Galeria e letrave...

Bora

Primus registratum
Re: Galeria e letrave...

Mbame...


se jam shkume e te shkrij ne duar,

mbame kur jam e dashur,

kur jam vete-mohuar;

mbame kur lind per ty

e kur jam rrezuar,

mbame kur jam e rritur,

mbame kur jam leshuar...

Mbame se vdes

kur jam larg teje,

se me je si dielli pas nje rrufeje;

mbame te gjalle e te praruar,

se s'dua te vdes larg teje,

po s'dua te te vdes nder duar...

Korrik 2002


Mbi zjarrin


Tretem ne flaken time

e ti se kupton

se zjarri eshte i imi

e ndizet me urdhera te mi.

Nuk kupton

se me urdherat e tu

s'ka flake,

por hi...

Tetor 2002

Aida Dizdari
 

Bora

Primus registratum
Re: Galeria e letrave...

Ne Leksion-->Kadare

Shi ne rruge bie pa pushim
C'po mendon atje ti shpirti im?
Ne ate kend, e vetme, c'te mundon?
S'mban shenime, vija vizaton.
Tetembedhjete vjece nuk eshte shpejt
qe menduar xhamat t'i veresh
duhemi por zemra sec te ndjell
Syte e bukur trembur pse mi hedh?
Koha iken klasen do kujtosh
do te gdhihet befas nje mengjes
syte rreth do hedhesh te shikosh
se si derdhet shiu ne mes resh
Por ne banken prane s'do ta gjesh
djalin qe e desh dhe te desh.
 

Bora

Primus registratum
Re: Galeria e letrave...

Jo vetem gjethet


Kam pare duar
Qe perpiqen te mbajne te dashurit e tyre
Zbardhen dhe i shtrengojne fort per supesh....

Te dashurit ikin!

Ato, keputen...

I.Zhupa
 

Bora

Primus registratum
Re: Galeria e letrave...

Pelegrin

Une jam prej kohesh pelegrin
Udhetar ne vendin e shpreses se thyer
Jam ndare padashur nga karvani im
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gerryer

kerkoj karvanin tim ne rere e ne shpat
karvanin qe e ka nderruar drejtimin me kohe
Ndaj ne udhe jam krejt i humbur, jam fillikat
Me shami te grisur lidhur ne koke

Per uje buza ime u be zhur
Dhe syte me shpojne nga shterrja e lotit
Me duhet te arrije karvanin e tretur qekur
Capitur mes vapes, mes shiut e te fothtit

Une jam prej kohesh pelegrin
Shtegtar i karvanit te humbur
Dhe bart ne kurriz nje premtim
Te dhene ne hirin e gjysherve te mundur.


Do t'me kujtosh

Une do shkruaj nje liber me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relike
Dhe duke qeruar patate te ardhura nga vjeshta
Gishtin do presesh me thike

Duke e vene gishtin ne goje
Mua do me kujtosh ne kuzhine
Dhe do te thuash para dollapit te lyer me boje
"Per pak e harrova ditezine!"

DRitero Agolli
 

Bora

Primus registratum
Re: Galeria e letrave...

Atdheu eshte dhimbje

Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode

A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!

Bardhyl Londo
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Galeria e letrave...

E shumta qe mund te kerkoni nga une eshte te jem Ismail Qemal,
Ta ngre flamurin kombetar
Ne xhep te pantallonave bluxhinse
Per te shpallur ne paqe e pa buje
Pavaresine e Mendjes Time...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

LUTJA IME

Kur perendia shtriu doren me tere fuqine e saj, yjet ne qiellin e hapur, u zune se cili do te ndriconte me teper.Ylli i mengjezit me shkelqimin e vete te dendur tha : "Une shkelqej me shume se dielli dhe yjet e tjere...". Per kete, dielli u hidherua pamase dhe i prekur thelle prej kesaj fyerje u hodh poshte ne oqean i semure.I zhytur ne erresiren plot lageshtire, ndjeu pikat e ujit te mbremjes se zymte.Keshtu i mbeshtjelle me vel te zi vajtonte paprere dhe i bente thirrje miresise se perendive te ndeshkonte Yllin e mengjesit e i tha:" Per fajin e madh qe ke bere te denoj qe ne shekuj te dalesh vetem ne mengjez e te shpallesh si lajmetar i shenjte ardhjen e diellit te zjarrte ne token e bukur."
Ndersa yjeve te tjere u tha: "Te dilni vetem ne mbremje, te shkelqeni me druajtje dhe te fshihni shkelqimin menjehere sapo te dale dielli."
Dielli doli perseri tere madheshti dhe shkelqim, por akoma e ruante brengen e pare, prandaj ne mbremje u zhyt rishtaz ne oqean, i skuqur nga hidherimi dhe cmira e yjeve te tjere.
Edhe une tani, ai ai hoxha qe ne mbremje heret i lutet nga minarja e larte e xhamise lindjes se diellit te zjarrte dhe e fton te ndricoje fatkeqesine, erresiren e vete, perulem dhe i lutem shkelqimit te tij me fjalet: "Lavdi diellit dhe shkelqimit te virgjer.Dergo rrezet e tua te kuqerremta qe te largojne nga qielli im erresiren...Ndrico me rrezet e tua mendjen time te erret dhe po qe se armiqt' e tu ziliqare shkaterrojne karrocen e yjeve te stolisur.Atehere une do te sjelle, nje gje me te shkelqyer, zemren time, qiell me te gjere, hapesire me te madhe per te ngritur me shkelqimin tend te shenjte shpirtin tim.

F.S.NOLI

P.s.E mahnitshme... :thumbsup:
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Galeria e letrave...

Te puthesha ato sycka mi Kordelja ime! Rrofsh plako! :tipsy: :tipsy: :tipsy:

_____________________________________

Shkelqimi i jashtem s'rrone vecse nje cast, e thjeshta i mbetet botes trazhegim.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

Dhe u zhyta ne lexim....

Hypur mbi gerdallen time te ligur bej plane....Te fitoj lavdi dhe te ndreq boten."Historia-thoshnja-do ta permende emrin tim....ne librin e Prendive".
Dhe sikur te me kuptonte e ta merrte me mend, gerdalla vraponte neper fusha me tere gezimin e saj te çfernuar.
Befas ne rruge e siper, takova tri vajza, qe ne kraharorin e tyre-oh gjokset e tyre kishin ngjyren e diellit kur perendon atje larg ne Egjypt-mbanin libra te bukur.
Zbres e le gerdallen te kullos e lire neper fusha dhe i them:
-E bukura ime, leme ta lexoj ate liber qe mban....
-Hape dhe lexoje, o kalimtari im guximtar.
E hap mbi kraharorin e saj dhe zhytem ne lexim.Historia, duke kaluar andej, e sheh kalimtarin tek lexon ne gjoksin e nje vajze te bukur, nuk do qe ta nderprese dhe vazhdon rrugen e saj....Historia e la diellin te zhytej ne brigjet afrikane.

F.S.NOLI
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

Një zog ngadalë vdes

Samuel Beckett



Tokë e mbuluar me gërmadha, ai eci gjithë natën, unë hoqa dorë, duke fshikur gardhet,midis udhës dhe hendekut, mbi barin e zbehtë, me hapa te vegjël te ngadaltë, githë natën, pa zhurmë, duke u ndalur shpesh, thuajse ne çdo dhjetë hapa, hapa të vegjël, të dyshimtë pasi merrja frymë, pastaj duke mbajtur vesh, toka e mbuluar me gërmadha, hoqa dorë para se të lindja, s'bëhej ndryshe, por duhej të lindte, ishte ai, unë isha brenda, ai u ndal, ishte e njëqindta herë brenda asaj natë, pak a shumë, është gjithë ajo hapësirë e përshkruar, është e fundit, ai është kërrusur mbi shkopin e tij, unë jam brenda, është ai që briti, ai që doli në dritë, unë nuk brita, unë nuk dola në dritë, të dyja duart njëra mbi tjetrën peshojnë mbi shkop, balli peshon mbi duart, ai mori frymë, ai mund të mbajë vesh, trungun e shtrire horizontalisht, këmbët e hapura, gjunjët e thyer, po ajo pallto e vjetër, kindat e rrudhur ngrihen prapa, dita lindi, atij s'i mbetet tjetër veç të ngrerë sytë, veç t'i hapë, veç t'i ngrerë, ai ngatërrohet me gardhin, një zog atje larg, sa ta zërë ai ikën,ai ka jetuar unë nuk kam jetuar, jetuar keq, për shkakun tim, është e pamundur që unë të kem një vetëdije dhe e kam një, dikush tjetër më parakupton, na parakupton, aty është, arriti të vijë aty, e përfytyroj duke na parakuptuar, dy duart rreth kokës formojnë një lëmsh të vogël, orët kalojnë, ai nuk lëviz, po më kërkon një zë, është e pamundur që unë të kem një zë dhe nuk e kam, ai do të më gjejë një të tillë, s'do të më shkojë, po do të bëjë punë, punën e vet, po jo mbi të, ajo pamje, lëmshi i vogël me duar e me kokë, trungu i shtrirë horizontalisht, bërrylat në të dyja anët, sytë e mbyllurdhe fytyra e ngrirë që degjon, sytë që nuk fshihen dhe e gjithë fytyra që nuk shihet, koha s'i ndryshon asgjë, ajo pamje dhe pastaj asgjë. Tokë e mbuluar me gërmadha, nata po tërhiqet, ai ia mbathi, unëjam brenda, ai do të vrasë veten, për shkakun tim, unë dota jetoj këtë, unë do të jetoj vdekjen e tij, fundin e jetës se tij dhe pastaj vdekjen, pak nga pak, në të tashmen, si do t'ia dalë, është e pamundur që ta di, do ta di, pak nga pak, ai do të vdesë, unë nuk do të vdes, nuk do t'i mbeten veçse eshtrat, unë do të jem brenda, s'do të mbetet më veç rërë, unë do të jem brenda, s'mund të jetë ndryshe, tokë e mbuluar me gërmadha, ai kapërceu gardhin, nuk ndalet më, nuk do të thotë kurrë unë, për shkakun tim, nuk do t'i flasë kujt, askush nuk do t'i flasë atij, ai nuk do të flasë as vetëm, si mbetet gjë në kokë, unë do të fus aty çka duhet, për ta mbyllur, për të mos thënë më unë, për të mos e hapur më gojën, me kujtime dhe keqardhje të ngatërruara, ngatërrim i qenieve të dashura dhe rini të pammundur, i përkulur përpara dhe duke mbajtur bastunin në mes ai shalakatet përmes fushave, një jetë e imja, e provova, dështoi, asnjëherë e tija, për shkakun tim, ai thoshte që s'ishte e tillë, por jo, ashtu është ende, e njëjta, jam ende brenda, i njëjti, do të vë fytyra brenda kokës së tij, emra, vende, do t'i përfshij të gjitha këto, për ta mbyllur, hije që ikin, hijet e fundit, që ikin dhe që i ndjekin, ai do të ngatërrojë nënën e tij me putanat, babanë me nje punëtor rrugësh që quhej Balfi, do t'i ngjis prapa një qen të sëmurë me qëllim që ai të dojë akoma, të humbasë akoma, tokë e mbuluar me gërmadha, me hapa të vegjël të marrosur.

Shqipëroi: Mirela KUMBARO
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

ASKETIKA
- Rraca -


Britma nuk eshte e jotja. S'je ti qe flet,flasin paraardhes te panumert me gojen tende. S'je ti qe desheron;desherojne reza te panumert paraardhesish me zemren tende. Te vdekurit e tu nuk dergjen ne dhe. U bene zogj, peme, ajr. Ulesh nen hijen e tyre, ushqehesh prej mishit te tyre, frymemerr frymen e tyre. U bene ide e pasione dhe percaktojne vullnetin e veprimin tend.
Brezat e ardhshem nuk levrijne brenda kohes se percaktuar, larg prej teje. Jetojne, veprojne dhe desherojne brenda veshkave dhe zemres sate. Detyra jote e pare duke zgjeruar unin tend eshte, qe ne kete cast koherrufeshem qe capitesh mbi toke, te arrish te perjetosh udhetimin e paperendueshem te vehtes tende, ate te dukshmin si
dhe ate te padukshmin.
Nuk je nje; nje trup ushtrie je. Per nje cast nen diell dritesohet nje prej fytyrave te tua. E menjehere shuhet dhe nje tjeter ndizet, me e re se ty, pas teje. Rraca jote eshte trupi i madh, i kaluari, i tashmi dhe i ardhshmi. Ti je nje shprehje castpaket, ajo eshte fytyra.Ti je skeleti, ajo eshte mishi. Nuk je i lire. Te padukshme mijra duar shterngojne duart e tua dhe i levizin. Kur inatosesh, nje stergjysh shkumbezon ne gojen tende; kur dashuron, nje parardhes shpellbanues renkon, kur fle, hapen varret brenda kujteses tende dhe mbushen plot vampir kryet e tua dhe kope-kope mblidhen fantazmat e te vdekurve e te
thithin gjakun qe te ringjallen.
"Mos vdis, qe te mos vdesim!", therrasin brenda teje te vdekurit.
"Nuk arritem ti gezonim grate qe adhuruam; te arrish ti, te flesh bashke me to! Nuk arritem ti benim vepra idete tona; vepra ti besh ti! Nuk arritem ta kapim e ta ulim ne toke fytyren e shpreses sone; ta ulesh ne toke ti! Perfundoje vepren tone! Perfundoje vepren tone! Dite nate hyjmeedalim ne kurmin tend dhe therrasim. Jo, nuk ikem, nuk u ctrupezuam prej trupit tend, nuk zbritem nen toke. Brenda mushkerive te tua e
vazhdojme betejen. C'lirona!"
S'mjafton vetem brenda teje te degjosh ushtimen e pasardhesve. S'mjafton vetem t'i ndjesh se si luftojne perballe pragut te mendjes tende. Te gjithe vershojne qe te mberthehen tek truri yt i ngrohte, te ngjiten serisht ne driten e dites. Po ti te seleksionosh. Cili prej paraardhesve duhet rroposur pas ferrit te gjakut tend dhe cili te
ngjite te perpjeten drejt drites dhe dheut. Mos i meshiro!
Ulu symprehte ne guven e zemres tende dhe seleksiono.
Ky skelet, te thuash, eshte i peshtire, i erret, si kafshe, te shporret!
Ky eshte i heshtur dhe i flakeruar, me i gjalle se sa mua; krejt gjakun tim le ta pije!
Hidh drite mbi gjakun e erret te paraardhesve te tu, lidhi britmat e tyre ne fjale, kthelloje vullnetin e tyre, zgjeroje ballin e tyre te ngushte e te eger; kjo eshte detyra jote e dyte.
Sepse s'je vetem skllav. Sapo linde nje mundesi e re lindi bashke me ty, nje hov i ri trazon zemren madhore te erret te sojit tend. Sjell, do a s'do, nje ritem te ri. nje deshire
te re, nje ide te re, nje trishtim te ri. Do a s'do pasuron trupin tend ateror.
Ne c'drejtim do te nisesh? Si do ta perballosh jeten dhe vdekjen, virtytin dhe friken? I tere brezi strehohet ne kraherorin tend dhe pyet e pret me ankth. Ke pergjegjesi.
Nuk qeveris vetem e vetem ekzistencen tende te vockel e te parendesishme. Je nje fushe zarash ku per nje cast luhet fati i sojit tend. Cdo veprimi i yt pasqyrohet ne mijra fate.
Sic ecen, ne te njejtin cast, hap, krijon shtratin ku do te hyje e do te udhetoje lumi i pasardhesve. Kur frikesh, frika degezohet tek breza te pafund dhe telendis pafundesi shpirterash para dhe pas teje. Kur hov ne nje veprim trimeror, rraca jote e tere, hov e burrerohet.
" Nuk jam nje! Nuk jam nje!" Kjo enderr ne cdo cast do te te perveloje. Nuk je nje kurm castpaket i padobi; prapa maskes sate te dheshme te perkoheshme, nje fytyre mijevjecare pergjon. Pasionet dhe idete e tua jane me te vjetra sesa zemra dhe truri yt. Trupi yt, ai i padukshmi, jane parardhesit e e vdekur dhe pasardhesit ata te palindurit. trupi yt, ai i dukshmi, jane burrat, grate dhe femijet e rraces sate qe jetojne tani.
Prej ferrit te unit te tij shpeton vetem e vetem ai qe ndjen urine kur nje femije i rraces se tij nuk ka te haje, dhe hov i gjithehareshem kur nje burre a nje grua te sojit te vet puthen. Te gjitha keto jane organe te trupit tend te dukshem. Ndjen dhembje dhe gezohesh i derdhur deri ne fundet e Tokes brenda mijra kurmeve gjaknjejte.
Ashtu sic lufton per trupin tend te vogel, lufto edhe per te madhin. Lufto qe te gjithe keto trupa te tu te behen te afte, te forte, plot deshire. Te dritesohet mendja e tyre, te rrahe zemra e tyre e zjarrte, e patrembur, e patrazuar.
Si mund te jesh i forte, i ndricuar i patrembur, nese keto virtyte nuk pershkojne si tallaze krejt trupin tend te madh? Nje prej rraces sate te humbase, te terheq me vehte ne gjemen e vet. Nje pjese e trupit dhe e mendjes tende kalbet.
Ta perjetosh thelle, jo si ide, por si mish dhe gjak kete njejtesim.
Je nje gjeth ne degen madhore te rraces. Te ndjesh dheun te te ngjitet prej rrenjeve te errta dhe te shperbehet ne deget e gjethet. Cili eshte qellimi yt? Te luftosh qe te te mberthehesh fort tek dega dhe qofte si gjethe, qofte si lule, qofte si frut te levrije brenda teje, te ripertrihet dhe te frymemarre e gjithe pema. Detyra jote, duke kryer sherbimin tend luftarak brenda rraces eshte te ndjesh brenda teje te gjithe paraardhesit. E dyta. t'i japish drite vrullit te tyre dhe te vazhdosh vepren e tyre.
Dhe detyra jote e trete, ti dorezosh tet biri urdherim madhor qe te te tejkaloje.
Ankth brenda teje. Dikush lufton qe te arratiset, te shqyhet prej mishit tend, te shpetoje prej teje. nje fare ne veshkat e tua, nje fare ne trurin tend s'do me te rrije me ty. nuk e nxe me shpretka jote, lufton per lirine e tij.
" At', nuk me nxe zemra jote, dua ta mposht, te kaloj!Trupin tend urrej, turperohem qe jam i ngjitur me ty, do te iki! U katandisa kal i ploget, kembet e tua s'e ndjekin ritmin e zemres sime. Ngutem. Do te ec ne kembe, do te shaloj tjeter trup dhe do te te braktis ne rruge!"
Dhe ti, Ati, gezohesh duke degjuar zerin percmues te birit tend. 'Gjithcka, gjithcka per tim bir!". therret ti. "Une jam nje hic. Une jam majmuni, ai eshte njeriu. Une jam njeriu, ai biri i njeriut!" Nje force brenda teje, me e epert se sa ti, kalon tejpertej duke e mposhtur trupin tend dhe therret:" Luaje te tashmen dhe te sigurten, luaje per te ardhshmen e te pasigurten. Mos ruaj asgje per me vone. Me pelqen rreziku. mund te zhdukemi, mund te shpetojme. Mos pyet! Cdo cast mbeshtete ne dyert e rrezikut boten krejt! Une fara e te palindurit ende, ha mushkerite e rraces sate dhe therras!"

NIKO KAZANZAQI
( Autor i veprave te njohura
"Kapedan Mihali", "Zorba" dhe
"Krishti kryqezohet perseri".)
Perkthyer nga origjinali: G. Kapllani
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

Malli i atdheut

Kur vete njeriu, i lire e i vetem, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit e nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj, te gjitha keto ta pergezojne zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine, po te mos te veje tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen syte se pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di c`te mungon, s`di se c`te duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e,pike se pari here-here, mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe ca te liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja e gjuhes sone ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah, malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ai shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet te jeshe jashte Shqiperise, e te jesh larg, per te kuptuar se c`force e c`bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur vjen nga Shqiperia, nje gaz te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te atdheut...

Faik Konica.
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Galeria e letrave...

kete mesiper na u desh ta mesonim permendesh per provim....te tetevjecares dhe me pas te matures...por kurrree, nuk me ka prekur aq shum sa sot, thnx kordele voshel
-B
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Galeria e letrave...

LETRA E ZAVERIT -Sterio Spasse
Fragment nga romani "PSE"

Vdekjen duket se e kishte vendosur me kohe, se po ate dite brenda ne fletat e librit te Faust-it te Goethes gjeten nje leter te shkruar para dy javesh. Kjo leter eshte si nje dhiate per njerine. Ndermjet te tjerave shkruan:
" Njeriut duhet t'i mbushet koka se shkrimtari eshte genjeshtar me bisht dhe filozofi eshte vrases i pameshirshem! Po fillove te ecesh pas gjurmeve te filozofeve me mire mos u marto, se nuk do te jesh i zoti as per bashkshorten as per vehten tende edhe ne vend qe te marresh ne qafe vetem vetvehten, ke per te vrare dy e me shume veta. Filozofia nuk eshte gje tjeter vecse nje mjet vrasjeje. Ajo i ngjan nje vajze te bukur shume nga pamja, por qe vjell parreshtur vrer nga goja,a me mire , filozofija i ngjan nje kopeshti me lule shumengjyreshe e te bukura pune e madhe, por qe kane ere helmi. Kur i sheh keto lule aq te bukura shtihesh ti keputesh e ti futesh me gjithe zemer ne gji, por kur u merr ere te helmojne e te shtrijne vdekur perdhe. Do te jete i lumtur pra vetem ai qe nuk e perfill filozofine,por me i lumtur do jete ai qe do ta shohi jeten me syrin praktik, duke kundruar vetem genine cpikese dhe qe do ta synoje lumturine te ndehur mbi fushat pjellore, mbi livadhet e bleruara dhe mbi pyjet hijedendur te gjitha te mbeshtjellura ne velon e dashurise njerezore. Po keshtu me mire te sundohesh prej sendit te pashpirt por te dukshem, se sa nga folozofia qe eshte nje gje e padukshme!
Me mire te jesh vrases me pushke sesa vrases me mendje. Me pushke vret disa njerez por me mendje vret nje turme njerzish!
E dij se librat me larguan nga jeta edhe filozofia me humbi ndjenjen si njeri. Per mua dashuria nuk paska lindur, per mua nje mundesi nuk qenka krijuar! Kam lindur i tepert ne kete bote, jam unjur gabimisht ne kete sofer. Per mua qe kam dashur aq fort per t'i ndrequr disa te meta te njeriut, ska te aferm ne kete bote, por as jam vete i aferm i vetes time. Po tundem si kallam ne mes te oqeanit dhe shpejt e shpejt dua te zhytem ne detin e pafund. Dhe kam, per tu zhytur mbasi si i gjalle qenkam, si i vdekur qenkam, per mua eshte nje!
O njeri, po shkoj!Po shkoj dhe po te jap fjalen mbas atij njeriu te paster, qe s'eshte ndotur me folozofi se , po lindem per se dyti ne kete bote, kam per te ditur si te jetoj. Kam per te ditur se esht shum me mire te jesh nje njeri me kerrabe ne dore e me gune kraheve se sa nje njeri me kalem ne dore e me gravate ne qafe.
C'fare simbolizim! Krraba dhe guna ndehen mbi njerez te lire, kurse kalemi dhe gravata kacafyten mbi njerez skllever... Po athere te jesh i sigurte se mendjen kam per ta kullotur vetem me gjerat e njemndeta dhe s'kam per ta leshuar aspak drejt reve si kete here.! Ashtu po athere, por tani njeher po shkoj para kohes, se ndoqa gjurmet e filozofeve ... e vrasesve! Un e jam penduar per kete rruge, por nuk e mbaj dot vehten. Edhe ti, o njeri kupto pak se c'dua te them me keto fjale!
Asnjeri nuk dua te me fali ato qe i quan bota mekate, masi edhe une nuk po fal njeri, sidomos filozofet. Por mbas vdekjes per trupin tem jam nje Dhiogjen. Le te kalbet atje ku do perplaset heren e pare, le te shqyhet prej atyre kafsheve, qe do e gjejne te paret. Por ne qofte se njerezia nuk duron nje gje te tille e do te doje per te me kallur ne dhe,athere po cfaq nje deshire: Te me varrosin ne vetmi, i rrethuar me driza e me ferra, pa derdhur as lote e as vaje, pa ndare gje per shpirt dhe pa mbajtur zi, sepse per mua:
Bota e Hicit, prej hicit, per hicin
Rrotullohet rreth qellimit te hicit.

Fshataret e varrosen me nderime te medha intelektualin e tyre te vetem, por ne vetmi.Permbi nje koder qe sundon fshatin dhe ku fryn ere e paqme nga te kater anet, dhe nen hijen e nje trandafili te eger eshte vendosur varri i thjeshte i te riut. Siper tij nuk ka as emer as date e as shenje, vetem jane shkruar fjalet e tij te fundit

BOTA E HICIT, PREJ HICIT, PER HICIN
RROTULLOHET RRETH QELLIMIT TE HICIT
Nje i ri qe ndoqi gjurmen e
filozofevet.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

Shpetimi

Shkruaj te lutem! Te pakten dy rreshta , edhe nese shpirti eshte i trazuar dhe nervat me nuk mbajne.Por cdo dite. Me dhembet shtrenguar, qofte dhe dokrra pa pike kuptimi, mjaft te shkruash
te shkruarit eshte nje nga iluzionet tona nga me qesharaket dhe me patetiket. Kujtojme se c'bejme tek shakrravitim rreshta qe sperdridhen te zinj mbi letren e bardhe. Sidoqofte, ky eshte zanati yt, qe nuk e zgjodhe vete por ta solli fati, vetem kjo eshte porta nga e cila ti, do te mund te gjesh shpetim. Shkruaj, shkruaj. Ne fund te fundit, mes tonelatash letre per tu hedhur, ndonje rresht do mund te shpetoj. (NDOSHTA)


Dino Buzati
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

HISTORIA E NJE MIU

Miut bota po i dukej bota cdo dite e me e vogel. Para syve te tij parakalonin vetem mure qe lartoheshin e rruge qe beheshin gjithmone e me te ngushta. Nje dite, ai u gjend perballe nje rruge pa dalje. Beri te kthehej prapa kur para syve flakeruan kthetrat e mprehta te maces.

Franz Kafka
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

ROJTARI

Duke vrapuar i shpetova rojes se pare. Pastaj, per nje cast u tmerrova, u ktheva dhe i thashe: "Une kalova kur ju nuk e kishit mendjen". Ai pa per nje cast dhe nuk tha asgje. "Me duket se nuk duhet ta kisha bere kete gjest", i thashe. Ai serish ndenji pa folur. "Heshtja juaj a do te thote gje miratim per te kaluar ?".

Franz KAfka
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

VENDMBERRITJA

Dhashe urdher qe te me sillnin kalin nga stalla. Sherbetori nuk me kuptoi. Shkova vete, shalova kalin dhe ia hipa. Ne largesi degjova nje thirje kumbuese. E pyeta se cfare ishte. Ai s'dinte gje madje nuk kishte degjuar asgje. Tek dera me ndaloi dhe me pyeti :
"Per ku po nxitoni keshtu imzot ?
" "Nuk e di", i thashe, "Larg prej kendej, tutje. Gjithmone larg prej kendej, vetem ashtu do te mund te arrij ne vendmberritjen time".
"Pra ju e dini vendmberritjen, a s'eshte keshtu imzot ?", pyeti.
"Po", ju pergjigja, "a nuk ta thashe sakaq? Larg-Prej-Kendej. Atje eshte vendi im".
"Por nuk keni marre asnje furnizim me vete", me kujtoi ai.
"Nuk me duhet asgje", i thashe, "Udhetimi eshte aq i gjate sa do te vdes urie nqs nuk marre ndonjne gje rruges. Asnje furnizim nuk do te me shpetoje dot.

Fatmiresisht, eshte nje rrugetim teper i gjate".


Franz Kafka
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

OBUT

Punet jane keshtu.Dikush vdes, ne varrim te afermit e miqte e te ndjerit ngasherehen, ata kane nje cehre te zymte, te penduar dhe te tronditur, gjithcka le te besosh se nga dhembja s’do dine me, kurre me, te jetojne si me pare.
E megjithate, kalon nje jave, dy dhe ata i gjeni te ulur, te themi, ne nje restorant, duke qeshur e duke ngrene per shtate pale qejfe.Tamam si para vdekjese se atij tjetrit.
Pra rastet jane dy:
Ose dashurite, qofte edhe me te medhate edhe me te sinqertat, rezistojne gjashte, shtate dite.Dhe atehere e kote t’i marrim seriozisht.
Ose kundrejt vdekjes, akoma dhe me keq, gjithcka eshte hipokrizi, qofte edhe ne mirebesim.Dhe atehere s’ngelet vec…(Besoj u kuptuam!)

Dino Buxati
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Galeria e letrave...

Nje rast interesant

Vajza tha: “Mua me pelqen jeta.”
“Si? Si thate?”
“Thashe se me pelqen jeta.”
“Ah, vertet? Pa shpjegohuni, shpjegohuni mire.”
“Mua me pelqen, kaq, dhe te ndahesha prej saj do te me vinte shume keq.”
“Zonjushe, vazhdoni pra, eshte tmerresisht interesante….
Jepi, he …Ejani dhe ju te degjoni zonjushen, qe thote se i pelqen jeta.”

Dino Buxati

:confused:
 
Top