Re: Gafa: Kur inflacioni rritet--ulet papunesia !!
Posacerisht per Leopardin. :thumbsup:
Serume për inflacionin
Mitro Çela
Duke filluar nga viti 1998, të gjitha qeveritë socialiste e kanë vënë nën “pranga” inflacionin. Shkëlqen viti 1999, kur ky tregues zbriti “nën nivelin e detit” ose minus një për qind. Në vitet në vazhdim inflacioni është luhatur mes 2 dhe 3 për qind. Për muajin shkurt ‘2004, Guvernatori Cani e dha “sihariqin” mes deputetëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Finacave: Inflacioni është ngjitur në 4,4 për qind. Suksese apo marifete statistikore? Më parë se të zgjidhim dilemën, le të investigojmë problemin.
Derivati i investimeve
Disa ditë më parë zoti Ilir Meta bëri një kritikë publike për nivelin e inflacionit. Ai nënvizoi se qeveria kënaqet që inflacioni është i ulët, por nuk analizon faktet që kanë sjellë këtë rezultat. Sipas ish kryeministrit, niveli i ulët i inflacionit nuk ka ardhur si rezultat i një zhvillimi normal të ekonomisë, por si pasojë e bllokimit të rritjes së pagave dhe pakësimit të investimeve në dy vitet e fundit.
Kjo analizë e zotit Meta meriton të zbërthehet, jo për faktin se kemi të bëjmë me një lider socialist që kritikon politikat e ndjekura nga qeveria Nano. Kritikat bëhen më të besushme duke u nisur nga fakti që kemi të bëjmë me një ish kryeministër dhe njëkohësisht një ekonomist. Sipas literaturës ekonomike dhe përvojës në ekonominë e tregut, niveli i inflacionit është edhe derivat i investimeve. Le ta nisim analizën me paratë që ka planifikuar në tre vitet e fundit qeveria për tu investuar. Sipas ligjit të buxhetit të shtetit, në vitin 2002 janë planifikuar 51 miliardë lekë investime. Në vitin 2003 janë planifikuar rreth 49 miliardë lekë. Këtë vit vetëm 47 miliardë lekë. Pse janë planifikuar më pak investime nga njeri vit në tjetrin? Do të ishte një logjikë e pranueshme në qoftë se në këto tre vite do të ishin pakësuar shpenzimet e buxhetit të shtetit. Në fakt nga viti 2002 deri këtë vit shpenzimet janë shtuar rreth 20-25 miliardë lekë. Pra kjo është tobloja. Të guxosh të ngresh stekën e shpenzimeve dhe të ulësh nivelin e investimeve që në momentin e planifikimi të shpenzimeve buxhetore, do të thotë që qeveria me dashje mendon të mbajë nën kontroll inflacionin me rrugë administrative, ose po të flasim me gjuhën e metaforave, me serume.
Do të ishte gjysma e së keqes, në qoftë se paratë e planifikuar për investime do të realizoheshin deri në një. Në fakt realizimi i investimeve dy vitet e fundit krijon një tablo të trishtuar. Në vitin 2002 plani u realizua 70 për qind. Vitin e kaluar punët shkuan keq e më keq. Investimet u realizuan nën 35 miliardë lekë.
Pse inflacioni mbetet “violinë e parë”?
Shumë teori janë thurur vitet e fundit për inflacionin. Ka ekonomistë të njohur që thonë se globalizimi i ekonomisë botërore ja ka ulur “peshën” inflacionit mes treguesve të tjerë makroekonomikë. “Pushtimi” i botës nga dollari dhe i Europës nga euro, e ka bërë inflacionin më shumë tregues ndërkombetar se sa kombëtar. Është fakt i njohur se në dy dekadat e fundit, nuk kemi asnjë rast në botë, ku krizat ekonomike të shoqërohen me hiperinflacion, siç ka ndodhur deri në vitet ’70. Sot krizat ekonomike shoqërohen me nivel të lartë papunësie, pakësimit të investimeve, zhvleftësimit të monedhave, “djegjes” së aksioneve etj. Vetëm ekonomia shqiptare nuk ka lëvizur nga istikami: Iflacioni vazhdon të mbetet “violinë e parë”! Për fat të keq, kjo dashuri për inflacionin nuk ka ardhur nga “sentimentet” e qeverisë, por nga direktivat e FMN-së. Për të qënë sa më afër të vërtetës, duke pasur dy profesione po bëj këtë autointervistë:
Gazetari:- Si llogaritet inflacioni?
Ekonomisti:- Inflacioni del nga diferenca e çmimeve mesatare të një grupi mallrash në një periudhë të caktuar kohe.
Gazetari:- Pse nën qeverinë socialiste e kemi kaq të vogël inflacionin?
Ekonomisti:- Ka një “rregull të artë” në reformat që rekomandon FMN-ja. Indeksimi i rrogave dhe pensioneve bëhet në përpjestim të drejtë me përqindjen e inflacionit. Po të jetë inflacioni 15 për qind, automatikisht rrogat duhet të indeksohen me këtë përqindje. Me këtë logjikë, që nga viti 1997 e deri në beharin e vitit 2000, rrogat dhe pensionet u bllokuan. Sebepi? Inflacioni ishte më pak se dy për qind. Në dy vitet në vazhdim, kur pati një ngritje zyrtare të inflacionit deri në 4 për qind, qeveria vendosi të ngrejë rrogat dhe pensionet nga 8 deri në 10 për qind. Duke qënë se ngritja e rrogave ishte dy herë më e madhe se sa niveli i inflacionit, meritokratët thanë se qeveria i bëri nder popullit, duke rrezikuar të “thartohet” me FMN-në.
Gazetari:- Po populli çfarë fiton nga inflacioni i “ushqyer” me serume?
Ekonomisti:- Populli del me dy palë këpucë të kuqe. Një palë janë rrogat dhe pensionet që nuk indeksohen sipas barometrit të ekonomisë. Së dyti, kur zbret inflacioni, ulen edhe interesat bankare. Në fillim të këtij viti 1999, interesat e Bakës së Kursimit ishin 22 për qind. Këtë vit janë 7 për qind.
A duhet të ndikojnë tre monedha në nivelin e inflacionit?
Inflacioni mes të tjerave varet edhe nga sasia e parave në qarkullim. Sa më shumë para, aq më shumë shance për t’u rritur inflacioni. Qeveria jonë e mbron me fanatizëm këtë teori që ja këshillon edhe FMN-ja. Mbi këtë teori, është kufizuar në minimum dhënia e kredive nga bankat. Por çfarë ndodh në fakt? Në vendin tonë, veç lekut qarkullon edhe dollari me eur-on. Të gjitha veprimet në doganë bëhen me valutë të huaj, domethënë, rreth 1,6 miliardë dollarë. Sipas ligjit, me valutë të huaj mund të blesh edhe shtëpi, makina, traktorë bile të pish edhe një kafe a një birrë. Duke pasur tre monedha në qarkullim, praktikisht edhe inflacioni shpërndahet mes tyre. Logjikisht inflacioni zyrtar i parasë nuk është real. Unë mendoj se qeveria duhet të llogariti inflacionin real, duke e koregjuar me një koeficent për pjesën që merr dollari me eur-on.
Ideja ime përfocohet po të kemi parasysh faktin që Instituti i Statistikave me “një të rënë të lapsit” në fundin e vitit 2002, e shtoi inflacionin dy herë. Dhe qeveria nuk e bëri qejfin qeder! Po kështu, jo rrallë ka ndodhur që përqindjet e inflacionit nuk rakordojnë mes Bankës së Shqipërisë dhe ministrisës së Finacave, duke të kujtuar teorinë e Ten Sia Pinit për bashkimin e Kinës me Hong-Kongun: Një shtet dy sisteme! :smash:
Nga Biznesi
www.biznesi.com.al