Futboll Zone

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Seria A dhe prapaskenat e veres

Pasi kane pare t’i iki “nga duart” David Suazo, qe ka zgjedhur Interin, duke nenshkruar per zikaltrit, Milani nuk do te qendroje duke pare, ne rolin e spektatorit. “Te gjitha te dhenat qe jane pare deri tani te cojne te blerja e Samuel Eto’ose. Nuk mendoj se Barcelona, me Henrine, Mesin, Ronaldinjon dhe kamerunasin, do te mbaje kater yje ne nje ekip”, u shpreh Klaudio Paskualin, nje agjent i njohur i merkatos, qe kujdeset shume per ate qe ndodh ne lidhjet Itali﷓Spanje. “Jam i sigurte se njeri mes ketyre kater kampioneve do te largohet. Sheva? Mendoj se eshte zgjedhja e dyte”. Damiani fut ne merkato edhe Drogbane: “Nuk eshte vetem Eto’o, por edhe Didier Drogba”. Ndersa Boco nuk e shuan shpresen kuqezi per Ronaldinjon: “Dinjo do te luaje te Milani, do ta shihni”.Ne lidhje me Interin, Paskualin shprehet: “Ka te gjithe grupin e mbuluar, por mendoj se ne momentin e fundit, do te beje edhe nje blerje. Rikelme mund te jete njeriu i duhur, por nuk do te hidhja poshte alternativen Kasano, qe ka te gjithe vleresimin e Mancinit dhe mund te kthehet ne Itali. Operacioni mund te kryhet, edhe pse ne momentet e fundit”. Boco eshte me skeptik: “Gjithcka do te varet nga Rekoba: nese ai do te qendroje, ne sulm Interi eshte ne rregull, gjithmone nese Reali nuk fut hundet per Ibrahimovicin”. Damiano flet me siguri per Kasanon: “Antonio ka shume deshire qe te kthehet ne Itali, te Interi. Ka shume mundesi qe ai, sezonin e ardhshem, te veshe fanellen zikalter”.Aspekti qe shqeteson me shume tifozet e Juventusit eshte i lidhur me sulmin dhe me David Trezegene: “Duke mos u ndalur shume te xhesti i Trezegese, si nje besnik i tradhetuar nga klubi, mendoj se frrancezi ka shume mundesi per te qendruar”, tha Damiano. Paskualin ka nje opinion ndryshe: “Me Trezegene, cdo gje ka mbaruar dhe nuk mendoj se Davidi do te qendroje bardhezi. Juventusi mund te mendoje edhe per Saviolen, pervec Xhilardinos”. Boco eshte me i qarte ne mendime: “Ka shume mundesi qe Trezege te qendroje, duke pre se projekti i Juventusit eshte shume serioz dhe, per kete arsye, francezi mund te vazhdoje me “Zonjen”. Do te jete i rendesishem takimi gjate javes”.Per Paskualinin, Roma do te vazhdoje te beje blerja te tjera dhe nje nder keto mund te jete Alvaro Rekoba: “Rekoba mund te kaloje me Romen, edhe pse verdhekuqte jane ne rregull keshtu si jane, me blerjet e fundit”. Edhe Boco “sponsorizon” kalimin e Rekobes te verdhekuqte: “Alvaro mund te kaloje ne kryeqytet, por edhe nese kjo nuk ndodh, jam i bindur se Roma do te bleje edhe dy apo tre lojtare kalibri, sepse klubi i ka parate e nevojshme per te tilla operacione”. Damiano duket me i paqarte: “Mendoj se Roma po perpiqet me shume per repartin e mbrojtjes, duke pare se Kivu eshte i ikur. Por, mund te synoje edhe ne sulm, duke pare se do te luaje ne disa fronte, sezonin e ardhshem”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Moxhi: Mikoli, shko te Napoli

Ish﷓drejtori i pergjithshem i Juventusit, por edhe Napolit, para shume vitesh, ndalet te merkato dhe ne nje deklarate te dhene per nje radio italiane, i keshillon Fabricio Mikolit, te veshe fanellen e Napolit, per te rifituar ate fame qe i takon. “Mikoli eshte nje lojtar i mrekullueshem dhe ka nje gjuajtje te rrezikshme, gati fatale, nga jashte zone. Me vjen keq qe per te nuk ka vend ne Itali dhe me saktesisht te Juventusi. Ndaj, i keshilloj qe te shkoje te Napoli.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Berluskoni: Dinjon jo, Eto’one...

“Goditja e bujshme”, qe te gjithe tifozet e Milanit presin, do te vije, por nuk do te jete Ronaldinjo. Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, shprehet se braziliani nuk mund te veshe fanellen e “Djallit”. Dhe, ne nje fare menyre, padroni i kampioneve te Europes ka shuar shpresen e shume personave, te cilet besonin ende te transferimi i “Gaucos” ne Itali, ne seline kuqezi. “Presidenti i Barcelones, Johan Laporta, me ka thene se nese shet Ronaldinjon, atehere ne skuader do te kishte nje dezertim total dhe do te ishte nje kaos i vertete”, ne kete menyre u shpreh Berluskoni.Duke lene pas endrren e parealizuar te Berluskonit per te sjelle ne Milano Ronaldinjon, presidenti kuqezi flet per ceshtjen Suazo. “I eshte bere nje oferte presidentit te Kaljarit, por lojtari kishte mendjen ne vend tjeter dhe kishte zgjedhur Interin prej kohesh”, tha Berluskoni i cili foli edhe per objektivin numer nje te Milanit ne merkato, Samuel Eto’one. “Shpresojme qe te gjejme nje lojtar ne lartesine e Milanit, por presim shume edhe nga Ronaldo. Nese gjejme nje lojtar te forte dhe qe eshte ne shitje, jemi te paret qe do te futemi ne tratativa me klubin. Eto’o? Te mos vendosim kufij, por pse jo?!”. Ndesa trajneri Karlo Anceloti flet per nje ceshtje te merkatos 12 muaj me pare. “Sezonin e kaluar me Realin e Madridit kishim marredhenie te mira. Me pas u terhoqa dhe kisha deshire te qendroja te Milani, sepse ketu ndihem mire dhe te gjithe me vleresojne. Jam si ne nje familje dhe per kete arsye, nuk kam nder mend te largohem. Realit i thashe jo dhe do ta beja prape, nese do te me kerkonin”. Per “Sky”, trajneri i Milanit ka folur per tratativat qe kane bere drejtuesit kuqezi ne periudhen e fundit. Trajneri kampion Europe u ndal te Suazo dhe te marreveshja e prishur ne fund, me nderhyrjen e Interit: “Ishte vendimtare deshira e lojtarit, drejtuesit e bene punen e tyre deri ne fund. Henri? Mund te ishte nje zgjidhje, por te Barcelona fiton me shume. Skuadrat spanjolle per momentin jane me te avantazhuara sidomos nga ana fiskale. Eto’o? Prioriteti i Barcelones eshte qe te mos heq dore nga kampionet e saj, sic po ben Milani me Kakane. Ne ne fakt fituam Champions League pa Ronaldon, te cilin sezonin e ardhshem do ta kemi. Por jane edhe Inzagi, Oliveira dhe Xhilardino. Kemi shume zgjidhje, nuk jemi te deshperuar. Duhet te ndjekim rrugen e sezonit te kaluar, mund te luajme me nje ose dy sulmues, por gjeja me e rendesishme eshte se skuadra duhet te tregoje besim dhe qendrueshmeri qe ne fillim te sezonit”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Platini: Milani i shpetoi fytyren Italise!

Mishel Platini feston muajin e tij te peste si president i UEFA﷓s. Ne nje interviste te dhene per nje emision sportiv italian, francezi ka shpjegur punen e tij dhe situaten qe po kalon futbolli i kampioneve te botes. “Puna qe po bej eshte e re per mua dhe kam mesuar shume gjera. Njerezit nuk kishin shume siguri dhe besim te punonin me presidentin e meparshem. Pengesat? Nga presidenti nuk i gjej. Fakti qe ke luajtur ne te kaluaren nuk do te thote se nuk mund te besh asgje per futbollin. Ky sport nuk eshte nje i semure ne gjendje te rende, ka nje histori te pafundme, ka perjetuar gjera shume te mira perpara meje dhe do te perjetoje edhe pas meje. Duhet te mendojme per te ardhmen e femijeve tane qe t’i bejme te luajne futboll. Nuk jane vetem Juventusi, Roma apo Avelino. Duhet te luajne te gjithe, t’i fusim femijet ne boten e ketij sporti i cili i ben ata me human dhe me te gezuar. Duhet te shohim aspektin social te futbollit”. Per sa i perket numrit te lojtareve te huaj ne kampionatet europiane, francezi tha: “Tashme Europa ka zgjedhur rrugen e lire per ta dhe ne nuk mund ta ndalojme. Nuk dua te hyj ne kete rregull qe i perket Komisionit Europian. Ndersa une mendoj se nje klub si Mancester Juanited dhe shume te tjere te rendesishem nuk mund te vijne e te marrin nje lojtar 15﷓vjecar qe nuk ka luajtur asnjehere ne vendin e tij dhe ne klubin e tij. Kjo eshte shkaterrim i plote”. Per sa i perket Milanit, kampiones se Europes, Platini tha: “Milani ka shpetuar fytyren e futbollit italian, ne krahasim me ate anglezin i cili kishte tre skuadra pjesemarrese ne gjuysmefinalet e turneut. Ka luajtur shume mire ne ndeshjet e fundit, sidomos kunder Mancesterit dhe Liverpulit. Finalja nuk ishte shume e bukur, por Milani fitoi me dy gola “alla Inzagi”. Une duhet te isha neutral, por njoh shume lojtare italian, me te cilet kam luajtur ne nje skuader dhe i kam patur edhe kundershtare. Trofeu i dorezuar ne tribune vlen per te dhene pak me humanizem dhe per t’i sjelle lojtaret midis tifozeve dhe popullit”. Ato imazhe do te kujtohen gjithmone, si ajo e Bobi Murit i cili merr Kupen e Botes 1966 nga Mbreteresha Elizabet”. Per sa i perket Europianit 2012 i humbur nga Italia dhe i kaluar ne “doren” e Ukraines dhe Polonise, Mishel Platini tha: “Kane qene 12 persona qe kane votuar ne menyre sekrete. Tete kane votuar kunder Italise, ndersa une kam qene neutral. Ndoshta drejtuesit italian duhet te kishin punuar me shume. Kush eshte ulur ne poltron ne Itali mund te thote shume gjera, por nuk e di se cfare ndodhi. Kandiidatura e Polonise dhe Ukraines ishte dicka me e mire dhe shume e rendesishme. Do te jete nje Europian i veshtire per t’u organizuar, shume me i veshtire se te tjeret, por si president i UEFA﷓s duhet te punoj shumene menyre qe gjithcka te shkoj perfekte”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Jup Derval “thote lamtumire”

Trajneri i dikurshem i skuadres perfaqesuese gjermane, Jup Dervalm ka nderruar jete dy dite me pare. Tekniku i cili fitoi me perfaqesuesen gjermane Kampionatin Europian te vitit 1980 ne Itali vdiq ne moshen 80﷓vjecare per shkak te nje semundjeje te rende. Pas ka lene gruan dhe dy femijet. Per shume tifoze nga e gjithe bota, Derval do te mbetet ne kujtese si nje specialist e trajner i qete. Sukseset e tij me te medha ishin fitorja e Kampionatit Europian ne vitin 1980 ne Itali dhe vendi i dyte ne Boterorin e vitit 1982 ne Spanje. “Jup Derval luajti nje rol shume te rendesishem ne vitet 70﷓te dhe 80﷓te ne sukseset e skuadres perfaqesuese gjermane. Me optimizmin e tij te vazhdueshem dhe me perpjekjet per te bere nje jete sa me te thjeshte, ai fitoi shume miq. Ndersa kompetncat e tij profesionale ishin te padiskutueshme. “Federata Gjermane e Futbollit dhe vete futbolli gjerman kane humbur nje trajner te shkelqyer, i cili ne kohen e tij fitoi fame boterore fale sukseseve ne arenen nderkombetare”, tha presidenti DFB﷓se, Teo Zvanciger. Pas Boterorit te vitit 1978, Derval erdhi ne postin e trajnerit te perfaqesueses gjermane duke zevendesuar Hemlut Shenin. Nga viti 1970 deri ne 1978 ai kishte qene ndihmesi i Shenit dhe gjate kesaj periudhe fitoi pervoje ne drejtimin e skuadres perfaqesuese. Deri ne ditet e stome do te mbetet e paarritshme seria e tij si trajner i perfaqesueses, pasi ne 23 takime, skuadra e tij nuk pesoi asnje humbje. Ne 67 takime te perfaqesueses u arriten 45 fitore, 11 barazime dhe 11 humbje.

Ne mars festoi 80﷓vjetorin

Edhe ne 80﷓vjetorin e tij ne dhjete mars te ketij viti, Derval nuk shfaqi asnje shenje shqetesimi per shendetin e tij. “Kur dikush ka nje njeri te semure rende ne rrethin e ngushte farefisnor ose shoqeror, askujt nuk i behet qefi”, tha Derval atehere. Megjithate, ai nuk e dha asnjehere veten para miqve dhe familjes se tij. “Jam shume mire. Nuk dua dhe nuk mund te ankohem. Po te shkosh shpesh ne spital dhe te shohesh se sa keq jane disa njerez te tjere, atehere s’te shkon mendja te ankohesh”, ishte shprehur ai gjate festes per 80﷓vjetorin e tij. Humbjen e Dervalit e vuajne me shume gruaja e tij, Elisabet, me te cilen eshte martuar qe ne vitin 1963, si dhe femijet e tij Patriku dhe Manuela bashke me kater niperit e tij. Pas nje ataku kardiak ne vitin 1991, ai beri nje shkeputje nga karriera e tij duke pushuar per disa kohe. “Une kam pasur gjithmone nje marredhenie te mire me lojtaret e mi. Edhe pse jam kritikuar shume per qetesine dhe komunikimin e mire me lojtaret, une besoj se edhe sot nuk do ta beja dot ndryshe punen si trajner. Per mua ka qene shume e rendesishme besimi brenda per brenda skuadres, dhe ky besim arrihet vetem me korrektesi dhe komunikim”, tha Dervali, i cili gjithnje ka thene se lojtari i tij i preferuar ishte mesfushori me tipare sulmuesi Horst Hrubesh.

Idashur edhe ne Turqi

Te shumte jane edhe tifozet ne Turqi qe vuajne humbjen e Dervalit. Dy kampionate dhe nje fitore e Kupes me Gallatasarajin nga viti 1984 dhe 1988 e shnderruan Dervalin ne nje figure shume te rendesishme per futbollin vendas. Per te edhe sot e kesaj dite flitet me respekt te madh atje. Universiteti i Ahenit dhe i Ankarase e kane dekoruar ate me titullin “Arkitekt i miqesise mes Gjermanise dhe Turqise”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Venger: Henri largohet me “bekimin” tim!

Arsen Venger eshte kryqezyar dy here ne jete me Tierri Henrine. Per here te pare u takuan ne Klerfonten, kur “Titi” ishte i grumbulluar me kombetaren franceze te te rinjve dhe vendosi ta blinte per Monakone. Nen urdherat e Vengerit, Henri debutoi ne kampionatin francez ne vitin 1994, kur ishte vetem 17 vjec. Rruget e tyre u ndane kur Vengeri kaloi ne Japoni. “Titi” vazhdoi tek Monako dhe provoi per nje vit fatin tek Juventusi, perpara se te kalonte tek Arsenali ne 1999﷓n, ku Vengeri e priste krahehapur. Te dy e shnderruan Arsenalin ne nje superskuader, por pas tete vitesh, bashkejetesa e tyre nderpruitet serish nga vdnimi i Tierrise per te kaluar tek Barcelona. Ne qershor 2008, edhe kontrata e Vengerit me Arsenalin do te perfundoje dhe trajneri francez gjithashtu do te largohet. Mbase, fati mund t’i bashkoje perseri ne te ardhmen, por deri atehere, Vengeri i uron fat Henrise ne aventuren e tij te re dhe e falenderon ate qe i dha “topcinjve”, gjate tete viteve te qendrimit te tij ne Londer. “Tierri ka qene nje futbollist i jashtezakonshem per ne, qe prej mberritjes se tij ne 1999﷓n. Ai ka shkelqyer individualisht, por me shpirtin e tij kolektiv ka bere edhe te tjeret me te mire. Ne historine moderne te Arsenalit, Henri eshte legjenda. Personalisht, dua te falenderoj Henrine per kontributin e madh qe ka patur ne suksesin e Arsenalit gjate tete sezoneve te fundit. Ka perzjere shkathtesine, cilesine dhe ambicjen, duke mundur te fitoje gjithmone. Cilesi dhe ambicje. Ky kombinim i mrekullueshem ishte edhe ai qe ndihmoi Arsenalin te mos humbte ne 49 ndeshje radhzi ne kampionat, nje e dhene historike. Ky ishte kombinimi i njejte qe lejoi Henrine te thyente rekordet vetjake, si ai i golashenuesit me te mire ne historine e klubit, nje shifer qe nuk besoj se do te thyhet ndonjehere”. Ne fund, Venger shprehu mirekuptimin e tij ndaj vendimit te Henrise: “Tierri vendosi te largohej nga Arsenali, por iken me bekimin tim. Ne emer te klubit, i uroj me te mirat per te ardhmen. Kjo eshte me e pakta qe mund te bejme per nje futbollist qe na ka dhene aq shume”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Emerson, “kyci” per Kakane?

Parate nuk do te mjaftojne. Reali e di se per te blere Kakane duhet t’i beje Milanit nje oferte me te vertete te parefuzueshme dhe pervec parave, madrilenet jane te gatshem te perfshijne ne operacion edhe nje futbollist qe e ben Karlo Ancelotin te cmendet: Emersonin. Reali i Madridit do te ndjeke te gjithe rruget e mundshme per te mbyllur blerjen e Kakase dhe tani shfaqet nje piste e re. 80 milion eurove qe i jane ofruar Milant do t’u shtohet edhe kartoni i “Pumes” Emerson. Sipas lajmeve te publikuara ne te perditshmen spanjolle “AS”, ishte vete trajneri i Milanit, Karlo Anceloti, ai i cili i telefonoi perpara disa dites Emersonit per t’i thene personalisht qe ne “San Siro” do te kishte nje vend te sigurt ne rreshtimin titullar. Ne te njejten kohe, trajneri i Milanit i ka kerkuar Galianit qe te beje gjithcka qe eshte e mundur per te siguruar “Pumen”. Nje sezon me shume dritehije ne Spanje nuk ka ndikuar ne vleresimin e Ancelotit per mesfushorin, i cili ka shkelqyer ne Serine A gjate etapes se tij tek Roma dhe Juventusi. Milani eshte i gatshem t’i ofroje brazilianit nje kontrate 3﷓vjecare dhe nje page me e mire se ajo qe fiton aktualisht ne “Bernabeu”. Gjate bisedes me Ancelotin, Emersoni falenderoi Milanin per interesimin e tij dhe i tha trajnerit te kuqezinjve qe ai nuk do te kishte asnje kundershtim, nese me pare te dy klubet do te gjenin nje marreveshje. Nje tjeter arsye qe do te shtyje Emersonin te largohet do te jete largimi i prishem i Kapelos nga Reali. Ishte trajneri italian ai qe e mori me vete nga Juventusi ne “Bernabeu” dhe pa mbrojtesin e tij, “Puma” e di qe do ta kete te veshtire te fitoje konkurrencen me Gagon dhe Diarrane per nje vend ne qender te mesfushes. Vete Ronaldo eshte kujdesur qe te ndihmoje Milanin ne shanset per te nenshkruar me Emersonin, duke kontaktuar vazhdimisht me kete te fundit dhe duke i thene se ka besim qe do ta shohe ne “San Siro” ne korrik. Sipas asaj qe shkruan “AS”, Reali do t’i komunikoje agjentit te futbollistit pas mbledhjes se Bordit Drejtues se klubi nuk do te mbeshtetet me tek Emersoni dhe qe ky i fundit do te perfshihet ne operacionin Kaka. Mesa duket, Emersoni do te shnderrohet ne futbollistin e dyte, pas Hulio Baptistes, qe i mbyllet “dera ne fytyre”. I dhene borxh tek Arsenali, “Bisha” ka punuar vazhdimisht gjate te gjithe sezonit per te patur nje shans te dyte si futbollist i Realit, por e di qe Mijatovic nuk beson me tek ai dhe qe edhe ate, Reali ia ka ofruar Milanit ne bisedime informale midis te dy klubeve.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Kapelo: Edhe qindarken e fundit!

“Une kam edhe dy vjet kontrate dhe dua t’u respektoj. Nese do te me heqin, duhet te me japin te gjithe shumen qe do te fitoja nese do te qendroja deri ne fund”



Kapelo po shijon pushimet e tij maksimalisht. Pas diteve te kaluara i shkeputur nga bota, ne Tibet, Fabio ishte dje i pranishem ne Shangai, ku mori pjese ne nje akt promocional. Qe nga Kina, Kapelo pranoi te bente nje permbledhje te momentit aktual, duke pranuar qe nuk e di ende se cfare do te beje sezonin e ardhshem, edhe permbushi objektivin duke fituar titullin me Realin.



﷓ Kapelo, numrat jane ne krahun tuaj, por jo Kalderoni. E vertete?

﷓ Keshtu duket. Kalderon e di qe kam edhe dy vjet kontrate dhe qe dua t’i respektoj, por nese vendos te prishe kontraten, duhet te kete te qarte qe duhet te me paguaje edhe qindarken e fundit qe do te fitoja nese do ta permbushja ate.

﷓ Do te vije Shusteri?

﷓ Kete e di vetem presidenti.

﷓ Ne ditet e fundit jane perfulur edhe emra te tjere.

﷓ Tani jam me pushime ne Tiber dhe Kine. Pastaj do te kthehem ne Itali dhe do te perpiqem te shplodhem.

﷓ Po nese Kalderoni iu konfirmon?

﷓ Do te fillojme te mendojme per Realin e ri. Ne radhe te pare duhet te gjejme nje zevendesues per Bekamin, nje futbollist te cilin gabuam duke mos i afruar nje kontrate dhe nuk e kam problem ta pranoj kete.

﷓ Po Ronaldo?

﷓ Dhashe driten jeshile per largimin e tij jo sepse mendoj qe ka nisur renien, apo eshte i mbaruar, por per dy arsye. E para, sepse ai nuk po luante dhe Reali nuk mund t’i lejonte vetes nje luks kaq te madh. E dyte, sepse kemi Van Nistelroin, golashenuesin me te mire ne Spanje dhe te dytin me te mire ne Europe, qe se bashku me Raulin, formon nje dyshe shume te mire.

﷓ Cila ka qene fitorja me e madhe ne kampionat?

﷓ Fakti qe te gjithe vazhduam te besonim, edhe atehere kur na “masakronin” me kritika. Kaluam disa muaj te tmerrshem, te gjithe ishin kunder meje dhe skuadres, por ne asnje moment nuk rreshtem se luftuari.

﷓ Cila ishte gjeja me e keqe?

﷓ Kritikat. Te liga, siperfaqesore dhe ndonjehere edhe te padurueshme. Tani me vjen per te qeshur qe ngjiten ne trenin e fituesit edhe njerez qe cfare nuk kane thene per ne.

﷓ Cfare ndryshimi ka midis futbollit spanjoll dhe atij italian?

﷓ Spanjolli eshte me i perparuar nga pikepamja taktike dhe teknike. Ka marre pak nga loja jugamerikane dhe kjo eshte dicka e mire per spektaklin. Futbolli italian eshte me pak i sakte, me i mbyllur dhe me pak argetues.

﷓ Atehere i jepni te drejte Sakit?

﷓ Lerini menjane Sakin. Mund te thote c’te doje. U habita se si nje njeri qe deshtoi ne dy tentativa, si trajner i Atletikos dhe me pas si drejtor sportiv i Realit, me kritikoi. Do te kishte qene ndryshe po te me kishte kritikuar Trapatoni, qe ka fituar ne Itali dhe ka qene i suksesshem edhe jashte, por nga Saki nuk e prisja dhe fjalet e tij te pavend me kane acaruar.

﷓ Ju keni thene qe futbolli spanjoll eshte shume i bukur, por qe fitoret e medha jane per italian et, si Italia apo Milani.

﷓ Eshte e vertete, sepse futbolli yne eshte me konkret, me praktik dhe cinik si askush tjeter. Spanjollet jane gjithmone gati per tena kritikuar pasi nuk i durojne dot fitoret tona, jane ziliqare. Por, duhet panuar qe ne Spanje njerezit argetohen me shume dhe qe stadiumet jane gjithmone plot.

﷓ Cili eshte lojtari me i mire qe kemi drejtuar ndonjehere?

﷓ Jane tre te atij Milani te madh: Maldini, Barezi dhe Van Basteni. Tre te jashtezakonshem, te pakrahasueshem me te tjere.

﷓ Cili eshte futbollisti me i mire i momentit?

﷓ Kaka. Eshte nje futbollist shembullor ne gjithcka, gjithashtu ne menyren se si shenon gola.

﷓ Reali eshte i gatshem te beje cmendurira per Kakane.

﷓ Dhe ka te drejte. Ku mund te gjesh nje futbollist me fantazine braziliane dhe sensin praktik te Kakase.

﷓ Kaka eshte arsyeja perse Milani fitoi Champions?

﷓ Eshte nje nder arsyet kryesore. Kaka eshte aq i mire sa qe mund te zgjidhe cdo lloj problemi. Milani e nisi kompeticionin me cdo minus te mundshem. Pa pergatitje dhe ne turin paraeliminator, ne vitin pas Boterorit. Por, fundi i sezonit te tyre ishte prej endrrash. Ndeshja e tyre ndaj Mancesterit ishte nje manual futbolli dhe duhet te shihet neper shkolla per t’u treguar femijeve se cfare eshte nje ndeshje pothuajse perfekte.

﷓ Mund te na jepni nje mendim per Moxhin dhe Xhiraudon?

﷓ Dy drejtues te medhenj. Moxhi eshte shume i afte ne pikepamjen teknike, ndersa Xhiraudo ne aspektin ekonomik dhe financiar.

﷓ Po Kalderoni, si eshte?

﷓ Nje gjykim per Kalderonin do ta bej pasi te rikthehem nga pushimet e mia te gjata.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Trezege: Flaka Celsin per Juven

David Trezege do te vazhdoje te jete nje lojtar i Juventusit dhe zgjedhja e tij ka lene te gjithe te befasuar, duke pare se xhesti i bere nga francezi javen e fundit te Serise B (nje dore e ngritur ne shenje largimi, nen syte e drejtuesve te klubit bardhezi) ishte nje “lamtumire” e parashikuar. Por, Trezegol ka reflektuar dhe mbremjen e te henes, pas nje mbledhje te zhvilluar me drejtuesit e Juves, vendosi qe te mbaje veshur, edhe per kater vjet, deri ne 30 qershor te 2011﷓s, fanellen e “Zonjesse Vjeter”. Nje konfirmim i rendesishem nga ana e Juventusit, qe per sezonin e ardhshem eshte duke ndertuar nje superskuader. Menjehere pas firmes se kontrates se re, ne te cilen do te fitoje 4 milion euro ne sezon, edhe pse mbetet ende qe kjo shifer te zyrtarizohet, Davidi u shpreh: “Kjo eshte nje zgjedhje jete per mua dhe per karriere time”, u shpreh Trezege, duke vazhduar: “Jam krenar qe e lidh emrin tim edhe per kater sezone te tjera me nje klub si Juventusi, qe me ka dhene shume dhe do te vazhdoje te me jape edhe ne te ardhmen. E them edhe njehere, nese shume nuk e kane kuptuar ende: ne Torino ndihem si ne shtepi dhe per kete arsye nuk do ta nderroja kete fanelle me asgje ne bote. Parate nuk jane gjithcka, sepse edhe ndjenjat apo dashuria jane te rendesishme ne jeten e nje personi”. Trezege zbuloi me pas nje prapaskene te merkatos, qe e pa shume larg Juventusit: “Munda qe te vleresoj impenjimin e klubit dhe besimin qe me dha. Nese doni te verteten, para nje jave me kontaktoi Celsi, nepermjet babait tim, qe eshte agjenti i cili mbulon interesat e mia. Drejtuesit anglez me kerkuan ne Londer, duke me ofruar 6 milion euro ne sezon, por para dashurise dhe zemres, nuk mund te zgjidhja aspektin ekonomik. Nuk jam i dhene pas parave, sepse fitoret dhe respekti nuk mund te arrihen fale tyre. Dua qe te fitoj edhe me shume ketu me Juventusin dhe, sezonin e ardhshem, kemi mundesi te arrijme kete”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Tevez: Zgjedh Interin, para Realit

Interi eshte shume prane goditjes se rradhes ne merkaton e kesaj vere. Klubi zikalter vazhdon qe te “joshe” shume yje dhe te fuqizoje repartin e sulmit, per sezonin qe do te vije. Sulmuesi argjentinas, Karlo Tevez, ka dale zbuluar ne intervisten e dhene per “La Gazzetta dello Sport”, duke i percjelle mesazhe dashurie Masimo Moratit dhe kampioneve te Italise. Pra, ditet ne vazhdim, drejtuesit zikalter mund te mbyllin nje tjeter marreveshje per ish﷓sulmuesin e Uest Hamit. Tevez, ne lidhje me elozhet e Moratit, karshi tij, tha: “E falenderoj shume presidentin Morati. Interi eshte nje klub i rendesishem. Ekziston nje mundesi e vertete qe une, sezonin e ardhshem, te veshe fanellen zikalter. Real Madridi? Eshte e vertete qe Reali eshte i interesuar per mua, por agjenti im e di pelqimin tim. Cili eshte? Me mire te Interi, se sa te Reali. Pastaj, ne Milano do te bashkohesha me shume argjentinas te tjere, sepse Kruz, Kambiaso, Zaneti jane tre nga miqte e mi me te mire. Keto dite kam folur me kapitenin zikalter, Havier, dhe me tha se do te ishte i lumtur sikur te luaja me Interin, sezonin e ardhshem”, tha Tevez, i cili i pyetur ne lidhje me pershtypjet e tij per tifozet zikalter, tha: “Jane nje tifozeri e zjarrte, por nuk kam pasur asnjehere probleme me tifozerine. Jam rritur ne lagjen e Fort Apace, ku luaja ne rruge qe ne moshen 10 vjec, ndaj personash qe kalonin te 18﷓tat dhe qe kishin neper xhepa thika. Dikush mund te reagonte ashper nese arrija ta dribloja. Idhulli im? Natyrisht, me i madhi i te medhenjve, Diego Armando Maradona. Ne jeten time, gjeja me e bukur ishte kur luaja me fanellen e Boka Juniorsit dhe shihja Maradonen qe bente tifo ne tribune. Me dukej nje enderr”. Tevez mendon se mund te pershtatet shume mire me lojen e Interit: “Sigurisht. Pastaj, skuadra zikalter, sic e thashe, eshte nje koloni me argjentinas. Nuk do te kisha probleme te gjuhes, ashtu si na ndodh shpesh ne futbollisteve”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Milan: Barca, leshoje Eto’one!

“Do te blejme nje tjeter Van Basten, ashtu si ndodhi ne vitin 1986, kur nuk arritem te merrnim Vialin dhe bleme talentin holandez”. Deklarata e Adriano Galianit ishte “sinjali” i pare qe Milani, ne kete merkato, po pergatitjen nje “goditje te bujshme”. Dy dite me pas, Silvio Berluskoni, presidenti kuqezi, i cili ka ditur qe ne keto vite ne “poltronin” e “Djallit”, te sjelle ne “San Siro” yje te shumte, doli hapur: “Ronaldinjo eshte i veshtire per t’u blere, ndersa Eto’o mund te vije. Nuk do te bejme kursime. Ka shume mundesi qe Samueli te veshe fanellen kuqezi, sezonin e ardhshem”, tha padroni i kampioneve te Europes. Vec kesaj, edhe Karlo Anceloti, per te konfirmuar kete pelqim te drejtuesve kuqezi, tha: “Eto’o eshte i duhuri per ne, sepse e kemi ndjekur cdo vere. Me pelqen shume per karakteristikat qe ka, ndaj dhe i kam shprehur kete deshire si presidentit Berluskoni, ashtu edhe administratorit te deleuar, Galianit”. Tre mesazhe dashurie per kamerunasin e Barces, qe nuk kane kaluar pa u vene re. Dhe, ekziston edhe nje faktqe askush nuk ka bere zyrtar, duke e publikuar. Sipas zerave, qe bazohen ne deklarata te fshehta te drejtuesve katalanas, Eto’o do te dale ne merkato, pas disa ditesh. Dhe, nga koridoret e selise “blaugrana”, ka dale lajmi: Rajkard duhet qe te zgjedhe nje sulmues per pankinen. Sigurisht, nuk duhet te jete nje investim shume i rendesishem. Dhe, edhe pse ne gazetat spanjolle shkruhet se Eto’o, Henri, Ronaldinjo dhe Mesi do te vazhdojne te qendroje katalanas, frika ekziston, sepse ashtu si eshte thene edhe nga drejtuesit kuqezi: “Duhet vetem durim!”. Keto dite do te nise sulmi kuqezi, me agjentet e merkatos milaniste te cilet do te takojne ato te Barces. Oferta aktuale e Milanit eshte 35 milion euro, edhe pse Barcelona nuk deshiron te zbrese poshte 40 milion eurove. Dhe, rroga e Samuelit eshte 6 milion euro ne sezon, por kjo eshte nje ceshtje qe Berluskoni do te zgjidhe me vone.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Klose s’duron dot: qe tani “bavarez”

Transferta e parakohshme e Miroslav Kloses nga Verder Bremen te Bajerni i Mynihut, tashme eshte nje ceshtje e mbyllur. Te dyja skuadrat i dhane fund bisedimeve disa javore per transferimin e tij dhe sipas perfaqesueseve te Bajernit te Mynihut, dje u arrit ne nje vendim te pabashket. Keshtu, neser 29﷓vjecari do te nenshkruaje nje kontrate kater vjecare me skuadren e Bajernit te Mynihut. Megjithate, ai nuk ka humbur kohe per te njohur skuadren e tij te re, prandaj eshte pare aty shume shpesh gjate diteve te fundit. Pas blerjes se Kloses, nuk ka me asnje dyshim per largimin e Roi Makait nga skuadra bavareze. “Ne arritem ne nje zjgidhje te mire per te dyja ekpiet”, tha Karl﷓Hainc Rumenige. Ai bashke me Uli Henesin u takuan me drejtorin sportiv te Verder Bremenit, Klaus Alofs, si dhe me menaxherin Manfred Myler. “Bajerni i Mynihut i plotesoi kerkesat tona, keshtu qe ne e lejuam largimin e Kloses”, tha Alofs. Trajneri i Verder Bremenit, Tomas Shaf e respektoi vendimin e sulmuesit te tij, por nuk e mohohn keqardhjen qe bashkepunimit mes tyre i erdhi fundi. Sipas te dhenave, bavarezet e kane permiresuar oferten e tyre fillestare prej dhjete milione euro dhe mendohet t’i kene dorezuar Verder Bremenit rreth 15 milione euro. Me blerjen e lojtarit te perfaqesueses gjermane dhe te sulmuesit italian Luka Toni, Bajerni i Mynihut ka vendosur ti jape fund marredhenies me sulmuesin tjeter Roi Makai. Kreu i Bajernit, Karl﷓Hainc Rumenige i ka bere te ditur holandezit se eshte e lire rruga per t’u larguar nga skuadra ne rast se deshiron te transferohet nga Mynihu. Sulmuesi holandez nderkohe ka kontaktuar me Fajenord Roterdam dhe me PSV Eindhoven.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Nesta-Sheva, takim ne Majemi

Duket se ardhja e Andrij Shevcenkos te Milani nuk eshte me nje mundesi e parealizueshme, perkundrazi. Mesa duket, ukrainasi eshte pare me Alesandro Nesten, mbrojtesin kuqezi, te shetisin ne brigjet e Majemit, duke pare se dy ish﷓shoket te “Djalli” kane vilat e tyre ne Florida, ne nje zone te banuar nga Maldini, Kaka, por edhe nga Ambrozini, ne shumicen e rasteve. Dhe, thuhet se “senatoret” kuqezi jane duke bindur sulmuesin e Celsit te kthehet. Nderkohe, ne kete “operacion” edhe e shoqja, Kristen vazhdon t’i telefonoje Berluskonit
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Leonardo, ne Brazil per “zbulime”

Leonardo, ish﷓futbollisti i Milanit, ka disa vjet qe ndjek merkaton kuqezi, ne lidhje me Brazilin, vendi ku rriten shume futbolliste me talent dhe te cilet “eksportohen” me pas drejt Europes. I tille ishte edhe Kaka, kur luante me San Paolon dhe ishte vetem nje femije, 17 vjec, ende i papjekur dhe i parrahur me futbollin e vertete, ate europian. Por, Leonardo, njohes i mire i brazilianeve, e piketoi, duke ia keshilluar Milanit. Kaka rrezikonte qe te luante ne Rusi, te kalonte te CSKA, por me pas drejtuesit kuqezi u binden dhe paguan shifren qe San Paolo kerkonte. Dhe, Leonardo, qe prej kohesh eshte ne zbulim te talenteve, eshte duke studjuar me kujdes Aleksadre Pato, nje i ri qe luan me Internacionalin e Porto Alegres, skuadres qe fitoi Boterorin e Klubeve, ne finale ndaj Barcelones. Braziliani eshte nje talent i ri dhe eshte vetem 18 vjec, por kartoni i tij kushton shume, rreth 17 milion euro.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Galiani: Tifoze, prisni dhe pak!

Heshtja dhe qetesia ne merkaton kuqezi shqeteson te gjithe dhe tifozet e Milanit jane te paret qe kane nisur te diskutojne mes tyre se cfare do te ndodhe me “Djallin”, a do te vije nje blerje e madhe, ashtu si ishte premtuar, apo do te qendroje keshtu? Pyetje qe gjejne vetem nje pergjigje, te pakten deri tani. Adriano Galiani, administratori i deleguar kuqezi, i kenaqur per skedat e reja te abonimeve, plot 21 344 abonime te rinovuara per sezonin 2007/2008 (6 841 687 euro fitim), tha: “Prisni njehere, se s’mund te flasim kaq shpejt”. Jo me kot, Milani eshte e vetmja skuader e Serise A me listen bosh ne lidhje me blerjet e reja. Adriano Galiani e di shume mire kete, por kerkon me shume durim na ana e tifozeve. I pyetur nga tifozet kuqezi ne lidhje me Samuel Eto’one, Galiani ka bere me koke ne shenje “po”﷓je, qe kamerunasi eshte ne krye te listes. “E perseris ne syte e tifozeve: duhet shume durim! Milani ka vetem nje objektiv ne merkato, nje sulmues shume te rendesishem”, shpjegoi Galiani. Eto’o apo Ronaldinjo? Jane shume te veshtire per t’u blere. Te shpresojme qe te mos jene te pamundur, ashtu si eshte Kaka per disa qe e kerkojne. Te shohim, duhet qe te qendrojme te qete dhe te punojme me qetesi. Merkato mbyllet ne daten 31 gusht, deri atehere, kemi shume kohe. Per momentin, Ronaldinjo dhe Eto’o, per Barcelonen, jane te pashitshem, per te ardhmen, do te shohim”. Ne fund, ne lidhje me ardhjen e mundshme te Shevcenkos, qe ndodhet ne Majemi me Maldinin dhe Nesten, Galiani tha: “Sheva eshte nje sulmues i madh. Eshte pjese e historise se Milanit. Mendoj se Andrij eshte sulmuesi me i mire ne keto 50 vitet e fundit. Por, te presim!”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Adriano ne telashe per narkotrafikim?

Nuk ka paqe per Adrianon, i cili ndodhet me pushime ne Sardenje. Sulmuesi i Interit, sipas asaj qe u konfirmua dje nga policia e Brazilit, ishte viktime, disa jave me pare, per nje tentativ mashtrimi ne Rio de Zhaneiro. Agjentit te lojtarit, Gilmar Rinaldit, i eshte derguar nje akt me firmen e policise se Rio de Zhaneiros, ne te cilin kerkohej qe futbollisti te jepte deshmine e tij per ceshtjen e “bashkepunimit me persona te perfshire ne trafikun e droges” qe e ka perfshire. Adriano eshte ftuar me pas t’i telefonoje nje numri telefoni, per te deshmuar ne menyre te drejtperdrejte me autoritetet e vendit. Nese nuk do ta kisha bere kete, shkruhej ne dokument, do te shkelte ligjin. Nje ngjarje e krijuar. Dokumenti, mandati ne fjale, permbante firmen e falsifikuar te shefit te departamentit te policise ne Rio, Delsi Teksera. Sipas autoriteteve braziliane, hetimet e para bejne te mendosh per nje tenativ mashtrimi e pergatitur nga dy persona, ndoshta police, ndoshta te hequr si te tille, qe levizin me nje makine te njejte me ate te policise dhe qe, edhe ne te shkuaren, jane munduar t’i zhvasin para “Perandorit”. Prokuroret qe kane marre ne dore kete ceshtje, shpresojne qe tani te identifikojne autoret e ngjarjes, fale pamjeve filmike te regjistruara nepermjet kamerave, te vendosua ne vendin ku personat ne fjale i kane dorezuar agjentit te Adrianos mandatin e falsifikuar. Nderkohe, per sa i perket merkatos, Interi eshte duke menduar per nje shkembim te mundshem te “Perandorit” me Diarrane, qe luan me Realin e Madridit. Vec kesaj, zikaltrit mund t’i ofrojne edhe 8 milion euro madrileneve, duke i kerkuar pagimin me keste. Por, marreveshja duket e veshtire, duke pare braziliani ka thene qe nuk leviz nga Italia.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Roma: Barcelona prane Kivuse!

“Oferta e Barcelones duket me shume interesante, duke pare se Interi, deri tani, as qe nuk na ka kontaktuar, duke prezantuar oferten”. Me keto fjale e nisi konferencen e djeshme per shtyp Daniele Prade, drejtori sportiv i klubit te Romes, qe u kthye ne Itali pas takimit me drejtuesit e Barces: “Kerkesa e Romes per Kivun”, shpjegoi Prade, “eshte e ndalur ne shifren 18 milion euro, por me duhet te shtoj se oferta e kryer nga Barcelona na intereson me shume, por nuk mund te bej te qarte se per cfare flitet, per arsye fshehtesie dhe per respekt te dy klubeve, qe po trajtojne”. Brenda kesaj jave, dy klubet do te flasin serish, duke u munduar qe te mbyllin kete marreveshje: “I kemi lene kohen e nevojshme Barcelones per te reflektuar, ashtu si po bejme edhe ne te Roma. Sidoqofte, Barcelona eshte e autorizuar nga klubi i Romes qe te bisedoje si me agjentin e futbollistit, ashtu edhe me Kivune, duke pare raportet e shkelqyera mes dy klubeve”. Nga Interi, nderkohe, nuk ka ardhur asnje oferte zyrtare. Ndaj, nese mbrojtesi rumun do t’i thote “po” Barces, atehere do te jete, sezonin e ardhshem, nje lojtar katalanas. Nderkohe, Marko Branka, pergjegjes i aspektit teknik te Interi, u shpreh: “Roma dhe Interi po trajtojne me Kivun vetem ne bazen e nje oferte ekonomike”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Makai: Klose e Toni, s’me kapni dot


Roi Makai, sulmuesi qe u nda me Bajernin e Mynihut, i ka lene pasueseve te tij nje trashegimi shume te rende. Largimi i holandezit do te thote me shume pergjegjesi per Podolskin pas nje viti me rezultate mesatare. Kete gje e ka pranuar vete Makai ne nje interviste per “Bild”. Ai pohoi me tej, se vec Podolskit, edhe sulmuesit e rinj te Bajernit, Klose dhe Toni do te perballen me presionin e madh te skuadres. Makai shkoi per pese milione euro tek Fejenord Roterdami, pasi Bajerni e kompletoi sulmin me blerjen e Kloses dhe Tonit. Holandezi 32﷓vjecar beson se dyshja e re nuk ka per ta arritur dot rezultatin e tij te larte ne Mynih prej 102 golash ne 178 ndeshje. “Une kam lene shume gola ne Mynih. Pas Gerd Mylerit, jam sulmuesi i dyte i Bajernit me kuoten me te larte te golave”, shtoi Makai. Ai parashikoi se veshtiresite me te medha do te jene vecanerisht per Podolskin. “Tani ai duhet te beje vepra. Dhe kjo nuk do te jete shume e lehte per te”, tha Makai. Ndersa te Klose ai ka me shume besim, pasi per te ai eshte sulmuesi me i mire gjerman. Largimin e tij pas kater vitesh te Bajerni i Mynihut, Makai nuk e sheh si arratisje. Ai jo vetem qe nuk iu shmang konkurences por deklaroi hapur se karrieren e tij nuk do ta conte dem duke qendruar ne rezervat e Bajernit. “Po largohem me koken lart”, tha ai. Ne te vertete, funksionaret e Bajernit i kerkuan Makait qe te qendronte ne skuader, pavaresish nga investimet e shumta qe bene ne sulm. Por pas nje bisede me Karl Hainc Rumenigen, u ra dakord per transferten. “Bajerni u soll shume mire ne kete ceshtje”, tha Makai.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Mateusi enderron Mynihun

“Une kam besim se ia dal mbane me Bajernin, por ceshtja eshte, a ka besim Bajerni te une?”



Lojtari i dikurshem i perfaqesueses gjermane e cileson veten si nje “femije” te Bundesliges qe do te deshironte me shume kenaqesi te rikthehej serish. Lotar Mateusi, tani qe kane kaluar shume vite nga fundi i karrieres se tij si futbollist, e ndjen se eshte i kompletuar ne rolin e trajnerit. “Nese nuk emerohem trajner, nuk dua gje tjeter”, tha 46﷓vjecari. Stacioni i tij i pare si trajner ka qene nga 6 shtatori i vitit 2001 deri ne 10 maj te vitit 2002, te Rapidi i Vjenes. Ai u pushua nga puna para se te perfundonte kontrata e rregullt. Rekordmeni i perfaqesueses gjermane tani deshiron te rikthehet sa me shpejt ne Bundeslige, konkretisht tek ish﷓skuadra e tij, Bajerni i Mynihut. “Une jam nje femije i Bundesliges, prandaj dua te kthehem perseri. Me shume se cdo gje tjeter do te doja ta shihja veten te Bajerni. Ne fund te fundit, deri tani une nuk kam qene trajner neper kopshte femijesh!”, tha 46﷓vjecari me tej per “Suddeutschen Zeitung”. Ne te pesta “stacionet” e tij si trajner, Mateus nuk ka qene shume i suksesshem dhe ne asnjeren prej tyre nuk arriti ta perfundonte kontraten, por eshte larguar para kohe. Se fundmi ai u pushua para tre javesh nga skuadra kampione e Austrise, Red Bull Salcburg. Karrieren e tij “te cmendur” si trajner ai nuk e sheh si pengese per te ardhmen. “Une e di se kudo qe kam qene kam lene gjurme pozitive. Keshtu qe besoj se do t’ia dal mbane edhe duke drejtuar ndonje klub me te madh”, shtoi kampioni i botes n﷓_tin 1990.

Mateus mendon se emri i tij eshte i njohur si futbollist dhe si trajner njekohesisht. Ndonese faktet e bejne disi tragjik fatin e tij si trajner, ai eshte i bindur se tek Rapidi i Vjenes (shtator 2001﷓maj 2002), Partizani i Beogradit (dhjetor 2002﷓dhjetor 2003), perfaqesuesja e Hungarise (janar 2004﷓dhjetor 2005), Atletiko Paranaense (shkurt﷓mars 2006) dhe Salcburg (maj 2006﷓qershor 2007) ka luajtur nje rol shume te rendesishem. “Une di te punoj. Faktet jane fakte dhe une nuk tregoj perralla”, tha ai me tej. Ish﷓lojtari i perfaqesueses gjermane, me te cilen ka luajtur 150 here, beson se menyra e tij e jeteses ka qene pengesa kryesore ne angazhimet e tij. Disa skuadra kane frike ne nje fare menyre qe t’i besojne atij. “Kete gje e kam degjuar se fundmi ne tre ose kater klube”, pohoi Mateusi.

Per te nje gje eshte mese e qarte, ai nuk do te angazhohet kurrsesi si menaxher i ndonje skuadre. “Une dua te behem vetem trajner, asgje tjeter”, tha prere Mateusi. Gjate intervistes se tij ai tha me humor se e ka marre malli te qendroje me shume se nje vit ne nje skuader. Prandaj, zgjidhja me e mire per te do te ishte sikur drejtuesit e disa klubeve me potencial te larte ne Gjermani t’i shprehin atij besimin e tyre e te thone: “Po, ne do ta marrim Mateusin dhe do t’i japim atij kohen e nevojshme qe te ndertoje gjithcka sipas planeve te tij”. Ndonese deshira e tij per te shkuar te Bajerni i Mynihut eshte shume e madhe, ai nuk sheh asnje mundesi konkrete per kete gje, pavaresisht se problemet mes tij dhe menaxherit Uli Henes jane harruar me kohe. “Une kam besim se ia dal mbane me Bajernin, por ceshtja eshte, a ka besim Bajerni te une?”, tha ai. Presidenti i bavarezeve Franc Bekenbauer prej kohesh e ka permendur emrin e Mateusit si trajner te mundshem per te ardhmen e Bajernit.
 
Top