Fullani pa policë në banesë, policia: Nuk e kemi detyrim ligjor

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
FULLANI-NE-SHTEPI.jpg


Edhe pse guvernatori Ardian Fullani ndodhet në arrest shtëpie, ai nuk ruhet nga policia. Dy ditë pas lirimit të tij, në hyrjen e banesës ku Fullanin jeton nuk janë parë uniforma policie.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe Policia, e cila nëpërmjet një njoftimi zyrtar sqaron se janë duke e monitoruar por nuk është për detyrim ligjor që Policisё sё Shtetit tё vendosё punonjёs policie pranё derёs sё banesёs sё personit ndaj tё cilit gjykata vendos masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi”.

Po ashtu policia thotë se në rast se vihet re që i dyshuari nuk ka respektuar masën e sigurisë, atëhere do të kryehen veprime proceduriale dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë.

Njoftimi i Policisë

Sqarim lidhur me lajmin e publikuar nё disa media online, mbi mospraninё e punonjёsve tё policisё tek dera e banesёs sё ish-Guvernatorit tё Bankёs sё Shqipёrisё:

Policia e Tiranes qaron opinionin publik se Gjykata e Apelit Tiranё nё vendimin e ditёs sё djeshme ka caktuar pёr tё dyshuarin masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi”. Nё zbatim tё detyrave tё pёrcaktuara nё aktet ligjore, përkatësisht nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale, Policia e Shtetit ka marrё masa pёr kontrollimin e respektimit tё urdhrit tё dhёnё nga Gjykata ndaj tё dyshuarit dhe nisur nga rёndёsia e rastit po e monitoron me kujdes.

Sipas akteve normative nё fuqi, nuk ёshtё detyrim ligjor i Policisё sё Shtetit tё vendosё punonjёs policie pranё derёs sё banesёs sё personit ndaj tё cilit gjykata vendos masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi”.

Nё rast se nga shёrbimet e policisё do tё konstatohet se i dyshuari nuk ka respektuar masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi” do tё kryhen veprimet procedurale dhe do i referohen materialet Prokurorisё.
 

bobo

marksist-enverist
mir e ka policia, ashu sic e ka :D -ska nga tshkoje: i kngel stampa e 500 €-shit ke balli dhe e kapin kur do e thyj!
po mundohem ti bej anal-ogji me boten shtazore: eshte miu apo ariu, laraske apo pellumbi...? ky i ngja laraskes: cdo gje shkelqen e rremben!
 

Al-Punk

Still here
Kam pershtypjen qe ashtu eshte. Arrest shtepie nuk do te thote qe te ruajne me polic tek dera, por qe je i detyruar te rrish brenda dhe ka kontrolle te herepashershme. Po u vertetua qe ke dale, ke thyer vendimin e gjykates dhe pershkallezohet denimi. I bie qe gazetari/gazetarja nuk ia kane haberin ligjit
 
Top