Futboll Zone

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Maradona: Mesi mund te behet me i mire se une

Diego Armando Maradona eshte gezuar shume per fitoren 4﷓1 te Argjentines perballe SHBA﷓se. I pyetur nga mediat, Diego ben edhe rolin e komentatorit te ndeshjes. Ish﷓futbollisti argjentinas jep opinionet e tij mbi takimin kunder SHBA﷓se. “Numri “9” i amerikaneve kur luante dukej si Eusebio. Ai luante kunder te gjitheve. Mendoj se ishte nje ndeshje shume e bukur dhe Argjentina dha nje spektakel fantastik. Loja e tyre ishte shume e bukur dhe diten te reagonin pas pesimit te golit te pare me penallti. Me hyrjen e Aimarit, Rikelme luajti me shpejt, ndersa Veron filloi te permiresonte futbollin e tij. Mesi si gjithmone fantastik dhe e ndihmoi skuaren ne arritjen e fitores. Rikelme? Nuk e pashe si te Boka por luajti mire. Luajti mire por te Boka ka dhene me shume se kaq”, tha Maradona te cilet i shkelqejne syte kur e pyesin per Rikelmen. I pyetur per lojen dhe talentin e Lionel Mesit, Maradona thekson: “Mesi eshte Mesi, Diego eshte Diego. Na lini te qete. Ai ka nje rruge te gjate perpara, ndersa e imja ka perfunduar. E dua shume Leon, eshte nje djale fantastik. I ka te gjitha mundesite per te qene nje figure e madhe e futbollit boteror. Une kam qene i tille, ndersa ai duhet te perjetoje tashme sukseset e tij. Ndoshta mund te jete me i mire se une”. Maradona kujton edhe dy golat e Mesit, ate kunder Getafes ne “Camp Nou” dhe “Doren e Zotit” kunder Espanjolit, njesoj si golat e tij. Kur e pyesin se kush eshte me i mire Ronaldinjo apo Mesi, argjentinasi shprehet: “Ronaldinjo eshte lojtari me i mire ne bote dhe nje shkalle me larte se te tjeret, por kujdes nga Mesi sepse po rritet shume”. Maradona gjithashtu mbron Ronaldinjon nga kritikat e bera ne adrese te tij: “Nese nuk eshte ne formen me te mire sportive, do te kete arsyet e tij. Eshte i madh. Nuk eshte ai por Kupa e Amerikes ka figura te medha si Mesi, Rikelme, Roke Santa Kruz, Robinjo. Nuk mund te ankohemi. Brazili pa Ronaldinjon nuk eshte Brazil. Pa te kjo skuader humbet shume”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Kaka merr leje te Berluskoni?

Blerja e enderruar e Kakase nga Reali i Madridit vazhdon te kete histori te tjera te cilat mund te cojne drejt nje fundi te lumtur. Ylli i Milanit ka kohe qe kerkohet me shume kembengulje nga presidenti i Realit, Ramon Kalderon. Kaka nuk ka dhene asnje deklarate publike ne menyre qe te jape nje mesazh mbi te ardhmen e tij drejt Madridit. Ylli brazilian i Milanit ka bere nje takim perpara dy javesh per te rregulluar largimin e tij nga Milano. Sipas te perditshmes spanjolle “AS”, Kaka eshte pare te takohet personalisht me presidentin Silvio Berluskoni ne dy javet e para te qershorit, disa dite perpara se lojtari te shkonte me pushime ne

Nju Jork. Gjate ketij takimi, Silvio Berluskoni, ka degjuar nga goja e yllit brazilian shprehjen qe nuk e kishte imagjinuar kurre dhe qe as nuk e priste ta degjonte: “President, kam fituar gjithcka me Milanin dhe kam dhene gjithcka per te klub qe ne momentin e pre kur kam mberritur ketu. Por tani me kerkon Reali i Madridit dhe oferta e tyre me pelqen shume. Vendosni ju, ju lutem. Ju kerkoj te pakten qe te degjoni deshiren time”. Kaka ka nje respekt shume te madh per Berluskonin dhe per kete arsye i beri te qarte deshiren e tij ne nje takim koke me koke, sic mund te flase babai me djalin e tij dhe jo ne nje konference per shtyp perpara qindra e mijera gazetareve. Pasi Kaka i beri te ditur Berluskonit deshiren dhe objektivin e tij per te shkuar te Reali i Madridit, padroni i Milanit e humbi toruan dhe u be shume nervoz. Silvio Berluskoni, ne nje interviste te dhene per “La Gazzetta dello Sport”, foli edhe per ceshtjen dhe historine midis Kakase dhe Realit te Madridit. “Kjo histori po na lodh shume. Kaka nuk do te largohet dhe duhet ta fiksojne mire ne mendje”. Por drejtori sportiv i madrileneve, Predrag Mijatovic, po e menaxhon situaten me shume qetesi. E di qe vera eshte e gjate dhe qe blerja e Kakase eshte shume afer realizimit dhe gjithcka mund te perfundoje brenda muajit gusht. Reali eshte shume i favorizuar sepse ne anen e tij ka vete lojtarin, deshira e te cilit eshte qe te veshe fanellen e skuadres madrilene. Pritet qe pas kthimit te lojtareve milaneze ne Milanelo (20 korrik), Kaka t’i beje te ditur drejtuesve kuqezi deshiren e tij per t’u larguar dhe te detyroje Adriano Galianin qe te hyje ne bisedime me drejtuesit e Realit dhe per te arritur nje marreveshje perfundimtare. Pedrag Mijatovic e di shume mire qe nese arrine te bleje Kakane, atehere askush nuk do te dyshoje tek aftesite e tij si drejtor sportiv. Per me teper, Reali ka gati 80 milione euro per blerjen e Kakase.

Braziliani pret lajmet nga pushimet

Kaka do te prese me shume ankth muajin korrik, ne pritje te blerjes se tij nga Reali i Madridit. Ylli brazilian i Milanit do te mberrije sot ne Brazil, konkretisht ne Sao Paulo, pasi ka shijuar 15 dite pushime ne SHBA, per te kaluar edhe 20 ditet pushim qe i kane mbetur perpara se te bashkohet me skuadren e Milanit per te zhvilluar fazen pergatitore. Pavaresisht se Kaka ka qendruar larg futbollit keto dy jave, ai ka autorizuar babain e tij, Bosko Leite, dhe menaxherin e tij, Diego Kotco, qe ta informojne per te gjitha levizjet qe mund te behet rreth blerjes se tij nga klubi madrilen. Vete Kaka ka dhene pelqimin e tij per deklaratat e menaxherit te tij Kotco ne kete gazete me 20 qershor, ku deklaronte: “Kaka nuk e mohon kalimin e tij per te Reali dhe une nuk mund te hedh poshte mundesine qe sezonin e ardhshem te luaj me kete skuader. Oferta e skuadres madrilene eshte shume e mire dhe do te ishte marreveshja me e shtrenjte ne historine e futbollit. Kaka eshte shume i lumtur per interesimin e Realit te Madridit”. Kaka nuk deshiron te perballet me menyra te keqija me padronin e tij, Silvio Berluskonin, por si Milani ashtu edhe presidenti i saj e njohin fare mire deshiren e lojtarit brazilian per te veshur fanellen e Realit, edhe pse si Anceloti ashtu edhe Berluskoni nuk e imagjinojne nje Milan pa Kakane. Per kete arsye drejtuesit kuqezi do te bejnete pamunduren per ta mbajtur ne skuader. E dine qe largimi i Kakase do te ishte nje ofendim per te gjithe tifozet, te cilet pas fitimit te Champions League, nuk kane pare asnje blerje te madhe nga drejtuesit e klubit.

Artikulli i publikuar ne 20 qershorin e kaluar shoqerohej me foto te Kakasee i cili mbante ne dore nje poster te ealit te Madridit me mbishkrimin “Kampionet e Spanjes”, gje qe i beri shume nervoz drejtuesit e Milanit. Pasi u konfirmua se ajo foto e Kakase ishte plotesisht e vertete dhe jo e sajuar, ne Milanelo te gjithe po arrijne te kuptojne se deshira e mesfushorit brazilian eshte qe te veshe fanellen e Realit te Madridit. Edhe pse Galiani dhe Berluskoni perpiqen te vene qetesine dhe te mos alarmojne tifozet kuqezinj, duket se nje largim i Kakase drejt Madridit eshte i pandalueshem. Vete Kakase i kane pelqyer shume deklaratat e dhena nga Bernd Shuster i cili shprehej: “Kaka ka me shume shpejtesi ne loje dhe eshte me i rendesishem se Kristiano Ronaldo. Do te ishte Zidani i ri i Realit te Madridit”.



Emerson dhe Kasano “celsi” i marreveshjes

Emerson dhe Antonio Kasano mund te luajne nje rol te rendesishem ne kalimin e Kakase ne “Santiago Bernabeu”. Mesfushori brazilian dhe sulmuesi italian, jane prej shume kohesh dy objektivat e rendesishem te merkatos se Milanit dhe kjo manover mund t’i vleje shume drejtuesve madrilene per te ulur sadopak cmimin e brazilianit. Reali i ka mare keta dy futbolliste me shumen e 20 milione eurove. Veren e kaluar i pagoi 16 milione euro Juventusit per Emersonin, ndersa Romes 5,5 milione euro per Kasanon. Te Milani i deshirojne shume keta dy lojtare dhe Karlo Anceloti kerkon qe t’i kete ne dispozicion per sezonin e ardhshem. Ne Itali ka kohe qe flitet per nje ardhje te Emersonit te Milani, ndersa zv.presidenti i kuqezinjve, Adriano Galiani, vazhdon te beje elozhe per sulmuesin barez. “Kasano gjithmone me ka pelqyer, eshte nje sulmues me shume vlera dhe do te pershtatej shume mire ne skuadren tone”.

Milani: S’merremi me budallalleqe

Drejtuesit e Milanit i jane pergjigjur menjehere artikullit te publikuar nga e perditshmja spanjolle “AS”, sipas se ciles Kaka i ka shprehur Silvio Berluskonit deshiren e tij per te veshur fanellen e Realit te Madridit. “Qe sot e tutje nuk do te replikojme me per genjeshtrat qe publikon e perditshmja spanjolle “AS” per sa i perket transferimit te Kakase te Reali i Madridit”, shprehej faqa zyrtare e Milanit, duke lene te kuptohet acarimin e madh te gjithe ambjentit kuqezi per “ofensiven” e vazhdueshme te madrileneve.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Klinsman: Per familjen, i thashe “jo” Celsit

Jurgen Klinsman ka zbuluar se ka hedhur poshte mundesine per drejtuar kete vere Celsin. Ish﷓trajneri i Gjermanise, me te cilen arriti deri ne gjysmefinalet e Kupes se Botes se vitit te kaluar, vendosi te jepte doreheqjen pas perfundimit te turneut per t’u kthyer me familjen e tij ne Kaliforni. Ish﷓lojtari i Bajernit, Interit, Shtutgartit, por edhe Totenhamit, tha per mundesine e dreejtimit te bluve: “Mendova se nese do te merrja nje detyre kaq te rendesishme duhet te leviznim te gjithe si familje ne Europe dhe nuk doja t’ia beja kete gje familjes sime. Per mua personalisht nuk ishte ndonje problem i madh per t’u kthyer serish ne Europe, por per familjen time nuk ishte nje situate shume e kendshme. “Ne Kaliforni, gruaja dhe femijet e mi ata qe jane. Ndersa ne europe, do te ishin gruaja dhe femijet e Jurgen Klinsmanit. Do te kete vemendje te vazhdueshme mbi ta, mediat do te perqendrohen dhe do t’i vene ne nje siklet qe une nuk do te doja kurre te viheshin. Arsyeja qe hoqa dore nga detyra ime si trajner i Gjermanise ishte e njejta pse u largova nga Londra per ne Kaliforni kur lashe futbollin e luajtur ne vitin 1998. Eshte nje vendim i madh i gjithe familjes per te mos pranuar nje prej puneve me te rendesishme ne futboll. dua qe femijet e mi te rriten ne vende ku lihen te qete dhe nuk perndiqen nga emri i prinderve te tyre”. Edhe Frenk Rajkard dhe Gus Hidinku u lidhen me detyren e trajnerit te Celsit nga fundi i sezonit te kaluar, kur marredheniet mes trajnerit Hoze Murinjo dhe pronarit Roman Abramovic dukeshin te pariparueshme. Sidoqofte, Murinjo tani duket se do te jete serish ne krye te Celsit ne kete sezon ku do te kerkoje rifitimin e titullit te Premier League te cilin sezonin e kaluar ia rrembeu Mancester Junaitedi.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Drogba: Arsenali, nje hic pa Henrine!

Arsenali nuk ka asnje mundesi qe te sfidoje Mancester Junaitedin dhe Celsin sezonin e ardhshem per te fituar titullin e Premiership pas shitjes se Tierri Henrise. Te pakten ky eshte mendimi i Didier Drogbase. Arsenali shiti Henrine te Barcelona per 16 milione euro dhe sulmuesi i Bregut te Fildishte, qe luan per blute e Londres, eshte i mendimit se ky vendim i Arsen Vengerit ka qene vetem ne favor te rivaleve per titullin kampion ne Angli. Duke folur per te perjavshmen “News of the World”, Drogba tha: “Largimi i Henrise te Barcelona eshte nje lajm i mire per ne, do te thote qe ka nje kundershtar me pak ne rrugen e Celsit drejt titullit. Arsenali do te kete nje prblem shume te madh tani, sepse boshlleku qe le Henri eshte shume e nderlikuar per t’u plotesuar. Per ne, ky ndryshim i rralle na le te kuptojme se kete vit, lufta per titullin do te jete serish mes Celsit dhe Junaitedit”. Drogba shenoi golin e fitores se Kupes se Anglise sezonin e kaluar, pikerisht ndaj “Djajve te Kuq”, por megjithese e mbylli si golashenuesi me i mire i kampionatit, nuk mundi te rrembente titullin nga duart e skuadres se Fergusonit. Por me Henrine te demtuar per pjesen me te madhe te sezonit, Arsenali nuk mundi te mbante ritmin dhe e mbylli 20 pike pas kreut. Ky eshte edhe argumenti ne te cilin bazohet Drogba.Megjithate, vete Drogba eshte perfolur se mund te largohet nga “Stamford Bridge” dhe skuadra qe eshte interesuar per te eshte Milani. Sulmuesi ndihet i lumtur kur i permendin kuqezinjte, por pranon se nuk ka pasur asnje kontakt me ta, apo ndonje klub tjeter. “Milani? C’klub i madh, eshte kampion i Europes. Por nuk ka folur me askend, vertete”, tha ai. “Di vetem ato qe lexoni te gjithe neper gazeta, mund te shtoj vetem se nuk ka asnje problem me kontraten time me Celsin. Kam nje marreveshje te mire qe nuk me shqeteson aspak”.
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

U luajten dje dhe pardje ndeshjet e treta te grupeve te Kupes se Kampioneve .

Te marten siparin e hapi ndeshja e CSKA M-INTER ku keta te fundit fituan 1-2 duke qene ne disavantazh .Interi pas hapit fals te fillim arrin ne kuoten e 6 pikeve.Po per kete grup ne Hollande PSV-FENERBAHCE u ndane miqesisht 0-0 ne nje ndeshje te nxehte. Nje pike qe gezon me shume turqit qe arrijne 5 pike.

Ne Glasgow RANGERS_BARCELONA 0-0 ruajne te dyja sebashku kryesimine grupit me nga 7 pike duke qene me afer kualifikimit .
Shume raste per te shenuar ne te dy portat por ne fund asnjera ska mundur te shenoje dot.Ne ndeshjen tjeter u perballen dy ekipet qe nuk kishin marre asnbje pike ne dy ndeshjet e para STUTTGART-LYON 0-2 , ku moren tre piket ata qe ishin me te favorizuar dhe ne kuota.Nje trepikesh shpresues per francezet e sukseshem ne keto vitet e fundit ne kete aktivitet.Asgje e mire per kampionet e Gjermanise te cilet jane paraqitur shume dobet ne kete eveniment.

Ne Kiev DINAMO K-MANCESTER UTD 2-4 djemte e Ferguson kane treguar ambicjet e tyre ne kete kompeticion duke i fituar te treja ndeshjet e grupit e \duke udhehequr te vetem ne grupin F.
Ne Rome ROMA-SPORTING L 2-1 , italianet kane buzeqeshur ne fund me nje gol te Vucinic duke marre tre pike mjaft te vlefshme per ta. Nje ndeshje e ekulibruar ku italinet kane humbur dhe nje 11 m.

Ne Londer ARSENAL-SLAVIA P 7-0 adoleshentet e talentuar te Arsen Vegner kane shkaterruar ceket e Slavia, pike te plota 9 per Arsenal qe po tregon nje forme te jashtezakonshme si ne kampionat dhe ne Kupen e Kampioneve.Ne ndeshjen tjeter Sevilla-STeaua B 2-1 , Sevilla ka marre trepikeshin qe duhej per te shkuar me tej , duke bere detyren .Duket se kriza ka kaluar per Sevilla.


Te Merkuren.

Ne Turqi BESIKTAS-LIVERPOOL 2-1 , turqit kane befasuar nje nga kandidatet kryesore te ketij evenimenti , Liverpool te cilit i jane venitur shume shpresat per tu kualifikuar dhe duhet se sben te fitojne 3 ndeshjet e mbetura.Ne Velodrom , Marseille-Porto 1-1 nje barazim qe i shkon pershtat francezeve te suksesshem ne Europe por jo ne ne kampionat te cilet udheheqin grupin me 7 pike, gjithashtu Porto me 5 pike renditet e dyta.

Ne Londer , Chelsea-Schalke 2-0 , blute kane bere detyren duke marre nje fitore te bukur pas asaj qe arriten en Spanje ndaj Valencias. Siguri me shume per Anglezet nderkohe gjermanet me 3 pike ne 3 ndeshje shpresojne akoma pas rezulateve befasuese ne kete grup .Ne Norvegji Rosenborg-Valencia vendasit kane befasuar serish si ne ndeshjen e pare ndaj Chelsea duke mundur Valencian 2-0 duke qene nje nga surprizat e ketij evenimenti.Valencia ka lene mjaft pike ne dy ndeshjet e fundit dhe kualifikimi behet gjithmone me i veshtire.

Ne Madrid REAL M-OLIMPIAKOS 4-2 ka kyther gjithcka Reali ne pjesen e dyte me nje ROBINJO ne forme kane shenuar 4 gola ne porten e grekeve te cilet jane te idhet ne cdo ndeshje.Nje grup mjaft i ekulibruar ku secila nga te 4 skuadrat ka mundesi kualifikimi . Kryeson Real me 7 pike i ndejkur nga Olimpiakos me 5 pike.Ne Bremen WERDER-LAZIO 2-1 gjermanet kane marre tre piket e para duke shpresuar akoma per kualifikimin ne kte evenimet. Nje fitore e bukur me mjaft vlera .

Ne SAn Siro , Milan-Shakhtar 4-1 , kane lene pas rezultat negative ne Seria A,dhe kane shenuar 4 gola ne porten e ukrainasve , SUpergola te Sedoorf , nje fitore qe shton shpresat per Milan.6 pike per te dy ekipet ne kete grup.Ne Portugali Benfica-Celtic 1-0 , portugezet kane marre tre piket e para duke shpresuar akoma sebashku me Celtic nga 3 pike.


Sot luhen ndeshjet e Kupes UEFA
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Fair Play

E ndersa kmei pare ndeshjet e kombetares tone me ca humbje te cuditeshme , me vjen mire kur shikoj ndeshje pa kompromis si :

Gjeorgji-Skoci 2-0
Vendasit pa asnje motiv ndersa skocezet donin fitoren per te mbajtur kreun dhe per te enderruar finalet e Europianit , Gjeorgjia me nje futboll magjepes , e luajtur deri ne minuten e fundit vendasit fitojne 2-0 duke prere shpresat e Skocezeve.


Izrael-Rusi 2-1
Vendasit pa asnje motiv , nuk leshojne deri ne minuten e fundit dhe fitojne 2-1 , Ruset duhet te fitonin qe ne ndeshjen e fundit ndaj Andores te kualifikoheshin , humbasin shansin duke i dhen shprese Anglise ne ndeshjen e fundit ndaj kroacice.

Angli-Kroaci 2-3 Ndodha krye Fair Play i futbollit , Kroatet nen nje shembull model nuk kane ndalur nje minte ndaj anglezeve te cilet i kualifikonin dhe barazimi dhe fitorja dhe pse u barazua me nje 11 m te dyshimte shume kroatet se ndalen hovin por shenuan dhe golin e fitores dhe pse ishin te kualifikuar qe para se te fillonte ndeshja .Treguan qe te jesh ne Finalet e Europianit Zvicer-Austri duhet ta meritosh jo te ta dhurojne.

jashte Europianit Anglia , Ndoshta nje humbje Ekonomike per shtetet organizuese se si futboll ata jane dobet.

Kualifikohet Rusia e cila fiton me syte nga ndeshja e Anglise.

Jam i sigurte qe Abramovic ka dhene premio per Kroatet.


Bravo te tre ekipeve qe treguan ndeshjet me Fair Play te ketyre kualifikueseve.
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Ne "Ruzhdi Bizhuta" te Elbasanit , presidenti i Tirones, dhe i SHqipnise Bamir Topi i dorezon me dhimbje Kupen e Republikes ekip shkodran te Vllaznise e cila mundi Tiranen 2-0.

Fitore qe nuk u vu asnjehere ne diskutim nga shkodranet.

Perfaqesues dhe me medalion ne qafe per AF-ne ishte HARAP te cilit Presidenti Topi i dhuroj medaljen e trofeut.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Futboll Zone

Ndeshje e bukur Lymo. Urime Vllaznise per Kupen. Isha te tifozat e Tiranes /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Harapin se pe ne Tribune kur u ngjit pas presidentit te Vllaznise ?

Mos kishte ndonje cen ndeshja ?
S'mu duk normale ?
 

SaRaH

Primus registratum
Re: Futboll Zone

...haha pse se mori Tirana dhe mendon se na paskerka pas cen ndeshja....:p:p:p
 
S

Scorpion

Guest
Re: Futboll Zone

E pashe mer Harapin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif Vallaj dhe mu si e trukume mu duk, po hajd se jemi mesu me keto gjera...
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Napoli i Madh , Napoli i Maradones dikur sot i SOZA e kompani , Shkund MILANIN dhe ve ne rrezik serioz vendin e 4-t qe te con ne Ligen e Kampioneve per sezonin 2008/2009.
Tashme vendi i 4-t i ktheht asaj qe e ka mbajt per shume jave me rradhe Fiorentines ,derisa erdhi "dhurata" e Interit javen e shkuar per Milanin qe nuk mundi ta mbaj.
Seria A eshte futur ne Nje lloj Labirinthi qe minuta e 90' e javes qe vjen do ta zgjidhi.

Ja renditja:

Inter 82 Ch. League
Roma 81 Ch. League
Juventus 71 Ch. League K.
Fiorenina 63 Ch. League K.
Milan 61 UEFA
Sampdoria 59 UEFA
Udinese 57
Napoli 50
Genoa 48
Palermo 46
Atalanta 45
Lazio 43
Siena 43
Cagliari 41
Torino 40
Reggina 39
Catania 36
Parma 34 DIV.2
Empoli 33 DIV.2
Livorno 30 DIV.2



Bien ne sy 3 ndeshje.

Torino-Fiorentina
Catania-Roma
Parma-Inter

Ne ciftin e pare , Torino e ka siguruar qendrimin dhe do luaj pa motivim, Fiorentina nqs e fiton kete ndeshje Pamvaresisht rezultatit te ndeshjes MILAN-UDINESE mban vendin e 4 -t dhe merr pjese ne Chamions.
Interi del kampion nese:
1-Fiton me Parmen.
2-Barazon me Parmen po ashtu Barazon dhe Roma me Catania
3-Humbet me Parmen dhe Roma Barazan me Catania ( piket ne ndeshje direkte 4).
1-Roma fiton Kampionatin nese fiton vete dhe Interi humbet ose barazon me PArmen .

NAPOLI meriton nje vend ne UEFA sic eshte ne Angli per FAIR PLAY sepse ne dy raste ku mund te bente leshime PARMA_NAPOLI dhe NAPOLI-MILAN ka fituar.

ne renditjen e golashenuesve :
Trezege 19 gola
Del Piero 19 gola
Borriello 19 gola
Kush e merr ?

Sampdoria-Juventus
Atalanta-Genoa
 
S

Scorpion

Guest
Re: Futboll Zone

Skuadra e Milanit do të mbërrijë në Shqipëri më 14 tetor dhe do të luajë një ndeshje miqësore kundër Tiranës. Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë zyrës për shtyp të Milanit dhe gjithashtu burime pranë kompanisë së karburanteve “Taçi Oil”. Drejtuesit e kësaj të fundit janë organizatorët e kësaj ndeshjeje dhe pas bisedimesh të gjata me krerët e klubit italian, kanë arritur një marrëveshje për të sjellë skuadrën kuqezi në Shqipëri. Skuadra e Milanit ka shumë fansa në Shqipëri dhe është folur prej kohësh se klubi me më shumë tituj në Botë mund të zbarkonte një ditë në Tiranë, por kjo nuk kishte ndodhur tani.
Yjet
Është e sigurt se në Tiranë do të vijë skuadra e parë e Milanit dhe të pranishëm do të jenë shumë nga yjet e kësaj skuadre. Mund të mungojnë disa nga lojtarët që aktivizohen me Kombëtaret e tyre, por gjithsesi do të ketë shumë futbollistë të njohur dhe një ndër ta pritet të jetë kapiteni legjendar i kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili nuk luan më me përfaqësuesen italiane. Nuk përjashtohet gjithashtu mundësia që të jenë të pranishëm edhe yjet brazilianë si Kaka e Ronaldinjo, por prezenca e tyre ende nuk konfirmohet për shkak se përfaqësuesja e ‘seleçaos’ do të jetë e impenjuar në ndeshje eliminatore të Botërorit 2010 nga data 11 deri në 15 tetor. Megjithatë burime pranë kompanisë “Taçi Oil” që po merret me organizimin e kësaj ndeshjeje, bënë të ditur për “Panorama” se tashmë është nënshkruar një kontratë me klubin e Milanit dhe është 100 për qind e sigurt se ndeshja do të luhet më 14 tetor në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Burime pranë kompanisë “Taçi Oil” bënë të ditur se me shumë mundësi skuadra shqiptare që do të luajë kundër Milanit do të jetë Tirana, por kjo do të vendoset përfundimisht sot. Parimisht është arritur një akord me drejtuesit e bardhebluve, por sot pritet që të zyrtarizohet akordi mes tyre.
Galiani
I pranishëm në stadium ditën e ndeshjes që do të luhet në Tiranë do të jetë edhe zv/presidenti i Milanit, Adriano Galiani. Burime pranë “Taçi Oil” bënë të ditur se ka qenë vetë drejtuesi i lartë i klubit kuqezi, ai që ka kërkuar të ndjekë skuadrën në Shqipëri. Mësohet gjithashtu se përgatitjet për këtë ndeshje nga organizatorët e “Taçi Oil” do të fillojnë që sot. Ka qenë presidenti i kësaj kompanie, Rezart Taçi, ai që ka bindur presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni që të mund të lejojë ekipin e tij të zhvillojë një ndeshje miqësore në Tiranë.

Gazeta Panorama
 

Al-Punk

Still here
Re: Futboll Zone

Sidoqetejete ndeshje miqesore eshte /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
Partizani me fatin qe i ka nisur, duhet te ndeshet me Interin
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Sidoqofte mbetet eveniment ardhja e Milanit , bota do njohe SHqiperine , intersimi i mediave ben te veten.

Partizoni jone mando sa te kete Bert Xhanin sk ame pa drite me sy.

Ndeshjen e jep Supersport
 
Top