Futboll Zone

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Kapelo: Bekam, me fal!

Nga armiku numer nje, ne heroin e nje qyteti. Kjo eshte historia e Kapelos, qe ne sezonin e tij te dyte ne drejtimin e Realit, pas atij ne vitin 1997, arrin te fitoje titullin e dyte. “Hyjnoret” i kthehen majave pas kater vitesh dhe Fabio, me nje mburoje te sigurt si titulli guxon te leshohet kunder presidentit Kalderon.

? Cfare mendonit kur ishit i vetem ne mes te fushes dhe shihnit lojtaret duke festuar?

? Qe fituam nje titull te humbur dhe ndjesia qe kisha ishte e papershkrueshme. Vuajtem shume dhe kjo ndeshje e fundit ishte shume e veshtire, por tani jemi shume me te forte menderisht.

? Do te vazhdoni tek Reali?

? Nuk varet nga une, por nga presidenti. Topi eshte ne fushen e tij. I thashe ne mbledhjen e fundit qe doja te vazhdoja dhe nese ai nuk e do kete, le te ma thote.

? Kush ka meritat me te medha ne kete permbysje?

? Ka shume profesore qe e shohin ndeshjen nga televizori. Shpresoj te vazhdojne te thone qe jam une fajtor dhe nuk e kam fjalen vetem per gazetaret. uk me bezdisin kritikat, por opinionet e pabaza. Jane njerezit qe nuk marrin vesh nga futbolli, ata qe kritikojne.

? Ne shtyp ka arritur te thuhet qe jane te tjeret ata qe kane bere formacionin e Realit.

? Kete nuk e dija, eshte e re. Tani mund te pres vetem qe te thone se ne te vertete jam nje grua. Nuk kam lejuar kurre, asnje president dhe asnje drejtor sportiv qe te me jape keshilla per detyren time.

? Kujt ia dedikoni kete titull?

? Familjes sime.

? Perpara disa muajsh thate qe ne fund te sezonit do te pranonit gabimet tuaja. Cilat ishin?

? Mospasja ne konsiderate e Bekamit. Fakti qe e perjashtova nga skuadra pasi firmosi nje kontrate tjeter. Shume menduan se humbem ndaj Bajernit sepse luajta me tre mesfushore me tipare mbrojtese. Te vendosin nje etikete dhe thone qe je difensiv. Une jam ai qe rri cdo dite me futbollistet dhe kuptoj me mire se kush eshte ne forme per te luajtur dhe kush jo.

? Ju ka pergezuar Ramon Kalderoni?

? Jo.

? E imagjinoni nje Real pa ju?

? Te shohim. Per kete duhet pyetur Kalderoni, por c’eshte e verteta, nuk kam ndiere shume mbeshtetje prej tij.

 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

R.Karlos: Iki i emocionuar!

“Kam kaluar 12 sezone te paharrueshme ne Madrid, te mbushura me shume gezime. Jam shume i lumtur qe do te largohem me kete titull, te cilin tifozeria e meritonte. Ky eshte titulli me emocionues qe kam fituar ndonjehere me Realin dhe ne te njejten kohe, edhe me dramatiku. Rivale te denje si Barcelona dhe Sevilja e bene gjithcka me te veshtire per ne dhe prandaj jemi edhe me te lumtur. Kritikat gjate sezonit na dhane nje motivim te vecante”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Kanavaro feston si fashist!

Nje gafe e pavullnetshme e Fabio Kanavaros, i cili valeviti ne fushe flamurin italian te kohes se fashizmit, pa e kuptuar qe ishte i tille. Gjate festimeve te Realit per titullin kampion, qendermbrojtesi italian mori flamurin e vendit te tij nga tifozeria dhe u mbulua me te, pasi e valeviti ne ajer. Ishte grupi jugor i tifozeve ekstremiste, te njohur per prirjet e tyre ekstra te djathta, ai qe i dha Fabios kete flamur. I pyetur per skandalin qe krijoi ne menyre te pavullnetshme, Kanavaro deklaroi: “Me dhane flamurim italian dhe mendova vetem per ta hapur dhe festuar me te. Kur e kuptova se cfare kishte mbi te e hoqa menjehere, por nderkohe, kamerat kishin fiksuar imazhet e mia”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Saturday 11 Aug 2007

16:00 Arsenal -- : -- Fulham
16:00 Aston Villa -- : -- Liverpool
16:00 Bolton Wanderers -- : -- Newcastle United
16:00 Chelsea -- : -- Birmingham City
16:00 Derby County -- : -- Portsmouth
16:00 Everton -- : -- Wigan Athletic
16:00 Manchester United -- : -- Reading
16:00 Middlesbrough -- : -- Blackburn Rovers
16:00 Sunderland -- : -- Tottenham Hotspur
16:00 West Ham Utd -- : -- Manchester City
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Barca: Mire se vjen, Henri!

Tierri Henri eshte lojtar i Barcelones! Lajmin e kane bere te ditur mbreme mediat spanjolle. Sulmuesi francez eshte blere per 24 milione euro dhe ka firmosur nje kontrate katervjecare me katalanasit. 30﷓vjecari ka parashikuar te udhetoje neser per ne Barcelone, dhe ka mundesi te prezantohet zyrtarisht te henen, edhe pse sot drejtuesit e klubit do te japin lajmin. Pas tete vitesh rresht me “Topcinjte” sulmuesi i thote lamtumire Londres per te veshur fanellen “azulgrana”, te cilen e refuzoi nje sezon me pare. Klubi anglez kerkoi 35 milione euro per yllin e vet, por pas bisedimeve mes zv.presidentit te Barces, Ferran Sorian, dhe Arsen Vengerit, cmimi zbriti ne 24 milione.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

“Fiksimi” Kaka kushtezon Realin

Ramon Kalderon, presidenti i Realit te Madridit, po planifikon politiken e blerjeve per sezonin e ardhshem, e cila kryesohet nga braziliani Kaka. Hoze Angel Sancez dhe Predrag Mijatovic kane vendosur te organizojne sulmin e tyre per yllin e Milanit, pas mbledhjes qe do te zhvillohet te henen, ku do te zyrtarizohet edhe punesimi i trajnerit te ri te Realit, Bernd Shuster. Sipas te perditshmes spanjolle “AS”, klubi madrilen ka ne gjendje 110 milione euro te cilat do t’i shpenzoje per te perforcuar skuadren per sezonin e ardhshem dhe 80 milione prej tyre do te shkojne ne arkat e Milanit per te blere Kakane, i cili kushton pes milione me shume se Zinedin Zidani (75). Keto shifra vertetojne edhe fjalet e Diogo Kotsho, shefi pershtyp i Kakase, i cili te henen e kaluar per “AS” deklaroi: “Nese Reali do te blinte Kakane, atehere do te ishte marreveshja me e shtrenjte ne historine e futbollit. Oferta e Realit eshte shume e mire dhe deri ne 31 gusht do te merret vesh nese Kaka do te shkoje te skuadra e Realit”.

Ne klubin madrilen ekziston nje Plan A ku ben pjese blerja e Kakase dhe e disa lojtareve te tjere te cilet do ta perforconin skuadren madrilene. Ne rast se ky plan do te realizohej, atehere skuadra e Realit do te merrte lojtare me eksperience. Ne kete plan bejne pjese blerjet e Savioles, Hainze, Makelele, Dudek...

Gjithashtu ekziston edhe nje Plan B nese Berluskoni frenon “Operacionin Kaka”. Ne rast te deshtimit te Planit A, atehere Reali do te blinte tre apo kater lojtare te nivelit te larte, por asnje ne kategorine e galaktikeve. Ne Planin B hyjne blerjet e Alvesh, Roben, Fabregas, te cilet pelqehen shume nga Shusteri. Nese dikush do te luftoj per blerjen e Kakase, ai eshte Bernd Shuster, i cili tashme i ka thene Kalderonitqe e do lojtarin brazilian per sezonin e ardhshem.



Plani A ﷓ Me Kakane



Metcelder: Tashme eshte i Realit

Behet fjale per blerjen e pare te Realit per sezonin e ardhshem. Vete Shuster dha pelqimin e tij per blerjen e mbrojtesit gjerman. Metcelder deri tani ka luajtur per Borusia Dortmund dhe ka firmosur nje kontrate 4﷓vjecare me Realin.



Saviola: Pelqehet nga Shuster

Vete Hoze Angle Sancez ka folur me menaxherin e lojtarit dhe kane rene dakord per arritjen e nje marreveshje pas zyrtarizimit te Bernd Shusterit si trajneri i Realit te Madridit. Klubi madrilen duhet t’i paguaj dy milione euro Barcelones dhe Saviola ka shume deshire per te luajtur ne “Santiago Bernabeu”. Laporta dhe Rajkard ia kane bere jeten te pamundur kete vit te Barcelona dhe sulmuesi argjentinas ka vendosur te largohet.



Makelele: Prane rikthimit

Behet fjale per nje nga cudite e kesaj vere per sa i perket blerjeve te Realit. Sipas “AS”, drejtuesit madrilene kane ndjekur me kujdes mesfushorin francez dhe kane vene re se ka shfaqur nje nivel te larte loje, edhe pse eshte 34 vjec. Francezi u largua nga Reali ne vitin 2003 per te luajtur te Celsi. Makelele mbetet i lire dhe Reali nuk duhet te paguaj asnje euro per rikthimin e tij.



Hainze: Vetem 7 milione euro

Largimi i Roberto Karlosit, e ka detyruar Realin qe te bleje nje mbrojtes te majte qe te jap garanci per te ardhmen. Drejtuesit madrilene jane duke ndjekur me kujdes mbrojtesin e majte te Mancester Junaitedit, Gabriel Hainzen, kontrata e te cilit me klubin anglez perfundon vitin e ardhshem. Argjentinasi 29﷓vjecar ka shprehur deshiren e tij per t’u larguar nga Mancesteri dhe blerja e tij do t’i kushtonte Realit shtate milione euro. Behet fjale per nje mbrojtes titullar te kombetares argjentinase.



Dudek: Portieri eshte gati

Behet fjale per nje blerje te propozuar nga Mijatovic. Portieri 34﷓vjecar perfundon kontraten e tij me Liverpulin dhe shume skuadra luftojne per blerjen e tij. Mijatovic ka bere takime te shumta me Jan de Zeun, menaxherin e portierit, dhe me vete lojtarin, nga i cili ka marre Ok per arritjen e marreveshjes. Mendohet qe te behet nje kontrate nje﷓vjecare me te drejte rinovimi. Shume tifoze e shikojne si rivalin e Iker Kasijasit.



Plani B ﷓ pa Kakane



Mansini: E donte Fabio Kapelo

Roma ka refuzuar nj` oferte te Liverpulit prej 19 milione eurosh per Mansinin. Menaxheri i lojtarit eshte gati per te mberritur ne kryeqytetin italian per te biseduar per kontraten e re te brazilianit, i cili mund te firmose deri ne 2012. Fabio Kapelo e njeh shume mire dhe e ka kerkuar Mansinin te vije te Reali.



Alvesh: Duhen 30 milione euro

Vete lojtari i ka komunikuar presidentit te Seviljes, Del Nidos, se ne rast se ka ndonje oferte te mire per te, atehere ai do te ishte i gatshem te largohej. Presidenti i Seviljes kerkon te pakten 30 milione euro per te filluar bisedimet, nje shume qe drejtuesit e Realit mund ta shpenzoje fare lehte nese nuk arrihet blerja e Kakase. Marredheniet midis te dy klubeve jane shume te mira dhe ne sezonet e kaluara Reali ka arritu t’i marre Seviljes dy lojtare shume te rendesishem: Hulio Baptisten dhe Serxho Ramosin.



Roben: Mund te blihet lire

Eshte nje lojtar shume i kerkuar nga klubet e medha europiane dhe vitin e kaluar ka qene nje nga premtimet elektorale te Kalderonit. Celsi eshte e detyruar ta shese ose t’i rinovoje kontraten lojtarit holandez per te mos humbur parate e shpenzuara per blerjen e tij. Kontrata e Robenit perfundon sezonin e ardhshem dhe largimi i tij nga Celsi mund te behet shume shpejt realitet, pasi lojtari nuk ka gjetur shume hapesira per te luajtur kete sezon.



Fabregas: Varet nga Vengeri

Fabregas eshte nje nga lojtaret me te talentuar dhe ka shprehur deshiren e tij per te veshur fanellen e Realit. Arsenali ka thene se eshte nje lojtar i rendesishem per ta dhe as nuk e mendojne largimin e tij. Shtypi anglez deklaron se Venger mund te marre drejtimin e Barcelones dhe ne rast se ndodh nje gje e tille, atehere edhe largimi i Fabregasit do te ishte i menjehershem.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

European Cups - InterToto Cup
June 23
FT Cliftonville 1 - 1 Dinaburg
FT Tobol Kostanay 3 - 0 Zestafoni
FT FK Baku 1 - 1 Dacia Chisinau
FT Hammarby 1 - 0 Klaksvik
FT Ethnikos Achnas 1 - 0 Makedonija
FT Sant Julia 2 - 3 Slavija Sarajevo
FT Shakhtyor Soligorsk 4 - 1 Ararat Bratislava
<span style="color: #CC0000">FT NK Zagreb 2 - 1 Vllaznia </span>
FT Differdang03 0 - 2 Slovan
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Spain Copa del Rey 2006/2007

24.06.2007

22:00 Sevilla -- : -- Getafe Final
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Barca, 12 milione euro + Zhyline per Kivu

E Hene, 25 Qershor 2007

"Sot eshte bere mbyllja e kalimit te Kivuse te Barcelona". Eshte nje lajmi i ardhur nga Spanja dje ne mengjes ne mes te merkatos. Burimi eshte i besueshem: "Marca". Sipas gazetes sportive spanjolle, Roma eshte bindur ne kete menyre: 12 milione plus Zhyline, nje lojtar qe i intereson shume Spaletit. Trajneri romanist eshte ne gjueti te shume kembimeve, te gjithe te veshtire per t'u arritur, por: Semioli eshte prane Fiorentines, Fober eshte nje hap larg Renxhers, Esposito per momentin kushton shume. Me nje fjale, sipas "Marca"-s, mbrojtesi roman eshte i gatshem te firmose nje kontrate te majme per te kaluar nen sherbimin e Rajkardit qe nga fillimi i javes. Lajmi do te konfirmonte, sic deklaroi pardje Ernesto Bronxeti (njeriu i merkatos per Spanjen): "Do te vendoset gjithcka brenda se merkures". "Per ne, lojtari nuk eshte prioritet", replika ne distance per Moratin, ndoshta i bezdisur se eshte nje i zene nga pergjigjja e romanit per nje telefonate zikaltre: "Nese preferoj te vij te ju? Per mua pak rendesi ka".

Nuk ka me asnje dyshim rreth goditjes se mundshme te Barcelones. Dyshime qe kane te bejne me trajnerin: per arsye bilanci, Roma, shoqeria ka hedhur ne cante, mund te anuncoje ceshtjen e Kivuse vetem muajin e ardhshem. Edhe per kete arsye, te qendrimit, tratativa per zgjidhjen me pronarin e Pixarris eshte shtyre nga tjetra. Me pas instruksionet - me nje oferte te mrekullueshme - e Bracelones, qe ka tentuar pak nga pak Romen, ka refuzuar, por nga fjala qe i ka dhene Interit.

Qe ketu ideja ne pallatin "Durini": I ofron Samuelit te Barcelones nje cmim te ulet (6 milione) dhe i ben te bien te gjithe dakord. Nje ide, per te cilen "Marca" nuk flet. Per spanjollet, Kivu eshte me teper "blaugrana" se zikalter.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Seria A nis me 25 gusht

Kampionati i ardhshem i futbollit ne Itali ose me sakte ne Serine A, do te nise ne fund-javen e 25 dhe 26 gushtit. Ky vendim u mor gjate mbledhjes se Keshillit te Federates edhe pse vendimi perfundimtar do te merret ne mbledhjen e ardhshme nga e njejta strukture. Per sa i takon Serise B, ekziston hipoteza qe nisja te pershpejtohet per ne 18 ose 19 gusht, por ne fund ka gjasa qe edhe ajo te nise ne nje kohe me Serine A. Ne rendin e dites ishin edhe Drejtesia Sportive e Shoqata Italiane Arbitrave. Me 28 qershor do te mblidhet Keshilli i Lega Calcio-s, qe do te marre vendimet perfundimtare.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Bariç dëshiron Shqipërinë edhe pas eliminatoreve

"Nëse FSHF është dakord, jam i hapur për bisedime"

Oto Bariç dhe Shqipëria, një lidhje e destinuar të vazhdojë edhe më tej. Kroati, që vetëm pak ditë më parë ka mbushur 75 vjeç, ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë punën me Kombëtaren kuqezi, misionin e tij të fundit në karrierë dhe padyshim një nga sfidat më të mëdha. Në një prenoncim për të përditshmen kosovare "Express", trajneri është shprehur i kënaqur me arritjet e deri më tanishme, edhe pse "në këtë pjesë të parë të eliminatoreve mund të kishim edhe disa pikë më shumë: 2 me Slloveninë dhe 1 me Holandën". Bariç vazhdon të mendojë për rinovimin e skuadrës dhe ka premtuar se në miqësoren kundër Maltës do t‘u lejë më shumë hapësirë tre futbollistëve të rinj.

Energjik, i përkushtuar dhe gjithmonë i gatshëm të japë nga eksperienca që ka akumuluar në afro katërt dekada futboll të luajtur (në vitin 1969 ai ka filluar karrierën si trajner me Germania Viesbaden). Mosha relativisht e madhe nuk ndikon në faktin që Oto Bariç është një nga trajnerët më të mirë që kanë drejtuar ndonjëherë përfaqësuesen shqiptare. Puna në dy fronte kryesore: rinovim të skuadrës dhe grumbullimin e sa më shumë pikëve është në rrugë të mbarë dhe kroati dëshiron që kjo të vazhdojë. Ai nuk e përjashton mundësinë e vazhdimit të kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit, në mënyrë që ta drejtojë Kombëtaren shqiptare edhe pas eliminatoreve të Evropianit 2008. "Kontrata ime skadon pas ndeshjeve eliminatore në ‘Euro 2008‘ dhe e di se kanë qarkulluar fjalë në media nëse do të vazhdoj punën në Shqipëri apo do të largohem. Ende nuk kam biseduar me zyrtarët e FSHF-së", pohoi Bariç. "Mendoj se për këtë bisedë ka ende kohë dhe unë jam i preokupuar të krijoj një Kombëtare, e cila do përfaqësojë Shqipërinë në mënyrë të denjë për 6-7 vitet e ardhshme. Deri më tani jam në rrugë të mbarë në arritjen e këtij qëllimi". Gjithsesi, trajneri do jetë i disponueshëm për të filluar negociatat në momentin që federata do ta cilësojë të përshtatshëm: "Nëse zyrtarët e FSHF-së mendojnë se është në të mirë të Kombëtares të arrijmë marrëveshje të re, unë jam i hapur për bisedime dhe për të arritur marrëveshje".

Paraqitja e kuqezinjve deri në këtë fazë të turit eliminator e ka bërë optimist Bariçin, edhe pse për atë që skuadra ka dhënë në fushën e lojës, ajo meritonte të kishte disa pikë më shumë. "Deri tani jam i kënaqur me atë që e kemi arritur, sidomos me ristrukturimin e ekipit. Mund të kishim disa pikë më shumë, si për shembull dy pikë kundër Sllovenisë dhe një pikë kundër Holandës, megjithatë jam optimist". Ndërsa rreth rinovimit të skuadrës, puna në këtë drejtim do vazhdojë edhe në miqësoren e 22 gushtit me Maltën në Tiranë. "Do vazhdoj rinovimin e Kombëtares, pasi deri tani kemi krijuar vetëm boshtin e ekipit. Në tërësi skuadra ka funksionuar shumë mirë në dy ndeshjet e fundit, ku kemi marrë edhe gjashtë pikë shumë të rëndësishme. Në takimin miqësor kundër Maltës do të provoj edhe tre futbollistë të rinj, por do t‘u jap rastin të luajnë më tepër disa lojtarëve si Hyka, të cilët duhet të më vërtetojnë se sa janë në gjendje për të përballuar konkurrencën në Kombëtare". Bariç është emëruar trajner i Kombëtares së Shqipërisë në qershor të vitit 2006, duke e zëvendësuar gjermanin Hans-Peter Briegel dhe ka kontratë me kuqezinjtë deri në fund të eliminatoreve, verën e vitit 2008. Shqipëria nën drejtimin e tij zë vendin e 69-të në renditjen botërore për ekipet kombëtare, të organizuar nga FIFA.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Galiani: Do blejme nje tjeter Van Basten

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ne nje interviste te dhene per “La Gazzetta dello Sport”, eshte rrefyer, duke shpjeguar situaten aktuale qe po kalojne kuqezinjte, qe nga prishja e marreveshjes me Kaljarin, per blerjen e Suazos, te merkato dhe te blerja ende misterioze qe “Djalli” parashikon te beje, por edhe te problemet e lidhura me futbollin italian. “Krahu i djathte” i Berluskonit eshte pyetur per Suazon dhe kalimin e tij te befasishem te Interi, pasi presidenti i sardeve, Celino kishte firmosur per kuqezinjte: “Fola me presidentin Berluskoni dhe ai aprovoi zgjedhjen per te mos luajtur me cmimin, duke rritur me shume oferten. Ekzistonte rreziku qe te shkonim ne gjyq dhe si ne, ashtu edhe Interi, do ta pesonin nga kjo. Edhe Karlo Anceloti e kuptoi kete. Suazo i pelqente te gjitheve. Por, jeta vazhdon edhe pas kesaj. Jam i kenaqur qe edhe Morati ka mbajtur raporte te mira me ne, duke mos ekzagjeruar ne lidhje me kete tratative. Dua qe te gjithe te dine se Milani veproi sipas rregullave dhe kur kuptoi se vullneri i lojtarit ishte zikalter, u terhoq. Duke qene se kam drejtur Ligen Italiane te Futbollit per pese vjet, e them si keshilltar se do te kishte qene nje lufte e padobishme. Kampionet e Italise kunder atyre te Europes. Jo, me mire qe u terhoqem. Dhe, per t’i shkuar te drejtes deri ne fund, vetem pasi presidenti Celino na tha se Suazo ishte i lire dhe se Interi kishte hequr dore u futem ne kete tratative, duke arritur marreveshjen. Suazo me telefonoi dhe me tha se donte Interin dhe se nuk mund te sillej si nje njeri pa personalitet, me dy fytyra, ndaj dhe u justifikua keshtu. Nuk eshte e vertete se ai nuk donte qe te luante me Milanin. Cfare do t’i them tifozeve tani? E kuptoj qe per ata eshte e veshtire, por do t’i thema te qe i thashe edhe presidentit Berluskoni. Kur ne vitin 1986 bleme Vialin dhe ai refuzoi, duke mos pranuar kete fanelle, nuk e humbem optimizmin dhe as u deshperuam. Shkuam ne Holande dhe morrem nje fare Marko van Basten. Ndoshta, me Vialin mund te kishim fituar me shume, por me Markon...”.Ne lidhje me levizjet e ardhshme, Galiani tha: “Do t’i vihemi punes per te kerkuar nje sulmues dhe do ta bejme kete me qetesine me te madhe. Merkato eshte e gjate, por eshte e qarte qe per blerjen e re do te sakrifikohet eskluzivisht Oliveira. Do te jete nje sulmues i huaj, jashte kampionatit italian. Eto’o? Nese Barca e shet!”, tha Galiani.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Roma dhe Barca, dakord per Kivun

Barcelona mund te zyrtarizoje keto dite blerjen e mbrojtesit te Romes, Kristian Kivu, i cili i ka thene perfundimisht “jo” klubit te Interit. Duket se tratativa eshte bllokuar vetem ne fund. Eksperti dhe keshilluesi i merkatos mes Italise dhe Spanjes, Ernesto Bronxeti, para disa ditesh, tha se katalanasit do te kishin vendosur shume shpejt ne lidhje me rumunin. Dhe, nga e perditshmja spanjolle “Marca”, ka ardhur konfirmimi i pare. Drejtuesit katalanas dhe ata verdhekuq kane gjetur nje pike te perbashket ne kete marreveshje, per nje shifer te barabarte me 12 milion euro, duke futur ketu edhe kartonin e sulmuesit te krahut, Ludovik Zhyli. Zyrtarizimi pritet te vije shume shpejt dhe, ne kete pike, mund te jete vetem Interi ai qe mund te bllokoje kete tratative, duke i ofruar me shume Romes. Por, kerkesat e drejtorit sportiv te kryeqytetasve, Daniele Prades, jane te tjere dhe perfshijne futbollistin Xhanluka Zambrota ne kembim, ose 18 milion euro.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Futbolli italian: 380 milion euro humbje

Skandali i pergjimeve, i quajtur “Calciopoli” nga kritika, drejtuesit sportiv dhe opinioni publik, nuk ka perfunduar. Pasojat e “vorbulles” ne veren e shkuar vazhdojne te ndihen edhe sot, ne futbollin italian. Nje “semundje” qe shkakton pasiguri, frike, por edhe “dritherima” per shume klube. Nje virus qe nuk ka sherim, te pakten deri ne zbulimin e nje kure. Dhe, si per te konfirmuar kete, mjafton qe te hidhet nje sy tek bilancet, humbjet dhe “hendeku”i madh ne aspektin ekonomiko﷓financiar qe ekziston midis klubeve te ndryshme. Nje problem teper serioz, qe prej disa vitesh “infekton” sportin me te dashur. E peditshmja “Il Sole 24 Ore” ka bere disa llogari ne lidhje me futbollin dhe me bilancet e klubeve, duke dale ne nje perfundim aspak te kenaqshem. Pavaresisht nje rritje prej shtate pikash ne perqindjen e lidhur me tregtine e lidhur sportin e topit, sezoni 2005﷓06 regjistroi nje tjeter bianc “te kuq”. Grafiku i analizuar eshte i perbere nga 17 klube te Serise A dhe, te gjithe pervec Sampdorias, perfundimet e te ciles nuk jane mundesuar, Rexhines dhe Mesines, kane dale me humbje te konsiderueshme. Nga 1,310 milion euro shpenzime ne total, 741 milion jane per shpenzimet e personelit, pra 56,6% e te ardhurave te pergjithshme. Pra, humbjet i afrohet shifres 380 milion euro, me pak ne krahasim me 407 milion eurot e sezonit te shkuar. Duke iu futur detajeve, mund te shihet se si Interi eshte klubi me i shkaterruar ne kete aspekt, me 181,5 milion euro humbje. Me pas vjen Juventusi me 36,5 milion euro humbje. Ndersa Milani e ka mbyllur me 2,48 milion euro fitime, fale plusvlerave te ardhura nga shitja e Andrij Shevcenkos, per 42 milion euro te Celsi.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Mesi: S’jam nje 20-vjecar si te tjeret!

Leo Mesi, i lindur ne 24 qershor te vitit 1987, mbushi dje 20 vjec dhe do te vazhdoje te jete i perqendruar te skuadra e Barcelones dhe kombetarja e Argjntines. Ne moshen 18﷓vjecare fitoi Boterorin me U﷓20 ne Holande; ne moshen 19 vjec mori pjese ne Boterorin e Gjermani 2006, i pari per te dhe ne moshen 20﷓vjecare do te marre pjese ne Kupen e Amerikes e cila do te zhvillohet ne Venezuele. Qe nga qyteti i Marakaibos, sulmuesi argjentinas ka dhene nje interviste per spanjollen “Mundo Deportivo”. Kur e pyeten per demtimin e Pujolit, Mesi u shpreh i habitur, sepse nuk dinte asgje per demtimin qe kishte pesuar kapiteni katalanas. Argjentinasi i uroj Pujolit sherim sa me te shpejte dhe shprehu keqardhjen e tij qe mbrojtesi i Barcelones nuk do te jete i gatshem per tre muaj me radhe.

﷓ Presidenti Hoan Laporta thote se skuadres i mungoi profesionalizmi dhe lufta e forte.

﷓ Une kurre nuk kam pasur mungese profesionalizmi apo lufte te forte ne cdo ndeshje. Une kam zhvilluar te njejten loje si sezonin e kaluar dhe mund te them se jam permiresuar edhe me shume. Ndoshta e gjithe kjo merzitje vjen nga qe nuk kemi fituar asnje titull. Kishim shume tituj ne loje dhe ne fund nuk arritem te fitonim asnje. Por perseri mund te them se kemi nje skuader shume te mire dhe te forte, e cila mund te triumfoje perseri dhe t’i jape shume gezim tifozeve katalanas.

﷓ Edhe Ronaldijon e kane kritikuar shume.

﷓ Po dhe mendoj se te gjitha kritikat kane qene te tepruara. Nje dite Dinjo eshte me i miri i botes dhe diten tjeter ne adrese te tij vershojne nje lum kritikash. Ronaldinjo kishte kater vjet pa bere pushime, kaloi nje Boteror shume te veshtire, u kthye nga pushimet dhe filloi menjehere fazen pergatitore dhe me pas u demtuam Eto’o dhe une. Si mund t’ia benim? Mund te them se sforcimi i Ronaldinjos ka qene i shume i madh gjate gjithe sezonit dhe ne shume ndeshje e ka perfunduar lojen i demtuar dhe me kembe te “sakatuara”. Tani gjithcka ka perfunduar dhe eshte e sigurt se sezonin e ardhshem do te permiresohemi te gjithe dhe gjithcka do te ndryshoje nga ky sezon.

﷓ Sa faj ka Frenk Rajkard ne kete deshtim te Barcelones?

﷓ Frenku ka te gjithe meriitat per ate qe kemi arritur. Mori drejtimin e nje Barcelone qe kishte vite pa fituar tituj dhe menjehere fituam dy kampionate dhe nje Champions League. Kete vit beri ate qe mundej dhe mendoj se nuk ka qene aspak faji i tij.

﷓ Tierri Henri vjen per te sjelle konkurrence ne skuader.

﷓ Henri eshte nje lojtar i madh, per kete erdhi te Barcelona. Nje futbollist me cilesite e tij, me te gjithe ato qe ka fituar dhe ne moshen 30﷓vjecare nuk merr rrezikun te shkoje ne nje skuader qe nuk eshte ne lartesite e tij. Titi ka treguar gjate gjjithe ketyre viteve se eshte nje sulmues i madh. Gjithmone e ka thene dhe Sesk Fabregas, qe Henri eshte fantastik si ne st-rvitje ashtu edhe ne ndeshje. Eshte nje person fantastik edhe jashte fushes se lojes, nje mik dhe nje lider i mrekullueshem.

﷓ Por tani jane kater yje per tre vende ne formacion?

﷓ Mua nuk me shqeteson prania e Henrise. Une nuk jam femije dhe i njoh mundesite e mia. Nuk e di se si do te luajme, kjo eshte nje ceshtje qe duhet ta zgjidhe Rajkardi, por nese Henri ka firmosur, kjo do te thote se trajneri e di se si do te luajme te kater bashke per te formuar nje skuader edhe me te forte.

﷓ Tani po mendoni keshtu, por sezoni eshte shume i gjate dhe ka shume ndeshje perpara.

﷓ Jo, une gjithmone dua te luaj, ashtu si cdo lojtar tjeter. Nese nuk do ta deshiroja nje gje te tille, atehere nuk do te me interesonte asgje. Jam 20 vjec, por e di qe nuk jane 20 vite te nje futbollisti mesatar. Kam mundur te marre pjese ne ndeshje shume te medha.

﷓ Keni humbur kater muaj nga demtimi, por kemi pare gjate sezonit se rritja juaj si lojtar ka qene mbreselenese.

﷓ Ndihem shume mire, edhe pse i merzitur sepse nuk arritem te fitonin asnje titull kete sezon dhe mbi te gjitha per ndeshjen e humbur kunder Espanjolit. Por tani do te kete nje sezon tjeter, ku do te kemi objektiva te tjere.

﷓ Tani fillon edhe Kupa e Amerikes.

﷓ Nuk e di se si do te luaje Argjentina, sepse ketu ka shume yje. Deshirojme te fitojme dhe te triumfojme per vendin tone.

﷓ A ju kane dhuruar ndonje gje per 20﷓vjetorin tuaj?

﷓ E vetmja dhurate qe dua eshte qe te kthehem ne Barcelone dhe te takohem me shoket e mi, Dekon, Ronaldinjon, Eto’one dhe trajnerin Rajkard, sepse eshte nje motivim i vecante te ndjesh se bashke mund t’ia dalim.

﷓ E dini qe kjo ishte “celsi” i permbysjes se Realit?

﷓ Eshte e vertete qe bashke mund te bejme gjera te medha dhe tani, me ardhjen e Henrise do te kemi me shume lojtare cilesore.

﷓ Rikelme gjithashtu kishte dje ditelindjen?

﷓ Po, e festuam bashke vitin e kaluar ne Boterorin e Gjermanies. Jemi te kenaqur per rikthimin e Rikelmes ne kombetare.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Henri iken, “Topcinjte” mbeten

Tierri Henri ka besim se Arsenali ka nje te ardhme te ndritur edhe pa te. 30﷓vjecari francez, i cili ka luajtur me “Topcinjte” qe prej vitit 1999, eshte tashme lojtar i Barcelones. Megjithate, ai nuk do t’i harroje vitet e kaluara ne Londer: “Nuk i besoj ato qe thuhen se klubi do te rrezohet, pasi mungojne lojtaret dhe te gjithe po largohen. Skuadra eshte ne rritje e siper dhe ka lojtare mjaft te talentuar”. Henri vecoi shperthimin e mesfushorit te ri, Fransesk Fabregas, qe kur Patrik Vieira u largua per te Juventusi ne vitin 2005, si prove qe skuadra e Arsen Vengerit mund t’ia dale mbane edhe pa te. “Mendoj se eshte koha e duhur qe Robin van Persi, Emanuel Adebakor dhe Niklas Bendtner, i cili u kthye nga Brimnigami, te shkelqjne”, shtoi Henri. “Shpresoj qe t’ia dalin mbane. Dhe sapo te kuptojne se mund ta bejne kete, do te me harrojne, keshtu ndodh gjithmone. Kur Patriku u largua, te gjithe ishin te shkaterruar, perfshi dhe mua. Por me pas erdhi nje djalosh i vogel i quajtur Sesk Gabregas dhe, megjithese una s’isha dakord, te gjithe filluan te thonin “Kujt i duhet Patrik Vieira?”. Sesk eshte nje lojtar i klasit boteror, Robin van Persi po ashtu, dhe shpresoj qe te behet i tille edhe Adebajor. Pa harruar yje te afrimuar si Tomas Rozicki, Jens Lehman, Kolo Ture dhe Uilliam Gallas. E gjithe skuadra eshte e nivelit te larte. Tani do te behem tifoz i Arsenalit dhe do te ndjek cdo ndeshje te ish﷓skuadres sime. Jam i sigurt se do te kete sukses”. Henri lavderoi personalisht tifozet e “Topcinjve” per mbeshtetjen qe i kane dhene ne tete vitet e tij ne klub. “Do te doja t’i thoja se kane qene vertet fantastike, jane sjelle mjaft mire me mua dhe e vleresoj shume kete”, shpjegoi francezi. “Po dridhem teksa e them kete. Do t’i mbaj gjithmone mend dhe do t’i ruaj ne zemren time. Gjithmone kam dhene 100% tek Arsenali. Shpresoj qe ta kene vleresuar ate qe kam bere per klubin, sic e kam vleresuar une ate qe kane bere ata per mua. Tek Arsenali jam pjekur si njeri dhe jam bere nje futbollist me i mir`. Kisha thene qe do te mbetesha “Topci” perjete dhe nuk kam genjyer, sepse ky klub eshte dhe do te mbetet pergjithmone ne zemren time”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Titulli i dyfishte shtyn ikjen e Kapelos

E Marte, 26 Qershor 2007

Reali i Madridit, ndersa festonte dje titullin kampion ne basketboll, qe vjen pas suksesit ne Lige ndaj Barcelones, lajmeroi, permes presidentit te saj, se aktualisht nuk do te merret asnje vendim per te ardhmen e Kapelos. Ramon Kalderon, duke kujtuar tifozet se “ky sukses i dyfishte nuk realizohej qe nga viti 1986 nga madrilenet”, theksoi se te pakten brenda dy javeve ne vazhdim, e ardhmja e trajnerit Kapelo, mbetet ende brenda skuadres se mbeshtetur prej tij.

Ne konferencen per shtyp u deklarua se mbledhja e drejtuesve do te vendose mes dy emrave te trajnereve, ate te kampionit te saposhpallur, Fabio Kapelo dhe ate te Bernd Shuster, te Getafes. E veshtire per te besuar, pasi duhet qe Reali te angazhohet ne merkato dhe trajneri duhet zgjedhur para fillimit te fazes parapergatitore, te fiksuar ne date 20 korrik. Per momentin duket se takimi i radhes per drejtuesit do te zhvillohet te enjten. Per te konfirmuar ndryshime ne “balotazhin” mes Kapelos dhe Shusterit, kane sherbyer edhe deklaratat e presidentit te Getafes, Angel Torres: “Sot do te kete surpriza, Bernd do te mbetet ne Getafe. Pres nje pergjigjeje para se te shkoj me pushime, brenda dy-tre ditesh do te merret vesh nese do te qendroj apo jo”. Dje nuk eshte realizuar takimi i pritur mes Kalderon, Torres dhe Shuster. Presidenti i Realit nuk ka marre pjese pas ndeshjes se basketbollit ne Barcelone.

Torres dhe Shuster jane pritur si “kampione” nga populli i Getafes, edhe pse u munden ne mbremjen e te shtunes ne Kupen e Mbretit ndaj Seviljas. Pas ndeshjes, ne konferencen per shtyp, gjermani ka folur per gjyqtarin me nota kritike, duke mos preferuar te flase per te ardhmen e tij. Kalderon ka deklaruar: “Duhet te vendosim nese Kapelo do te vazhdoje, nuk duhet ta leme pas dore kete ceshtje. Duhet te marrim parasysh permbajtjen e relacionit teknik, i perpiluar nga ai qe merr vesh nga keto gjera dhe me pas do te marrim nje vendim”. Shuster do te kete mundesine per te marre hak ndaj Getafes, ne Superkupen e Spanjes, qe ne gusht do te kete kundershtar Realin e Madridit. "Nuk ia kam idene, dini me shume se une”. Blerja e Henrise nga Barcelona, a ju detyron te vazhdoni ne ndjekje te Kakase? “Ne mendojme vetem per vetveten. Henri eshte nje lojtar i mire, por ne ndjekim rrugen tone. Me pas, mendimi per Kaka: “Eshte nje futbollist i madh, por i perket nje klubi qe duhet te vendose per ta shitur, perndryshe...”

Per te pare mendimet e tifozeve madrilene mbi te ardhmen e postit te trajnerit te kampionet eshte realizuar nje sondazh nga “Marca” ku 45,6% jane pro qendrimit te Fabio Kapelos, 31,2% per gjermanin Shuster. Me pas Venger, Laudrup dhe Kuman, emrat qe se fundmi jane komunikuar nga Kalderon, si kandidatura te tjera. Sipas “Marca” Reali do te ishte skuadra e vetme ne listen e klubeve evropiane qe ka hequr nga detyra e trajnerit, pasi jane shpallur kampione. I pari eshte Jup Hajnkes, me pas Vinsente Del Boske dhe tani pritet radha e Kapelos.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Adriano: Nuk leviz nga Italia!

Nje mesazh dashurie dhe nje paralajmerim qe nuk mund te shpetoje pa u dalluar, sidomos ne nje kohe kur merkato ka nisur qe te “zieje” dhe kur levizjet e mundshme kane filluar te “piqen”. Adriano Leite Ribeiro e dashuron fanellen e Interit, por edhe flamurin e Italise, nje komb qe i ka lene shije te mira brazilianit, i cili vazhdon te defrehet ne Sardenje, parajsa ku ai po kalon pushimet e kesaj vere, ne Poltu Kuatu. Pra, “Perandori” nuk ka nder mend qe te largohet nga Italia, vendi ku ai fitoi famen, u be i njohur dhe u pasurua. Sulmuesi zikalter duket ne nje forme te mire, i qete, i hareshem dhe i vendosur me shume se kurre. Deshira e tij eshte qe te kthehet protagonist i sukseseve te Interit, por nese do te jene drejtuesit e Interit ata qe do ta nxirrnin ne shitje, kampionet e Italise do te rrezikonin ta shihnin si kundershtar, pas dy muajsh, ndoshta me fanellen e Milanit dhe Juventusit. Sepse, jo te gjithe klubet e tjera do t’i lejonin vetes lluksin per te pasur ne skuader nje “gjigant” qe perfiton nje rroge te majme. Me buzeqeshjen e tij karakteristike, Adri mundohet qe te freskohet ne jahtin e tij, por kete e ben duke folur edhe per te ardhmen, per ate qe do te vije, por edhe per ate qe kaloi. Ne intervisten e dhene per “La Gazzetta dello Sport”, braziliani rrefehet. Dhe, i duket vetja si Ronaldo, kur dikush e ngacmon ne lidhje me peshen...

﷓ Me falni Adriano, por a nuk ishit ju ai qe u cilesua si jashte formes, i shendoshe, i paprezantueshem, para disa muajsh?

﷓ Per fatin tim te keq, ka disa njerez te cilet me pershkruajne si te tille, por ata mund te thone ate qe duan mbi mua, sepse nuk kam nder mend te merrem me fjalet e te tjereve. Jam i vetedijshem per peshen time, qe eshte optimale, ndaj dhe jam i qete, i vendosur per te kaluar disa pushime te merituara. Ne Brazil u stervita, u kurova per nje problem ne gju, vrapova dhe bera disa ushtrime ne palester. Erdhi dhe me vitizoi edhe Klaudio Gaudino, pergatitesi ateltik i Interit. Me pa dhe me tha qe te vazhdoja si e kisha nisur. Ne fund te fundit, tani jam duke u kenaqur, pasi dua te mposht stresin e kaluar gjate kampionatit.

﷓ Sigurisht, eshte pak e cuditshme q﷓_﷓_ohesh nje brazilian qe jeton ne Itali dhe qe kthehet nga Brazili, per te bere pushimet ne Sardenje...

﷓ Isha ne Rio de Zhaneiro, para dy javesh, dhe prej vitesh, disa nga miqte e mi me te mire, kishin deshire qe te njihnin nga afer bukurite qe ofronte ishulli i Sardenjes. Bera gati valixhet, pa u menduar gjate, dhe jam ku jemi, te gjithe bashke.

﷓ A eshte e vertete qe jeni ne diete?

﷓ Sigurisht, ne kete periudhe nuk mund te humbesh kontrollin fizik, duke shtuar peshe, ndaj dhe bera nje vizite te specialisti dhe ai me keshilloi qe te mbaja djete. Ushqehem me shume sallate, por vaktet jane te lehta.

﷓ Te kalojme pak te futbolli: besoj se e keni ndjekur ceshtjen Suazo, si mendoni?

﷓ Nuk e kam ndjekur personalisht, por me kane folur per te, por nuk eshte se e kam kuptuar mire. Ne te vertete, nuk e di ende se cfare ndodhi.

﷓ Dhe, megjithese nuk jeni interesuar per ate qe po ndodh, jeni edhe ju i perfshire, duke pare se Suazo eshte nje sulmues i ri per Interin.

﷓ Cfare doni te thoni me kete? Jo, s’me intereson aspak.

﷓ A e dini se flitet shume per nje largim tuajin nga Interi? Flitet per transferimin tuaj te Fenerbahce, Barcelona, Real Madridi. Cfare mund te thoni?

﷓ E gjitha kjo me lumturon se teperi, sepse shoh se ka klube qe ende besojne te aftesite e mia. Nese skuadra te medha si keto qe sapo cituat me kerkojne, do te thote se konsiderohem ende si nje kampion. Nuk e di nese keto zera jane te verteta, sepse askush nuk ka folur me mua, por duke i degjuar, ndihem edhe me shume krenar per veten.

﷓ Pra, kjo do te thote se mund te nderroni skuader?

﷓ Nese Interi eshte dakord me mua, do te qendroja me deshire ne “San Siro”, sepse per mua zikaltrit mbeten ekipi me i forte dhe i rendesishem. Interi eshte shtepia ime.

﷓ Po sikur te ndodhe e kunderta: drejtuesit e klubit t’iu vinin ne merkato? Nese do t’iu propozonin ne kembim te nje lojtari tjeter?

﷓ Do te vija nje kusht: dua te vazhdoj te luaj ne Itali dhe te qendroj ketu. Iu rrefej se ne lidhje me kete argument nuk mund te shprehem shume, duke pare se vihem ne veshtiresi.

﷓ Ne care kuptimi?

﷓ E perseris: do te doja te qendroja te Interi. Jam ende i bindur se presidenti Morati beson te aftesite e mia. Nese nuk eshte keshtu, mund te mblidhemi ne nje tavoline te perbashket dhe te flasim, por nese me kerkojne se cfare dua, do te them Inter. Dua qe te fshij kete moment shume te shemtuar, duke luajtur ashtu si di une. Ndihem mire dhe do te jap maksimumin per Interin. Pastaj...

﷓ Pastaj?

﷓ Nuk dua qe ta largohem ne kete menyre nga Interi, sepse nese nje dite kjo do te ndodhe, dua qe te dal nga dera me koken lart.

﷓ Po nese do te vijne sulmues te tjere? Konkurrenca do te rritet shume?

﷓ Nuk mendoj aspak per kete. I njoh mire aftesite e mia dhe e di se cfare mund te arrij me pune. Nuk kam frike nga askush. Futbolli eshte i tille dhe mua me pelqejne shume sfidat. Pastaj, nese gjerat shkojne mire, shume mire, nese s’ndodh keshtu, lamtumire. Por, duhet qe te dini se brenda meje vlon deshira per te treguar se nuk jam ky, por nje Adriano qe te gjithe kane njohur te Parma dhe Fiorentina.Dua te kthehem dhe te fitoj per Interin, me Interin.

﷓ A ju ka marre ne telefon ndonje drejtues i klubit, ju ka thene ndonje gje?

﷓ U nisa nga Milano menjehere pas festes se titullit. Ate dite, te gjithe me pershendeten me dashuri, duke me lene takim ne fazen e grumbullimit. Raporti im me skuadren nuk eshte nje problem.

﷓ Cili eshte problemi?

﷓ Eshte nje situate e nderlikuar, e veshtire per t’u shpjeguar. Me besoni, nuk eshte e lehte qe te dalesh nga nje moment i veshtire. Per me shume, gjithcka qe une bej ekzagjerohet. Pra, gjithcka shkon ne te kundert. Por, une jam i qete, sepse e di se veshtiresite do te kalohen, ndaj dhe njeriu eshte i forte per kete. Jeta eshte kjo, ndryshon gjithmone, duhet te dish te pranosh si momentet e shemtuara, ashtu edhe ato te bukura, pa rene pre e pesimizmit, qe mund te te haje nga brenda.

﷓ Ndoshta, ne pritje te revansheve, apo te hakmarrjeve?

﷓ Jo, nuk arrij te mendoj ne kete menyre, sepse nuk eshte e tipit tim. Nuk mund te jetoj duke provuar zemerim per te gjithe, ne kerkim te shfryrjes.

“Pikantet” e “Perandorit”

Pelqej pushimet

“Nuk e di, por sa here qe shlodhem, te gjitha baterite e mia karikohen dhe ne fushe ndihem nje bishe. Ndaj dhe jam kritikuar sepse jam qejfli i relaksit, por keshtu jam gatuar”

Dua Champions

“Sezonin e ardhshem do te doja te fitoja Champions League me fanellen e Interit. Europa ka qene gjithmone ne majen e deshirave te mia, shpresoj qe te realizoj kete enderr”

Milano, maskimumi

“Ketu ne Milano ndihem mire, sepse ka njerez qe te duan dhe te respektojne. Edhe si qytet, ka nje rendesi te madhe, sidomos per ekonomine. Jam ambjentuar shume ketu”

Optimizmi me mban

“Jam optimist, sidoqofte, sepse e di se pas te keqes, fshihet gjithmone e mira, ndaj dhe mund te jem i sigurte se nje dite do te vije edhe momenti im, per t’u kenaqur ne fushe”
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Kivu, drejt Interit

Mbrojtesi rumun i Romes, Kristian Kivu, eshte i vendosur qe sezonin e ardhshem te veshe fanellen e Interit, edhe pse Barcelona vazhdon te perpiqet, deri ne detajet e fundit, per t’i nderruar mendje, duke i ofruar nje kontrate prej 4,5 milion eurosh ne sezon, me oferten 12 milion euro dhe Zhyline. Por, Roma kerkon nje shkembim koke me koke me Zambroten. Sipas Bronxetit, agjenti i lojtarit ka rene dakord me klubin katalanas, por asgje s’eshte zgjidhur, duke pare se vullneti i lojtarit dhe i klubit kryeqytetas vlen me shume. Mbremjen e te dieles, Kivu eshte takuar me Branken, pergjegjesin e merkatos zikalter. Interi ka ofruar 14 milion euro per rumunin dhe Roma eshte ende duke menduar. Oret ne vazhdim do te jene te rendesishme per te ardhmen e lojtarit.
 
Top