BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Edhe pse guvernatori Ardian Fullani ndodhet në arrest shtëpie, ai nuk ruhet nga policia. Dy ditë pas lirimit të tij, në hyrjen e banesës ku Fullanin jeton nuk janë parë uniforma policie.
Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe Policia, e cila nëpërmjet një njoftimi zyrtar sqaron se janë duke e monitoruar por nuk është për detyrim ligjor që Policisё sё Shtetit tё vendosё punonjёs policie pranё derёs sё banesёs sё personit ndaj tё cilit gjykata vendos masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi”.
Po ashtu policia thotë se në rast se vihet re që i dyshuari nuk ka respektuar masën e sigurisë, atëhere do të kryehen veprime proceduriale dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë.
Njoftimi i Policisë
Sqarim lidhur me lajmin e publikuar nё disa media online, mbi mospraninё e punonjёsve tё policisё tek dera e banesёs sё ish-Guvernatorit tё Bankёs sё Shqipёrisё:
Policia e Tiranes qaron opinionin publik se Gjykata e Apelit Tiranё nё vendimin e ditёs sё djeshme ka caktuar pёr tё dyshuarin masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi”. Nё zbatim tё detyrave tё pёrcaktuara nё aktet ligjore, përkatësisht nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale, Policia e Shtetit ka marrё masa pёr kontrollimin e respektimit tё urdhrit tё dhёnё nga Gjykata ndaj tё dyshuarit dhe nisur nga rёndёsia e rastit po e monitoron me kujdes.
Sipas akteve normative nё fuqi, nuk ёshtё detyrim ligjor i Policisё sё Shtetit tё vendosё punonjёs policie pranё derёs sё banesёs sё personit ndaj tё cilit gjykata vendos masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi”.
Nё rast se nga shёrbimet e policisё do tё konstatohet se i dyshuari nuk ka respektuar masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi” do tё kryhen veprimet procedurale dhe do i referohen materialet Prokurorisё.