

Dolphyn

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

O Irri, se ti ke shume deshire te kritikosh, por kur je kokrra e injorantes te pakten duro, ti shkosh problemeve deri ne fund.
e para: Tatim fitimi eshte 23 % e te ardhurave vjetore, nderkohe qe ka qene 25 %.
e dyta: ke tatim parapaguhet cdo muaj deri para dates 15, afati final, ketu inspektori qe ka biznesi cakton sasine e parave qe duhet te derdhe biznesi. Kjo sasi paradhenie eshte rritur o mendje e ndritur ok, pastaj normal se ti nukke si e kupton, sepse me ekonomine nuk paske asgje te perbashket.
Hajt tung edhe mos u merzit, se si ti ka plot ne bote
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Gazetaret mund te shkruajne shume gjera... por ky popull nuk meriton cilesi, se zor se ka shume individe qe ta kuptojne se kur eshte mire dhe kur gabim, pervec padiskutim Leopardit. Kam lexuar shume gabime ne Artikuj, ne shume gazeta, por e kuptoj qe nuk eshte e lehte te besh gazete ekonomike ne Shqiperi, te jete totalisht e aksesueshme, ne internet, e te gjesh gazetare te zote te zvendesojne Aiden.
Ciao
 

regele

Forumium maestatis
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Eshte nje nga temat me te cilen jam 100% dakord! Gomarlleqet e gazetarve shqiptare nuk kane kufi! Mendojne se kane te bejne vetem me nje popull injorant dhe fillojne dhe ia kepusin kodra pas bregut! Kisha pershtypjen se te gjithe kricat ishin mbledhur tek gazeta 55, por paska gjitheandej. Tek Bisnezi ne pergjithesi mendoj se shkruajne studenta te ekonomikut...kete e them nga cilesia dhe thesia e argumentave qe paraqesin neper shkrime!
 

Irri

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Pse të punojmë te Boga & Associates

Puna në një studio ligjore si Boga & Associates ofron mundësi të mëdha për të fituar përvojë, trajnime, emër të mirë, komoditetin e një sturkturë të gatshme, përfitime ekonomike e një zhvillim profesional


Studioja ligjore Boga & Associates ka disa ditë që ka njoftuar nëpër media të ndryshme se kërkon të punësojë një jurist

http://www.biznesi.com.al/index.php?lang...bb76c778021038f

kete shkrimin mund ta vinit fare mire ke faqja e lajmerimeve per vende pune.
 

Irri

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Julian Llupo - 25/02/2005

Bankat në “vuajtje” të tepricës së likuidetit

Bankat e nivelit të dytë ndodhen në një tepricë likuiditeti prej 2 miliardë lekësh për muajt janar dhe shkurt, në një kohë kur ekonomia ka një kërkesë të madhe për kredi, të cilat janë me racion nga ana e sistemit bankar

Për më tepër, diferenca mes normave të interesit të depozitave dhe normave të interesit të bonove të thesarit është ngushtuar shumë. Bankat kanë edhe një problem strukturor, pasi shumica e shqiptarëve pëlqen depozita në lekë me afat vjetor, norma e interesit të të cilave është e njëjtë dhe, në disa raste, më e lartë se normat e interesit të bonove vjetore.

tiku, mbajeni ket julianin se esht i rrezikshem
 

Irri

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

nejse, sido qe te jete duhet pranuar qe te pakten ju te gazetes biznesi i jeni futur mire punes. personalisht me pelqen ideja e 'fundit' per te trajtuar nje nga nje tregje te vecanta, keshtu edhe problemet dalin me qarte......me nje cike kujdes ne redaktim ca gafa te gazetareve edhe mund tí shmangni. vetem se atij feti zenelit duhet t'i beni dalje urgjentisht se po ju mer ne qafe....jepini nja dy muaj rroge qyl sa te gjeje ndonje pune tjeter.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

adriatik edhe ti vet e di qe "mendimi" i atij personi qe kerkon te bej tregun e valutes si treg domatesh eshte mendim DEBILI.

si do te vepronin ata qindra mijra shqiptar qe kane depozituar ne bankat e nivelit te dyte 1,1 miliard dollar kur te marrin vesh qe veres valuta e tyre vlen me shume e ne shtator-tetor do te vleje me pak .
po ata miliona shqiptar qe kane mijra-miliard lek te depozituar si do te vepronin , kur te dinin qe Banka e Shqiperise do ti zhvlersonte kursimet e tyre per 4-5 muajt e veres e pastaj ne shtator-tetor do ta kthente kursin e lekut ne nivelin e meparshem.

dreqi e morri ....... filtrojeni nje cik ato artikuj qe ju dergojne .
mos u jepni ze te gjithe atyre qe ju cojne e-mail koti , apo atyre gazetarve qe shkruajne Budalliqe nga ato qe lecuam me siper.

opinioni i lecuesit ne gazeten biznesi


Stimulimi i valutës


Rënia e stimuluar (artificiale) e valutës është një fenomen që praktikohet shpesh nga qeveri të ndryshme që e kanë të palidhur kursin e këmbimit (në financë ne e quajmë "floating exchange rate"). Thuhet nga analiza jozyrtare që gjatë vitit që shkoi, si dhe për muajt e parë të këtij viti, qeveria amerikane e ka ulur vlerën e dollarit për t'i bërë eksportet e saj më të lira dhe ta ngrejë sadopak ekonominë e dobësuar.
Ndonëse është taktikë që do llogaritur mirë, edhe Shqipëria mund të manovrojë në mënyrë të tillë. P.sh., mund të bëjë një stimulim sezonal rënieje të vlerës së lekut. D.m.th ajo mund ta ulë vlerën e lekut në sezon eksportimi (prodhime bujqësore) dhe sezon turizmi dhe më tej të ringrejë vlerën edhe në momentet kur këmbimi tregtar me jashtë minimizohet. Kjo ndoshta mund të japë edhe efekte pozitive në shpërndarjen në mënyrë më uniforme gjatë vitit të marrëdhënieve tregtare.


erdinguma@yahoo.com :smash: :smash:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Korkuti vazhdon ne emisionin e saj per te shkruar BUDALLIQE jo te rastesishme per pubblikun shqiptar qe blen / lecon gazeten biznesi


-------------


Aida Korkuti - 25/03/2005

Raiffeisen ul interesat e depozitave në lekë



............... Ndërkaq, norma e interesit e vendosur nga Raiffeisen Bank prej 5.1 për qind për depozitat në lekë për periudhën 12 – mujore vazhdon të jetë e lartë për tregun bankar shqiptar. :book: Në këtë treg ka akoma banka të cilat këtë normë e kanë deri në 8 për qind, siç është banka më e re Banka Popullore. :tipsy:
Normat e interesit të depozitave në lekë për periudhën 12 – mujore variojnë nga 5.1 për qind, që është norma më e ulët, deri në 8 për qind që është norma më e lartë e interesit për këto depozita.


Ulja e normave të interesit
Depozitat në lekë me afat 1-mujor kanë rënë në 3.70 për qind nga 4.2 për qind që kanë jo më pak por vetëm 2 javë më parë, ato me afat 3-mujor kanë rënë në 3.90 për qind nga 4.4 që kanë qenë, depozitat me afat 6-mujor kanë rënë nga 5.25 për qind në 4.70 për qind dhe ato me afat 24-mujor nga 6.8 për qind kanë rënë në 5.95 për qind. Të gjitha normat e interesit të këtyre depozitave janë ulur me afërsisht 0.5 për qind.

lecojeni te gjithe :

http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=30194


-------------------------

me beri pershtypje fakti , ose me mire te themi reklama e pamerituar qe Korkuti me "Budalliqet" e saj i beri bankes Popullore qe midis pronarve te tjere ,ka pronar edhe pronarin e bazetes Biznesi ku znj.Korkuti punon e merr rrogen per te jetuar .
"gazetarja" ne fjale thote qe ne Banken Popullore interessi eshte deri ne 8% per depozitat 12-mujore .

u habita ........qe si ka mundesi qe banka me e madhe ne vend te japi 5,95% e banka Popullure me Pronar...... te na japi 8%.

sic mund ta shikoni edhe vete qe eshte nje diference e madhe ,..... e per kuriozitet shkova ne sitin e Bankes Popullore ku ne daten "E Premte 25.03.2005" qe eshte e njejta date qe eshte botuar edhe artikulli i "gazetares", kemi nje interess 7% per 12 muaj .
shikojeni:

http://www.bpopullore.com/Normat%20interesit.htm

Produktet Leke Euro USD
Depozita me afat
- Me afat 1-muaj 4.20 % 1.80 % 1.80 %
- Me afat 3-muaj 4.50% 2.20 % 2.20 %
- Me afat 6-muaj 6.00 % 2.50 % 2.50 %
- Me afat 12-muaj 7.00 % 3.20 % 3.50 % :shrug: :shrug: /pf/images/graemlins/laugh.gif
- Me afat 24-muaj 7.50 % 3.60 % 3.90 %


ateher sipas mendimit tuaj eshte rastesi qe Korkuti :smash: shkruan te tilla "BUDALLIQE" per popullin shqiptar ne gazeten biznesi ????


hmmmmmmmmm............ Gezuar PASHKET 2005 /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top