GANDI Një udhëheqës ndryshe
Ndër të gjithë udhëheqësit e njohur, Gandi zë një vend të posaçëm si personi që pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj pozite të veçantë partiake apo shtetërore, madje pa pasur as edhe një zyrë; pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj pasurie;

Për herë të parë në histori, në historinë e dokumentuar dhe jo në historinë e miteve dhe të legjendave, në Indi del një udhëheqës i një lloji të ri, një udhëheqës që bota nuk e kishte njohur më parë, i cili bën për vete masat dhe i drejton ato me metoda krejt të tjera, me parime krejt të tjera, në qendër të së cilave ishte morali dhe e drejta dhe në thelb të moralit, dashuria.

Udhëheqësi në pushtet, dashje pa dashje, ka ndikim të dukshëm mbi popullin që prin. Përgjithësisht, veset apo virtytet e tij, natyra e tij, dëshirat e tij, tekat e tij, të mirat e tij, të këqijat e tij, kthehen në politikë shtetërore, në politikë publike dhe, edhe në natyrë të shoqërisë, në tipar dallues të saj. Veset dhe virtytet e udhëheqësit, kur veprojnë për kohë relativisht të gjatë, sikur strukturojnë gjenet e popullit dhe i japin atij tipare dalluese të ngjashme me ato të udhëheqësit. Duket se ka më shumë gjasa që populli të bëhet si udhëheqësi, sesa që udhëheqësi të jetë pasqyrim i popullit. Populli indian në kohën e Gandit mori shumë tipare të Gandit.

Udhëheqës të këqij u impono-hen masave jo vetëm me armën e forcës dhe të dhunës, por edhe me djallëzinë e fjalës. Personat apo, aq më keq, udhëheqësit me një forcë të jashtëzakonshme fjale, janë shpesh edhe personat apo udhëheqësit më të rrezikshëm. Gandi tregoi se një person mund tu imponohet masave jo vetëm me forcë e me dredhi, me demagogji e me hipokrizi, me para e me pasuri, por edhe me përulësi e me sinqeritet. Forca e ideve dhe idealeve të sinqerta të Gandit, të shprehura me besnikëri me fjalën e tij, dolën të ishin shumë më të fuqishme se forca e armëve, se forca e demagogjisë, se forca e hipokrizisë, se forca e mashtrimit, se forca e dhunës së udhëheqësve të tjerë.

Ndër të gjithë udhëheqësit e njohur, Gandi zë një vend të posa-çëm si personi që pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj pozite të veçantë partiake apo shtetërore, madje pa pasur as edhe një zyrë; pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj pasurie; pa pasur dhe pa dëshiruar asnjë lloj përkrahje të ndonjë partie, grupi a shteti tjetër; pa përdorur hipokrizinë dhe demagogjinë; pa u përpjekur të impresiononte të tjerët me salltanetin, me veshjen, me titujt, me gradat, me dekoratat, apo me rojet a eskortat e bujshme, pa përdorur forcën sugjestionuese të madhështisë formale, të bëhej prijës i qindra milionave, të bëhej babai shpirtëror e politik i tyre dhe ti udhëhiqte ata, si asnjë tjetër, drejt transformimit të plotë nga pozita e masave amorfe, të shtypura, indiferente dhe gati injorante e analfabete, në atë të njerëzve të ndërgjegjshëm që të luftonin për çlirimin e tyre, jo vetëm nga zgjedha e huaj, por edhe nga paragjykimet, nga apatia, nga prapambetja e thellë shoqërore e trashëguar. Ai i çliroi ata, por nuk i nënshtroi ndaj vetes, ai i përgatiti ata të krijonin një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe të gjitha këto i bëri duke përdorur mjetet më të jashtëzakonshme e më të nënv-lerësuara, të cilat nuk do ti përdorte askush tjetër.

Historia e shekullit të njëzetë ka njohur plot udhëheqës karizmatikë. Shumica e tyre kanë pasur rëndësi në kohën që kanë drejtuar, por më pas janë shuar së bashku me kohën dhe ideologjinë e tyre. Të gjithë këta kishin me vete, me hir apo me pahir, masa të gjera të popullit, të cilat i manipulonin e i sugjestiononin. Ata, të pajisur me aftësi të padiskutu-eshme karizmatike, i bënin për vete masat, duke u bërë thirrje pjesës më të keqe të tyre, asaj pjese që kishte lidhje me urrejtjen, me egërsinë, me përbuzjen, me hakmarrjen, me pushtimet, me forcën, me mundjen dhe asgjësimin fi zik e përfundimtar të kundërshtarit në bazë të motiveve ideologjike, racore, klasore, etnike, politike, fetare etj. Ata përdornin hipokrizinë, demagogjinë, sharlatanizmin, pozat, gjestet dhe çdo mjet tjetër që do të mund të ndikonte sado pak në psikologjinë e masës. Gandi, në të kundërt, i bënte thirrje pjesës më të mirë të njeriut që të ndiqte me çdo kusht vetëm të vërtetën dhe të drejtën. Ai bënte thirrje për dashuri e për respekt edhe për kundërshtarin dhe, në të njëjtën kohë, për mos uljen e kokës përballë së keqes, për të mos iu nënshtruar asaj. Ai i bënte thirrje popullit të vuante më mirë vetë dhe me atë vuajtje të falimentonte justifi kimet e kundërshtarit për dhunë. Ai i bënte thirrje kundërshtarit të ndryshonte, të kalonte edhe ai nga ana e së mirës. Ai i bënte thirrje popullit të mos ta asgjësonte kundërshtarin e mundur, të mos ta mundonte atë, të mos ta tallte atë, të mos të shprehte gëzim cinik kur triumfonte mbi të, por ta bënte edhe atë si veten.

Për herë të parë në histori, në his-torinë e dokumentuar dhe jo në his-torinë e miteve dhe të legjendave, në Indi del një udhëheqës i një lloji të ri, një udhëheqës që bota nuk e kishte njohur më parë, i cili bën për vete masat dhe i drejton ato me metoda krejt të tjera, me parime krejt të tjera, në qendër të së cilave ishte morali dhe e drejta dhe në thelb të moralit, dashuria. Një turmë e pafundme që i shkonte prapa Gandi, e magjepsur nga mënyra e komunikimit me të, e nxitur vetëm prej moralit, ishte e gatshme të bënte çdo gjë sipas udhëzimeve të tij dhe, megjithatë, ajo nuk u keqpërdor kurrë prej tij. Dashuria e masave për Gandin qe reale, e sinqertë, e motivuar. Ajo nuk qe e shtirur. Ndofta, për herë të parë në histori populli adhuroi një udhëheqës pa u gabuar!

Është e habitshme se si mund të bëhet turma për vete, kur ajo nuk grishet nga premtimet për interesin imediat të saj, kur asaj i bëhet thirrje jo që të fi tojë pasuri e pushtet, por që të rrezikojë pahezitim pasurinë, pushtetin, jetën, familjen, komoditetin dhe çdo gjë tjetër të shtrenjtë që ka njeriu, në mënyrë që të vendoset drejtësia, të triumfojë e vërteta; kur asaj i thuhet se kënaqësia arrihet kur japim dhe jo kur marrim, kur shërbejmë dhe jo kur na shërbejnë. Për herë të parë gjejmë një prijës, i cili u thotë pasuesve të tij se duhet luftuar e keqja dhe jo mbartësi i së keqes, i cili duhet trajtuar me dashamirësi – dhe pasuesit e dëgjojnë. Për herë të parë gjejmë një prijës që u thotë pasuesve se duhet të rrezikojnë edhe jetën e tyre, jo vetëm për të mbrojtur jetën e shokut, por edhe për të mbrojtur jetën e kundërshtarit – dhe pasuesit e dëgjojnë. Për herë të parë gjejmë një prijës që u thotë pasuesve se çdo veprim duhet ta bëjnë hapur, duke i parashtruar pa hezitim që më parë qëllimet – dhe pasuesit e dëgjojnë. Për herë të parë gjejmë një prijës që u thotë pasuesve që ligjin e keq ta shkelin, që të mos bashkëpuno-jnë me të keqen dhe, megjithatë të mos e kundërshtojnë ndëshkimin që do tu bëhet për veprimin që do të kryejnë – dhe pasuesit e dëgjojnë. Për herë të parë gjejmë një prijës që vë moralin në bazë të politikës, kur të tjerët vënë interesat personale, apo të familjes, apo të partisë, apo të klasës, apo të fesë, apo të vendit të tyre – dhe pasuesit e dëgjojnë. Dhe, me gjithë këto veçori, që udhëheqës të tjerë i konsiderojnë si penguese dhe jo ndihmuese të suksesit, Gandi u bë i suksesshëm.

Gandi zbuloi se njeriu, krahas aspekteve të këqija të karakterit të tij, që janë mjaft aktive dhe gjithnjë të zgjuara e të gatshme për të vepruar, ka edhe aspekte të tjera shumë të mira, që ndonëse ndodhen në përgjumje dhe prandaj nuk ndihen, kur arrijnë të zgjohen bëhen forca të mëdha, të cilat mund të përdoren për ecjen përpara të tij dhe të mbarë shoqërisë. Gandi ishte i pari që eksperimentoi në shkallë të gjerë, në shkallë shoqërore, në shkallë kombëtare, zgjimin e këtyre forcave dhe i tregoi botës rëndësinë dhe mundësinë e përdorimit të tyre në rrugën e vërtetë të progresit, paqes, harmonisë dhe moralit.

Nuk është e vështirë për të bërë një turmë për vete, duke i manipu-luar apo nxitur asaj emocionet që lidhen me urrejtjen dhe hakmarrjen, duke i ushqyer shpresa të rrema. Njerëzit janë të ndjeshëm në këto raste. Këtë gjë e ka treguar
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23223. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23223