Galeri kushtuar tmerrit

Ildri

Forumium maestatis
SHTYLLE,_11_korrik_12_20894.jpg

Më 12 korrik (sot) në Sarajevë hapet Galeria 11/07/95. Sipas portalit depo.ba, kjo do të jetë një hapësirë moderne e ekspozimit, e rregulluar sipas standardeve më të larta botërore dhe e pajisur me pajisje e infrastrukturë të sofistikuar.
Galeria 11/07/95 ka sipërfaqe prej 300 metrash katrorë, pjesa më e madhe e së cilës i dedikohet ekspozitës së përhershme, përderisa pjesa tjetër është paraparë për ekspozita të kohëpaskohshme.
Autorë dhe ekspozues në ekspozitën e përhershme janë Qendra Memoriale Srebrenica-Potocari, Shoqata Lëvizja e Nënave të Enklavave Srebrenica dhe Zepa, Instituti për të Zhdukurit e BeH, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut YIHR/Fama, Cinema for Peace Foundation, Genocide Film Library Bosnia-Herzegovina (Video-arkivi i Gjenocidit i BeH) dhe fotografi Tarik Samarah.
Eksponatet multimediale që kanë për qëllim ruajtjen e kujtesës për të vrarët në Srebrenicë janë unike në BeH, ndërkohë që vizitorëve do t’iu ofrohen edhe fotografi autoriale të Tarik Samarah, si dhe video-dokumente e deklarata të dëshmitarëve të gjallë të masakrës, portrete të të vrarëve dhe harta të lokacioneve në të cilat janë gjetur varrezat masive.
Ideja për hapjen e Galerisë 11/07/95 u përgatit dhe u zhvillua me kujdes për disa vite, ndërsa rol vendimtar për realizimin e saj patën komuna sarajevase Stari Grad dhe TIKA (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtar) e cila e ka financuar gjithë projektin.
Drejtori i TIKA’s në BeH, Zulkuf Oruc pohon se Srebrenica është një pikë e dhimbshme jo vetëm për boshnjakët dhe për popullin turk, por edhe për gjithë njerëzimin, kurse Galeria 11/07/95 paraqet vetëm një akt simbolik të mbështetjes së popullit turk për popullin e BeH.
Ndryshe, galeria do të udhëhiqet nga Shoqata Kultura Sjećanja (Kultura e Kujtimit), përfaqësuesi i së cilës, Ivica Pandzic, deklaroi për depo.ba se data 12 korrik për hapjen e Galerisë është përzgjedhur për shkaqe simbolike.
"E kemi zgjedhur pikërisht këtë datë si ditë të hapjes së Galerisë me qëllim që këtë datë ta shënojmë si ditën nga e cila fillon kultura e kujtimit, respektivisht kujtimi në gjenocidin e kryer në Srebrenicë”, theksoi ai.
 

scadarsko

Locus omnem
Respekt ndaj viktimave ne ish jugosllavi !vertet n Bosnie-Herzégovine, tmerri i makines ushtarake fédérative jugosllave beri kerdine para kaskave blu nderkombetare me mission hollandez. U vrane para syve tyre, dhe direkt per mos patur problème nderkombetare neser Europa, hollanda direkt hapen tribunalin international per jugosllavine.Hollanda normal duhej te vihej n banken e te akuzuarve per mos dinjitet dhe injorim te situates atje. Milloshevic perfitoi nga dobesia e ushtareve hollandez,duke bere masakren me antihumane n Europe.
 
Top