Galeria e letrave...

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

Shtepia Ideale

Po te isha shume i pasur, do te ndertoja nje shtepi keshtu: nje paradhome shume te vogel, nje korridor te ngushte, nje dhome ndenjjeje te mjerueshme, nje dhome gjumi te shkrete, mobilje te varfra e te zhveshura, ca tablo, qilima hic, perde fare, llamba te zbehta e te bezdisshme, atmosfere e pergjithshme parehatie.Per sa i perket banjes, ama, banjen do ta beja te pakten dyzet metra katrore, dhe aty mermere, majolika, cezma te shndritshme e shume te fuqishme me vermeil, llampadare ngadhenjyes, pasqyra pa mbarim e te lemuara, tapete te bute prej sfungjeri me ngjyra delikate, sere e sere parfumesh te rralle e teper te shtrenjte, letra higjenike te buta si nje psheretime, shishka sperkates te cdo lloji, gramafone stereofonike me disqe madheshtore, me nje fjale luks i shfrenuar, hapesire e tepert, endje per t’u vertitur lart e poshte lakuriq, mbase, dhe me vrap.Perse arkitektet e ditur nuk ndertojne shtepi te tilla? Eshte lehte te durohet mjerimi , kur mund te dhjesesh si zoteri.


Dono Buxati


:wink:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

Enigme qeni

Kur mua, qenin, me nxjerrin shetitje, perballe atij pallatit te madh me shtatore, xhamllek, kulla e kupola ne sheshin aty prane, shoh shpeshhere nje lloj kamioni te bukur me ngjyre te zeze, gjithe lajlelule, ndaluar mu para portes se madhe.perreth ka nje turme njerezish.Dhe, papritmas, nga porta dalin kater burra qe mbajne ne sup nje arke te gjate, pa te shkruajtura siper.Edhe kjo arke eshte e bukur, fund e krye e stolisur.Dhe njerezit e veshtrojne, nderkohe qe kater burrat e vendosin me kujdes ne kamionin aq te bukur.Ç’te kete Brenda? Vemendja e publikut, madheshtia luksoze, solemniteti i veprimeve te lene te mendosh se arka permban dicka jashtezakonisht te vyer, ushqime te rralla e te mocme, gjithsesi gjera per te ngrene, ndryshe s’kish sesi te shpjegoheshin gjithe ato ceremoni. Pastaj, ndersa arka mistersioze venodset ne kamion, kam vene re se disa nga te pranishmit, sidomos gra, shperthejne ne denesa.Edhe kjo te shtyn te besosh se eshte fjala per ushqime, te zgjedhura e te shijshme.Tek shohin qe i shpien tej, ata me grykesit deshperohen kaq shume sa nuk arrijne t’i mbajne lotet.
Ja konkluzionet ku do te conte thjesht gjykimi i shendoshe.Por njerezit jane ca tipa shume te cuditshem.Ec e gjeje ti se cfare mbyllin ne ata senduke te mrekullueshem dhe pse i lene t’ua marrin keshtu, mu para hunde, pa bere asnje qendrese.Qajne si vica, por s’luajne as gishtin per ta penguar nisjen e tyre.Ç’njerez te cuditshem!

Dino Buxati
 

bebi

Primus registratum
Re: Galeria e letrave...

kjo asht nder dhuratat ma t'bukra qe m'kan ba...

Te funden rreze

Me t' funden rreze t' mbremjes qe po fiket,
Se largu dallova ate yll te ri.
Nje çast m'u çduk... e ende sysh me çpiket
ashtu sikur te ishte nje perri.

E qeshur ajo ecte si zefiri.
Kur embel fryn' pranveres ne mengjes
Paprit, si ndizet flake e nje qiriri,
Nje ndjenj' e re ne zemren time u ndez

Se largu e soditja i magjepsur
At hijeshi qe s' shprehet dot ne rime,
Dhe zemra ime brengave molepsur
leshoi se thelli t' thellen psheretime.

I thashe: ty Zoti kur te ka krijuar,
S' kurseu kohe hir' e bukuri,
Por derdhi n' ty gjithshka qe kish te çmuar,
edhe krijoi keshtu nje mrekulli.

Ajo me' i buzeqeshje t' embel iku,
E qete e krenare si gjithmone,
Ndersa ne horizont dielli fiku,
Te funden rreze t' mbremjes qe afron.
 

bebi

Primus registratum
Re: Galeria e letrave...

fillimisht postuar nga kordelja:

Shpetimi

Shkruaj te lutem! Te pakten dy rreshta , edhe nese shpirti eshte i trazuar dhe nervat me nuk mbajne.Por cdo dite. Me dhembet shtrenguar, qofte dhe dokrra pa pike kuptimi, mjaft te shkruash
te shkruarit eshte nje nga iluzionet tona nga me qesharaket dhe me patetiket. Kujtojme se c'bejme tek shakrravitim rreshta qe sperdridhen te zinj mbi letren e bardhe. Sidoqofte, ky eshte zanati yt, qe nuk e zgjodhe vete por ta solli fati, vetem kjo eshte porta nga e cila ti, do te mund te gjesh shpetim. Shkruaj, shkruaj. Ne fund te fundit, mes tonelatash letre per tu hedhur, ndonje rresht do mund te shpetoj. (NDOSHTA)

Dino Buzati



/pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top