Gaza 2008

atman

Forumium maestatis
Re: Gaza 2008

Sipas logjikes tende çamet nuk duhet te enderojne kthimin ne tokat e sntepite e tyre.
Nese e shikon edhe historine e kohes se sotme e cila pershin ngjarjet pas vendosjes se kapitalizmit, problemi ebre eshte ngritur njeheresh me ate palestinez, madje me pare, sepse kemi edhe por keta te fundit ndiheshin te qete sepse kishin perreth arabet dhe mendonin se do te garantonin nje shtet palestinez ku ebrenjte nuk duhej te perfshiheshin. Palestina ne shekullin e XX ishte koloni e anglezeve, ose me sakte ishte nen nje mandat anglez qe hyri ne fuqi me 29 shtator 1923. Nderkohe qe ebrenjte qe nga 1902 kishin krijuar nje fond kombetar ebraik i cili kishte si qellim te blinte tokat ne Palestine. Pra, veç te drejtes historike ata zgjodhen si rruge edhe ta blinte token. Gje qe e kane bere edhe kosovaret. Pasi grumbullonin te hollat e mjaftueshme ne emigracion, ktheheshin ne Kosove dhe riblinin tokat qe mbreteria jugosllave ne vitet tridhjete, gjoja nen reformen agrare ua kishte marre shqiptareve dhe ua dha fshatareve serbe duke realizuar edhe popullimin artificial te territorit.
Deklarata Balfour ish minister i jashtem britanik ne vitin 1917, favorizonte krijimin e qendrave te banimit ne Palestine, dmth u njihej e drejta per te krijuar nje "vater kombetare" ne Palestine. Nga an tjeter kerkonin te mbanin neutrale vendet arabe si dhe benin plane per ndarjen e ketyre territoreve me njeri tjetrin; France - Angli.
Gjate viteve 20-30 vendet arabe, ose popujt arabe filluan te luftojne kunder ebrenjve sepse ndiheshin te kercenuar nga prania e tyre. Ebenjte krijaun edhe ata nje krah te armatosur te quajtur Haganah. Ndersa ne prag te luftes se dyte boterore, anglezet ndaluan çdo ebre te hhyynte ne Palestine, e ne te njejten kohe gjermanet kishin filluar çfarosjen e tyre ne Europe.
Gjate luftes se dyte boterore ngjarjet ne Palestine ishin kontradiktore. Organizatat siniste filluan te mendojne qe atehere per nje shtet te tyren dhe kur me 1947 , Anglia e terhoqi mandatin duke e lene zgjidhjen e çeshtjes ne doren e OKB, asamblea e pergjitheshme voti nje plan per ndarjen e Palestines ne favor te te dy popujve. Dy shtete, njeri Izraelian e tjetri Palestinez duhej te lindnin ne 14. V. 1948. Per çudi ebrenjte pranuan idene, arabet jo. Ebrenjte atehere shpallen shtetin e tyre te pavarur. Jordania, Egjipti, Siria dhe Libani te perkrahur nga Iraku, Sauditet sulmuan Israelin. U thyen dhe pastaj ishin palestinezet qe u larguan ne drejtim te ketyre vendeve. Pas konfliktit, israelianet qe e fituan luften, i shtrine kufijte me teper duke perfshire thuajse gjithe Palestinen. Mbeti jashte Rripi i Gazes ku u strehuan shume Palestineze e qe kaloi nen administrimin e Egjiptit dhe Jordania jugore ose çisjordania e cila u be pjese e Jordanise(siç shohim edhe vete vendet arabe kishin jo pak oreks per te pervetesuar)
Me lòuften e quajtur te 6 diteve, (1967)Israeli i pushtoi edhe keto dy pjese te mbetura te Palestines.

Mjaft deri ketu sepse s'kam kohe.
 
Top